web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen e Ahmetajt/ Zbardhet shkaku dhe data e radhës

10 Prill 2026, 14:08, Aktualitet CNA

Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen e Ahmetajt/ Zbardhet shkaku dhe

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi të shtyjë seancën për dosjen “Buka”, në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Mësohet se shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 27 prill.

Këtë të premte, në GJKKO u paraqit dëshmitari i parë i dosjes, biznesmeni Lirim Fezollari.

Ahmetaj akuzohet nga SPAK-u se ka shpërdorur detyrën duke favorizuar privatizimin nga biznesmeni Lirim Fezollari të shoqërisë “Buka sh.a”./CNA

 





Lajmet e fundit nga