web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK-u kërkon pushimin e çështjes në ngarkim të Jonaid Myzyrit

11 Prill 2026, 13:34, Aktualitet CNA

SPAK-u kërkon pushimin e çështjes në ngarkim të

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe i ka bërë kërkesë Gjykatës së Posaçme për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri.

Ai u mor i pandehur nga SPAK-u për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë apo ankande publike, kryer në bashkëpunim.

Myzyri u hetua në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro, të zhvilluar në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit, me gjatësi totale rreth 59 kilometra. 

Ai ishte pezulluar më herët nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme. /CNA





Lajmet e fundit nga