Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin 44, ku ankimuese ka qenë Oneida Omeraj, e cila e ka ankimuar sekuestrimin e celularit të saj nga SPAK-u.
Telefoni i Oneida Omerajt është sekuestruar për shkak të hetimeve që zhvillonte Struktura e Posaçme në lidhje me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Eduard Halimi ka dhënë një shpjegim shterues në lidhje me vendimin 44/2024 të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike dhe rëndësia e tij.
Ai thotë se kemi të bëjmë me një vendim drejtësie të balancuar, që vendos ekuilibër mes interesit publik (lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit) dhe të drejtave private.
Është në përputhje me standartet më të larta të vendosura nga mbi 45 vendime të GJEDNJ dhe Gjykatave të larta relevante në vende të tjera të KiE dhe BE. Nuk ka efekt prapaveprues, por shërben si udhërrëfyes i fortë për të ardhmen e drejtësisë penale dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Këtë e ka raportuar më herët dhe CNA ku ka treguar se çfarë do të thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Telefoni sekuestrohet, për të marrë një provë përkatëse të komunikimit të personit që ka telefonin, me një kriminel, me një person tjetër për korrupsion, me një të dyshuar që mund të jetë i arrestuar, etj., duhet që telefoni të kalojë te një vendim gjykate, për të marrë nga aparati celular vetëm segmentin që i shërben hetimit.
CNA ka raportuar se, Gjykata Kushtetuese ka dhënë të drejtë për sekuestrimin e telefonave nga ana e SPAK-ut, por thotë që para se të zbërthehet telefoni, duhet që në gjykatë të merret leje për një segment të caktuar që do të merret nga ky telefon.
Pra, jo gjithçka mund t’i merret telefonit, sepse telefoni ka foto, mund të ketë video personale, me mijëra komunikime me persona të tjerë, por sipas Gjykatës Kushtetuese, pas sekuestrimit të telefonit duhet që SPAK ose prokurorët t’i drejtohen gjykatës për të marrë lejen për të zbërthyer telefonin në segmentet që i interesojnë hetimit.
“Çështje që mund të mësojmë nga Vendimi 44/2024 i Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e Telefonave dhe pajisjeve elektronike dhe rëndësia e tij!
Vendimi 44/2024 i GJK vjen pas vendimit të saj të drejtë lidhur me SkyECC dhe EncroChat një vit më parë, si dhe pas veprimeve të diskutueshme të përgjimit të anëtarëve të kësaj gjykate nga SPAK – çështje që i kam analizuar vetë një vit më parë.
Rasti në fjalë përmend gjithashtu se në telefonin e sekuestruar (objekt i këtij gjykimi) janë gjetur komunikime të një anëtari të GJK me familjarë të ankueses (faqe 5), duke ngritur sërish çështjen e konfliktitbtë interesit dhe përjashtimit të gjyqtarit (i cili më parë kishte dhënë dorëheqje).
Kjo ringre sërish diskutimin për proporcionalitetin, por edhe për presionin e mundshëm dhe për kompleksimin e palëve në proces.
Është e rëndësishme të theksojmë paraprakisht se sekuestrimi i telefonit u bë ndaj një personi që nuk ishte nën hetim dhe pa praninë e avokatit (f. 17). Ankuesja e dorëzoi telefonin me pëlqimin e saj dhe nënshkroi procesverbalin pa vërejtje.(Shënimi im: Mos e dorëzoni kurrë telefonin pa vendim gjykate. Mos jepni pëlqim verbal/oral dhe mos nënshkruani procesverbale pa konsultim me avokatin tuaj.)
Tani le të shohim pikat kyçe të vendimit që kanë interes të madh për praktikën penale:
1. Vendimi nuk ka efekt prapaveprues për raste të ngjashme sekuestrimësh apo hetimesh ku nuk është bërë ankim kushtetues më parë ose ku procesi është përfunduar. (F. 59) Ai ka fuqi vetëm për rastet e reja. (Shënimi im: Nëse mendoni se ju janë shkelur të drejtat, bëni menjëherë ankim kushtetues, sepse bien në dekadencë.)
2. Të dhënat që përmban një telefon celular në përdorim janë të dhëna personale dhe mbrohen nga neni 35 i Kushtetutës. (f. 20)
3. Komunikimet në telefon, ËhatsApp, Signal, Facebook, etj. (nëpërmjet telefonit, kompjuterit apo iPad-it, me SMS, email, etj.) janë forma të korrespondencës elektronike dhe ekuivalente me korrespondencën tradicionale me letra e zarfa, prandaj mbrohen nga neni 36 i Kushtetutës. (f. 23)
4. Sekuestrimi i telefonit/kompjuterit/iPad-it etj., si dhe i të dhënave elektronike dhe korrespondencës (përfshirë kopjimin dhe ruajtjen e tyre) pa vendim gjyqësor specifik përbën ndërhyrje intensive dhe shkelje të rëndë të nenit 8 të KEDNJ-së dhe neneve 35 & 36 të Kushtetutës. (f. 24–26)
5. Dhënia e pëlqimit nga personi për dorëzimin e celularit pa praninë e avokatit nuk përbën heqje dorë nga mbrojtja e neneve 35/36 të Kushtetutës. (f. 27)
6. Nënshtrimi pa vërejtje i procesverbalit të sekuestrimit apo këqyrjes së telefonit/PC/laptop nuk përbën heqje dorë nga të drejtat e neneve 35/36 të Kushtetutës. (f. 28–29)
7. "Modus operandi" i ndjekur deri tani (sekuestrim i telefonit + marrje dhe kopjim i të dhënave pa kontroll gjyqësor) është “ndërhyrje intensive” në privatësi dhe duhet të bëhet vetëm me autorizim paraprak nga gjykata. (f. 41–42)
8. Telefonat inteligjentë nuk janë “sende të zakonshme”. Marrja e të dhënave dhe aksesimi i gjerë i tyre përbën shkelje “veçanërisht të rëndë” dhe sensitive sipas GJEDNJ-së dhe GJK-së të neneve 8 KEDNJ dhe 35/36 Kushtetutë. (f. 42)
9. Marrja e telefonit nga OPGJ pa vendim paraprak gjyqësor (edhe në kushte emergjence) nuk justifikon kopjimin e të dhënave. Procesi i mëtejshëm duhet t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor "ex ante". (f. 42)
10. Edhe kur sekuestrimi ka autorizim paraprak nga gjykata, mënyra e kërkimit dhe përzgjedhjes së të dhënave duhet t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor me kërkesë të prokurorit dhe vendim të gjykatës. (f. 43)
11. Sekuestrimi dhe marrja e të dhënave duhet të ndjekë këto rregulla:
a) të bëhet në prani të individit dhe avokatit
b) të ndalohet bërja e kopjeve pa vendim gjykate
c) të bëhet ndarja e të dhënave që kanë rëndësi nga ato që gëzojnë mbrojtje ligjore të veçantë
d) çdo ndërhyrje të ketë kontroll real gjyqësor
e) të ndiqet parimi i minimizimit (faqe 48–49)
12. Kopjimi i të dhënave që nuk lidhen me hetimin cënon rëndë fshehtësinë e korrespondencës dhe nuk është proporcional. Këto të dhëna duhet të asgjësohen edhe kur telefoni mbahet në sekuestro për kohë të gjatë nga prokuroria.
Ky vendim është një vendim drejtësie i balancuar: vendos ekuilibër mes interesit publik (lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit) dhe të drejtave private. Është në përputhje me standartet më të larta të vendosura nga mbi 45 vendime të GJEDNJ dhe Gjykatave të larta relevante në vende të tjera të KiE dhe BE.
Nuk ka efekt prapaveprues, por shërben si udhërrëfyes i fortë për të ardhmen e drejtësisë penale dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri”, shkruan Eduard Halimi./ CNA
Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pas takimit të ...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë sot detaje lidhur me shty...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar ven...
Këtë të enjte është komanduar drejtori i ri i Burgut të Du...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë n...
Është shtyrë gjyqi për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengë...
Burime për CNA konfirmojnë se kryeministri Edi Rama ka emë...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin 44, të datës 29 k...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë n...
Deputeti Agron Malaj ka humbur betejën ligjore me deputeti...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvillu...
Seanca për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për në datë...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar për speku...
Kërkimet për Altin Ndocin, i cili u arratis nga paraburgim...
Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan në Kolonjë kan...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar...
Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar lidhur me pezull...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të mbyllet sërish ditën e s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...