
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin 44, të datës 29 korrik 2025, ku ankimuese ka qenë Oneida Omeraj, e cila e ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese sekuestrimin e celularit të saj nga SPAK-u.
Telefoni i Oneida Omerajt është sekuestruar për shkak të hetimeve që zhvillonte Struktura e Posaçme në lidhje me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Ylli Manjani ka reaguar dhe ka bërë një postim të gjatë, duke dalë me pika, duke thënë se “tani mbaruan hetimet, ranë poshtë provat e gjetura nga telefonat, gjithçka është e pavlerë, klientët e tij banditë do të lirohen, SPAK-u në ditë të hallit”.
S’duhet të harrojmë që Ylli Manjani prej pak kohësh, nga një armik i madh i qeverisë, është kthyer në shërbëtor të saj dhe kryesisht në kauzën kundër SPAK-ut, sepse është një avokat që paguhet me dhjetëra mijëra dollarë për të mbrojtur klientët e tij.
Dhe ka marrë shpatën e betejës kundër Strukturës së Posaçme që lufton krimin dhe korrupsionin, me të njëjtën gjuhë siç ka folur kryeministri Rama një vit më parë kur u arrestua Erion Veliaj, por Ylli Manjani e ka edhe më të ashpër. Del dhe në media, shitet dhe si analist i pavarur, si komentator, kur në fakt është një avokat dhe në konflikt të pastër interesi me SPAK-un.
Dhe ky është fakti pse Ylli Manjani gënjen për vendimin numër 44, të 29 korrikut 2025, të shtetases Oneida Omeraj.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë SPAK-ut për sekuestrimin e telefonave. Për më tepër, thekson se mund ta sekuestrojë telefonin për mbledhjen e provave në një situatë hetimi, është veprim i domosdoshëm dhe urgjent. E pranon Gjykata Kushtetuese. Pra, OPGJ-të mund të sekuestrojnë telefonat në situata urgjente.
Por çfarë ka thënë Gjykata Kushtetuese? Pasi ky telefon sekuestrohet, për të marrë një provë përkatëse të komunikimit të personit që ka telefonin, me një kriminel, me një person tjetër për korrupsion, me një të dyshuar që mund të jetë i arrestuar, etj., duhet që telefoni të kalojë te një vendim gjykate, për të marrë nga aparati celular vetëm segmentin që i shërben hetimit.
Pra, Gjykata Kushtetuese ka dhënë të drejtë për sekuestrimin e telefonave nga ana e SPAK-ut, por thotë që para se të zbërthehet telefoni, duhet që në gjykatë të merret leje për një segment të caktuar që do të merret nga ky telefon.
Pra, jo gjithçka mund t’i merret telefonit, sepse telefoni ka foto, mund të ketë video personale, me mijëra komunikime me persona të tjerë, por sipas Gjykatës Kushtetuese, pas sekuestrimit të telefonit duhet që SPAK ose prokurorët t’i drejtohen gjykatës për të marrë lejen për të zbërthyer telefonin në segmentet që i interesojnë hetimit.
Pra, kjo është ajo që ka thënë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të merret e të zbërthehet telefoni i gjithi dhe pastaj të marrësh pjesët që duhen dhe të kesh dhe pjesët e tjera. Jo. Do marrësh vetëm pjesët që i shërbejnë hetimit. Pjesët e tjera që janë telefon, personale, komunikime me persona të tjerë, duhet të fshihen dhe nuk duhet të merren të administrohen nga oficerët e policisë gjyqësore apo prokurorët për çështje hetimore.
Këtë gënjeshtrën e Ylli Manjanit që ka bërë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e ka shkruar dhe e ka tjerrë edhe gazeta e familjes Veliaj që botohet nga Mero Baze, dikur shërbëtori i Sali Berishës, i cili shkon në të njëjtën mendje me Yllin, megjithëse zoti Manjani si gjithmonë është më i ashpër dhe më i egër. Pas arrestimit të Veliajt është bërë dhe flakadan i qeverisë.
Gjithsesi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk jep atë që raportojnë mediat e pushtetit se kanë rënë hetimet, kanë rënë provat, s’ka më prova. Por thotë që kur merret telefoni, sigurohen provat për pjesën e caktuar të komunikimit midis personit që mban telefonin dhe personit tjetër në hetim apo të dyshuarit, dhe pjesa tjetër e materialeve private nuk duhet të dalin dhe nuk duhet të publikohen. Përkundrazi duhet të kujdeset që këto të fshihen dhe të zhduken për të mos ngelur në asnjë vend tjetër. Dhe ky është një vendim normal i Gjykatës Kushtetuese. Nuk rrëzon hetimet e SPAK-ut, nuk rrëzon sekuestrimet e telefonave, përkundrazi, jep vetëm pjesën e segmentit që duhet të marrë leje nga gjykata.
Por tani, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk ka rrëzuar hetimet. Asnjë nga hetimet nuk ka rënë. Pavarësisht se thuhet ka rënë kjo, ka rënë ajo. Asnjë nuk ka rënë. I pëlqen apo s’i pëlqen Ylli Manjanit, i pëlqen apo s’i pëlqen Mero Bazes, i pëlqen apo s’i pëlqen zdromsit që i bashkon ata të dy, që tani e kanë lëvizur dhe nga burgu i Durrësit.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese legjitimon të gjitha sekuestrimet e telefonave, por orienton një segment të caktuar të veprimeve që duhen bërë me telefonat.
Është kaq e thjeshtë, me kaq pak fjalë. Pjesa tjetër janë broçkulla politike të njerëzve të përdorur dhe keqpërdorur nga Erion Veliaj deri në raportet mashtruese që çohen përtej oqeanit. /CNA
Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë n...
Deputeti Agron Malaj ka humbur betejën ligjore me deputeti...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvillu...
Seanca për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për në datë...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar për speku...
Kërkimet për Altin Ndocin, i cili u arratis nga paraburgim...
Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan në Kolonjë kan...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar...
Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar lidhur me pezull...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të mbyllet sërish ditën e s...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka hapur garën për postin e zëv...
Prefektura e Korçës ka dhënë detaje lidhur me situatën nga...
Prefektura e Shkodrës ka bërë me dije se situata nga përmb...
Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, dis...
Situata e përmbytjeve në Shkodër është drejt përmirësimit....
Gjoba që arrijnë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vone...
Dritan Shakohoxha sonte në emisionin Opinion ka folur për ...
Deputeti i PD-së Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me vend...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...