Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Një marrëveshje mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe Institutit të Ekspertëve Fiskalë (IEF) ka nxitur shqetësime për konkurrencën në tregun e fiskalizimit dhe kontabilitetit. Marrëveshja parashikon shpërndarjen e platformës SmartFin falas për bizneset, një iniciativë që në dukje duket si ndihmë, por që ka krijuar dyshime për favorizim të një kompanie private me mbështetje institucionale.
AVANTAZHI I PADREJTË PËR NJË KOMPANI PRIVATE
CNA raportoi se ofrimi falas i platformës mund të krijojë një avantazh të padrejtë për SmartFin, duke cenuar operatorët privatë të licencuar që ofrojnë shërbime të ngjashme me pagesë. Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës ndalon çdo ndërhyrje të institucioneve publike që favorizon një subjekt mbi të tjerët dhe CNA kërkoi informacion nga QKB mbi bazën ligjore të marrëveshjes dhe ndikimin e saj në treg.
Pa transparencë dhe pa kritere të barabarta, një platformë e mbështetur nga QKB rrezikon të favorizojë një aktor të vetëm, jo për shkak të performancës ose inovacionit, por për shkak të mbështetjes institucionale.
KONFUZIONI I BIZNESEVE
Pas raportimit fillestar, CNA siguroi bisedat mes bizneseve të rinj, me SmartFin dhe IEF, që tregojnë situatën e paqartë që ka krijuar iniciativa. Përfaqësues të SmartFin dhe IEF japin shpjegime të ndryshme për natyrën e bashkëpunimit dhe periudhën falas të aplikacionit.
SmartFin sqaroi se platforma është falas deri në janar 2026, por nuk dihet çfarë do të ndodhë pas kësaj date. Po ashtu, kompania ka akses të drejtpërdrejtë në të dhënat bazë të regjistrimit të bizneseve nga QKB, duke i dhënë SmartFin avantazh konkurrues.
Edhe vetë IEF nuk ka informacion të plotë për tarifimin apo modelin e biznesit, duke shtuar konfuzionin mes bizneseve. Shumë prej tyre perceptojnë platformën si një shërbim shtetëror falas, edhe pse në fakt është një zgjidhje private që shpërndahet me mbështetje institucionale. Kjo situatë ka shkaktuar pasiguri dhe shqetësim për ndikimin në konkurrencën e lirë.
REAGIMI I QKB-SË PËR CNA-në
Pas pyetjeve të CNA-së, QKB reagoi duke deklaruar se bashkëpunimi me IEF është në përputhje me ligjin dhe nuk cenon konkurrencën. Institucioni thekson se marrëveshja nuk përmban ekskluzivitet dhe nuk është detyruese për subjektet tregtare, ndërsa synon përmirësimin e raportimit financiar dhe zhvillimin teknologjik të bizneseve.
Sipas QKB-së, propozimi për memorandum ka ardhur nga vetë IEF, e cila ka kërkuar ofrimin falas të programit SmartFin dhe marrëveshja nuk parashikon asnjë përfitim financiar për QKB ose IEF. Megjithatë, institucionit i mungon një sqarim i qartë mbi arsyen e përzgjedhjes së SmartFin, nëse është kryer vlerësim i ndikimit në treg dhe nëse janë konsultuar operatorët e tjerë privatë të licencuar.
Reagimi i QKB-së justifikon ligjshmërinë e bashkëpunimit dhe përfitimet për bizneset, por nuk heq shqetësimet për favorizim të një kompanie private dhe mungesë transparence.
KONFUZIONI DHE PASIGURIA NË TREG
Në praktikë, bashkëpunimi publik-privat ka krijuar perceptimin se një kompani private po ofron shërbime falas me mbështetje institucionale. Bizneset ndihen të pasigurta mbi natyrën e shërbimit dhe mbi atë se kush qëndron realisht pas platformës. Avantazhi i SmartFin në këtë kontekst mund të shtrembërojë konkurrencën e lirë dhe të vendosë një aktor privat në pozicion të privilegjuar ndaj konkurrentëve të tjerë që ofrojnë shërbime me pagesë.
Denoncimet e CNA-së, bisedat me bizneset dhe reagimi i QKB-së tregojnë një panoramë komplekse, një iniciativë që synon ndihmën për bizneset ka krijuar konfuzion dhe dyshime për favorizim të një kompanie private. Ndërkohë që mungesa e transparencës dhe e kritereve të qarta për përzgjedhjen e SmartFin lë vend për shqetësime mbi barazinë në treg dhe konkurrencën e lirë.
Iniciativat teknologjike dhe falas janë të dobishme, por mbështetja e një aktori privat nga institucioni publik kërkon kritere të qarta dhe transparencë për të shmangur privilegje të padrejta dhe për të ruajtur besueshmërinë e tregut./CNA
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ...
CNA ishte media e parë që publikoi përgjimet nga burgu i D...
Në nëntor të vitit 2025, CNA denoncoi një tjetër skandal k...
Pas arrestimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burgun ...
Prej vitesh, CNA është një nga mediat që ka denoncuar me f...
Përmes denoncimeve dhe investigimeve CNA ka sjellë përgjat...
Gjatë vitit 2025, CNA përmes një investigimi zbuloi se si ...
Një nga çështjet mbi të cilat CNA hodhi dritë përgjatë 202...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka filluar kontrollet ...
Mungesa e ndriçimit në rrugët dhe lagjet e Prrenjasit ësht...
Dëmi i shkaktuar shtetit nuk është vetëm pasuria publike e...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri ...
Emisioni “Plug” nga gazetari Flavio Qarri në Syri Tv publi...
Mbrëmjen e sotme në emisionin "Plug" me Flavio Qarrin në S...
Mbrëmjen e sotme emisioni “Plug” me Flavio Qarrin në Syri ...
Që prej vitit 2013, emri i Carlo Bollinos është përfshirë ...
CNA një ditë më parë publikoi një material ekskluziv nga d...
CNA po sjell ekskluzivisht një pjesë të mesazheve nga ...
Rruga Maliq–Lozhan i Ri–Strelcë, e përfunduar vetëm pak ko...
Në fshatin Karkavec të Përrenjasit jeton Dylaver Buzani, 8...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...