
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj me 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale vijon me skenarët e tij për të zvarritur proceset gjyqësore.
Akti i radhës është një ankimim në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit për kalimin e çështjes së tij për gjykim.
Avokati i pandehur i Veliajt, Plarent Ndreca në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të kryebashkiakut thotë: “Z. Veliaj dhe mbrojtjes së tij i është mohuar koha reale për të analizuar një dosje me dhjetëra mijëra faqe, duke e reduktuar mbrojtjen në një formalitet”.
Në fakt kjo është një tjetër gënjeshtër e fabrikuar nga avokati i pandehur i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, pasi në të vërtetë, aktet e dosjes hetimore prej muajsh i janë vendosur në dispozicion Veliajt dhe mbrojtjes së tij.
Dhe jo vetëm një herë. Kujtojmë këtu se vetëm pak javë më parë iu dërguan aktet e dosjes të printuara në Burgun e Durrësit, ku fillimisht refuzoi t’i marrë, kërcënoi dhe fyeu oficerët që ia dërguan dhe më pas ditën tjetër i kërkoi sërish dhe iu vunë në dispozicion aktet.
Ajo që ndodh është shumë e qartë. Veliaj me skenarë dhe makinacione vijon tentativat e tij për të zvarritur proceset gjyqësore.
Ai vazhdon që të shtyjë seancat në gjykatë pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat kundër tij, është një frikacak që nuk do të gjykohet pasi nuk ka guximin të përballet me drejtësinë.
Veliaj vazhdon të përdorë makinerinë e tij për të sulmuar prokurorët, gjyqtarët që merren me çështjen e tij.
Kemi parë fushatën e sulmeve që ka ushtruar që prej momentit të arrestimit të tij ndaj drejtësisë, ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Një sulm që vazhdon të dirigjohet nga biruca e burgut të Durrësit.
Tashmë lëvizja e tij e radhës për të zvarritur proceset është çuarja në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të gjykatës për të kaluar në gjykim dosjen e tij të kopsitur nga SPAK ku rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje e pasurisë dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli./ CNA
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale d...
Kryeministri Edi Rama ka folur në takimin e sotëm më sipër...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me sipërmarrës në...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim në Berat p...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj nj...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për shitj...
Në vigjilje të Pashkës, Ambasadori i Bashkimit Evropian në...
Grupi parlamentar i PD-së ka dërguar një raport selive dip...
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ngritjen, o...
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar masa dras...
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsi...
Në segmentin rrugor Elbasan-Ura e Bushtricës po vijojnë pu...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
Biznesmeni Lirim Fejzollari është paraqitur këtë të premte...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvillua...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar në lid...
Vijon fluksi i lartë i lëvizjeve në pikën kufitare të Kaps...
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka bërë rekur...
Ish-prokurori Eugen Beçi, në emisionin “Të Paekspozuarit”,...
Duke filluar nga filluar nga sot, data 10 prill 2026, në 2...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...