web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në vigjilje të Pashkës, Gonzato takim me Kryepiskopin Joan: Vlerësoj mbështetjen ndaj procesit të integrimit

10 Prill 2026, 16:10, Aktualitet CNA

Në vigjilje të Pashkës, Gonzato takim me Kryepiskopin Joan:

Në vigjilje të Pashkës, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Gonzato përcolli urimet më të përzemërta për festën e Pashkës për të gjithë besimtarët e komunitetit ortodoks në vend.

Në fokus të bisedës ishte roli i rëndësishëm që luan komuniteti ortodoks në shoqërinë shqiptare. Ambasadori vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ndaj procesit të integrimit evropian të vendit.

Palët ndanë bindjen se bashkësitë fetare duhet të vazhdojnë të promovojnë dialogun ndërfetar, si një element kyç për forcimin e bashkëjetesës paqësore dhe harmonisë në Shqipëri.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi. Në vigjilje të Pashkës, i përcolla urimet e mia më të përzemërta gjithë komunitetit ortodoks.

Gjatë takimit diskutuam për rolin e rëndësishëm të komunitetit ortodoks në Shqipëri dhe vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për procesin e integrimit evropian. Ndamë gjithashtu bindjen e përbashkët se bashkësitë fetare duhet të vijojnë të ushqejnë dialogun ndërfetar për të forcuar bashkëjetesën paqësore në shoqërinë shqiptare,” tha  ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato./ CNA

 





Lajmet e fundit nga