SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin me sipërmarrësit, u shpreh se nga ndërtimet Bashkia e Tiranës dhe çdo bashki tjetër fiton çerdhe, kopshte dhe shkolla.
Nga taksat e këtyre ndërtimeve, Rama tha se 3% shkojnë për fondin e strehimit të bashkisë ku ndërtohet. Ai tha gjithashtu se për ata që thonë se ndërtimet financohen nga krimi, shumica e apartamenteve janë të porositura nga diaspora dhe pagesa bëhet me bankë dhe jo me para cash.
“Ka disa fakte për t'u analizuar vetëm nga ky projekt ende pa filluar puna. Bashkia e Tiranës ka marrë 14 milionë euro taksë. 14 milionë euro janë një shumë e konsiderueshme ndërkohë që nga ky projekt kur të bëhet realitet, qyteti do të fitojë çerdhe, kopshte dhe ndërkohë Bashkia e Tiranës mund të fitojë dhe një shkollë se angazhimi i investitorit është që të ndërtojë dhe shkollën në momentin që do t’i jepet dhe trualli për të ndërtuar. Në 14 milionë euro janë pjesa që shkon te 3 % për strehimin. Pra kush investon në këto projekte investon për një vlerë të shtuar. Këto apartamente nuk i blen dot një i varfër apo një njeri që jeton me një pagë të ulët apo mesatare por nga ndërtimi i këtij apartamenti Bashkia e Tiranës dhe bashkitë që ndërtojnë të tilla marrin një taksë që është 3% për fondin e strehimit.
Për të gjithë ata që lehin në çdo gjuhë që lehin nga shqipja deri në anglisht e menjëherë ta cilësojnë transformimin në Tiranë si transformimin e krimit, ky projekt ka 350 apartamente të porositura nga diaspora shqiptare që janë të porositura dhe nuk paguhen me para cash, por me bankë. 350 apartamente janë ¼ e apartamenteve që do të ketë gjithë ky kompleks i madh dhe sot janë të porositura dhe kontraktuara. Kjo është arsyeja pse ne po përpiqemi që t'u tregojmë duke vajtur vetë se çfarë është realiteti i një zhinxhiri gjithnjë e më të gjatë hallkash të një ekonomie që rritet në mënyrë të qëndrueshme ndryshe nga ajo që thuhet në tenxheret mediatike që nuk guxon të hapësh kapaun se vjen vlaga e llumit që zihet”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë i ka cilësuar ndërtimet në Tiranë dhe jo vetëm si një faktor ndihmues për rrugën e integrimit. Sipas tij ky sektor kritikohet dhe sulmohet vetëm nga ata që nuk duan të pranojnë suksesin e Shqipërisë.
“Këto ndërtime janë një provë e ambicies që ka Shqipëria për transformimin e saj. Lloj-lloj teorish që në fund të ditës nuk e kanë me asnjë, por me kapacitetin për të mos ia pranuar Shqipërisë suksesin. Mund të mos jesh dakord me qeverinë dhe ta luftosh por si të mos pranosh suksesin dhe kur sheh punën e bërë. Gjithë kjo që ndodh edhe në sektorin e ndërtimit na jep krahë për të shkuar më shpejt përpara në rrugën e anëtarësimit. Për t'u bërë më shpejt pjesë e BE-së. Anëtarësimi nuk është certifikatë, por është proces transformimi. Prandaj ata që flasin sot për një Shqipëri të kapur për fyti nga korrupsioni janë të kapur në fyt nga mllefi ndaj suksesit. E kanë të pamundur ta gjejnë fuqinë për t’ia pranuar tjetrit suksesin. Nuk mund të rritet korrupsioni kur ti paguan 14 milionë euro taksë. Kur korrupsioni ishte më i lartë ti paguaje më pak taksë. Përqindjen e taksës e kanë në dorë ata që qeverisin. Po 14 milionë euro taksë me korrupsionin nuk shkon. Të ardhurat nuk rriten nga shiu, por nga taksat. Nëse arka e shtetit ka më shumë të ardhura atë herë ka më pak korrupsion”, tha Rama. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një bashkëbise...
Në seancën plenare në Kuvend po diskutohet projektligji “P...
Sot është mbledhur Bordi i Transparencës për të vendosur ç...
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi në Kuvend se g...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku 11 qen të ngo...
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e PD për procedurë të përshpej...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar nda...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka mbajtur fjal...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë fja...
Në Gjykatën e Lartë po zhvillohet seanca gjyqësore para Ko...
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë po zhvillojnë so...
Në shqyrtimin e çështjeve të shtruara përpara Kolegjeve të...
Paraburgimi si masë e jashtëzakonshme, analiza konkrete e ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka mbaj...
Vijon seanca gjyqësore para Kolegjeve të Bashkuara. Përfaq...
Vijon seanca gjyqësore para Kolegjeve të Bashkuara ku rela...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka bërë me di...
Ka nisur seanca gjyqësore para Kolegjeve të Bashkuara ku d...
Pas pak minutash nis seanca gjyqësore para Kolegjeve të Ba...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...