web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mero “i mjerë” kundër drejtësisë për Erion Veliajn

Mero Baze, në pleqërinë e tij të mjerë, me editoriale të lodhura dhe me dirigjime nga burgu i Durrësit, njeriu me çorapet e grisura që gjatë pushtetit të Rilindjes u bë miliarder që prej arrestimit të Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar për 13 akuza të rënda ka sulmuar drejtësinë, prokurorët dhe gjyqtarët. Ndryshe nga kryeministri që përdor prezumimin e pafajësisë, Mero "i mjerë" që qelb erë përmes mendimeve të tij të mjera na thotë se Veliaj nuk duhet të hetohet fare dhe as të arrestohej. Gomarllëqet e tij nuk kanë fund, ndaj përmes vetë mendimeve të tij të mjera CNA ka vendosur të tregojë standardin që kërkon Mero i mjerë të përdorë drejtësia. Për këtë kemi sjellë disa nga editorialet alla "Mjero" rastet kur zgjedh t'i lëpijë këpucët Veliajt për hallin e tij të madh, pagesat qindra mijëra euroshe. Rastet kur, sipas tij, drejtësia duhet të arrestojë politikanët, që në fakt sot ai i përdor në mënyrë të kundërt për të mbrojtur Veliajn. Sërish sigurisht halli i tij është i madh, halli i tij janë qindra mijëra eurot që merr nga vëllai i Veliajt, Arbër Veliaj. Në rastet Meta dhe Berisha drejtësia duhet të kishte vepruar më herët për të treguar shembullin e ndëshkueshmërisë në nivele të larta politike, por në rastin e Veliajt, sipas Meros, kjo nuk duhet të ndodhë fare. Sipas kapterit të Peshtanit Meros, Veliaj as nuk duhet të hetohet dhe as nuk duhet të arrestohet. Për këtë CNA ka sjellë përmes disa shkrimeve qëndrimet e mercenarit që qelb erë, Mero Bazes, për rastet "Meta" dhe "Berisha" dhe rastin "Veliaj".

6 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Mero Baze dhe Veliaj sulm Ramës/ Burgjet të korruptuara sepse sollën provat

Mero “i mjerë” kundër drejtësisë për Erion

Sa i përket fakteve, ai ka të drejtë. Ilir Meta në Tiranë, ashtu sikundër Veliaj në Durrës, trajtohen me një regjim të veçantë, represiv, kufizues dhe në shumë raste poshtërues. Është e pakuptimtë, fjala vjen, kufizimi i Ilir Metës për ushtrime fizike, ajrosje apo deri tek banaliteti i furnizimit me fruta, të cilat i jepen me racion ?se mos i bën raki?.

Këtu Mero Baze bashkon Metën me Veliajn, për këtë të fundit miqtë çojnë raki dhe Royal Salute në burgun e Durrësit me shumicë, për më tepër e do dhe 25-vjeçar.

Këta janë dy të burgosur të shënjestruar nga SPAK-u si ?bast? personal i prokurorëve dhe ata duan që, me çdo kusht, të jenë brutalë në sjellje ndaj tyre. Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm përmes Drejtorisë së Burgjeve, një institucion me traditë të vjetër korrupsioni, që është i shantazhueshëm nga SPAK-u në çdo moment për shkak të kthimit të burgjeve në një industri fitimprurëse për drejtuesit e tyre.

Në fakt qeverinë e Shqipërisë e drejtojnë socialistët, ata që Meta solli në pushtet, dhe për 13 vjet korrupsioni është luftuar e po zhduket sipas Merove dhe propagandës së tyre, dhe nga këto fitore po shkojmë në BE. Por ja që burgjet qënkan të korruptuara kur drejtohen që nga ministri e deri tek drejtori i qendrës me përzgjedhjen e PS-së dhe janë të gjithë strukturë e angazhuar e Partisë Socialiste. Dhe këta vartësit e Veliajt dhe Metës po ju bien në qafë të dyve, megjithëse edhe ky bashkim nuk shkon.

Në fakt me këto që thotë Mero përforcon tezën e tij se Veliajn e futi në burg Edi Rama, duke përdorur SPAK-un dhe tani edhe burgjet për t?i persekutuar. Mirë Metën po zdromsin e Tiranës pse? 

Mjafton të krahasohen kufizimet ndaj Veliajt dhe Metës me lehtësitë që marrin kriminelë të tjerë, që sigurojnë eskorta në burg apo e kanë shndërruar burgun në një kamp pushimi me trajtim special. Çdo gjë paguhet. Një celular i futur për një muaj, me dijeninë e administratës, shkon rreth 1500 euro; lehtësitë e tjera paguhen një për një.

Mero ende s?ka publikuar denoncimet e tij në lidhje me këto raste. Por duhet të na thotë a ka pasur Erion Veliaj telefon në qeli? Me apo pa lek, te tijin apo të ndonjë tjetri?

Natyrisht, Ilir Metës dhe Erion Veliajt nuk mund t?u kërkohen para. Për këtë arsye, ata duan të duken ?parimorë? dhe e tregojnë servilizmin ndaj SPAK-ut duke i ndëshkuar ata.

Para s?kanë pse ju kërkojnë se ja u çojnë ato që duan falas, Erionit rakinë dhe wiskin bashkë.

Madje, me Veliajn këtë javë ka ndodhur edhe një rast më i rëndë, që ndoshta duhet ndjekur edhe penalisht. Kërkesa e tij e vazhdueshme që t?i jepej dosja hetimore më në fund u pranua nga GJKKO, e cila urdhëroi SPAK t?ia dorëzonte. Por skandali është bërë edhe më i madh.

Përfaqësuesi i SPAK-ut ka shkuar me një karrocë me dosje në burgun e Durrësit, ia ka lënë drejtorit në zyrë dhe është larguar, duke i thënë: ?Këtu i ka, po të dojë t?i marrë?.

Sipas Meros na qenka skandal t?i çojnë dokumentet në burg pas një vendimi gjykate dhe t?ja dorëzojnë administratës.

Një tekë në fakt e Erion Veliajt për të shtyrë seancat gjyqësore pasi avokatët i kanë marrë materialet me procesverbal të rregullt që në korrik 2024.

Veliaj duke dashur të shtyjë sërish seancat dhe të bëjë lajm në faqen e Meros,  ka refuzuar t?i marrë në fillim, me arrogancën e tij ka kundërshtuar oficerët e burgjeve dhe BKH, por të nesërmen është këshilluar dhe më pas i ka kërkuar.

Aktet dhe loja me to është një skemë që Erion Veliajt që lexon shkrimet e Meros dhe gëzohet. Në fakt ato i janë dhënë prej 7 muajsh dhe deri tani mund t?i kishte lexuar të gjitha, ato mund t?i printonin avokatët e tij 220 mijë dollarësh të lobimit apo të tjerët që i fut nga dera dhe i nxjer nga dritarja. Por Veliaj i donte të paguara nga taksat e shqiptarëve nuk mjaftojnë ato që ka përfituar, duheshin e disa qindra mijë lekë printime.

Erion Veliaj po vazhdon të bëjë show politik duke menduar ende se me skemat e tij e shkrime do jetë protagonist në politikë, por ngatërron çështjet. Tjetër të duash të bësh politikë e tjetër të jesh në burg me 13 akuza të rënda penale ku rrezikon shumë vite burg.

Veliaj ka refuzuar t?i marrë pa inventar, po ashtu edhe avokatët e tij. I pandehuri duhet të njihet me kopjen e dosjes që shkon në gjykatë dhe kjo duhet t?i dorëzohet përmes një inventari të rregullt. Nuk ka asnjë arsye që personeli i burgut të marrë në dorëzim një karrocë me letra nga SPAK, vetëm që ky i fundit të thotë se e kreu detyrën. Kjo nuk shpjegohet përveçse me frikën dhe nënshtrimin ndaj shantazhit nga SPAK.

Në fund të qokës së radhës ndaj Veliajt për ta futur në raporte Mero tregon të vërtetën. Inatin me burgjet e ka pse kanë pranuar të mbajnë një karrocë me letra kur në fakt ato janë aktet që Erioni i kërkonte prej 7 muajsh dhe oficerët e burgjeve dhe BKH zbatojnë vendimet e gjykatave. Zbatojnë ligjin nuk i shërbejnë interesave për skandale të Veliajt që Mero t?i bëjë lajme. Dhe tani të ngjallë inate e urrejtje dhe të sulmojë burgjet, këtë nuk e bëri kurrë deri dje por ky institucion nuk ju nënshkrua kurrë Veliajt në lojën e skemat e tij.

Dhe këtu përgjegjësia e qeverisë është pse i lë burgjet në dorë të njerëzve të tillë, të cilët janë të shantazhueshëm dhe, për pasojë, të gatshëm të ushtrojnë represion.

Në fund pa pasur asnjë fakt e provë por me halicunacionet, ligësinë dhe inatet e tij gazetari i familjes Veliaj, dikur shërbëtori i palarë i Saliut, Mero Baze ju vërsulet zyrtarëve që zbatojnë ligjin, thjesht sepse ra një skemë e re për të bllokuar gjyqin ndaj Erion Veliajt.

Në fakt Erion Veliaj është i pandehur me 13 akuza, jo shefi i propagandës që publikohet dhe manipulohet nga Mero Baze për të rrëzuar qeverinë.

Në fakt edhe Veliaj edhe Baze janë bashkë edhe për të rrëzuar Ramën ditën që s?po i mbështet dhe pyet se çfarë gjelle të gatuajë për burgun e Durrësit, apo çorbën e ditës që ushqen Meron. /CNA

3 MUAJ ME PARE

Mero Baze: Ilir Meta duhej në burg, po me Erionin ç’patët

Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të kuptuar evolucionin e mendimit juridik në editorialet e lodhura e të mjera të Mero Bazes. Mjafton të lexosh çfarë shkruante dje për arrestimin e Ilir Metës dhe pastaj evolon dhe lexon të kundërtat sot për arrestimin e Erion Veliajt.

Në shkrimet e tij për Metën, Mero Baze ishte shumë i qartë: Drejtësia kishte gabuar rëndë që nuk e arrestoi në kohë. Madje ai e quante momentin kur Meta nuk u arrestua ?simbol të pandëshkueshmërisë së politikanëve shqiptarë?.

Sipas tij, nëse shteti ligjor do të funksiononte, arrestimi i një politikani të lartë do të ishte shembulli më i mirë i ndëshkueshmërisë.

Pra, standardi ishte i kristaltë, kur drejtësia arreston politikanë të fuqishëm kjo është shenjë e shtetit ligjor.

Pastaj kaluan disa muaj dhe ndodhi një gjë e çuditshme, drejtësia arrestoi një tjetër politikan të fuqishëm, Erion Veliajn. Papritur teoria e njeriut që lëpinte këpucët e Ilir Metës dhe më pas kërkonte të merrte pjesë në ceromoninë mjekësore të kontrollit të anusit të Veliajt, ndryshoi.

Arrestimi i një politikani të lartë, që dikur ishte ?shembulli më i mirë i ndëshkueshmërisë?, u kthye në problem, në teprim, në shqetësim për mënyrën si po vepron SPAK.

Në fakt, arrestimi i Veliajt erdhi sepse po prishte provat dhe ishte në detyrë, ndërsa Meta mund të ndiqet me masa të tjera sigurie sepse nuk kishte asnjë detyrë zyrtare, përveç një parti ku i ka ngelur vetëm Tedi Blushi full time, se Tit Vasili nuk merr ngarkesë më shumë se 2 orë në ditë dhe Haxhinasto tani ka kaluar në shtratin e Rilindjes.

Të qëndrojmë tek thelbi dhe evolucioni i mendimit të mjerë të Meros të përmjerë. Kemi dy standarde shumë elegante, kur arrestohet Ilir Meta drejtësia duhet të veprojë dhe madje duhet ta kishte bërë më herët, megjithëse nuk ishte zyrtar në pushtet por thjesht në opozitë.

Kur arrestohet Erion Veliaj drejtësia duhet të tregojë shumë kujdes, ndoshta edhe të mos e arrestojë fare, edhe pse në detyrë dhe duke prishur provat.

Megjithëse tani që të fshihet pas gishtit "i mjeri" thotë që edhe Meta mbahet gabimisht në burg, kur në fakt kërkonte të arrestohej pa prova e pa akuzë.

Me pak fjalë, teoria nuk është më ?arrestimi si simbol i ndëshkueshmërisë?.

Teoria e re është shumë më praktike: simboli i ndëshkueshmërisë vlen vetëm kur arrestohen të tjerët, jo ata që do i mjeri miliarder i rilindjes.

S?ka faj, me bluzë e pantallona të grisura në kohën e Berishës, sot zotëron pasuri në dhjetra milionë euro në emër të tij dhe fëmijëve.(LEXO KETU)

Këtu gjendet edhe thelbi i konflikteve mendore që përtej parave vijnë e nga një lloj sindrome e parakohshme e një pleqërie në vetmi dhe braktisja që i ka ardhur nga neveria që ngjall kudo.

Jo më kot, pa shumë zhurmë, një parim i madh juridik u transformua në një rregull shumë të thjeshtë editorial, drejtësia është gjithmonë e drejtë? për sa kohë nuk arreston njerëzit që paguajnë Meron, megjithëse edhe Meta pretendon që i ka kushtuar jo pak këllirësia mediatike e Bazes.

Nga Mero Baze/ Editorial i datës 21.10.2024

Arsyeja përse arrestimi i Ilir Metës ndodhi sot dhe jo më parë, natyrisht që është arsye politike. Po të mos ishte politika në mes, Ilir Meta dhe Sali Berisha do të ishin para drejtësisë dy dekada më parë. Sali Berisha kur u arrestua nga Ilir Meta në mes të rrugës dhe u hoq zvarrë, apo më pas në Gërdec e më 21 Janar, dhe Ilir Meta kur u shfaq më zë dhe figurë para shqiptarëve më 2011.

Nëse në Shqipëri do të kishte drejtësi, dhe nuk do kishin mbrojtje politike, Gjykata do ta arrestonte Ilir Metën, dhe do bëhej shembull i ndëshkimit nga shteti ligjor. Pas kësaj, Sali Berisha nuk do detyrohej të vriste në bulevard për të, dhe më pas Gjykata e Lart nuk do detyrohej të thoshte që kaseta e Ilir Metës nuk ekziston, pasi pa Sali Berishën të darkonte deri në mesnatë në shtëpinë e tij.

Pra momenti më i mirë, i cili mund të ishte shembulli më i mirë i ndëshkueshmërisë së një politikani, për të u kthye në simbol të mosndëshkueshmërisë.

Mënyra se si drejtësia varrosi çështjen ?Ilir Meta? dhe më pas vrasjet e 21 janarit që ndodhën po për shkak të zemërimit ndaj asaj që po ndodhte me Ilir Metën, çimentuan në Shqipëri monumentin e pandëshkueshmërisë së politikanit shqiptar, sidomos atë të niveleve të larta.

Madje për ta konsoliduar më tej këtë model, Ilir Meta tradhtoi Sali Berishën u bashkua me Edi Ramën dhe kapi dhe dy maja të tjera të larta pushteti, duke u bërë Kryetar i parlamentit dhe President i Republikës.

Ne të gjithë pranuam që Ilir Meta të amnistohej politikisht.

E pranoi Edi Rama që e bëri aleat politik, e pranoi shoqëria dorëzuar para korrupsionit, e pranoi PD dhe Berisha të cilët e quajtën aleancën e Ramës me Metën si aleancë qelbësirash dhe më 2017 e ribënë përsëri aleat, e pranoi drejtësia e cila dukej se hoqi dorë përfundimisht nga ndëshkimi i politikës.

Kur Sali Berisha tentoi të përçajë koalicionin Rama-Meta më 2015 duke hapur çështjen CEEZ DIA në parlament, Ilir Meta ia përmendi djalin e tij Shkëlzen Berisha, duke i thënë se ka dhënë një dorëheqje prej tij, dhe nuk jep përsëri.

Për fat gjërat filluan të ndryshojnë pikërisht atëherë.

Bashkimi Evropian dhe SHBA, vendosën të mbështesin në Shqipëri, krijimin e një sistemi të drejtësie për t?i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikës shqiptare. Nën presionin e fortë të Perëndimit dhe shpresat e rreme se mund ta kapnin sistemin rrugës, politikanët shqiptarë votuan me 140 vota për Reformën e re në Drejtësi.

Për hir të së vërtetës, dy nga njerëzit më të kthjellët për atë që i priste në ato momente ishin ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët ishin tmerrësisht kundër, por besuan se fuqia e tyre politike do rritej dhe ata do ta kontrollonin sistemin që po miratonin.

Pas tetë vitesh nga ai votim, Shqipëria ka sot një institucion autoritar të drejtësisë, i cili po çon para drejtësisë çdo politikan të lartë që po i del përpara. Shumica e tyre janë socialistë. Ata e kanë pranuar këtë reformë dhe natyrsht po pranojnë dhe ndëshkimet prej saj.

Ilir Meta dhe Sali Berisha duartrokasin çdo ditë arrestime te socialistëve dhe pastaj mërziten pse janë ngritur akuza dhe për Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Përpjekja për ta quajtur marrjen e tyre në ndjekje penale si ndëshkim politik, është e vërtet vetëm në një pikë, që ata janë mbrojtur politikisht deri tani. Tani nuk ka kush t?i mbrojë më politikisht.

Dhe akoma më të shqetësuar janë që arrestimi i Ilir Metës me brutalitet, nuk ka prodhuar ?mosbindje civile? në rrugët e Tiranës. Sali Berisha që bën si shqetësuar për këtë gjë që e ka hequr vetë nën lëkurë nga ilir Meta, po kërkon të testojë me arrestimin e Ilir Metës, reagimin që do ketë kur të arrestojnë atë. Ndaj është kaq i dëshpëruar.

Pas 21 Janarit, Ilir Metën e mbrojti Sali Berisha duke i shkuar për darkë në shtëpi një ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë për të. Pastaj të dy bashkë ngritën komision hetimor kundër Prokurorisë së Përgjithshme, Presidentit e gazetarëve për të mos u hetuar për 21 Janarin. Pastaj filluan t?i nxjerrin lakrat njëri- tjetrit, ngaqë u përçanë politikisht disa kohë.

Tani politika nuk pi më ujë. Ajo i mbrojti sa mundi.

Të dy kanë në politikë prej vitit 1990, dhe Shqipëria u ka dhënë gjithçka çfarë mund t?i japë një politikani, i ka bërë deputetë, presidentë, kryeministra, dhe miliarderë.

Tani ata kanë fatin të përballen me atë që i kanë bërë Shqipërisë. E di që nuk turpërohen për çfarë i kanë bërë Shqipërisë si ?burra shteti?, por të paktën mos turpërohen si ?burra grash? kur u shqiptohet emri nga prokurori./ CNA

 

3 MUAJ ME PARE

Mero Baze e ka pranuar: Më paguajnë Zeni dhe Tigri, Zdromsi dihej?!

Pak kohë më parë, Mero Baze kishte zbuluar një teori shumë interesante për gazetarinë shqiptare: kushdo që kritikon SPAK-un qenka automatikisht në “borderotë” e dikujt.

Disa në borderotë e Arben Ahmetaj, disa në borderotë e Shkëlzen Berishës. Me pak fjalë, ata që ishin kundër SPAK-ut ishin të gjithë të blerë.

Ishte një hartë shumë e qartë morale e gazetarisë: kush mbron SPAK-un është i pastër, kush e kritikon është në borderotë e Tigrit apo Zenit.

Për pak kohë nga SPAK-u ndodhi “diçka” e vogël, thjesht u arrestua Erion Veliaj.

Papritur teoria e “borderove” nga Ahmetaj te Zeni pësoi një evolucion shkencor.

SPAK-u, që deri dje ishte institucioni që duhej mbrojtur nga gazetarët e “paguar”, u kthye brenda natës në institucionin që po bën padrejtësi, që po gabon, që po tejkalon kompetencat.

Sipas standardit të parë të Mero Bazes, lind pyetja, kur një gazetar sulmon SPAK-un sot, në borderonë e kujt është?

Ose për të qenë më qartë në cilën bordero është Mero Baze, të Zenit apo të Tigrit, se ato të Veliajt dhe disa të tjerëve i dimë.

Mesa duket problemi me “teoritë e mëdha” të Meros është se funksionojnë për mrekulli derisa një ditë GJKKO me kërkesë të SPAK-ut ndryshoi realitetin e teorisë, pasi gjykata vendosi që një tjetër emër duhet të arrestohet, pas kërkesës së prokurorëve. Ky ndoshta është ai që e paguante më shumë ose vazhdon e paguan edhe më shumë.

Tani ose Meros i ka rënë “teoria e borderove” ose ka shtuar borderotë dhe s’e ka problem për teoritë e tij të mjera, mjafton borderoja.

18.08.2023

Mero Baze, më 18 shtator 2023 shkroi se prokurorët e SPAK-ut po sulmohen nga gazetarë që janë në borderotë e Arben Ahmetajt dhe Shkëlzen Berishës.

“Gjithë opozita e Berishës dhe Metës, dhe gjithë gazetarët që janë ca në bordero të kërkuarish, e ca në borderotë e Shkëlzenit, i janë turrur prokurove të SPAK, pse nuk arrestojnë x person, pse arreston y person, lavdërojnë një gjykatës që ka kërkuar hetime më shumë, dhe linçojnë një prokuror që ka futur në burg 9 vetë në një ditë“, shkruan Baze.

Mero “i mjerë” kundër drejtësisë për Erion
Shkrimi i Mero Bazes në 18 shtator 2023

Po kush janë gazetarët që paguhen nga Arben Ahmetaj dhe Shkëlzeni, çfarë i bashkon dhe si mund të dallohen?

Janë gazetarë, pseudogazetarë dhe analistë gjoja opozitarë, që me miratimin e dyshes Meta-Berisha i dolën në mbrojtje korrupsionit të Arben Ahmetajt, ish-numrit dy të qeverisë.

Është e paprecedentë që një opozitë të angazhohet në mbrojtje të korrupsionit të numrit dy të pushtetit, në vend që të përfitonte politikisht nga detajet e korrupsionit të frikshëm.

Janë ata gazetarë dhe analistë që shfaqen duke pirë puro dhe ngrënë karkaleca me Arben Ahmetajn, që nuk flasin kurrë për aferat e familjes Berisha dhe që çuditërisht mbrojnë edhe disa ministra të pushtetit, të lakuar për afera korruptive. (Mero, në fakt, flet shumë për aferat e qeverisë Rama apo zyrtarët e saj, e mbyti).

Janë pikërisht ata analistë dhe ish-zyrtarë të korruptuar të PD-së, të maskuar si gazetarë pas 2013, që kanë vila në Farkë, Gjirin e Lalzit dhe Palasë. (Mero Baze, sipas të dhënave të nxjerra nga kadastra, ka mundur të regjistrojë pasuri me vlerë dhjetëra miliona euro, apartamente, vila dhe hotele në jug të vendit).

Gazetarët në borderotë e Tigrit dhe Zenit dallohen lehtësisht pasi nuk flasin kurrë për oligarkët, ashtu sikurse nuk flasin Berisha, Meta dhe Kryemadhi, pra për oligarkët që po ndajnë pasuritë dhe paratë publike, me vendime qeverie. (Mero e çau gojën për oligarkët e pushtetit, në fakt, Ramën, Veliajn, Beqjen, ministrat e Rilindjes, përfshi e Ballukun që e ka hall apo Ulsiun që i del në ëndërr).

Duket e pabesueshme, por dyshja Berisha-Meta me gazetarët në borderotë e Tigrit dhe Zenit, ditët e fundit po mbrojnë edhe Edi Ramën nga “komploti” i Erion Veliajt, pasi Rama mori në mbrojtje kullën e Shkëlzenit. (Tani e mbron Mero, po kush e paguan sot më shumë: Rama apo Veliaj?)

Aktualisht, dyshja Berisha-Meta me gazetarët në borderotë e Tigrit dhe Zenit, sulmojnë vetëm prokurorët e SPAK-ut se pse nuk arrestojnë njerëzit që thonë ata, sulmojnë Erion Veliajn që të mos u rrëzojë Ramën, ndonjë gazetar që nuk shihet dhe as nuk blihet, si dhe inceneratorët, pasi nuk morën gjobën që kërkuan. (Tani SPAK po e sulmon Mero Baze, pse? U pagua apo jo nga inceneratorët? U pagua apo jo nga sterilizimi? U pagua dhe paguhet nga Veliaj.)

Dosja e sterilizimit po i diskrediton më shumë në sytë e shqiptarëve, pasi nuk flasin dot për tri koncesionet e tjera, atë të hemodializës, check up-it dhe laboratorëve sepse pas tyre qëndron Klod Allajbeu, i cili pastron paratë e Shkëlzenit në fabrikën fantazmë të boronicave në Gërdec. (Këtu Mero e ka humbur busullën sapo mori reklama nga Allajbeu, se nga Vilma e check up-it i ka marrë me kohë).

Sali Berishës, Ilir Metës dhe zagarëve të tyre mediatikë u ikën llapa nëse përmendin aferat e Klodit me Ilir Beqajn dhe Ogerta Manastirliun. (Mero ka evoluuar se mosha hesapi, pleqëria i vjen shpejt, llapa i është trashur shumë bashkë me mendoren e tij që ka evoluuar, pasi ka ndryshuar 10 herë qëndrime, bën sikur i shan, por nga këta ministra dhe koncesionet e tyre ka mbushur xhepat).

Dhe kur humbin edhe më thellë zgjedhjet e radhës bëjnë si të mërzitur 2-3 ditë, duke shpikur alibi nga më banalet.

Halli i tyre është të qëndrojnë bashkë për të mbajtur monopolin opozitar, për t’u mbrojtur nga veprimi i SPAK-ut, si dhe për të kapur çfarë të lënë pas pushteti me oligarkët. (Tani Mero nga se po mbrohet?)

Mjerë mendorja është pak, shumë pak./ CNA

3 MUAJ ME PARE

Gomarllëqet e Mero Bazes/ “Duhet drejtësi e re, Berisha dhe të tijtë në burg”

Në një reagim për “Express”-in e Kosovës në 30 nëntor 2013 kur sapo Rilindja kishte ardhur në pushtet, Mero Baze kërkon arrestimin e Berishës, Genc Rulit, etj., por, sipas tij, Shqipëria nuk ishte ende gati.

CNA po sjell më poshtë disa qëndrime të Mero Bazes dje dhe qëndrimet e tij të sotme që ndryshojnë shumë nga dje.

Kërkonte referendum popullor dhe reformë në drejtësi, e mbështeti me egërsi deri në arrestimin e Sali Berishës. Fërkonte barkun për Metën, qau pak për Ilir Beqjen, ia plasi me oi për Veliajn.

Gomarllëqet e Mero Bazes (në fakt duket si vlerësim se gomarin e fyen po ta krahasosh me Meron, siç e ka qejf dhe vetë, për nga ligësitë është edhe më djall se djalli) nuk kanë të sosur, pleqëria ndoshta e ka bërë të roisë. Ose ka demencë, ose ngelet mercenar i kthyer në miliarder me vila dhe hotele.

CNA do të sjellë dhjetëra shkrime për të kuptuar se si Mero Baze, i cili në qarqet politike e mediatike mban pseudonimin e terroristit, siç ka qejf ta thërrasë Ylli Rakipi, në fakt vlen më pak se derdhjet e ujërave të zeza që qelbin Lanën prej dekadash.

Por ja që ekzistojnë edhe të tilla mbetje që i nxjerr jashtë kush të mundet, sa Berisha, Meta, Rama apo dhe Veliaj. Me këtë të fundit Mero nuk e realizoi dot ëndrrën e tij që të ishte pranë kur kontrollonte anusin muaj më parë.

Gazetari i njohur shqiptar dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze, ka komentuar për “Express” çështjen e luftës antikorrupsion në Shqipëri dhe mundësinë e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe eksponentëve të qeverisë së tij. Kjo temë është diskutuar kohët e fundit në Bruksel, në kontekstin e kushtëzimit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe provave që duhet të japë Tirana në luftën antikorrupsion.

Baze shprehet se tashmë është e qartë se Berisha ka për çfarë të arrestohet. Por, sipas tij, vështirë se diçka e tillë mund të ndodhë për shkak të degradimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

“Shqipëria duket se nuk është ende gati për këtë. Jo aq shumë nga vullneti i qeverisë sesa nga degradimi i sistemit të drejtësisë që është edhe produkt i pushtetit të Berishës”, thotë ai. “Nëse Perëndimi do të mësojë se kur Shqipëria do të ketë shtet ligjor, nuk ka nevojë ta monitorojë Shqipërinë, por thjesht të presë të dëgjojë kur do të arrestohet Sali Berisha. Sali Berisha ka konsumuar vepra të qarta penale, për të cilat mund të arrestohet dhe të mos dalë më kurrë nga burgu, nëse në Shqipëri do të vendoset ndonjëherë shteti ligjor”, shton ai.

Mero “i mjerë” kundër drejtësisë për Erion
Deklarata e Mero Bazes në 2013

Këtu ndoshta shikonte emra kur SPAK-u merrte urdhra prej tij, e njëjta ëndërr që ka edhe sot me Erion Veliajn.

Sipas Bazes, në Shqipëri ka plotë eksponentë të ish-qeverisë, që mund të arrestohen.

“Genc Ruli ka bërë shkelje të qarta të ligjit me dëm ekonomik, duke firmosur koncesione që duhet t’i firmoste Parlamenti, Arben Imami ka bërë gjëma me bizneset e ushtrisë, përgjime të paligjshme të opozitës dhe financime të paligjshme të mediave proqeveritare në kohën e Berishës, Lulzim Basha i ka ikur akuzës për 220 milionë euro me procedurë, pa u ballafaquar në gjyq, Fatmir Mediu i ka shpëtuar burgut duke përdorur imunitetin, Eduard Halimi ka përdorur të burgosurit në fushatën e fundit duke bërë premtime për falje dënimesh për burg të përjetshëm”, shprehet Baze.

Mero “i mjerë” kundër drejtësisë për Erion
Deklarata e Mero Bazes në 2013

Por a mundet qeveria e Edi Ramës të përballet politikisht me një ndërmarrje të tillë?

“Me dënimin merret drejtësia. Por problemi te ne është drejtësia. Ajo është më arrogantja dhe më e inkriminuara. Një emision i ‘Fiks Fare’, nga më të mirët e historisë së shtypit shqiptar, provoi se për tre muaj rresht një të dënuari shqiptar iu desh të paguante që nga sekretarja e gjykatës në Pukë, deri te kryetari i Gjykatës së Lartë në Tiranë. Dhe sot ka dalë ish-ministri i Drejtësisë i Berishës, që i mbron. Pra, këtu problemi më i madh është se kush do ta ndëshkojë drejtësinë shqiptare,” thotë ai.

Mero “i mjerë” kundër drejtësisë për Erion
Deklarata e Mero Bazes në 2013

"Nëse Edi Rama dhe kjo qeveri ka ndërmend të bëjë diçka, duhet ta nisë me reformimin e gjyqësorit, me shtrirjen e këtij sistemi, me kalimin në referendum për këto ndryshime kushtetuese, për të bërë popullin zot të këtij ndryshimi dhe pastaj për të filluar të ndëshkojë historitë kriminale në Shqipëri. Me këtë drejtësi, krimi dhe korrupsioni në Shqipëri janë në festë”, thekson ai.

Mero “i mjerë” kundër drejtësisë për Erion
Deklarata e Mero Bazes në 2013

Sa bukur fliste Mero Baze për drejtësi të reformuar, për arrestime në 2013. Ka një gjë shumë interesante në Shqipëri: disa ide duken të shkëlqyera… derisa fillojnë të zbatohen.

Në vitin 2013, Mero Baze ishte shumë i qartë

Shqipëria do të bëhej shtet ligjor ditën kur do të arrestohej Sali Berisha. Madje ai e shihte arrestimin e politikanëve të fuqishëm si simbolin më të pastër të drejtësisë. Berisha është nën akuzë, ka një dosje penale, u detyrua të qëndronte në arrest shtëpie për gati një vit. Ndaj tij vazhdon procesi penal ashtu siç e donte Mero Baze, i cili ishte flamurtari i drejtësisë së re.

Mero “i mjerë” kundër drejtësisë për Erion
Deklarata e Mero Bazes

Reformë që ka larguar gati gjysmën e njerëzve në sistemin e vjetër të drejtësisë, ku jo pak individë janë goditur edhe padrejtësisht dhe shumë të tjerë në sistem janë instrumente të mazhorancës socialiste. Reformë e përshëndetur dhe mbështetur nga të gjithë, përjashto Sali Berishën që priste fatin e tij nga kjo reformë.

Prej saj Mero Baze priste rënien e atit të tij shpirtëror, atij që dikur i thurte lavde dhe i qëndronte në paradhomë, tashmë e kishte bërë armik, pasi kishte preferuar të ndryshonte shtratin dhe të shkonte tek Edi Rama, njeriu të cilit dikur nuk i kurseu as djalin e tij me akuza të ndyra dhe perverse. Në fakt, ky është Mero Baze.


Pastaj ndodhi diçka e papritur.

U bë reforma në drejtësi. U ndryshua Kushtetuta. U bë vetingu. U ngrit SPAK-u. Dhe, për habinë e të gjithëve, drejtësia filloi të bëjë pikërisht atë që kërkohej prej vitesh edhe nga Mero i djeshëm dhe të mjerët e sotëm: të hetojë politikanë, madje edhe t’i arrestojë.

Dhe këtu fillon komedia. Sepse në momentin që drejtësia filloi të funksionojë realisht, teoria e vjetër u përditësua. Arrestimi i politikanëve, që dje ishte “prova e shtetit ligjor”, sot kërkon analizë më të thellë, kujdes më të madh dhe ndoshta… pak më pak arrestime.

Arrestohen Berisha dhe Meta, duartrokasin, arrestohet Veliaj në detyrë duke prishur provat, jo kujdes se në detyrë ky nuk quhet, vetëm ata quhen. Nuk bënë kështu as për Saimir Tahirin, as për Ilir Beqjen, as për Lefter Kokën, as për Vangjush Dakon apo disa kryebashkiakë të tjerë. Tani që u burgos Veliaj ndryshoi kënga.

Mund ta shohim si një evolucion të bukur: Faza 1: “Arrestoni politikanët, që të kemi shtet ligjor.” Faza 2: “Po jo këta politikanë… prisni pak se këta... ashtu është puna”.

Në thelb, reforma në drejtësi funksionoi. Problemi është se funksionoi shumë mirë, problematika mund të ketë, por SPAK-u filloi të funksionojë aq mirë sa filloi të prekë njerëz në nivelet më të larta si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, zëvendësministra, deputetë, kryetarë bashkie, jo vetëm me teori dhe editoriale që dje kërkonin arrestime, sot thonë, “por jo Erioni”.

E për këtë Mero harroi gjithçka dhe nuk kurseu as të shkretin partizan Sadushi, që e ka nxjerrë në çetë dhe ia mori fytyrën, megjithëse me kohën do t’i binte maska.

U krijua një standard i ri shumë praktik, drejtësia është e shkëlqyer kur premtohet, e domosdoshme kur kërkohet, por problematike kur zbatohet. E duan drejtësinë, por sipas peshores së tyre që vjedh me kandar.

E donin shtetin ligjor dhe me drejtësi vetëm si ide, për sa kohë mbetet ide është fantastike, kur zbatohet u prish punë./ CNA

3 MUAJ ME PARE

Arbër Veliaj, halli i madh i Mero Bazes

Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dikur shërbëtor i Sali Berishës, ky i fundit pas vitit 2006 e dëboi, pasi kur i shkonte në zyrë qelbte erë, ka filluar një skemë të re.

Si gjithmonë, pasi shan Berishën, familjen e tij, fëmijët, gratë, të miturit siç e ka zakon Mero Baze, ka qarë hallin e vëllait të Erionit, Arbër Veliajt, për të cilin është shqetësuar në editorialin e tij të lodhur që vjen nga mërzia, nga inati, nga xhelozia, nga intriga, nga neveria, nga ndyrësia, duke na ka treguar se ka një hall të madh.

Përtej Saliut dhe Shkëlzenit, paska një hall më të madh që na qenka Arbër Veliaj.

Fillon me pyetje të thjeshta. Prokurori Ols Dado kërkon të hetojë dhe akuzojë për pastrim parash vëllain e Erion Veliajt, i cili ka kompani legale marketingu dhe shpërndan reklamat e “One” dhe disa kompanive të tjera.

Një mashtrim që në pyetje.

Së pari, gazetarët e thjeshtë që merren me punën e tyre profesionale çdo ditë e dinë shumë mirë se nuk e ka kërkuar sot prokurori Ols Dado apo dje.

Prokurori Altin Dumani dhe prokurori Ols Dado më shumë se një vit më parë kanë ndarë dosjen hetimore të Erion Veliajt.

Pjesën e parë të dosjes me 13 akuza e kanë çuar në gjykatë më 24 korrik të vitit të kaluar dhe pjesën tjetër kanë hapur një fraksion dhe po hetojnë me dyshime se ka pastrim parash apo veprime në kompani të tjera që lidhen me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pra detyrën e tij dhe përfitimet apo para që mund të kenë qarkulluar në kompaninë e vëllait të tij.

Mund të na thotë Mero Baze cili është problemi, pse nuk duhet hetuar vëllai i Erion Veliajt në këtë rast?

Mirë kryeministri tha mos i arrestoni, ndiqini në gjendje të lirë, tani Mero Baze, mendja e neveritshme e servilizmit të pushtetit politik, kërkon që as të mos hetohen.

Të mos hetohet Arbër Veliaj, thotë Mero. Pse? Se na qenka thjesht një ndërmjetës që merr lekët nga disa kompani dhe i çon në disa media.

Sa para ka marrë Mero Baze nga kjo kompani?

Më lart na tha se nuk duhet të hetohet fare, më poshtë po e pyesim ne: Sa para ke marrë? Pse shqetësohesh për Arbrin?

Rezulton sipas të dhënave nga tatimet të ketë rreth 300 mijë euro pagesa të bëra për Mero Baze të bëra nga kompania “GOGEL”.

Është shumë e thjeshtë përgjigjja. Mero Baze gënjen duke thënë se tani na paska filluar hetimi dhe kërkojnë ta hetojnë, ndërkohë që hetimi ka kohë që ka filluar, këtë e di çdo gazetar i kronikës.

Na thotë se ka një kompani legale marketingu, nuk ka thënë kush është ilegale, por na thotë të mos hetohet kjo kompania sepse ka një hall të madh.

Halli është që ai është paguar me qindra mijëra euro nga kompania “GOGEL”.

Më tej flet për kompaninë “One”.

Në fakt, nga njoftimi dhe nga SPAK-u zyrtarisht nuk del të ketë ndonjë hetim për kompaninë “One”.

Mero mashtron se ka një presion psikologjik që të shkëputen marrëdhëniet e kompanisë “One” me Arbër Veliajn, sepse ky i fundit është burimi financiar që paguan avokatët.

Në fakt, Arbër Veliaj është njeriu që paguan mediat si Mero Baze, Carlo Bollino, media të tjera anonimesh dhe gjobaxhinjsh për sulme ndaj prokurorëve të SPAK-ut, ndaj gjyqtarëve, të tjerë persona për të bërë raporte, ka bërë shkrime nëpërmjet lobistëve në mediat e huaja për të sulmuar drejtësinë dhe këto janë fakte që edhe Mero i ka pranuar, por hetimi është ndaj Arbër Veliajt, nuk është ndaj kompanisë “One”.

Për më tepër, që ta dijë Mero, që bën sikur nuk e di dhe mund t’i gënjejë njerëzit, sot kompania “One” në një zë zyrtar ka konfirmuar se para disa javësh është rifirmosur kontrata mes saj dhe “GOGEL” për fushatën e reklamimit. Tani kur kishte presion nga SPAK-u, si arriti të firmosë kontratën?

Mero gënjen, nuk bën gjë tjetër. Atë di të bëjë më mirë se çdokush.

Hetimi ndaj Arbër Veliajt është bërë se ka dyshime se mund të jenë pastruar, pse nuk duhet hetuar?

Mirë Mero se ka hallin e lekëve që i jep Arbri, jo vetëm nga “One”, por dhe shumë kompani të tjera, të cilat duke ditur se si funksionon tregu shqiptar dhe ku kanë shkuar, tek Arbër Veliaj për të bërë fushata dhe për shkak edhe të detyrës së Erion Veliajt, por kjo është zgjidhje e privatit.

Një pyetje që duhet shtruar është a ka përfituar direkt apo indirekt Arbër Veliaj apo kompanitë e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, e cila është mbajtur nga Erion Veliaj?

Është e thjeshtë. Kompania “GOGEL” ka pasur një aktivitet nga viti 2015 me dy lekë, sot qarkullon dhjetëra miliona euro, gjithçka e rastësishme që në momentin që Erion Veliaj është bërë kryebashkiak i Tiranës?

A ka përfituar fonde direkte apo indirekte Arbër Veliaj nga Bashkia e Tiranës, vëllai i tij që mbante detyrën?

Në rast se ka marrë para dhe fonde për shkak të detyrës së vëllait, të cilat më pas i ka shpërndarë në media, këtë Mero Baze e di shumë mirë që është shkelje e ligjit, duhet të mbajë përgjegjësi penale, Erioni dhe vëllai i tij Arbri.

Me paratë e taksapaguesve shqiptarë janë shpërndarë në media reklama apo janë bërë fushatat e Erionit apo janë përdorur edhe për këto që pretendon gazetari i familjes së Veliajt, pra sulmet ndaj, jo vetëm një prokurori të caktuar siç duan ta identifikojnë, por ndaj Ols Dados, ndaj Altin Dumanit, ndaj Erjon Banit dhe Engert Pëllumbit, por edhe ndaj oficerëve të BKH-së apo atyre të burgjeve apo deri tek ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Është e thjeshtë skema.

Nuk kanë pse lodhen as Mero, as Arbri.

A ka përfituar para ky i fundit nga Bashkia e Tiranës, direkt apo indirekt nëpërmjet kompanive të tjera, nëpërmjet reklamave, fondeve? Ky është thelbi.

Në rast se ka përfituar fonde, të shkojë të mbajë përgjegjësi para ligjit, para drejtësisë. Ka gjyqtarë, ta gjykojnë, nëse është i pafajshëm të shikojë punën e tij, në rast se ka përfituar nga taksat e shqiptarëve dhe ata janë marrë më pas e janë keqpërdorur apo më keq akoma me skema të mbyllura raportohen sipërfaqe reklamash më të vogla sesa është realiteti dhe nëpërmjet të tretëve, krijohen forma të ndryshme që shiten sipërfaqe më të mëdha, ndërkohë që deklarohen më pak.

Edhe këtu është një formë tjetër përfitimesh dhe në rast se këto para përfitohen nga të tretë dhe i jepen Arbër Veliajt apo shkojnë nëpërmjet firmave të Erion Veliajt këtu nuk e ndihmojnë dot as Ols Dado e as Dumani, e vendos drejtësia./ CNA

3 MUAJ ME PARE

Hetimet ndaj Veliajt, Mero Baze shfrenon fantazinë/ “Prokurorët e SPAK-ut të marrin leje tek unë”

Në Shqipëri po shpiket një standard i ri i drejtësisë. Ky do të ishte një titull për mediat ndërkombëtare apo për diplomatët dhe juristët e Shqipërisë e më gjerë.

Por kur shikon se kush e shpiku këtë standard e kupton që thjesht është një veprim i një mercenari (që qelb erë) me pagesë si Mero Baze. Po, po, është i njëjti që ankohej për faktin se nuk e takoi Erion Veliajn kur po kontrollonte anusin te doktori në Durrës. Ndoshta po e bëjmë pak banale që në fillim, por faktet janë fakte.


Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, është edhe më ekstremist se kryeministri në recetat e tij ndaj drejtësisë. Edi Rama tha hetoni, por mos i paraburgosni, ndërsa Mero i Veliajt thotë mos i hetoni fare. Pse hetohet ky apo ai pyet Mero si naiv, kur në fakt nga personi që po hetohet është paguar 300 mijë euro. S’ka faj, ka hall.

Kryeministri na tha: “Mos arrestoni zyrtarët e korruptuar, hetojini në gjendje të lirë.” Një lloj humanizmi procedural, që na u shpjegua si shenjë qytetarie juridike.

Pastaj standardi u rafinua edhe më shumë: “Në fakt, më mirë mos i hetoni fare.”

Këtu hyn në skenë edhe zëri “moral” (si ai i prostitutës së përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet) i disa mediave. Mes tyre edhe Mero Baze, i cili na shpjegon se hetimet ndaj firmës së vëllait të kryetarit të Bashkisë së Tiranës mund të trembin investitorët e huaj. Një shqetësim vërtet prekës për klimën e biznesit.

Pra, logjika e re është kjo: nëse një kompani e huaj paguan te firma e vëllait të kryetarit të bashkisë për të bërë “promovimin”, atëherë hetimi për këtë firmë bëhet pothuajse një akt armiqësor ndaj investimeve.

Nëse prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado vendosin të ndjekin këshillat e ndritura të Mero Bazes, atëherë ndoshta duhet të bëjnë një reformë të vogël në mënyrën si punon Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Së pari, të heqin dorë nga ideja e vjetër dhe pak primitive e hetimit të korrupsionit. Sepse, siç duket, hetimet paskan një efekt shumë të rrezikshëm: mund të shqetësojnë njerëz të rëndësishëm dhe madje – horror i vërtetë – të trembin investitorët.

Së dyti, përpara çdo veprimi procedural, ndoshta duhet të kontrollojnë një kriter të ri juridik: a lidhet rasti me ndonjë biznes familjar të pushtetit, me ndonjë kontratë reklame apo me ndonjë interes që mund të mos i pëlqejë ndonjë editoriali të radhës?

Nëse po, atëherë procedura më e mençur do të ishte shumë e thjeshtë: dosja të futet në sirtar dhe çelësi të hidhet diku larg. Për të mirën e klimës së biznesit, sigurisht.

Madje, për të shmangur keqkuptimet në të ardhmen, ndoshta SPAK-u mund të vendosë një rregull të ri: para se të hapet një hetim, të merret paraprakisht edhe një “opinion editorial” nga Mero Baze. Kështu kursen kohë drejtësia, ruhet qetësia e pushtetit dhe investitorët flenë të qetë.


Sepse në këtë filozofi të re, problemi nuk është korrupsioni. Problemi është që dikush mund të guxojë ta hetojë atë.

Me këtë ritëm të rekomanduar nga kryeministri dhe të avancuar nga Baze, shumë shpejt do të arrijmë në formulën perfekte: prokuroria të mos arrestojë, të mos hetojë, dhe idealisht as të mos mendojë për raste që mund të lidhen me korrupsionin apo hetimet e zyrtarëve.

Këtu jemi fiks (jo fare), te teza e fundit e kryeministrit. Kura është më e dëmshme sesa vetë korrupsioni.

Një vend i korruptuar deri në palcë, që nga koha e osmanëve, ilaç paska mos hetimin sipas të mjerit Mero.

Problemi i vogël në këtë histori është se vetë Mero Baze rezulton se paguhet nga firma e vëllait të kryetarit të bashkisë për reklama në median e tij. Ai që përfiton financiarisht nga kjo marrëdhënie është njëkohësisht edhe ai që del publikisht dhe pyet e sqaron pse nuk duhet të ketë hetim.

Standardi i ri i drejtësisë duket të jetë ky: mos arresto, mos heto, dhe nëse dikush guxon të pyesë pse, nxirr ndonjë artikull për “terrorizimin e investitorëve”.

Sepse, në këtë version të ri të realitetit, problemi nuk është korrupsioni. Problemi është që dikush mund të guxojë ta hetojë atë.

Më tej, akoma mirë do të ishte që prokurorët e SPAK-ut me standardet e reja duhet t’i marrin leje Meros kë të hetojnë e kë jo.

Këtë shpresoj ta kuptojnë ata në SPAK, por tani Mero duhet të tregojë si dhe ku do ta marrin lejen, te zyrat që përfitoi pas shantazhit dhe sulmeve ndaj biznesmenit dhe Bashës, te vilat te Kodra e Diellit, tek apartamentet apo te hoteli 10 milionë euro në Ksamil?

Apo t’i kërkojnë lejet te sarajet në Peshtan, aty ku ndahen tenderët e bëhen pazaret për investimet në jug të vendit? Ku ta kërkojnë lejen këta prokurorët e SPAK-ut?

Dikush nga prokurorët mund ta thërrasë personalisht, t’i çojë mesazh. Ose SPAK-u mund të dalë me deklaratë për shtyp dhe t’i kërkojë leje, ose t’i shkojnë poshtë shtëpisë siç i shkonte Veliaj./ CNA





Lajmet e fundit nga