Flakë në malin e Koshnicës në Gramsh, ndërhyrja nga toka e vështirë
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë malin...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të kongresmenit amerikan, Eliot Engel.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se Engel ishte një nga zërat më të fuqishëm të kauzës së shqiptarëve të Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së saj.
Kryedemokrati e ka cilësuar “kongresmenin si një mik të shtrenjtë të demokracisë në Shqipëri që nga hapat e saj të parë e në vazhdim”. Berisha u ka përcjellë ngushëllimet familjes dhe miqve e të afërmve të kongresmenit.
Postimi i plotë:
Dielli perëndoi përgjithmonë për Eliot Engel, mikun e shquar të kombit shqiptar
Të dashur miq,
Ish-kongresmeni amerikan, ish-kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit të SHBA-së, Eliot Engel, një nga miqtë më të mëdhenj, më të dashur e më të çmuar të kombit shqiptar, edhe në kohërat tona më të vështira, mbylli sytë përgjithmonë.
Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për kombin amerikan, të cilit Kongresmeni Engel i shërbeu me dinjitet të lartë në 16 legjislatura për më shumë se tri dekada si përfaqësues i tij në Kongresin e SHBA-së, por është një humbje e madhe edhe për kombin shqiptar.
Eliot Engel, që nga fillimi i viteve '90 dhe deri në fund të jetës së tij, ishte një nga zërat më të fuqishëm të kauzës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së saj. Ai ishte një nga promotorët kryesorë të shndërrimit të çështjes së drejtë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në një çështje prioritare të politikës së jashtme të Kongresit dhe qeverisë së SHBA-së.
Por, Kongresmeni Eliot Engel ishte gjithashtu një mik i shtrenjtë i demokracisë në Shqipëri që nga hapat e saj të parë e në vazhdim. Ai ishte një mbështetës i çmuar i votës së lirë, i integrimit euroatlantik dhe i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kongresmeni Engel ishte një avokat i fuqishëm në Kongresin e SHBA-së për liritë dhe të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Preshevë dhe kudo në botë.
Kam pasur fatin ta takoj shumë herë, që nga viti 1992, këtë mik të shquar; ta pres në Shqipëri e ta takoj në Ëashington e Neë York, duke pasur mbështetjen e tij të çmuar dhe duke bashkëpunuar ngushtë për çështje të politikës së jashtme dhe interesit të përbashkët.
Duke shprehur nderimin tim më të madh dhe mirënjohjen e pakufishme për gjithçka bëri për shqiptarët, ky burr i shquar i kombit amerikan, i përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të Kongresmenit Engel, si dhe autoriteteve të vendit të tij.
I lutem Zotit që shpirti i tij i mire të gjejë paqen e merituar. Amin. /CNA
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë malin...
Mijëra besimtarë ortodoksë kanë marrë pjesë mbrëmjen e sot...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka folur mbrëmjen...
Mbrëmjen e sotme në Gjirokastër është kremtuar e Premtja e...
Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar të Premten e Madhe me c...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Tel...
Shkrimtarja Rita Petro ka folur për lirinë e shprehjes, au...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Mijëra besimtarë ortodoksë u mblodhën në Tiranë për të mar...
Pasditen e së Premtes së Madhe, Korça u përfshi nga një at...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi ka mirëprit...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka mirëpritur ditën e so...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj me 13 ak...
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale d...
Kryeministri Edi Rama ka folur në takimin e sotëm më sipër...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me sipërmarrës në...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim në Berat p...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj nj...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për shitj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...