Rama për projektin e Zvërnecit: Do të jetë krenari për Shqipërinë dhe për Europën
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...
Kryeministri Edi Rama në konferencën ndërqeveritare është ...

Prefektura e Shkodrës ka bërë me dije se situata nga përmbytjet dhe reshjet në bashkitë e këtij qarku është drejt përmirësimit.
Raportohet se në njësitë administrative Dajç dhe Obot niveli i ujit po ulet, ndërsa lëvizja aktualisht kryhet vetëm me mjete me kalueshmëri të lartë dhe jo më me varka.
Në territorin e Bashkisë Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë-Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll, ndërsa nuk raportohen problematika apo situata emergjente.
Njoftimi i Prefekturës së Shkodrës:
Situata në territorin e Qarkut Shkodër, datë 15.01.2026
Në vijim të monitorimit të pandërprerë të situatës në territorin e Qarkut Shkodër, bazuar në informacionet e raportuara nga bashkitë dhe institucionet përgjegjëse, ju informojmë se situata e emergjencave civile paraqitet përgjithësisht e qetë dhe në përmirësim në nivel qarku.
Në Bashkinë Shkodër, të dhënat paraprake tregojnë një përmirësim të dukshëm të situatës. Kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë kanë shënuar rënie rreth 20 cm. Në njësitë administrative Dajç dhe Obot niveli i ujit është në rënie, ndërsa lëvizja aktualisht kryhet vetëm me mjete me kalueshmëri të lartë dhe jo më me varka. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e vazhdueshëm në terren.
Në territorin e bashkisë Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Nuk raportohen problematika apo situata emergjente. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e vazhdueshëm.
Sipas të dhënave të administruara nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet e ujit në pikat monitoruese vijojnë të jenë nën kuotat kritike, dhe paraqiten si më poshtë:
- Lumi Buna, ura e vjetër e Pazarit: 8.40 m
- Lumi Drin, ura e Bahçallëkut: 7.80 m
- Lumi Buna, Dajç: 6.30 m
Hidrovoret e Velipojës vijojnë të funksionojnë normalisht në kuotën -1.90 m dhe punojnë në kapacitet të plotë, duke garantuar menaxhimin e prurjeve. Nga verifikimet në terren, argjinaturat dhe veprat e artit nuk paraqesin problematika dhe funksionojnë në kushte normale.
Reparti Ushtarak Vau Dejës nr. 1010
Reparti i Këmbësorisë së Veriut ka vijuar operacionin mbështetës dhe monitorues në fshatin Obot, Njësia Administrative Ana e Malit, ku janë angazhuar 15 forca dhe 2 mjete me kalueshmëri të lartë.
DRV Shkodër
Sipas informacioneve të marra nga kontraktorët e mirëmbajtjes së akseve rrugore që administrohen nga DRV Shkodër, deri në këto momente nuk raportohen problematika në qarkullimin rrugor.
Në akset Qafë Mali–Fierzë dhe K/Hadroj–Qafë Bënës rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe/ose zinxhirëve, në përputhje me kushtet atmosferike dhe standardet e sigurisë.
Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga DRV Shkodër në bashkëpunim me kontraktorët e mirëmbajtjes.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër vijon koordinimin dhe monitorimin e situatës në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, duke mbajtur prioritet sigurinë e qytetarëve. /CNA
Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, dis...
Situata e përmbytjeve në Shkodër është drejt përmirësimit....
Gjoba që arrijnë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vone...
Dritan Shakohoxha sonte në emisionin Opinion ka folur për ...
Deputeti i PD-së Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me vend...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme nga spit...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar lid...
Papa Leo XIV emëroi Kryepeshkopin Miroslaw Adamczyk si Nun...
Këtë të mërkurë u zhvillua mbledhja konstituive e Këshilli...
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një përditësim, ka ndarë de...
Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës, Ministri i Dre...
Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë sot në fuqi vendim...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot disa udhëzime li...
Ish-deputeti dhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Bur...
Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, ka komentuar arra...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se drejtor...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vijuar me turin e di...
Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e...
Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ndikimit të rreze...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...