web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse mediat e Veliajt kërkojnë të kthejnë në qesharake çështjen e kryebashkiakut

11 Prill 2026, 14:25, Aktualitet CNA

Pse mediat e Veliajt kërkojnë të kthejnë në qesharake

Mediat e Veliajt kërkojnë të kthejnë në qesharake çështjen e kryebashkiakut, tashmë duke thënë mashtrime të llojit se prokurorët po fabrikojnë gënjeshtra, se nuk ka akuza apo fakte ndaj tij.

Po ashtu, si në momentin kur u arrestua kryebashkiaku, ku thoshin se akuzat që rëndonin mbi të ishin për brekët e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës.

Por sado pallavra të shkruhen nga “mjerot”, e vërteta nuk mund të fshihet.

13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale!

SPAK-u ka kopsitur dosjen dhe e ka dërguar për gjykim e Gjykata, nga ana tjetër, vendosi për kalimin e dosjes në gjykim dhe tashmë ajo po gjykohet në themel. Por Erion Veliaj vijon të mos përballet me drejtësinë duke zgjedhur të zvarrisë proceset gjyqësore.

Erion Veliaj akuzohet për korrupsion të provuar në 9 raste, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje pasurie dhe futjen në qeli të sendeve të ndaluara.

Nga ana tjetër, këllirat mediatike vijojnë sulmin dhe përbaltjen ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes, duke thënë se po fabrikojnë gënjeshtra dhe nuk ka prova e fakte ndaj Veliajt, por vetëm kallëzime anonime.

Pra, në thelb janë 13 akuza të cilave Erion Veliaj duhet tu përgjigjet. 

Kur do të përgjigjet Erion Veliaj për korrupsionin me biznesmenët? Kur do të përgjigjet për korrupsionin me OJF-të e bashkëshortes së tij dhe qindra milionat që janë marrë nga fondet e kanë përfunduar në xhepat e tij, Ajola Xoxës dhe familjarëve të tyre?

Kur do të përgjigjet për paratë që mbante në jastëk kushëriri i Ajolës dhe me to shëtiste nëpër Tiranë? Kur do të përgjigjet pse e ndryshoi planin urbanistik për të çuar rrugë në pronën e Ajolës dhe kushëririt të saj? Për këtë çështje e ka paditur vetë studioja ligjore që e mbronte dhe Gjykata Administrative e ka kapur në flagrancë Veliajn për shpërdorim detyre.

Veliaj duhet të japë përgjigje për këto, pastaj Nestat, këllirat, Merot, babalet janë histori tjetër./ CNA

 





Lajmet e fundit nga