Përmes denoncimeve dhe investigimeve, CNA ka zbuluar skandalet e njëpasnjëshme të kryebashkiakut Erion Veliaj, dirigjencat e tij nga burgu i Durrësit, sulmet ndaj drejtësisë, sponsorizimet e mediave të huaja për të shkruar artikuj kundër drejtësisë dhe mbajtjes së tij në burg. CNA ka raportuar me emra bashkëpuntorët e tij, njerëz të medias, personazhe publike, të cilët i janë vënë në shërbim si ushtarë apo bashkëhallexhinj kryebashkiakut të arrestuar për 13 akuza të rënda. Këto raportime, prej ditësh CNA i ka publikuar me fakte dhe dokumente. Vetëm sëfundi CNA nxori lakuriq edhe një herë Erion Veliajn, vëllain e tij, Arbër Veliajn si dhe gazetarin e familjes së tij, Mero Bazen, apo të tjerë personazhe që i bashkon halli me Veliajn si Ylli Manjani, Anri Bala, Halit Valteri.

Përmes denoncimeve dhe investigimeve, CNA ka zbuluar skandalet e njëpasnjëshme të kryebashkiakut Erion Veliaj, dirigjencat e tij nga burgu i Durrësit, sulmet ndaj drejtësisë, sponsorizimet e mediave të huaja për të shkruar artikuj kundër drejtësisë dhe mbajtjes së tij në burg.
CNA ka raportuar me emra bashkëpuntorët e tij, njerëz të medias, personazhe publike, të cilët i janë vënë në shërbim si ushtarë apo bashkëhallexhinj kryebashkiakut të arrestuar për 13 akuza të rënda.
Këto raportime, prej ditësh CNA i ka publikuar me fakte dhe dokumente. Vetëm sëfundi CNA nxori lakuriq edhe një herë Erion Veliajn, vëllain e tij, Arbër Veliajn si dhe gazetarin e familjes së tij, Mero Bazen, apo të tjerë personazhe që i bashkon halli me Veliajn si Ylli Manjani, Anri Bala, Halit Valteri.
Publikuam dokumente dhe fakte se si kryebashkiaku Erion Veliaj dhe vëllai i tij Arbër Veliaj kanë paguar 220 mijë dollarë kundër prokurorëve, gjyqtarëve, kundëer SPAK-ut.
U publikuan deklarimet e kompanisë lobiste “Kasowitz LLP”, dorëzuar në FARA, pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ku tregohej dhe vlera e paguar nga Erion dhe Arbër Veliaj për lobim në SHBA, e cila shkon në shumën prej 219,945 eurosh, e paguar në këste.
Në këtë raport mashtrimet e thëna nga Veliaj ishin në seri, duke nisur me “Prokurori Ols Dado anëtar aktiv i partisë autoritare të opozitës”, “Prokurori Ols Dado zhvillues pronash”, “Erionit i caktohet gjyqtar me lidhje të forta me PD”, të gjitha këto mashtrime të rrëzuara me fakte nga CNA, të cilat mund t’i lexoni në këtë SHKRIM.
Raporti në fakt tregonte dhe të tjera detaje, të cilat në fakt ne i kemi raportuar edhe më parë, se janë shkrimet e Mero Bazes, Ylli Manjanit, Halit Valterit që i çohen si raporte në media amerikane për lirinë e Erion Veliajt.
CNA i publikoi me emra dhe dokumente një për një, duke nisur nga gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze.
Le t’i shohim më poshtë.
Në raport, në faqen 11 është vendosur shkrimi “Standardet etike të Veliajt ndaj prokurorit dhe standardet ligjore të prokurorit ndaj Veliajt” i datës 28 shkurt 2025 nga Mero Baze botuar në faqen e familjes Veliaj.
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, thotë se ndaj Veliajt po përdoret një standard persekutimi dhe po mbahet i izoluar me standarde të tjera nga të akuzuarit e tjerë me të njëjtën masë sigurie si ai.
Por kujtojmë këtu se nga përgjimet e publikuara nga CNA ka dalë qartazi se, Mero Baze është një ushtar që dirigjohet nga Veliaj, i cili përmes vëllait të tij ia mbush xhepin plot, që vetëm nga faturat zyrtare të vëllait të Erion Veliajt, Mero Baze është paguar 300 mijë dollarë, më shumë sesa lobimi në SHBA, pa shkuar te punësimi i fëmijëve dhe familjarëve të Mero Bazes në Bashkinë e Tiranës.

Një tjetër emër që del në raportin e dërguar Departamentit të Drejtësisë është Ylli Manjani, i cili ka përdorur studion e emisionit “Noë” të Erla Mëhillit në “Euroneës” për të përdorur tezat në interes të Erion Veliajt. Manjani, në një emision live, deklaroi se Erion Veliaj u arrestua pa prova dhe ndaj tij nuk ka akuza zyrtare. Në fakt, ka 60 mijë faqe me prova dhe dokumente, si dhe një çështje të çuar për gjykim ku Erion Veliaj i shmanget.
Deklarata e Manjanit më pas u botua nga “Tema” e Mero Bazes, gazetar i familjes Veliaj, dhe më pas u bë pjesë e raportit të lobimit, të publikuar ditën e djeshme nga CNA.
Në faqen 3 të raportit është vendosur shkrimi “‘Veliaj u arrestua pa prova’ - Ylli Manjani: Kjo është e papranueshme për çdo qytetar”, deklaratë e Manjanit e botuar më 10 shkurt 2025 nga “Tema” e Mero Bazes.
Ylli Manjani është një person në konflikt me SPAK-un, ai është avokat i disa personave të arrestuar që po gjykohen si vrasës në bashkëpunim dhe grup i strukturuar kriminal.

Një tjetër emër që është përdorur për interesat e Veliajt është edhe gazetari Anri Bala, i dalë nga “grazhdi” i Rilindjes. Në një shkrim të publikuar në portalin e gazetarit të familjes Veliaj, gazetari Bala shkruante se mediat po intimidonin gjyqtarin Engert Pëllumbi, me qëllim që të vendoste kundër kryebashkiakut të arrestuar më 10 shkurt.
Shkrimi i gazetarit Bala me titull “Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias” i botuar më 12 mars 2025 në portalin “Tema” dhe gazetën "Dita" është i vendosur në faqen 5 të raportit lobues prej rreth 220 mijë eurosh të paguara nga Erion Veliaj dhe vëllai i tij Arbër Veliaj.

Një tjetër rast është këshilltari socialist i Bashkisë së Tiranës, Halit Valteri, pra një nga njerëzit që ka punuar me Veliajn. Dikur roje i Lulzim Bashës, më pak u bë shërbëtor i Taulant Ballës, përfundoi bashkëpunëtor me Zdromsin. Në një shkrim të Valterit në gazetën “Dita”, media në shërbim deri neveritës ndaj Veliajt, thuhet se Erioni është peng i një sistemi gjyqësor me interesa të forta politike.
Kujtojmë se përveç pjesë e disa partive, Valteri është edhe një person me precedent, i thirrur dhe nga SPAK-u. Gjithashtu dhe ky shkrim i Halit Valterit është bërë pjesë e raportit lobues prej 220 mijë dollarësh. Në faqen 8 është vendosur shkrimi “Erion Veliaj, peng i një Gjyqësori me Interesa të Forta Politike” nga Halit Valteri botuar më 14 mars 2025 në gazetën “Dita”.

Pas nxjerrjes së fakteve dhe dokumenteve të raportit të dërguar nga kompania lobiste në FARA, pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA, mediat e Veliajt dhe bashkëhallexhinjtë e tij janë strukur si struci.
I ka pllakosur heshtja. Asnjë fjalë për deklarimet e kompaniste lobiste, asnjë fjalë për lobimin 220 mijë dollarë të Erion dhe Arbër Veliajt. Dy raporte njëri pas tjetrit, njëri me 21 faqe dhe tjetri me 42 faqe, që tregonin mashtrimet dhe lobimet e Veliajt me e-mailet dërguar kongresmenëve, me artikujt e sponsorizuar për lirimin e kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda dhe HESHTJE!
Hallexhinjve të Veliajt që përmes shkrimeve të dirigjuara dhe të sponsorizimeve baltosin prokurorët, gjyqtarët dhe SPAK-un, duket se u ka ngrënë macja gjuhën, përballë fakteve që janë të shkruara e zeza mbi të bardhë./ CNA
Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Roland Bimo komentoi sot ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi këtë të enjte me shum...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te arratisja e bujshme ...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin 44, ku ankimuese ...
Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pas takimit të ...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë sot detaje lidhur me shty...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar ven...
Këtë të enjte është komanduar drejtori i ri i Burgut të Du...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë n...
Është shtyrë gjyqi për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengë...
Burime për CNA konfirmojnë se kryeministri Edi Rama ka emë...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin 44, të datës 29 k...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë n...
Deputeti Agron Malaj ka humbur betejën ligjore me deputeti...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvillu...
Seanca për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për në datë...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar për speku...
Kërkimet për Altin Ndocin, i cili u arratis nga paraburgim...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...