Arratisja e Altin Ndocit/ Kontrolle në banesën e tij në Pukë
Kërkimet për Altin Ndocin, i cili u arratis nga paraburgim...

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar për spekulimet e opozitës lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e vizave. Në reagimin e saj, Spiropali shprehet se “fabula” e opozitës shkon deri aty sa deklarojnë se SHBA-ja e ka futur Shqipërinë në listën e zezë.
Ministrja thekson se vendimi i administratës Trump nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-së. Gjithashtu shton se nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.
Spiropali sqaron se vendimi nuk targeton Shqipërinë, por është një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime emigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.
Reagimi i plotë:
Mirëmëngjes nga një udhëtim i gjatë drejt Kievit, ku do të jem në një vizitë zyrtare për të rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë në krah të Ukrainës, në kushtet e sulmeve masive që targetojnë infrastrukturën kritike dhe popullatën civile në mes të një dimri të egër.
Kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme rrebeshin e spekulimeve politike mbi çështjen e vizave drejt SHBA.
Ndërkohë që Shqipëria sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktive se kurrë, disa të udhëhumbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA-të, sipas tyre, kanë ngrirë dhe bllokuar vizat për shqiptarët.
Fabula e tyre e çartur shkon aq larg, sa deklarojnë se partnerët tanë historikë dhe strategjikë, e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë. E paimagjinueshme!
Në fakt, të dyja këto, janë fund e krye trillime politike. E vërteta është se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.
Askush nuk ndalohet të udhëtojë dhe të vizitojë si turist, student, qytetar apo edhe zyrtar, por rregullat e Qëndrimit në SHBA do të ndryshojnë në linjë me politikën e tyre të imigracionit.
Pra nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të pezullohet përpunimi i vizave të imigracionit deri në rishikim zyrtar, dhe ky vendim vjen si pjesë e masave të administratës amerikane për të kufizuar abuzimet me avantazhet që ofron sistemi amerikan i migracionit.
Pra shkurt dhe thjesht, vendimi nuk ka të bëjë asgjëkundi me fabrikime nga më të çuditshmet për nongrata imagjinare mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Përtej gjithë kësaj tymnaje, një e vërtetë e madhe është e qartë si drita e diellit: Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend mik me të cilin na bashkon një rrugë e gjatë dhe e pandashme vlerash dhe qëllimesh. /CNA
Kërkimet për Altin Ndocin, i cili u arratis nga paraburgim...
Banorët e fshatrave Taç i Sipërm dhe Prodan në Kolonjë kan...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar...
Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar lidhur me pezull...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të mbyllet sërish ditën e s...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka hapur garën për postin e zëv...
Prefektura e Korçës ka dhënë detaje lidhur me situatën nga...
Prefektura e Shkodrës ka bërë me dije se situata nga përmb...
Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, dis...
Situata e përmbytjeve në Shkodër është drejt përmirësimit....
Gjoba që arrijnë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vone...
Dritan Shakohoxha sonte në emisionin Opinion ka folur për ...
Deputeti i PD-së Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me vend...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme nga spit...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar lid...
Papa Leo XIV emëroi Kryepeshkopin Miroslaw Adamczyk si Nun...
Këtë të mërkurë u zhvillua mbledhja konstituive e Këshilli...
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një përditësim, ka ndarë de...
Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës, Ministri i Dre...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...