web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Erion Veliaj prej 8 muajsh nuk përballet me drejtësinë, por prej më shumë se një viti nga dita e arrestimit të tij ka filluar një luftë me drejtësinë në mediat ndërkombëtare. CNA ka identifikuar shkrime në mediat ndërkombëtare si “The Economist”, “Jerusalem Post”, “EU Reporter”, European Business Magazine” dhe së fundi “Europrospects”, të shkruara nga palë të treta që ngrenë dyshime për artikuj me pagesë apo anonimë që emërues të përbashkët kanë rastin e Veliajt dhe sulmin ndaj drejtësisë. Dje, makineria e propagandës së Erion Veliajt ka hedhur në treg një tjetër tentativë për të goditur Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit, duke përdorur këtë herë një platformë modeste të quajtur "Europrospects". Në këtë artikull tentohet të krijohet narrativa se arrestimi i Veliajt për korrupsion është një "provë për besueshmërinë e BE-së" dhe se SPAK-u po shkel procedurat ligjore. Lajmi është bërë nga një emër anonim, e identifikuar si Eva Kelmendi dhe kur kërkon nuk ka shumë informacion për të, ndërsa tek "Europrospects" ajo e ka shkrimin e saj të parë, gjë që shton dyshimet mbi vërtetësinë e materialit. Beteja e Erion Veliajt për t’u përballur me drejtësinë dhe 13 akuzat e rënda penale kalon nga propaganda nga sulmet e prokurorëve, pa përfshirë dhe sulmet që vinin nga mediat e paguara prej tij dhe vëllait të tij. Po flasim për mediat ndërkombëtare në të cilat shkruhet se rruga e Shqipërisë kalon nga Veliaj. Në fakt, po, e vërtetë, rruga e Shqipërisë në BE kalon nga goditja e krimit dhe korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit. Një nga rastet që është një sprovë e madhe për drejtësinë në Shqipëri është rasti i Erion Veliajt. Pavarësisht se për këtë çështje kanë dalë edhe partizanë.

10 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Degradimi i propagandës së Veliajt/ Sulmon SPAK-un në media periferike

Makineria e propagandës së Erion Veliajt ka hedhur në treg një tjetër tentativë për të goditur Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit, duke përdorur këtë herë një platformë modeste të quajtur "Europrospects".

Përmes një artikulli të gjatë tentohet të krijohet narrativa se arrestimi i Veliajt për korrupsion është një "provë për besueshmërinë e BE-së" dhe se SPAK po shkel procedurat ligjore.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Nuk duket që ky shkrim të ketë ndonjë rëndësi për standardet e BE-së, por është bërë nga një shqiptare në një portal periferik, që ka edhe dyshime për mënyrën si financohet sipas ChatGPT-së.

Lajmi është bërë nga një emër anonim, e identifikuar si Eva Kelmendi dhe kur kërkon nuk ka shumë informacion për të, ndërsa tek "Europrospects" ajo e ka shkrimin e saj të parë, gjë që shton dyshimet mbi vërtetësinë e materialit.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Ky veprim tregon degradimin total të lobimit të Veliajt. Nëse dikur paguheshin media ndërkombëtare që gëzonin një farë peshe, sot propaganda ka përfunduar në dyert e "Europrospects", një platformë online e krijuar vetëm në vitin 2022, e cila drejtohet nga studentë dhe studiues të rinj pa asnjë profil institucional. Ky blog, që funksionon me një staf të vogël dhe pa asnjë transparencë mbi financimet, nuk përfaqëson asgjë më shumë se një hapësirë ku opinionet mund të porositen sipas nevojës së klientit.

Vetë platforma "Europrospects", në fund të artikullit, mban një shënim ku deklaron se këto janë vetëm mendime të autorit dhe nuk përfaqësojnë politikën zyrtare të medias apo bordit të saj editorial. Ky detaj vërteton se shkrimi nuk është një qëndrim i institucioneve europiane, por një opinion i blerë që mund të porositet nga kushdo që kërkon të mbrohet nga burgu me para.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Në shkrim përmenden si argumente "shqetësimet" e firmave ligjore ndërkombëtare si "Kasowitz" në Nju Jork apo "Mishcon de Reya" në Londër, të cilat njihen për mbrojtjen e Veliajt me fatura të kripura 220 mijë dollarëshe.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Përdorimi i këtyre emrave tregon se Erion Veliaj po shpenzon shuma të majme nga paratë e dyshimta për të lobuar kundër drejtësisë shqiptare në zyrat e huaja.

Dhe tani me emra anonimë dhe me portale anonime kërkojnë t'ju thonë shqiptarëve që shiko se burgu i Veliajt na rrezikon BE-në. Shkrimi arrin deri aty sa ta quajë paraburgimin e Veliajt si një "paradoks të reformës", duke injoruar 13 akuzat e rënda penale që e mbajnë atë pas hekurave që prej shkurtit të vitit 2025.

Ky sulm i sinkronizuar, i shpërndarë me shpejtësi nga portalet e paguara nga vëllai i kryebashkiakut Arbër Veliaj, tregon dëshpërimin e një grupi që tashmë nuk ka më asnjë mbrojtje tjetër veçse blerjes së artikujve në blogje periferike.

Në fakt është krejtësisht e kundërta. Lufta ndaj korrupsionit në nivelet më të larta është rruga e Shqipërisë për në BE, përfshirë këtu edhe Erion Veliajn. Ndërkohë që gjyqi ndaj tij është caktuar për datën 24 mars, kjo fushatë denigruese ndaj SPAK-ut synon vetëm të bëjë presion mbi gjyqësorin, duke e shitur një zyrtar të akuzuar për vjedhjen e fondeve publike si një "viktimë" të standardeve europiane./ CNA

4 MUAJ ME PARE

Veliaj përsërit skemën/ Lobime në mediat ndërkombëtare për të goditur drejtësinë

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Kryebashkiaku i arrestuar për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, ka kërkuar sërish ndryshim të masës së sigurisë.

Më 24 shkurt është caktuar nga gjyqtarja e Gjykatës së Apelit, Nertila Kosova, seanca për shqyrtimin e ankimimit, ku pretendohet se kryebashkiaku i arrestuar nuk plotëson kushtet për t'u mbajtur në paraburgim. (LEXO KËTU)

Por çfarë ndodh? Skema përsëritet.

Sa herë Erion Veliaj ka një seancë gjyqësore shpërthejnë artikujt e mediave të huaja nëpër portale shqiptare.

Së fundi mediat shqiptare kanë publikuar një shkrim të “EU Reporter”, që, në fakt, është një manipulim dhe duket si presioni dhe shantazhi i radhës ndaj drejtësisë.

Është ciklike, i përsëritur fakti që në mënyrë të vazhdueshme sa herë ka një gjyq të rëndësishëm të Erion Veliajt, dalin shkrime.

Ne po ju sjellim disa prej tyre:

Media ndërkombëtare “The Economist”, në një shkrim të publikuar të enjten e 7 gushtit të vitit 2025 me titull "Njësia e re kundër korrupsionit në Shqipëri po rrëzon të fuqishmit", ku i mëshohet asaj që pse Erion Veliaj ndodhet në paraburgim.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Një tjetër media ndërkombëtare në portalin e “Jerusalem Post” sërish trajton rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Një artikull nga “EU Reporter” në qershor të 2025 ku sërish mbrohet Erion Veliaj, por me një përpjekje të strukturuar për të rehabilituar publikisht figurën e një zyrtari të nivelit të lartë nën hetim penal.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.

I fundit është një shkrim i bërë me 18 shkurt nga “EU Reporter”, të cilit më parë CNA i është drejtuar me një e-mail zyrtar për qëndrimin, por si gjithmonë ne nuk kemi marrë përgjigje. Pra, moskthimi i përgjigjes, qëndrimi në heshtje, pranon faktin se këto shkrime mund të jenë të porositura dhe me pagesë të bëra për arsye të lobimit.

Të tilla shkrime përdoren për të intimiduar drejtësinë.

Po të lexojmë dhe shkrimin e bërë nga “EU Reporter”, që, në fakt, duhet ta lexojë gjyqtarja e çështjes së datës 24 shkurt për të mos u kompleksuar si kolegët e saj në të tilla paçavure mediatike sepse duke i hedhur një sy konstatohet se është manipuluar gjithçka, duke nxjerrë nga konteksti qëndrimet e dhëna nga zyrtarët e BE-së dhe duke bashkëngjitur rrugën e Shqipërisë drejt Europës dhe luftën kundër korrupsionit si sukses të kryer nga SPAK-u deri tani si një çështje shqetësuese që lidhet direkt me arrestimin e Erion Veliajt.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Megjithëse lind një pyetje: pse lidhet vetëm me arrestimin e Veliajt dhe jo me kryebashkiakët e tjerë, me ministrat apo zyrtarët e tjerë, por pikërisht me Veliajn?

Më pas merret dhe shtohet brenda qëndrimi i avokatit e studiove ligjore dhe lobiste, të cilat shkuan e gënjyen deri në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.

Në raportet ku na thoshin se prokurori Ols Dado ishte anëtar aktiv i Partisë Demokratike apo të faktit që ky zhvillues pronash kishte kërkuar një leje për shtesë dhe i ishte refuzuar.

Dhe, e treta, që ishte edhe më qesharakja, akuza që ishin prokurorët, ata të cilët e kishin zgjedhur gjyqtarin paraprak, Erion Banin, ndërkohë që zgjedhja e gjyqtarit është bërë nga njëri prej të akuzuarve përgjatë procedurave ankimuese, pastaj qëndrimet e lobistëve merren dhe deformohen e përpiqen të shiten si qëndrime të zyrtarëve të lartë të BE-së se Shqipëria do të ketë penalitete me burgosjen e të korruptuarve.

Në fakt, është e kundërta. Edhe deklarata e bërë së fundi në “EU Reporter” duket qartazi se është një presion i radhës ndaj drejtësisë për gjyqin e ardhshëm të datës 24 shkurt 2026.

Të gjithë zyrtarët mbështesin SPAK-un. Pa folur pastaj për shifrat e paraburgimit, të cilat në Shqipëri nuk kanë lidhje me SPAK-un. As 5% e të burgosurve në paraburgim nuk janë të SPAK-ut, shifrat e tjera lidhen me veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Pa folur më tej se si merret dhe impostohet vizita e zyrtarëve të BE-së në Tiranë, pa folur më tej se si merret dhe kërkohet të deformohet qëndrimi i eurodeputetëve apo zyrtarëve të tjerë, pa folur më tej për qëndrimin e bërë nga kryetarët e bashkive në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, që vërtetë mund të quhet një rast politik, pasi ai është lider opozitar dhe mundet të arrestohet nga qeveria autokratike dhe presidenti Erdogan.

Kurse në Shqipëri ka një reformë në drejtësi të kryer nga zyrtarët e PS-së, me një veting ku janë përfshirë zyrtarë të PS-së, me një strukturë të SPAK-ut dhe GJKKO-së të votuar nga Parlamenti me vota të 140 deputetëve, votuar nga partia e Erion Veliajt, nga vetë ai dhe tani merren të gjitha këto e akuzohet publikisht se nuk duhet mbajtur në paraburgim Erion Veliaj, ndërkohë që ky i fundit ka 13 akuza për vepra të rënda penale dhe mbahet në paraburgim se po prishte provat.

Gjithashtu CNA, përmes zbardhjes së përgjimeve, ka treguar se Erion Veliaj ka bërë inskenime dhe dirigjime të mediave nga burgu për të sulmuar drejtësinë, prokurorët dhe gjyqtarët.

Erion Veliaj nuk ndodhet në burg politikisht.

Erion Veliaj ndodhet në burg me 13 akuza të rënda dhe prishjen e provave.

Ndërkohë ka një tjetër fraksion të dosjes ku po hetohet kryebashkiaku. Gjithçka që thuhet është thjesht një përpëlitje, lëvizje, duke menduar se me lobime, me shkrime në Europë dhe shkrime në SHBA Erion Veliaj do të dalë nga burgu.

Me të tilla forma, që mund të bëhen dhe shkrime si presione për gjyqtarët për arrestimin e zyrtarëve të ndryshëm në botë, të paguar për të thënë se nuk është e drejtë, duhet të ishin të gjithë të lirë.

Por, në fakt, SPAK dhe GJKKO nuk janë ngritur për të qenë pjesë e presioneve të lapsave me pagesë apo gjobaxhinjve mediatikë që përdorte Veliaj më pas për të publikuar këto paçavure si presion ndaj gjykatës dhe tashmë pritet që më datë 24 shkurt të jepet vendimi i Apelit të GJKKO-së për masën e sigurimit. Ndaj dhe ka dalë ky shkrim siç e renditëm më sipër, pas dhjetëra të tillëve që publikohen në media të ndryshme.

Së shpejti dhe ky shkrim e disa të tjerë që hidhen në portale shqiptare pritet të jenë pjesë e raportit shtesë që mund të bëjnë lobistët duke vazhduar për të gënjyer në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, Senatin apo Kongresin Amerikan, përfshirë këtu edhe zyrtarët e BE-së, të cilët duket se janë më të qartë.

Ja qëndrimi i vërtetë i Parlamentit Europian për Shqipërinë sipas draft-raportit që pritet të miratohet së shpejti.

Shteti i së drejtës, gjyqësori dhe lufta kundër korrupsionit

1. Përshëndet vijimin e reformës në drejtësi dhe procesin e vettingut; vëren sfida si vonesat në çështje dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë;

2. Kërkon forcimin e organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe investime në infrastrukturë e dixhitalizim;

3. Thekson se korrupsioni mbetet shqetësim serioz dhe kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta;

4. Insiston në adresimin e korrupsionit në të gjitha nivelet për të rritur besimin e qytetarëve;

5. Thekson rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit me agjenci të BE-së si Europol dhe Eurojust;”, thuhet në draft raportin e PE për Shqipërinë./ CNA

 

4 MUAJ ME PARE

Propaganda/ "EU Reporter" sqaron për CNA artikullin për Erion Veliajn

“EU Reporter” publikoi një artikull të gjatë disa ditë përpara seancës për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila zhvillohet në datën 24 shkurt.

Publikimet e artikujve të tillë, të cilat hedhin tymnaja mbi paraburgimin në Shqipëri dhe i drejtohen në mënyrë të veçantë zotit Veliaj, janë të përsëritura në Shqipëri, por edhe përtej kufijve të saj, sa herë Veliaj ka një seancë të rëndësishme gjyqësore.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Artikulli i publikuar ne EU Reporter

CNA TV iu drejtua me një e-mail zyrtar zotit Colin Stevens, kryeredaktor i “EU Reporter”.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
E-mail i dërguar nga CNA

Zoti Stevens thekson se ky është një publikim që vjen nga burime të jashtme që shprehin qëndrimet e tyre.

Sipas kryeredaktorit të “EU Reporter”, “Opinionet e shprehura në artikull janë ato të të intervistuarve dhe jo të ‘EU Reporter’”.

“EU Reporter” nuk ka qëndrim zyrtar editorial mbi këtë temë, thekson Colin Stevens, duke rrëzuar kështu qëndrimet e lobistëve apo avokatëve për qëndrime të dhëna nga një media e rëndësishme në Europë.

“Artikulli në fjalë iu dorëzua ‘EU Reporter’ nga gazetari i pavarur me qendër në Bruksel, z. Martin Banks.

Emri i Z. Banks është vendosur qartë në artikull si autor i shkrimit. 

‘EU Reporter’ publikon artikuj nga një sërë burimesh të jashtme që shprehin një gamë të gjerë pikëpamjesh.

Opinionet e shprehura në artikull janë ato të të intervistuarve dhe jo të ‘EU Reporter’.

‘EU Reporter’ nuk ka qëndrim zyrtar editorial mbi këtë temë”, sqaron kryeredaktori i “EU Reporter”, Colin Stevens.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Përgjigjia e Colin Stevens për CNA

CNA TV u është drejtuar me një e-mail zyrtar personave të intervistuar, si dhe gazetarit që ka shkruar materialin dhe e ka publikuar në “EU Reporter”, nëse është një iniciativë e tij personale apo është një kërkesë që vjen nga grupime apo interesa të caktuara./ CNA

5 MUAJ ME PARE

Gazetat europiane "shqetësohen" për Erion Veliajn

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Në një shkrim të publikuar në faqen online të Mero Bazes, gazetarit të familjes Veliaj dhe në mediat e paguara nga paratë e inceneratorëve dhe taksat e shqiptarëve nëpërmjet parave që shpërndan pushteti për propagandë, na është theksuar se, European Business Magazine është shqetësuar shumë për Erion Veliajn.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Artikulli i publikuar në European Business Magazine

Pra, revista e biznesit europian është shqetësuar për çështjen e kryebashkiakut me 13 akuza të Shqipërisë dhe thotë se testi i besueshmërisë së BE-së, dhe pse Brukseli duhet të insistojë në llogaridhënie.

Po titulli është mirë, pavarësisht kush e ka çuar këtë shkrim, është me pagesë apo jo, se gjithmonë përdoret ideja që është "tre herë i zgjedhur kryetar i Bashkisë dhe i rëndësishëm dhe është arrestuar. Në fakt, pse po të jesh i zgjedhur nuk arrestohesh? Mjafton të bësh korrupsion në petkun e detyrës kur ke nga SPAK të paktën 13 akuza.

Në fakt, çështja prej korrikut të vitit të shkuar është në gjykatë dhe pikërisht kjo është përballja me drejtësinë. BE-ja këtë, duhet të shikojë.

A kemi drejtësi? Po.

A janë kryer procedurat ligjore në rregull? Po.

A janë siguruar prova? Po.

Tani zoti Veliaj të shkojë t'i japë llogari para gjykatës.

Pse shqetësohen këto gazetat europiane? Apo shkon Arbri jep ndonjë lekë nga këto të kontratave të fundit që mori tani nga kompanitë që kanë përfituar fonde në Bashkinë e Tiranës?

Se shumë mirë çështja e Veliajt të shqetësohen të tërë, po kaq shumë nuk na janë shqetësuar për asnjëri tjetër. Derisa na morën Erion Veliajn, nuk shkruheshim nëpër media, as në Izrael, as në Europë, as në SHBA. Hall i madh ky i Veliajt. Pse çfarë?

Po është nën akuzë. Shumë mirë, ndodhet në burg se po prishte provat.

Në cilin vend të Europës do ta linin të lirë një zyrtar kur prish prova? Pse nuk u arrestua Mogherini? Pse nuk janë arrestuar zyrtarë të tjerë të BE-së? Por nuk janë kapur duke prishur provat, janë kapur në korrupsion, nën akuza dhe shkojnë në përballjen me drejtësinë. Pse presidenti francez, Sarkozy nuk u akuzua? Nuk u arrestua? Nuk u çua në qeli? Po nuk prishnin prova.

Me dekada vazhdojnë gjyqet. Erion Veliaj hyri në burg se prishi provat. Tani na janë shqetësuar këto magazinat europiane, izraelite, amerikane. Ndoshta presim çikë dhe Kinën dhe rusët, ndoshta dhe Indokinën, Indinë, Pakistanin e të tjerë. Por s’ka pse shqetësohen fare.

Erion Veliaj ndodhet në burg dhe po e zgjat burgun vetë. Sepse sot jemi në janar, akuzat i kanë vajtur në korrik. Në qoftë se do kishte bashkëpunuar me gjykatën dhe do kishte zhvilluar një proces të shpejtë gjyqësor, sot mund të ishim me vendim: fajësie ose pafajësie.

Por Erion Veliaj i ka ndërruar avokatët. Çfarë nuk bën që të shtyjë seancat gjyqësore? Nuk shkon të përballet me drejtësinë. Pra, Erion Veliaj i ka akuzat, i ka në gjykatë dhe tani në gjashtë muaj mund të ishte mbrojtur, mund t'i kishte dhënë të kundërtat e provave që ka SPAK, mund t'i kishte rrëzuar akuzat dhe të kishte dalë i pafajshëm. Mund të ishte kthyer dhe në detyrë.

Por nuk e bën këtë. Ushtron presion ndaj gjykatave, ndaj prokurorëve. Kanë dalë në përgjime të gjitha këto. Sulmon, akuzon prokurorë dhe gjyqtarë.

Dhe tani ka filluar stilin tjetër me shkrime në BE, se mund të rrezikojë integrimin e Shqipërisë në Europë, çështja e tij në gjykatë, kur ai është me 13 akuza dhe nuk shkon të përballet me prokurorët, nuk shkon të përballet me drejtësinë.

Në cilin vend të BE-së ndodh që ti nuk përballesh me drejtësinë? Por i ikën procedurës? Me shpresën se do fitosh në Strasburg se je kryetar bashkie? Kur faktet dhe provat i ke të paraqitura në gjykatë dhe ti nuk shkon në seancë gjyqësore?

Për më tepër, të përgënjeshtron dhe administrata e pushtetit tënd, të Partisë Socialiste, siç ndodhi me rastin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 


Tani këto gazetat dhe revistat online nëpër Europë, lekët duan, nuk është se kanë ndonjë problem të madh. Dhe mirë bëjnë që ia marrin Erionit. Edhe këto mediat e tij që ia publikojnë, janë shokë e miq, edhe para kanë marrë plot nga Erioni. Por kjo s’do të thotë që ndikon te integrimi i Shqipërisë në BE.

Se ta marrë vesh një zyrtar europian që është me 13 akuza, nëntë nga të cilat për korrupsion, dhe nuk shkon të përballet me drejtësinë kur e ka dosjen aty, por çfarë s’bën që t’i shmanget gjykimit, do të thoshte: Mjerë ku është katandisur Shqipëria.

Pikërisht këtë duhet të forcojë Shqipëria. Ligjet që zyrtarë si Erion Veliaj të shkojnë me vrap atje dhe jo ta shmangin me procedura dhe teknikalitete dhe pastaj të bëjnë propagandë kundër vendit në mediat online. /CNA

5 MUAJ ME PARE

Skema/ E vërteta e artikullit të sponsorizuar nga njerëzit e Veliajt

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Erion Veliaj

Një shkrim i botuar në portalin e “Jerusalem Post” sot na ka zbuluar se avokatët e Erion Veliajt dhe studioja e tij ligjore po ndjekin hap pas hapi Ilir Metën dhe procesin e tij ligjor me shpresën se kryebashkiaku do të lirohet shpejt nga burgu pa u zhvilluar gjyqi.

Sipas një postimi të nxjerrë në gazetën e familjes Veliaj, “Tema”, që drejtohet nga Mero Baze, i quajtur shpesh me 1001 pseudonime për shkak se është një gazetar që qelb erë dhe që nga një çorapegrisur është kthyer në miliarder, pronar hotelesh dhe vilash në Shqipëri pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, lexohet mjaft qartë se një gazetar editorialist apo redaktor në portalin “Jerusalem Post” është shqetësuar për fatin e Shqipërisë dhe veçanërisht të Erion Veliajt dhe Ilir Metës.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Artikulli i publikuar ne Jerusalem Post

Këtë tezën e bashkimit të tezës së Ilir Metës me Erion Veliajn e kemi parë shpesh dhe në shkrimet e gazetarit të familjes Veliaj, Mero Baze.

Çështjet, të drejtat e tyre, fillimisht ishin gati ta bashkonin dhe me Berishën thjesht dhe vetëm të përfitonin sa më shumë për Erionin, por më pas doktorin e braktisën rrugëve dhe ndjekin hap pas hapi çështjen “Meta” që po zhvillohet në SPAK dhe vendimet që jepen për ish-presidentin.

Këtë artikull e ka botuar dhe Carlo Bollino, njeriu i cili është paguar nga inceneratorët dhe i quan thjesht reklama megjithëse paratë i ka marrë në fushatë elektorale dhe që së fundi doli në përgjimet e Belinda Ballukut për të ndikuar për tu paguar një supervizor rreth 700 mijë euro por sërish Carlo e quajti nder.

Se cili është nderi që një gazetar i ndërhyn një ministri kjo është një gjë tjetër por ja e shohim tani tek artikulli i sponsorizuar në mediat shqiptare nga njerëzit e Veliajt.

Pra, ndjekin të njëjtën praktikë, të njëjtën rrugë.

Por më qesharak është fakti që del dikush ndoshta me pagesë dhe na shqetësohet për fatin e Erion Veliajt duke theksuar se Shqipëria duhet me ngut të rivendosë sundimin e ligjit.

Pra, në Shqipëri nuk ka sundim ligji dhe këtë na e thotë një gazetar izraelit që nuk e dimë nëse ka qenë ndonjëherë në Shqipëri, sa e njeh Shqipërinë apo këtë artikullin e ka bërë me porosi nga një nga ato kompanitë që paguajnë për të reklamuar apo shkruar në media të huaja kryesisht dhe si lojëra dhe skema të vëllait të kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj, i cili është në hetim nga SPAK-u në një dosje fraksioni pas asaj të kryebashkiakut dhe biznesmenëve që janë përfshirë në çështjen e parë.

Pra, në Shqipëri nuk ka sundim ligji se Erion Veliaj ndodhet në burg.

Po para se të futej Erion Veliaj në burg a kishte sundim ligji?

Pse nuk i pamë këto shkrime?

Sipas redaktorit, duhet të normalizojmë praktikat para gjyqit, të sigurohet procesi i duhur dhe të rivendoset plotësisht udhëheqës Veliaj.

Për të qarë apo për të qeshur?!

Pra, një njeri me 13 akuza, i cili ka 7 muaj që i ka shkuar dosja në gjykatë dhe nuk shkon në gjyq, duhet të rivendoset në pushtet dhe t’i sigurohet procesi i duhur dhe praktikat gjyqësore.

Cili është procesi i duhur?

Kur dosja me 60 mijë faqe kopsitet, me të gjitha akuzat dhe çohet nga SPAK-u në gjykatë dhe prej 6-7 muajsh kryebashkiaku i Tiranës nuk shkon të paraqitet në gjyq, por ka hequr një tufë avokatësh dhe përdor 1001 skema derisa së fundi e përgënjeshtroi dhe vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, një drejtor nga partia e tij vendosur nga ministri i Drejtësisë i PS-së.

Cila është praktika paragjyqësore që duhet të ndjekë drejtësia në Shqipëri ku i pandehuri nuk shkon në gjykatë, por gjen 1001 kleçka, instrumente apo rrugë për t’i ikur drejtësisë, duke ndjekur nga pas Ilir Metën për t’i shpëtuar procesit?

Cila praktikë?

Erion Veliaj, në rast se do të ishte i drejtë dhe i ndershëm dhe i papërzier në këto afera korruptive që po akuzohet dhe dosje shumë të rënda penale dhe që përfshijnë 13 akuza, do të kishte dhënë dorëheqjen si kryetar bashkie, do të kishte shkuar para bankës së akuzuarve, do t’i kishte masakruar prokurorët, do të kishte fituar pafajësinë dhe tashmë gjyqi do të kishte mbaruar.

Po pse prej 6-7 muajsh Erion Veliaj nuk shkon në gjykatë? Pse nuk zhvillon një proces të rregullt ligjor?

Atëherë si të rivendoset udhëheqësi Veliaj, ku të rivendoset? Të rivendoset në bashki që të firmosë dokumente dhe urdhër-pagesa që paratë të shkojnë te bashkëshortja e tij? Që të bëjë pazare me biznesmenë të ndryshëm për vila, apartamente apo prona të fshehura dhe të padeklaruara që prokurorët ia kanë siguruar?

Për çfarë duhet të kthehet sipas gazetarit izraelit që na qenka shqetësuar shumë për Ilir Metën dhe më pas edhe për Erion Veliajn?

Shkrime të tilla, në fakt, tregojnë mjerimin ku ka katandisur “Zdromsi” ynë, gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, dhe e gjithë skuadra e avokatëve apo njerëzve që e mbështesin për t’i bërë propagandën.

Pasi më shumë sesa një shkrim në një portal në Izrael apo në një portal apo faqe tjetër nëpër Europë, mirë do të ishte të shkonin në gjykatë, të merrnin dosjet përpara, t’ua përplasnin prokurorëve të vërtetat dhe të fitonin pafajësinë për Erion Veliajn.

Jo të vijnë vërdallë, siç thotë populli “si p**** nëpër brekë”, me procedura dhe teknikalitete, me shkrime e lloj-lloj skemash dhe të mos përballen me drejtësinë.

Drejtësia është aty, gjykata është aty, prokurori është aty, dosjet janë aty me fakte, prova dhe akuza.

E pra, në rast se janë burra, të dalin dhe të përballen me drejtësinë, jo të bëjnë cirqe që shqiptarët tashmë i kanë kuptuar dhe nuk vlejnë para asgjëje. Thjesht dhe vetëm shpresojnë se do të shpëtojnë imazhin dhe moralin publik të “Zdromsit”, një të akuzuari me nëntë akuza për korrupsion dhe dosje të tjera mjaft të rënda penale.

Ndaj dhe mirë do të ishte të shkonin në gjykatë e të mos harxhonin para lart e poshtë me propagandë, se nuk e shpëtojnë dot nga ndëshkimi sipas ligjit në rast se është fajtor me të tilla veprime që në fakt thjesht dhe vetëm tregojnë ku ka katandisur “Zdromsi” dhe instrumentet e tij propagandistike./ CNA

6 MUAJ ME PARE

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Të mërkurën, një artikull i publikuar nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxhinia, raportonte se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij në paraburgim, kishte probleme procedurale dhe po kthehej në një test për sundimin e ligjit në Shqipëri.

Artikulli i IPD u ripublikua gjerësisht në mediat shqiptare, ndërsa vetë publikimi paraqitet si një platformë mediatike ndërkombëtare online, e cila boton analiza nga ekspertë, profesorë, ish-diplomatë, kërkues akademikë dhe analistë të pavarur.

Shkrimi për Veliajn në IPD ishte firmosur nga Kristopher O’Brien, një autor pa biografi dhe pa gjurmë të tjera botimesh në internet. Kur BIRN bëri kërkime duke përdorur foton e ‘autorit’, zbuloi se ajo ishte një foto stoku, e ripërdorur nga dhjetëra publikime në internet.

Kjo nuk është hera e parë që media shqiptare përkthen dhe boton artikuj me origjinë të dyshimtë ose të prodhuara nga kompani PR-i për Erion Veliajn – një praktikë e njohur si ‘news laundromat’ [pastrimi i informacionit], në kontekstin e përballjes së tij juridike me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Përdorimi e mediave të huaja, që merren më pas dhe shumëfishohen në publikime në mediat shqiptare, është një praktikë e njohur e propagandës politike,” tha Elvin Luku, profesor i asociuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

E pyetur nga BIRN Independent Policy Digest nuk iu përgjigj një kërkese për koment deri në botimin e këtij shkrimi.

Lavatriçja mediatike

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” që pas arrestimit të tij më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi dyshohet për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash nëpërmjet një rrjeti kompanish dhe OJF-ësh të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat.

Teknika e ‘shpëlarjes së informacionit’ funksionon ngjashëm me pastrimin e parave. Së pari, kemi një politikan apo burim lokal që ka nevojë të sulmojë drejtësinë ose të viktimizohet, por nëse e thotë vetë, nuk besohet. Për këtë arsye zgjidhet një media e huaj, shpesh portale dytësore në Bruksel ose SHBA, që pranojnë op-ed ose artikuj të sponsorizuar. Kjo i jep lajmit një vulë ndërkombëtare. Në hallkën e tretë, mediat në Shqipëri e rimarrin artikullin dhe e raportojnë si “lajm ndërkombëtar”, duke shtuar zakonisht se vjen nga “media prestigjioze” e të ngjashme.

Beteja gjyqësore e Erion Veliajt nuk është rasti i parë që fushata të tilla përfundojnë në mediat shqiptare. Më herët, në vitin 2018, opinione të publikuara në media me besueshmëri të dyshimtë dhe shpesh me informacion të rremë apo teori konspirative u përdorën për të sulmuar reformën në drejtësi.

Rast flagrant ishte përdorimi e një blogu në Itali për të përhapur një lajm të rremë për groposje mbetjesh kimike në Shqipëri në vitin 2017. Së fundmi, në media u publikua gjerësisht një opinion me autorësi nga “Helen Bratt”, një pseudonim që kishte prodhuar edhe më herët materiale gjysmë të vërteta mbi politikën në Shqipëri.

Gazetari dhe eksperti i komunikimit, Emirjon Senja, i tha BIRN se këto metoda përdoren gjerësisht në vend dhe se mediat shpesh i referohen këtyre shkrimeve për t’i shpëtuar përgjegjësisë.

“Në rastin tonë, kemi mjaft shembuj të asaj që mund ta quajmë operacione të ‘pastrimit të informacionit’, ku fillimisht lajme mbi tematika të caktuara publikohen në portale periferike dhe më pas merren e ripublikohen nga media mesatare apo të mëdha, duke iu referuar pikërisht këtyre portaleve,” tha Senja.

Sipas tij, ndërsa media heq dorë nga përgjegjësitë editoriale, informacioni i rremë apo ai për qëllime propagande shpërndahet dhe bën efektin e pritur.

“Në këtë rast, media e madhe shmang përgjegjësinë sepse thotë se ia ka referuar medias së mëparshme,” tha ai.

Fushatë PR-i

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Më 4 dhjetor, vetëm një ditë përpara seancës gjyqësore të Veliajt për masën e sigurisë në GJKKO, një media në Bruksel e quajtur “EUReporter’ botoi gjithashtu një shkrim që mbështeste Veliaj dhe sulmonte trajtimin e tij nga SPAK. Artikulli deklaronte se mbajtja në paraburgim e kryebashkiakut po sillte shthurjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Sipas Elvinit, ky artikull vjen si rrjedhojë e një strategjie PR-i, e cila në një moment të dytë do të vihet në funksion të strategjisë juridike, pra të betejës ligjore, e cila duket se do të shkojë drejt Strasburgut.

“Nëse analizon artikullin, vërehet që me shumë kujdes janë përdorur elemente në favor të kryebashkiakut, duke ndërtuar një narrativë sipas të cilës drejtësia në rastin konkret nuk është në standardet e kërkuara ndërkombëtare,” tha ai. “Dhe e thënë nga një tjetër media e huaj, sigurisht që ka një peshë specifike,” shtoi Luku.

Ndryshe nga shkrimi i IPD-së, artikulli i EUReporter është shkruar nga një anëtar i paidentifikuar i stafit. I pyetur nga BIRN, kryeredaktori i EUReporter, Colin Stevens, tha se artikulli ishte bazuar në raportet e zyrave ligjore ndërkombëtare.

“Artikulli në fjalë bazohet në një njoftim për shtyp të dërguar tek ne nga PR Newswire, i cili përfshinte dy letra nga firma të njohura ndërkombëtare ligjore, Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër, të cilat kishin publikuar dy raporte të veçanta – njërin në qershor dhe një version të përditësuar në tetor,” tha Stevens.

“Njoftimi për shtyp u verifikua dhe më pas u rishkrua nga një prej gazetarëve tanë, prandaj edhe mban emrin e tij/saj në linjën e autorit,” shtoi ai.

Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër janë dy studio ligjore të punësuara nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, për të ndërmarrë një fushatë të kushtueshme PR-i në mbrojtje të tij. Studioja amerikane Kasowitz Benson Torres është angazhuar për mbrojtjen e kryebashkiakut nga i vëllai, Arbër Veliaj, i cili ka bërë një parapagesë me vlerë 300 mijë dollarë.

Të dhënat e bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, tregojnë se avokatët e studios Kasowitz marrin një pagesë për orë pune që varion nga 500 deri në 1950 dollarë.

Sipas Elvin Lukut, përtej pagesave të majme, kjo strategji është legjitime për kryebashkiakun e burgosur.

“A është kjo një praktikë e paligjshme? Sigurisht që jo,” tha ai. “Por ajo që kuptojmë është se z. Veliaj po përdor një strategji PR-i politik të ndërthurur me strategji ligjore, e fokusuar te respektimi i procedurës dhe të drejtave të njeriut, për të vijuar betejën në Gjykatën e Strasburgut,” përfundoi Luku./reporter

 

10 MUAJ ME PARE

Media ndërkombëtare, në shërbim të Veliajt/ Një përgjigje e munguar, që ngre dyshimet për artikull të paguar

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Media ndërkombëtare “The Economist” në një shkrim të publikuar të enjten e 7 gushtit, me titull "Njësia e re kundër korrupsionit në Shqipëri po rrëzon të fuqishmit", është ndalur te puna e SPAK dhe ndikimin që kanë sjellë në politikën shqiptare arrestimet e figurave të larta, mes tyre edhe e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ndër të tjera në shkrim kritikohej puna e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa i jepej zë edhe Arbër Veliajt, vëllait të Erion Veliajt, i cili është nën akuzë nga SPAK-u.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Shkrimi në 'The Economist', 7 gusht

Nisur nga artikulli i publikuar, CNA një ditë më pas, më 8 gusht, i dërgoi një letër ekipit redaksional të “The Economist” ku ndër të tjera i shtruam dy pyetje thelbësore: Nëse artikulli ishte shkrim gazetaresk, apo nëse ishte një shikrim i sponsorizuar ose i dorëzuar nga palë të jashtme, pra një artikull reklamues.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
E-mail i dërguar nga CNA

“Kemi vërejtur me shqetësim që në këtë artikull përfshihet një kritikë e fortë ndaj SPAK-ut, ndërkohë që i jepet rëndësi dhe hapësirë individëve që janë aktualisht nën akuzë nga i njëjti institucion, përfshirë rastin e Arbër Veliajt.

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e çështjes dhe ndikimin e mundshëm që ky artikull mund të ketë në perceptimin publik në vendin tonë, ju lutemi na bëni me dije:

A është ky artikull i prodhuar në mënyrë të pavarur nga një prej gazetarëve tuaj?

Apo është një material i sponsorizuar ose i dorëzuar nga palë të jashtme (artikull reklamues)?” thuhej ndër të tjera në e-mail-in e dërguar nga CNA në adresë të “The Economist”. 

Vetëm një minutë më pas na erdhi një e-mail automatik nga sistemi i “The Economist”, që i dërgohet çdo personi që çon një letër në e-mail-in e medias ndërkombëtare, ku kërkohej të specifikohej nëse letra jonë ishte ose jo për botim.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
E-mail automatik nga "The Economist"

Edhe pse ishim të vetëdijshëm që e-mail-i i tyre ishte automatik, sërish për korrektesë i njoftuam menjëherë se nga ana jonë nuk ishte një letër për botim, por një e-mail dërguar “The Economist”, ku prisnin një përgjigje për dy pyetjet e drejtpërdrejta që shtruam për ekipin e tyre editorial në lidhje me artikullin e botuar më 7 gusht për njësinë antikorrupsion në Shqipëri.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Njoftimi i ridërguar nga CNA

Ka kaluar një javë nga e-mail-i që i kemi dërguar “The Economist” dhe deri në momentin që po publikojmë materialin këtë të enjte (14 gusht), sërish nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga media ndërkombëtare në lidhje me origjinën apo natyrën e artikullit të tyre.

Mungesa e përgjigjes nga një media prestigjoze si “The Economist” na bën të besojmë se ky artikull ishte jo një shkrim gazetaresk, por me pagesë dhe i dorëzuar nga palë të jashtme.

Pavarësisht përpjekjeve të muajve të fundit për të vënë në dyshim punën dhe profesionalizmin e SPAK-ut, sidomos në rasin e Veliajt, prokurorët kanë treguar integritet dhe kanë vijuar hetimet e tyre të pandikuar nga dëshirat apo kritikat e mediave, shqiptare dhe të huaja, me apo pa pagesë, të cilat kanë bërë shkrime në favor të Veliajt me synimin për t’i bërë trysni drejtësisë që t’i japë një masë më të butë kryebashkiakut të Tiranës.

Bashkë me SPAK-un, një sërë shkallë të gjyqësorit, deri te Gjykata e Lartë, e kanë lënë Veliajn pas hekurave, duke dëshmuar se shantazhet apo shkrimet e sponsorizuara nuk vendosin më për drejtësinë e individëve apo figurave politike që deri dje cilësoheshin si të paprekshëm./CNA

 

 

10 MUAJ ME PARE

Shkrimi për Veliajn në median ndërkombëtare/ Deri ku shkojnë skenarët për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Një shkrim i publikuar më datë 7 gusht në median ndërkombëtare “The Economist”, ka përmendur edhe rastin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Shkrimi në ditën e botimit, 7 gusht 2025

Shkrimi me titull "Njësia e re kundër korrupsionit në Shqipëri po rrëzon të fuqishmit", është ndalur kryesisht te puna e SPAK-ut dhe rastet nën shqyrtim nga kjo stukturë që kanë tronditur opinionin publik.

“Gjashtë muaj pas arrestimit të tij, z. Veliaj mbetet pas hekurave; ai u padit zyrtarisht vetëm më 23 korrik. Kjo është normale në Shqipëri, ku 62% e atyre që janë në burg janë në fakt në paraburgim, një numër shumë më i lartë se kudo tjetër në Europë”,-thuhet ndër të tjera në shkrim.

Por, këto shkrime të publikuara së fundmi në mediat e huaja, duket se po i japin më shumë peshë artikujve të publikuar nga mediat e Veliajt, që në një mënyrë a në një tjetër po thurin skenarët e ndryshimit të masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut që ndodhet në Burgun e Durrësit.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Shkrimi në "The Economist", i ripostuar, datë 9.8.2025

CNA ka raportuar edhe më parë për vërtetësinë apo pavarësinë e publikimeve e shkrimeve në mediat e huaja lidhur me këtë çështje.

Deri ku shkojnë skenarët për fatin e Veliajt, procesi ndaj të cilit përmendet nëpër artikuj në mediat ndërkombëtare, ndërsa ky i fundit akuzohet për 4 vepra të rënda penale: korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe futje e sendeve të palejuara në qeli, me 13 akuza në total.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Shkrimi i ripostuar këtë të diel

Në shkrim binte në sy edhe qëndrimi i Arbër Veliajt, një i akuzuar nga SPAK në dosjen e madhe hetimore të vëllait të tij, Erion Veliajt.

CNA u ka dërguar disa pyetje redaktorëve të “The Economist” lidhur me këtë shkrim. Deri më tani nuk është marrë asnjë përgjigje lidhur me këtë kërkesë informacioni.

Bazuar në disa raste nga disa shkrime, por edhe me shkrimin më të fundit të publikuar këtë javë, janë të gjitha dyshimet se këto artikuj janë të sponsorizuar nga njerëz afër Veliajt apo studiot e tij të lobimit./CNA

10 MUAJ ME PARE

Shkrimi për Veliajn/ Skenarët që po luhen për ndryshimin e masës së sigurisë

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt

Media ndërkombëtare “The Economist”, në një shkrim të publikuar të enjten e 7 gushtit, me titull "Njësia e re kundër korrupsionit në Shqipëri po rrëzon të fuqishmit", është ndalur te puna e SPAK-ut dhe ndikimin që kanë sjellë në politikën shqiptare arrestimet e figurave të larta, mes tyre edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Artikulli nga "The Economist"

Ndër të tjera në shkrim thuhet se:Gjashtë muaj pas arrestimit të tij, z. Veliaj mbetet pas hekurave; ai u padit zyrtarisht vetëm më 23 korrik. Kjo është normale në Shqipëri, ku 62% e atyre që janë në burg janë në fakt në paraburgim, një numër shumë më i lartë se kudo tjetër në Europë”.

Duhet theksuar se vetëm 4% e personave që ndodhen në qeli aktualisht janë të SPAK-ut, pjesa tjetër janë persona të arrestuar nga policia me kërkesë të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm. Fillimisht arrestimi bëhet nga policia dhe brenda afatit 48 orë duhet të çohen në gjykatë, prokuroria të ngrejë akuzën dhe gjykata të marrë vendimin. Në total sipas shifrave zyrtare 96% e të burgosurve nuk janë të SPAK-ut, vetëm për 4% të të burgosurve ka ngritur akuzë Prokuroria e Posaçme, çka tregon se shifra 62% e dhënë në shkrimin e “The Economist” është një abuzim.

Së dyti, i mëshohet fort në artikujt në mediat e huaja apo në shkrimet që bëjnë gazetarët e oborrit të pushtetit se pse Veliaj ndodhet në paraburgim. Kur dikush ka rrezik të prishë provat nëse lirohet, është i korruptuar, vazhdon të korruptojë, akuzohet për korrupsion, ka një rrjet të gjerë ndikimi zyrtar, ku duhet të shkojë, të lihet akoma në zyrë, të firmosë dhe të abuzojë?! Prandaj ligji dhe Kodi Penal e kanë të përcaktuar qartë. Ta ndryshojnë kodin parlamenti dhe politika, të thonë ata që akuzohen për hajdutëri dhe korrupsion duhet të ndiqen në gjendje të lirë, të vazhdojnë jetën të lirë se nuk ka problem.


Akuza Veliajt i është njoftuar pas 6 muajsh në afatin e plotë ligjor nga dita që është arrestuar kryebashkiaku i Tiranës, sipas vendimit të gjykatës. Ajo që është më e neveritshme dhe më monstruoze është fjalia e përdorur rëndom “SPAK të arreston dhe të mban në burg”. SPAK as nuk të arreston, as nuk të mban në burg. Erion Veliaj është arrestuar me vendim gjykate dhe të njëjtën masë e kanë dhënë të gjitha shkallët e gjykatave deri në Gjykatën e Lartë. Prokurorët kanë kërkuar arrestin, ka thënë gjykata të arrestohet.

Më pas është bërë vlerësimi i masës ku vendimi për të lënë Veliajn në “arrest me burg” është cilësuar një masë e rregullt. Më pas çështja u ankimua në Apel, ku jo vetëm u la në burg, por gjyqtari i Apelit ka thënë se duhet të hetohen si grup i strukturuar kriminal.

Çështja kaloi në Gjykatë të Lartë dhe nuk është bërë nga refuzim rekursi, por është dëgjuar e zhvilluar seanca. Dhe në përfundim u vendos që Veliaj të lihet në burg. Dhe është gjykata që të fut në burg dhe jo SPAK-u e prokurorët e tij.

 

Çdo ditë që vonohet gjyqi ndaj Veliajt tashmë është përgjegjësi e avokatëve të tij.

Gjithsesi, këto shkrime duket se janë pjesë e skenarëve dhe lojërave që të kërkojnë të zëvendësohet masa e sigurisë për Erion Veliajn.

Por drejtësia nuk vendoset me dëshirat apo kritikat e mediave, me apo pa pagesë dhe paratë që derdh lumë në portale vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj./CNA

11 MUAJ ME PARE

Erion Veliaj dhe PR-i i Reputacionit: Si një media ndërkombëtare po ndihmon të pastrohet një figurë nën hetim penal

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Erion Veliaj

Nga një vështrim kritik mbi artikullin e EU Reporter

Më 30 qershor 2025, portali ndërkombëtar i EU Reporter publikoi një artikull me titullin: ?Erion Veliaj, Mayor of Tirana, held without charge for past five months?. Në pamje të parë, një lajm i zakonshëm.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Artikulli nga Eu Reporter

Por leximi i kujdesshëm zbulon se kemi të bëjmë jo me një raportim të paanshëm, por me një përpjekje të strukturuar për të rehabilituar publikisht figurën e një zyrtari të nivelit të lartë nën hetim penal.

Titulli që manipulon

Artikulli hapet me pohimin se kryetari i Bashkisë së Tiranës mbahet ?pa akuza?, kur në fakt Veliaj ndodhet në paraburgim me vendim gjykate që nga shkurti 2025, me akuza zyrtare të ngritura nga SPAK-u për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Kjo është jo vetëm një pasaktësi, por një devijim i qëllimshëm nga e vërteta juridike.

Strukturë emocionale, jo gazetari

Në vend të një raportimi mbi fakte, kronologji dhe zhvillime të çështjes penale, artikulli i EU Reporter nis me një rrëfim emocional të nënës së Veliajt dhe vazhdon me përshkrime glorifikuese të figurës së tij, si ?visionary leader? dhe ?committed public servant?. Kjo është gjuhë PR-je, jo analizë redaksionale.

Për më tepër, mungon çdo zë tjetër. Nuk citohet SPAK-u, nuk përmendet asnjë vendim gjykate dhe asnjë fakt konkret nga dosja hetimore. Në vend të gazetarisë së përgjegjshme, lexuesi përballet me një portret të ndërtuar për të rikthyer imazhin e një politikani të diskredituar.

Të gjitha shkrimet anonime dhe me pagesë të Erion Veliajt
Pjesë nga artikulli i Eu Reporter

A është ky një artikull i sponsorizuar?

Në asnjë rresht të artikullit nuk thuhet nëse ai është sponsorizuar apo i paguar. Por përmbajtja përputhet plotësisht me atë që në botën e medias quhet "native advertising": përmbajtje e paguar që maskohet si artikull i zakonshëm lajmesh. Kjo është e rrezikshme për transparencën dhe besueshmërinë e çdo platforme mediatike.

EU Reporter vetë e pranon në faqen e saj se ofron përmbajtje të sponsorizuar dhe shërbime PR përmes "editorial partnerships" dhe "sponsorship packages". Mungesa e një etikete ?Sponsored? në këtë rast, e shoqëruar me përmbajtje propagandistike, ngre dyshime të forta mbi integritetin e publikimit.

Konteksti politik: Përse tani?

Publikimi i këtij artikulli nuk është i rastësishëm. Ai vjen në një moment kritik, kur hetimi ndaj Veliajt përfshin akuza të rënda për afera milionëshe në tenderë publikë dhe pastrim parash me kompani fiktive. Artikulli nuk synon të informojë publikun ndërkombëtar, por të krijojë një narrativë alternative për partnerët e jashtëm të Shqipërisë dhe opinionin publik global.

Kjo është një strategji e njohur në komunikimin politik: përdorimi i mediave të huaja për të ndikuar perceptimin brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet rehabilitimit të imazhit personal përmes kanalesh që duken neutrale.

Pse është ky një rast i rrezikshëm?

Ky artikull është simptomë e një problemi më të gjerë: media që lejojnë përdorimin e platformës së tyre për interesa të ngushta politike, pa transparencë dhe pa respektuar standardet themelore të gazetarisë së mirëfilltë.

Përdorimi i EU Reporter si kanal për një narrativë të njëanshme në mbrojtje të një zyrtari të arrestuar për korrupsion është një rast i qartë i asaj që quhet ?reputational laundering? ? pastrim i figurës publike përmes mediave.

Nëse ky trend përhapet, atëherë çdo i akuzuar për korrupsion do të mund të blejë një artikull në një faqe ndërkombëtare, për t?u paraqitur si viktimë. Kjo minon demokracinë, drejtësinë dhe vetë thelbin e gazetarisë.

A mund të tolerohet kjo në emër të ?lirisë së medias??

Jo. Liria e medias nënkupton gjithashtu përgjegjësi, balancë dhe transparencë. Kur një media përdor reputacionin e saj për të shpërndarë përmbajtje të paguar që nuk identifikohet si e tillë, ajo humbet besueshmërinë. Dhe në rastin e EU Reporter, bëhet bashkëfajtore në deformimin e realitetit.

Përfundim

Artikulli i EU Reporter nuk është gazetari. Është propagandë me përmasa ndërkombëtare. Është një rast ku media përdoret si instrument politik. Dhe për këtë, duhet të ketë përgjegjësi publike.

Në Shqipëri, drejtësia ka bërë një hap të rëndësishëm me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Media nuk duhet të jetë pengesë e këtij procesi, por aleate në mbrojtje të transparencës.

Publiku shqiptar dhe ndërkombëtar meriton të dijë të vërtetën. Jo versionet e saj të paguara./ CNA





Lajmet e fundit nga