U ekstradua nga Italia dy ditë më parë/ GJKKO lë në burg Aleks Ndrekën
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale. Para nisjes së fjalës së tij, Berisha mbajti një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të kongresmenit amerikan, Eliot Engel.
“Këtë takim dua ta filloj me nderimin me një minutë heshtje për njërin prej miqve më të shquar, më të shtrenjtë dhe më të çmuar të kombit shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo që ndodhen, ish-kongresmenin Eliot Engel. Në jetën time politike nuk kam njohur kurrë një njeri që të ketë bërë më shumë për kombin tonë me aq dashuri dhe pasion çfarë kishte mundësi, sesa Eliot Engel. Nderojmë ne me një minutë heshtje kujtimin e tij. I paharruar kujtimi i mikut tonë të madh”, tha Berisha.
Ndër të tjera, kreu i PD-së foli lidhur me çmimin e naftës, ku tha se vlera 224 lekë/litri ishte rekord botëror. Sipas tij, nafta nuk u rrit për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, por për shkak të ngarkesës së lartë fiskale të vendosur nga qeveria. Ndër të tjera, foli edhe për heqjen e naftës pa taksa për fermerët, ku tha se mijëra do të falimentojnë për shkak të këtij vendimi.
"Qeveria e Edi Ramës, në dallim nga çdo qeveri tjetër në Europë dhe botë, mbajti qëndrim cinik ndaj rritjes së çmimit më të lartë në botë për naftën. Nafta 224 lekë për litër shënoi çmimin rekord botëror dhe kjo jo se nafta u rrit kaq shumë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, por për shkak të ngarkesës më të lartë fiskale që Edi Rama ka vendosur për çdo litër naftë, për shkak të taksës më të lartë që ua merr qytetarëve shqiptarë në çdo litër naftë prej 1.1 eurosh. Jo vetëm që refuzon të përgjysmojë barrën fiskale apo ta sjellë në nivelin e ngarkesës fiskale që kanë Kosova dhe Maqedonia në mënyrë që çmimi i naftë të arrijë në këto nivele, por ai njoftoi këto ditë se do të heqë edhe subvencionet për naftën e fermerëve. Domethënë, miliarderët që vijnë dhe marrin nga 1 milion litra naftë me jahtet e tyre superluksoze në portin e Durrësit, e marrin naftën me 60 lekë litrin, kurse fermeri detyrohet ta paguajë naftën me 220 lekë litrin, çka do të thotë se sipërfaqe qindra e mijëra hektarë do mbeten djerrë dhe qindra mijëra fermerë do të falimentojnë. Ky është një qëndrim cinik, një qëndrim i pashpirt, siç është i pashpirt dhe cinik qëndrimi ndaj pensionistëve, të cilëve ua mbajti bonusin që duhej t’ua jepte që në janar, dhe tani doli kokoshi i katandisur në thelë, u jep 8 euro për shumicën dhe për një pjesë të vogël të tyre shtesa është gjithsej 18 euro", tha kryedemokrati.
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, Berisha u shpreh se PD do të nxjerrë kandidatët më përfaqësues në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.
"Ne do të bëjmë gjithçka që të kemi kandidatët më përfaqësues në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Rruga e vetme për zgjedhje të lira është largimi i Edi Ramës. Ai është armiku më i egër i votës së lirë. Çdo iluzion se Edi Rama pranon zgjedhje të ndershme është mbështetje për diktaturën. Ne arritëm t'u faktojmë botës dhe ndërkombëtarëve se në Shqipëri, zgjedhjet në kushtet e partisë-shtet përcaktohen nga kartelet e drogës”, tha Berisha. /CNA
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranë...
Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, ...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për n...
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë malin...
Mijëra besimtarë ortodoksë kanë marrë pjesë mbrëmjen e sot...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka folur mbrëmjen...
Mbrëmjen e sotme në Gjirokastër është kremtuar e Premtja e...
Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar të Premten e Madhe me c...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Tel...
Shkrimtarja Rita Petro ka folur për lirinë e shprehjes, au...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Mijëra besimtarë ortodoksë u mblodhën në Tiranë për të mar...
Pasditen e së Premtes së Madhe, Korça u përfshi nga një at...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi ka mirëprit...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka mirëpritur ditën e so...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj me 13 ak...
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...