“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë fjalën në Kuvend gjatë diskutimeve për projektligjin për portet turistike.
Balla u shpreh se turizmi është motor i zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë, ka rritur numrin e të punësuarve, ka rritur të ardhurat dhe mirëqenien.
Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të rajonit si Mali i Zi dhe Greqia, duke zhvilluar porte turistike moderne.
Balla i bëri thirrje opozitës të votojë pro projektligjit dhe t'u bashkohet standardeve të reja të turizmit, për shkak se, sipas tij, Shqipëria sot është një konkurrente në tregun rajonal të turizmit.
Fjala e plotë:
Turizmi është çështje me shumë rëndësi. Është ndër ata sektorë të cilët janë sot motor i zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë sonë, dhe sa i përket turizmit, si histori tepër e suksesshme e ekonomisë shqiptare sepse për ne 5 gjëra i ka sjellë turizmi. Në Shqipëri sot krahasuar me vitin 2013 kemi diku më shumë se 4 herë më shumë turistë sesa kishim në vitin 2013. Nëse bashkë me vëllezërit tanë kosovarë dhe ata të Maqedonisë së Veriut apo të Preshevës bëheshin diku nga 3 milionë turistë, në vitin e kaluar shënuam mbi 12 milionë.
E dyta, turizmi sjell më shumë punë. Sot numri i të punësuarve në sektorin e turizmit, e treta sjell më shumë të ardhura e katërta sjell më shumë mirëqenie dhe e pesta, për ata që bërtasin “po ikin, po ikin”, sot Shqipëria ka një ofertë për diasporën për t'u rikthyer. Paketa e maleve apo Dyfisho Biznesin Tënd, janë mundësi reale të cilat shumë vëllezër e motra shqiptarë të diasporës po i përdorin.
Tani, meqenëse hyra te ky krahasimi i pakrahasueshëm, në fakt në shifra dhe si ta doni ju me 2013-ën, kemi gjetur një prodhim të brendshëm bruto më pak se 10 miliardë në fakt për të qenë korrekt 9.5 miliardë në 2013-ën. Jemi sot 27 miliardë, nuk gjej dot një vend tjetër në Ballkanin Perëndimor, jo e jo, po dhe më gjerë se kaq, që ta ketë trefishuar ekonominë e vet brenda kësaj kohe. Dhe kjo është arsyeja se pse ekonomia shqiptare sot krahasuar me të 5 ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe përtej kësaj nëse doni ju, ka nga Moodys vlerësimin BA3, që është perspektivë e qëndrueshme dhe BB po perspektivë e qëndrueshme nga Standards and Poors. Ekonomia që sot ka notën më të mirë sa u përket dy agjencive më të vlerësuara të vlerësimit të ekonomisë, Standards and Poors dhe Moodys.
Dhe ne kemi një parashikim me rritje prej 3.5%, e që unë sot këtu edhe si kryetar i shumicës dua të shpreh pritshmërinë për një sezon shumë më të mirë turistik se ai i vjetshmi, për shkak se numrat që e falënderoj ministrin për turizmin m'i ofroi, numrat për këtë sezon turistik duket se janë pritshëm më të mirë se vjet, kemi në Golem të paktën ku jam informuar nga operatorët një rritje më të mirë se e vjetshmja, jemi diku nga 60% të rezervimeve të plota për ato që punojnë me operatorët, dhe ndërkohë që një pjesë e operatorëve tanë, pra ofruesve tanë të shërbimeve turistike, nuk i japin paketat sepse i ruajnë për në atë le të themi në atë shitjen me pakicë që do të thotë që Shqipëria pret një sezon turistik ku mesazhi që duhet të japë Kuvendi i Shqipërisë një mesazh që e presin të gjithë ata që jetojnë me turizmin, dhe mesazhi duhet të jetë një mesazh mbështetjeje, një mesazh që të dënojë ngjarjet e dhunës.
Kush mendon që mund të dëmtojë ekonominë e vendit duke djegur duke sulmuar godina me molotov, duhet të kuptojë që dëmton ekonominë e shqiptarëve, dëmton ekonominë e turizmit. Ne presim një rritje tjetër të prodhimit të brendshëm bruto që është ekonomia e shqiptarëve, nëse sot jemi 27 miliardë në vitin 2030 ekonomia jonë do të jetë mbi 35 miliardë euro.
Dhe është një fakt që në fakt duhet edhe ta themi edhe ta pranojmë që kjo është ekonomia në letra. Ndërkohë që e dimë shumë mirë që ende kemi një pjesë të ekonomisë që qarkullon përtej dhe është një normë e caktuar kudo në ekonominë botërore, që unë mendoj që ekonomia jonë është përtej 40 miliardë euro ose do të jetë përtej 40 miliardë euro.
Dhe për t'u kthyer tek turizmi, se ju dëgjova me vëmendje, ju jeni djalë i studiuar jashtë, edhe që keni mundësinë edhe të lëvizni, po mirë përse Porto Montenegro, përse Porto Montenegro apo Korfuzi duhet t'i kenë këto porte turistike ne s'duhet t'i kemi? Sepse ne s'duhet t'i kemi? Ju kur ishit ju s'donit fare, ju nuk lejonit fare as varkat të lëviznin në det, ishte një mendësi e dikujt që vinte nga një zonë që nuk kishte det, dhe pa dyshim që nuk i donit varkat, e keni fobi varkën, edhe pse vetë lëvizte me varkë, edhe shijonte bregdetin e Jonit pa dyshim. Kështu që në këtë këndvështrim unë mendoj që ju duhet t'i mbështesni portet turistike lërini këto mendësitë e varkëtarit të varkës së Enverit mirë e ka Klosi, por ejani tek normat e reja, standardet e reja dhe Shqipëria sot është një konkurrente në tregun rajonal të turizmit.
Nëse dikur nuk ishim fare po fare në hartën e turizmit sot e konkurrojmë. Rekordet e investimeve të huaja direkte po tregojnë besimin e investitorëve ndërkombëtarë veçanërisht në sektorin e turizmit. Mbani mend kur keni ikur në 2013-ën nuk flitej më për brandet në turizëm se s'kishte. Sot vetëm kompania ndër më të mëdhatë në botë dhe më e madhja në Spanjë, Melia ka dhënë ose ka kontraktuar më shumë se 20 hotele brand name në Shqipëri. Vetëm një prej operatorëve dhe ndërkohë që Radisson Blu, Hilton, Park Hyatt e të tjerë o i kanë ngritur ose janë në proces kontraktimi.
Ky është turizmi të cilin duhet ta mbështesim, turizmi ju thashë është motori më i madh i ekonomisë e dini ju që nga turizmi ekonomia jonë ka marrë 5.4 miliardë euro vetëm vitet e kaluara. 5.4 miliardë, domethënë diku më shumë se gjysma e GDP-së që kishit ju në kohën tuaj ne e marrim sot vetëm nga turizmi. Dhe rritja ekonomike pa dyshim edhe rritja që vjen nga turizmi edhe të ardhura të mëdha që vijnë nga turizmi po shkojnë jo vetëm për familjet që jetojnë nga turizmi por natyrshëm që rritja e të ardhurave na ka krijuar mundësinë edhe të rrisim pagat në sektorin shtetëror po mbi të gjitha të çojmë më shumë para për ata që janë edhe pjesa më për zemër e jona pensionistët. Dhe është fakt që sot qeveria e Edi Ramës bën dhe transfertën më të madhe sa i përket mbështetjes së skemës së pensioneve se po të hyj pastaj të flas se si e gjetëm skemën e pensioneve në kohën tuaj ju e dini fare mirë që nëse ne nuk do të kishim marrë përgjegjësinë e madhe të qeverisnim vendin në 2013-ën në 1 janar 2014 ky vend nuk do të kishte mundësi të shpërndante pensione. /CNA
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me si...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një bashkëbise...
Në seancën plenare në Kuvend po diskutohet projektligji “P...
Sot është mbledhur Bordi i Transparencës për të vendosur ç...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi në Kuvend se g...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku 11 qen të ngo...
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD për procedurë të përshpej...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar nda...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka mbajtur fjal...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë fja...
Në Gjykatën e Lartë po zhvillohet seanca gjyqësore para Ko...
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë po zhvillojnë so...
Në shqyrtimin e çështjeve të shtruara përpara Kolegjeve të...
Paraburgimi si masë e jashtëzakonshme, analiza konkrete e ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka mbaj...
Vijon seanca gjyqësore para Kolegjeve të Bashkuara. Përfaq...
Vijon seanca gjyqësore para Kolegjeve të Bashkuara ku rela...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka bërë me di...
Ka nisur seanca gjyqësore para Kolegjeve të Bashkuara ku d...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...