
CNA ka mundur të sigurojë deklarimet e kompanisë lobiste “Kasowitz LLP”, dorëzuar në FARA, pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ku tregohet në fund të këtij dokumenti që po e shihni më poshtë, dhe vlera e paguar nga Erion dhe Arbër Veliaj për lobim në SHBA, e cila shkon në shumën prej 219,945 eurosh. Dhe kjo është bërë në 5 pagesa që janë 50 mijë, 40 mijë dollarëshe.

Po për çfarë janë këto pagesa?
Këto pagesa janë për të kontaktuar dhe komunikuar me kongresmenë, senatorë, pse jo dhe media, për publikime të ndryshme, për rastin “Erion Veliaj dhe Arbër Veliaj”. Sipas të dhënave të nxjerra nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, personat e kontaktuar janë në periudha të ndryshme të muajve të vitit të kaluar 2025. Fillojnë që nga muajt mars-prill, por në deklarimet e Departamentit të Drejtësisë ka dhe pagesa të bëra disa ditë para se të arrestohej Erion Veliaj, pra që në shkurt të vitit 2025. Të gjitha pagesat kryesisht janë për lobim dhe më pas lobistët, pasi paguhen, bëjnë një raport që dorëzohet në Departamentin e Drejtësisë.

CNA po sjell detajet për emrat që janë kontaktuar me e-mail. Ka emra senatorësh që janë telefonuar, ka pasur takime virtuale, ka pasur gjithashtu takime me stafe senatorësh, kongresmenësh, ka pasur telefonata dhe komunikime të vazhdueshme, të cilat raportohen sipas këtyre faqeve që ju i shikoni më poshtë.






Në fakt, përveç këtyre emrave dhe këtij deklarimi, është edhe një dokument tjetër në faqen e Departamentit të Drejtësisë, e cila fillon me një letër drejtuar Senatorit Amerikan, Durbin, por më poshtë ka një detaj të rëndësishëm të deklaruar nga kompania lobiste, e cila në fund të dokumentit deklarues në Departamentin e Drejtësisë ka theksuar një detaj mjaft të rëndësishëm, i cili flet për një “Griseldë të dytë”.
Theksohet se personeli i SPAK-ut që është përfshirë në çështjen e hetimit të Veliajt është një çështje në konflikt. Kjo sepse është në një konflikt me prokurorin Ols Dado dhe turpësisht, në rast se ky material u është çuar kongresmenëve dhe amerikanëve si i shpërndarë nga Kasowitz Benson Torres për Erion Veliajn dhe Arbër Veliajn, dhënë Departamentit të Drejtësisë apo çuar senatorëve, është një mashtrim publik.
Rasti “Griselda” po përsëritet. Rasti “Griselda”, kujtojmë në vitin 2011 kur Erion Veliaj u shkroi Brukselit, ambasadorëve dhe mbarë botës se ishte kapur për t'u dhunuar dhe marrë peng gruaja e kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Në fakt, doli një mashtrim. Ndoshta është një rast tjetër i përsëritur.
Në raport thuhet se prokurori Ols Dado, është një anëtar aktiv i partisë autoritare opozitare, Partisë Demokratike. Një mashtrim publik, pasi PD vazhdon të drejtohet nga Sali Berisha, që është sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

Në fakt, ky është një mashtrim, që Ols Dado është anëtar aktiv i opozitës autoritare. Opozita mund të jetë autoritare, Sali Berisha është drejtues i saj, por Sali Berisha është vetë nën hetim nga SPAK-u, është person me akuzë dhe është një nga armiqtë më të mëdhenj të SPAK-ut. Shkon çdo javë përballë institucionit dhe hedh gënjeshtra, mashtrime, ashtu si këta lobistë, si Arbër Veliaj, si Erion Veliaj kundër SPAK-ut dhe prokurorëve, kundër drejtësisë.
Si mundet që dhe SPAK-u, prokurori Ols Dado, në konflikt me Erion Veliajn, na qenka aktiv i Partisë Demokratike, ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike është nën akuzë po ashtu si Erion Veliaj nga e njëjtë strukturë, nga i njëjti institucion, pra nga SPAK-u? Një mashtrim i dalë boje tashmë. Nuk ka asnjë provë dhe fakt, por është e njëjta gjuhë që përdor Sali Berisha, që thotë SPAK-u dhe prokurorët e tij janë ushtarë të Edi Ramës dhe Rilindjes, Erion Veliaj del dhe thotë SPAK-u dhe Ols Dado, prokurori që më ka hetuar mua, është anëtar aktiv i Partisë Demokratike.
Por sërish, Erion Veliaj dhe lobistët e tij harrojnë të theksojnë: Nuk është prokuror vetëm Ols Dado, por është dhe prokuror Altin Dumani, për 3 vjet drejtues i këtij institucioni, të cilin nuk e përmendin në asnjë rresht dhe nuk thonë asnjë fakt. Pra, një diversion dhe një mashtrim publik i përsëritur.
Gjithashtu theksohet mashtrimi i radhës, se prokurori Ols Dado është zhvillues pronash dhe ai i ka paraqitur një kërkesë kryetarit të Bashkisë Tiranë për të modifikuar një leje ndërtimi në pronën që zotëronte dhe e cila iu refuzua.

Sot CNA e ka publikuar se kanë kaluar 150 ditë që as Erion Veliaj, as studioja e tij e lobimit, as avokatët e tij dhe askush tjetër, nuk kanë mundur të publikojnë një dokument të vetëm që tregon se Ols Dado ka kërkuar të bëjë një shtesë apo të modifikojë pronën e tij dhe dokumentin që i është refuzuar Ols Dados ky veprim. Ky është një mashtrim i përmendur nga Erion Veliaj, i përmendur nga Mero Baze dhe mund ta shikoni këtu.
Kanë kaluar 150 ditë dhe ata nuk e nxjerrin këtë fakt.
Një tjetër mashtrim është se SPAK-u sigurohet që çështja e Erionit i caktohet një gjyqtari me lidhje të forta të njohura me Partinë Demokratike të opozitës. Një tjetër mashtrim. Ndërkohë që s'ka si ta bëjë SPAK-u, sepse SPAK-u është prokurori, GJKKO-ja është institucion më vete. Çështjet diskutohen para se të shqyrtohen, hidhen shortet dhe ka një procedurë të mirëpërcaktuar nga ligji, e bërë nga Reforma në Drejtësi, që e ka votuar dhe vetë Erion Veliaj.

Pra, jemi përballë faktit të një Griselde të dytë, se si Erion Veliaj dhe studioja e tij lobiste kanë mashtruar në mënyrë të turpshme me këtë raport, kongresmenë, Senatin Amerikan. Një raport ky i dorëzuar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. CNA më lart ka sjellë dokumentet e plota që vërtetojnër lobimet e Veliajt./CNA
Nga mediat u raportua se studiot e lobimit të Erion Veliaj...
Kryebashkiaku i prangosur nga SPAK-u me 13 akuza të rënda,...
Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryeba...
Në lagjen e re të Rrogozhinës, u takuam me Ramazan Aliun, ...
CNA ka raportuar një ditë më parë investigimin se si minis...
Procedura e prokurimit për rehabilitimin e ujëmbledhësit T...
Punonjësit e personelit shëndetësor të QSUT-së, përfshirë ...
Një institucion i shumëpërfolur, diku me të drejtë, diku j...
Ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për Vitin e Ri 2026, ...
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, situata mes dy kompa...
Vendimet e fundit të Komisioni i Prokurimit Publik kanë ng...
Erion Veliaj kërkon mbylljen e CNA-së, një rast flagra...
Një shkrim i botuar në portalin e “Jerusalem Post” sot...
CNA denoncoi pak javë më parë një marrëveshje të nënshkrua...
Një marrëveshje mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dh...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ...
CNA ishte media e parë që publikoi përgjimet nga burgu i D...
Në nëntor të vitit 2025, CNA denoncoi një tjetër skandal k...
Pas arrestimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burgun ...
Prej vitesh, CNA është një nga mediat që ka denoncuar me f...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...