Ndarja nga jeta e kongresmenit amerikan/ Berisha: Eliot Engel, mik i shquar i kombit shqiptar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për n...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, ka përcjellë mesazhin e tij për Pashkët.
Në mesazhin e tij, Kryepiskopi Joan thekson rëndësinë e paqes së Krishtit në një botë të mbushur me konflikte, pasiguri dhe krizë shpirtërore.
Kryepiskopi Joan nënvizon se bota e sotme po përballet jo vetëm me luftëra dhe dhunë, por edhe me një krizë të thellë shpirtërore, të karakterizuar nga indiferenca dhe largimi nga besimi.
Fortlumturia e Tij, Joani, udhëzon se paqja e vërtetë nuk është mungesa e problemeve, por prania e Zotit në mes të tyre.
Duke iu referuar sakrificës së Krishtit në kryq, Kryepiskopi Joan thotë se falja dhe dashuria janë më të fuqishme se urrejtja dhe hakmarrja, duke e cilësuar këtë si fitoren më të madhe në histori.
Kryepiskopi Joani solli gjithashtu në vëmendje përvojën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila mbijetoi nga përndjekjet dhe u ringrit pas dekadave të ndalimit të fesë gjatë regjimit komunist.
Kryepiskopi Joan u bëri thirrje besimtarëve që të jenë paqebërës në jetën e përditshme, duke filluar nga paqja e brendshme, dhe të përhapin mesazhin e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese dhe jete për gjithë botën.
Mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Joanit
PAQJA E KRISHTIT TË NGJALLUR NË NJË BOTË TË TRAZUAR
I
Le të ndalemi në fjalët e para që tha Krishti i Ngjallur kur u shfaq para nxënësve të Tij. Ai nuk u tha atyre “fitore”, as “lavdi” dhe as “pushtet”, por u tha: “Paqe në ju” (Jn. 20:19). Hyri në dhomën ku ata ishin mbyllur nga frika dhe u dhuroi atë që bota nuk mund ta japë kurrë: paqen që nuk varet nga kushtet, nga ekuilibrat gjeopolitikë, nga marrëveshjet njerëzore, por paqen e Perëndisë që kapërcen çdo mendje (Fil. 4:7), një paqe e thellë shpirtërore, e cila vjen fillimisht nga pajtimi i njeriut me Zotin dhe pastaj shtrihet me të gjithë njerëzit.
Sot bota është e trazuar. Luftëra të përgjakshme vazhdojnë të shkaktojnë vdekje dhe vuajtje. Frika e së nesërmes mbulon popuj të tërë. Pasiguria troket kudo. Në mes të kësaj stuhie, Krishti i Ngjallur përsërit: “Paqe në ju”. Ky nuk është thjesht një urim mirësjelljeje shoqërore, por është një realitet ontologjik. Vdekja u mund. Dhe, nëse u mund vdekja, atëherë çfarë mund të na trazojë më? Paqja e Krishtit nuk është mungesa e problemeve; është prania e Perëndisë brenda problemeve. Mbi Kryqin e Golgothasë, Krishti u përball me të gjitha pasionet e njerëzimit. Lakmia e parave e tradhtoi nëpërmjet Judës. Smira e dorëzoi te Pilati. Pushteti i trembur dhe i korruptuar e dënoi. Krenaria e talli. Urrejtja e gozhdoi në Kryq. Të gjitha pasionet shpërthyen mbi Të me tërbim, sikur bota të donte ta vriste vetë Perëndinë.
E megjithatë, në Kryq, pikërisht atje ku ligësia mendoi se triumfoi, Krishti nuk kërkoi hakmarrje. Ai thirri: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç'bëjnë” (Llk. 23:34). Me këto fjalë nuk mundi thjesht vdekjen. Mundi rrethin vicioz të ligësisë. Mundi logjikën e hakmarrjes që ushqen çdo luftë, çdo urrejtje, çdo përplasje të errët në histori. Ngjallja dëshmon se dashuria është më e fortë se vdekja; se falja e shkatërron të keqen, ndërsa hakmarrja e shumëfishon atë. Krishti i Ngjallur nuk erdhi të ndëshkojë kryqëzuesit e Tij. Erdhi t'i shpëtojë e t’i paqtojë. Dhe kjo është fitorja më e madhe në histori.
II
Në kohën që po jetojmë po përballemi me një formë të re vdekjeje: mpirjen e indiferencës; ngurtësimin e zemrës; tharjen shpirtërore të një shoqërie që e harroi Perëndinë, jo sepse iu ndalua, por sepse zgjodhi ta injorojë Atë. Përplasja e bindjeve të padukshme vazhdon të shkatërrojë jetë të dukshme. “Çfarë i vlen njeriut të fitojë gjithë botën - na thotë Krishti - nëse humb shpirtin e tij?” (Mt. 16:26). Këto fjalë janë më aktuale se kurrë. Jetojmë në një epokë ku njeriu ndjek pa pushim të mirat materiale, sigurinë, statusin shoqëror, dhe megjithatë ndihet më i zbrazur, më i vetmuar, i paplotësuar, më i shqetësuar se kurrë.
Ndërsa Ngjallja na zbulon një të vërtetë të madhe: kush ka Krishtin në zemrën e tij, nuk i mungon asgjë. Dhe jo vetëm shpirtërisht. Zoti që u kujdes të ushqejë pesë mijë vetë me pesë bukë, Zoti që e shndërroi ujin në verë, Zoti që tha “kërkoni më parë Mbretërinë e Perëndisë dhe të gjitha këto do t'ju shtohen” (Mt. 6:33), ky Zot nuk i lë fëmijët e Tij pa gjërat e nevojshme. Ai kujdeset edhe për trupin, edhe për shpirtin; jep edhe bukë, edhe paqe. Plotësia nuk gjendet në grumbullimin e pasurive, por në lidhjen me Krijuesin. Vetëm tek ai ne mund të gjejmë paqe, sepse vetëm ai është paqja jonë (Efes. 2:14).
Ne e dimë çfarë do të thotë Ngjallje. Jo vetëm teorikisht, por nga përvoja e jetuar. Kisha jonë Orthodhokse kaloi Golgothanë e saj. Për dekada me radhë u përpoqën të asgjësonin çdo gjurmë besimi. Kishat u shkatërruan, klerikë u martirizuan, fjala “Perëndi” u ndalua. Kisha dukej e vdekur, e varrosur në një varr të vulosur. E megjithatë, ajo u ngjall. Guri u rrokullis. Besimi lulëzoi përsëri nga rrënojat. Kishat u rindërtuan. Komunitetet u rikrijuan. Kjo nuk ishte arritje njerëzore, ishte fuqia e Krishtit të Ngjallur që vepron brenda historisë.
III
Kisha bën thirrje përsëri për Ngjallje - këtë herë për Ngjalljen e çdo shpirti. Krishti i Ngjallur qëndron sot përpara nesh, siç qëndroi përpara Thomait, dhe na tregon plagët e Tij. Nuk i fsheh. Nuk i heq. I mban përgjithmonë mbi vete, si dëshmi e përjetshme dashurie. Këto plagë thonë: “Kaq shumë të desha, saqë pranova dhimbjen më të rëndë për ty”. Çdo person, çdo shpirt, është aq unik, aq i papërsëritshëm, saqë Perëndia do të vinte edhe sikur të ishte vetëm për një njeri.
Të dashur vëllezër dhe motra! Në këtë botë të trazuar na mjafton vetëm një siguri: Krishti u ngjall dhe jeton. Dhe nëse jeton Krishti, jetojmë edhe ne. Dhe nëse jetojmë në Krishtin, atëherë as vdekja, as ligësia, as varfëria, as përndjekja nuk mund të na ndajë nga dashuria dhe nga paqja e Tij. Dita e Ngjalljes së Zotit tonë Jisu Krisht - shkruan shën Joan Gojarti - është themeli i paqes. Sepse nga Ngjallja e Krishtit vjen Paqja e Perëndisë. Ngjallja dhe Paqja e Perëndisë nuk është një dogmë abstrakte, por një thirrje personale.
Le t'i përgjigjemi, pra, thirrjes: “Paqe në ju” me të gjithë jetën tonë. Le të bëhemi ne vetë paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja, nga lakmia dhe egoizmi. Por, që të bëhemi paqebërës, fillimisht duhet të kemi paqe brenda nesh. Bëni paqe në zemrën tuaj - thotë shën Serafimi i Sarovit - dhe mijëra njerëz rreth jush do të shpëtohen. Sepse nuk ka paqe aty ku është e keqja, por vetëm aty ku është i pranishëm Perëndia. Le ta gjejmë këtë paqe të Perëndisë në zemrat tona dhe pastaj ta përhapim atë kudo, sëbashku me lajmin e gëzuar se Krishti u Ngjall dhe i dhuroi botës jetën dhe paqen e përjetshme.
Me dashuri në Zotin e Ngjallur,
+ Joani
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë./ CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për n...
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë malin...
Mijëra besimtarë ortodoksë kanë marrë pjesë mbrëmjen e sot...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka folur mbrëmjen...
Mbrëmjen e sotme në Gjirokastër është kremtuar e Premtja e...
Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar të Premten e Madhe me c...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Tel...
Shkrimtarja Rita Petro ka folur për lirinë e shprehjes, au...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Mijëra besimtarë ortodoksë u mblodhën në Tiranë për të mar...
Pasditen e së Premtes së Madhe, Korça u përfshi nga një at...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi ka mirëprit...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka mirëpritur ditën e so...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj me 13 ak...
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale d...
Kryeministri Edi Rama ka folur në takimin e sotëm më sipër...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me sipërmarrës në...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim në Berat p...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj nj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...