web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një “landfill” brenda QSUT-së

Prej disa ditësh, CNA ka trajtuar një nga fenomenet më shqetësuese dhe një nga plagët e shoqërisë shqiptare: sjelljen e qytetarëve në ambientet spitalore të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Nga vëzhgimet e kryera brenda dhe jashtë ambienteve të QSUT-së, është konstatuar një sjellje e turpshme dhe jashtë çdo norme etike, ku vetë qytetarët janë kthyer në ndotësit kryesorë të këtyre hapësirave publike. Pamjet e dokumentuara nga CNA janë tronditëse: cigare që hidhen nga dritaret e spitalit, shishe plastike dhe plehra të shpërndara para urgjencës dhe përreth, ambiente të cilat duhet të jenë shembull pastërtie dhe sigurie, në realitet ngjasojnë me një “landfill”. Një skenë skandaloze, që të bën të vësh duart në kokë. Nga një vëzhgim, jashtë dhe brenda ambienteve spitalore të QSUT, konstatuam një sjellje të turpshme dhe jashtë çdo lloj etike të vetë qytetarëve që janë kthyer në ndotësit kryesorë të këtyre ambienteve. Për ironi e njëjta dorë që paguan për një spital shtetëror për t’i shërbyer qytetarëve, e njëjta dorë e kthen në një vend ku shihen gjithandej plehra dhe bishta cigaresh duke harruar se ndotja e ambientit është një kosto, një faturë që e paguajnë njerëzit, ama “faturën” e plehrave në ambientet e spitaleve e paguajnë pacientët, stafi mjekësor, apo dhe vetë qytetarët që nuk respektojnë rregullat dhe masat minimale brenda një spitali. Pamje të tilla me njerëz që grumbullohen, që në një sezon virozash dhe infeksionesh, shkojnë grupe-grupe pranë pacientëve, familjarëve të tyre të shtruar në spital, kthehen në të vërtetë në vatra infeksionesh. Krijojnë zhumrën dhe kaosin brenda spitalit, bëhen rrezik potencial për pacinetët me gjendje të rëndë shëndetësore, bëhen burim infeksioni apo kontaminimi. Të tilla raste tregojnë se papërgjegjshmëria dhe injoranca janë në kulm dhe kjo gjë nuk duhet të tolerohet më. Në Shqipëri ka një ligj që i ndalon ata që pinë duhan në ambiente në lokale, imagjinoni pak duhanin që pihet në ambientet spitalore, përfshirë nga infermierë dhe mjekë. Edhe për këtë fenomen skandaloz duhet të ketë një shtrëngim ligjor. Situata apo sjellje të tilla kafshërore që i nxinjnë faqe një vendi duhet të marrin fund dhe të ndëshkohen./ CNA

3 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Çfarë po ndodh në QSUT?/ Kur spitalet kthehen në vatra infeksionesh


CNA ka sjellë në vëmendjen e opinionit publik një skandal që në krye ka vetë njeriun, individin.
Prej ditësh kemi kryer një vëzhgim në ambientet brenda dhe përreth QSUT-së. Ajo që kemi konstatuar është skandaloze, e turpshme, një sjellje kafshërore nga vetë njerëzit, që dërgojnë në spital familjarët e tyre.

Janë filmuar ambiente të mbushura me plehra, plastikë, me bishta cigaresh. Një pamje e shëmtuar, ulëritëse, neveritëse.

Një “landfill” brenda QSUT-së

Denoncimet mund t’i lexoni në shkrimet e mëposhtme.

Sot do të trajtojmë një tjetër shqetësim, një fenomen të shëmtuar që ndodh pikërisht në ambientet e spitaleve, që nxjerr në pah një tjetër plagë që është injoranca e njerëzve.
Nëse do të marrim, të paktën rreth 7 vitet e fundit, e gjithë bota i është nënshtruar dhe po lufton me viruse, infeksione që kanë sjellë qindra mijëra jetë të humbura.

Një “landfill” brenda QSUT-së

E gjithë bota është në alarm dhe ndërmerr masa të rrepta në lidhje me higjienën duke sensibilizuar dhe njerëzit, që në ambiente të mbyllura, institucione etj., të përdorin masa mbrojtëse, si maskat apo mjete të tjera. Por kjo nuk ndodh në Shqipëri, të paktën jo në ambientet e QSUT-së.

Ajo që kemi konstatuar është skandaloze. Në ambientet brenda spitalit apo në korridore mblidhen grupe njerëzish, 10-20 persona, që mbushin korridoret apo hollet.

Në një kohë kur jemi në sezonin e gripit dhe mjekët bëjnë apel e tregojnë se rastet me viroza janë shtuar, nëpër spitale kemi njerëz që qëndrojnë në grupe, dëgjohen teksa kolliten, teksa zhurmojnë duke krijuar një ambient që të ngjan më shumë me një “kafe” dhe jo një spital.

Një “landfill” brenda QSUT-së
Vetë ata që dërgojnë familjarët e tyre në spitale, për t'u operuar, për t'u trajtuar apo për të marrë ndihmë mjekësore, nuk respektojnë as kushtet minimale të higjienës, mosgrumbullimin, mbajtjen e një maske, apo distancën nga personat e tjerë apo pacientët, për të cilët një infeksion apo një virus mund t'ua rëndojë gjendjen e tyre shëndetësore.

Kjo në fakt është papërgjegjshmëri dhe injorancë. Njerëz që nuk kanë as etikën, as edukatën të kuptojnë se në spitale është kryesor një ambient i pastër, por vetë me dorën e tyre, sigurohen ta kthejnë në një kosh “plehrash”.

Një “landfill” brenda QSUT-së

Një skandal i vërtetë, që tregon qytetarë (nëse mund t’i quajmë të tillë) që hyjnë pa maska dhe grumbullohen në korridore, duke vënë në rrezik serioz shëndetin e pacientëve të shtruar dhe të stafit mjekësor.

Pavarësisht paralajmërimeve të qarta për masat mbrojtëse dhe distancën fizike, shumë persona tregojnë papërgjegjshmëri totale. Ata lëvizin nëpër pavijone, takohen në grupe dhe shpesh injorojnë çdo rregull të sigurisë. Kjo sjellje nuk është vetëm e rrezikshme, por vërtet e pakuptueshme, duke transformuar spitalet në vatra potenciale infeksionesh.

Pacientët më të dobët, të sëmurët kronikë dhe ata që sapo janë operuar, janë në rrezik të lartë për shkak të kësaj mungese disipline.

Një “landfill” brenda QSUT-së

Njerëz që hyjnë në ambientet e spitaleve apo urgjencave orar pa orar, pa respektuar asnjë rregullore, pa marrë asnjë masë mbrojtëse qoftë për veten apo pacientët, familjarët e tyre, kjo tregon injorancën dhe papërgjegjshmërinë e vetë individëve.

Stafi mjekësor, i cili përpiqet të ruajë sigurinë, shpesh ndihet i pafuqishëm përballë papërgjegjshmërisë së vizitorëve të pacientëve.

Pasojat që mund të sjellë kjo injorancë dhe mungesë papërgjegjshmërie, tolerimi i këtij fenomeni mund të çojë në shpërthime infektive brenda spitaleve, duke rrezikuar jo vetëm pacientët, por edhe komunitetin e gjerë.

Papërgjegjshmëria në spitale është një fenomen që nuk duhet të tolerohet më!/CNA 

4 MUAJ ME PARE

SKANDAL/ “O sa mirë me qenë shqiptar”, plehrat në urgjencën e QSUT

CNA ka denoncuar një tjetër skandal, ku protagonistë këtë herë nuk janë institucionet, por vetë qytetarët.

Në ambientet përreth QSUT-së, në hyrje të godinave të spitaleve, në urgjencën e QSUT-së pamja me të cilën përballesh janë cigare dhe plastikë të hedhura gjithandej.

Cigare dhe shishe uji që fluturojnë nga dritaret janë pamja më e shëmtuar që mund të shohim në ambientet e një Qendre Spitalore Universitare, ku e gjithë Shqipëria, qytetarë nga çdo qytet, drejtohen për të marrë shërbim, për të kryer operacione, kurime etj.

Një akt papërgjegjshmërie, thuajse kriminal, i kryer nga vetë familjarët e pacientëve të shtruar në spitale, që nuk kanë as minimumin e etikës apo ndërgjegjësimit të ndotjes së ambientit.

“Injoranca” është e frikshme, po aq dhe fakti që nuk mendojnë se ndotja e mjedisit është një “faturë” që paguhet nga vetë njeriu, me shëndetin e tij, nga aktet e gjithsecilit prej atyre që flakin cigaret në korridore, shkallë apo si në këto foto që do të sjellim sot.

Një “landfill” brenda QSUT-së

Ky është një akt skandaloz që në fakt tregon shumë për papërgjegjshmërinë e qytetarëve. Aty ku të sëmurët marrin trajtim, shtrohen, qëndrojnë me ditë të tëra, në anën tjetër të medaljes kemi këto pamje që nxijnë edhe më shumë qytetarët dhe shkaktojnë një dëm në shëndetin e njeriut.

Jetojmë në një vend me njerëz ku shprehja “o sa mirë me qenë shqiptar” merr kuptim vetëm në stadiume, pasi të shohësh këto pamje është një turp i madh që i mbulon njerëzit, të cilët i kryejnë këto akte, si dhe të gjithë shoqërinë që nuk reagon ndaj një fenomeni të tillë.

Këto pamje që po sjell CNA janë një kambanë alarmi, që më shumë sesa një denoncim duhet të shërbejnë si një ndërgjegjësim dhe mesazh për ndalimin e ndotjes së mjedisit, për më tepër në QSUT.

Një “landfill” brenda QSUT-së

Një investim miliona euro, që katandiset nga vetë taksapaguesit në një strehë për cigare. Shikoni këto pamje të cilat tregojnë një sjellje të turpshme, a thua se janë në rrugë, duke harruar që në spital ka njerëz të sëmurë, në gjendje të rënduar, ku në fakt janë vetë familjarët e tyre që e çojnë ambientin përreth në një gjendje si kjo.

Për të mos folur më tej për grumbullimin e tyre nëpër korridoret e spitaleve, ku bëhen rrezik potencial për pacientët, pasi mund t’i kontaminojnë me virus të sëmurët, por kjo i përket një tjetër shkrimi.

Le të kthehemi te problemi kryesor që rrjedh së pari nga individi, nga vetë njerëzit, qytetarët që shkojnë në urgjencë për të shoqëruar familjarët e tyre të sëmurë dhe kryejnë të tilla akte, që para se të gjithash duhet të dinë që njerëzit nuk janë kafshë, se teksa sheh këto raste, konstaton që edhe qentë janë më të edukuar.

Shikoni ambientet. Plehra, bishta cigaresh, gota plastike kudo të shpërndara!

Një “landfill” brenda QSUT-së

Një “landfill” brenda QSUT-së

Çfarë faji kanë sanitaret për veprimet e vetë njerëzve? Fakti që ka sanitare, të cilat kujdesen për pastërtinë e ambienteve të spitalit nuk do të thotë që duhen hedhur cigare, gota apo shishe plastike në korridore apo përreth.

Pse nuk veprohet e kundërta? Që një qytetar të marrë plehrat dhe t’i hedhë në vendin e duhur, por kemi një sjellje shtazore, neveritëse?

Por kemi sanitaret që çdo ditë hedhin malet me cigare apo shishet plastike të qytetarëve që e ngatërrojnë spitalin me kafe, ku pasi pijnë kafet apo ujin, rasti më i keq është të përfundojnë nga dritaret apo të lihen në parvazet e tyre.

Për këtë sjellje shtazore, ka vetë përgjegjësi individi. Duhet të jetë në edukatën e tij që të mos ndotë ambientin që e rrethon, aq më pak ambientet në spitale. I pari është vetë njeriu që duhet të ketë etikën e moralin për të mos hedhur vend e pa vend plehrat, më pas përgjegjësia kalon tek institucionet.

Është e dhimbshme dhe e turpshme që një vend si QSUT, që duhet të shkëlqente, sjellje të tilla kafshërore e kanë kthyer në një vend ku gjen njerëz që hedhin plehra nga dritarja dhe sjellin kulturën e rrugës./ CNA

4 MUAJ ME PARE

Fotolajm/ "O sa mirë me qenë shqiptar" në urgjencën e QSUT-së

Një “landfill” brenda QSUT-së

Në urgjencën e QSUT-së ku çdo ditë trajtohen me mijëra e mijëra njerëz, qytetarë që marrin shërbim, përtej heroizimit të mjekëve, stafit të infermierëve dhe shërbimit, në një vëzhgim të thjeshtë përballesh me anën tjetër të medaljes “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Jemi patriotë, bërtasim, ulërasim, tifozë, kombi, atdheu, por në finale nuk kemi as kulturën minimale, të respektojmë një pacient, një familjar, një të sëmurë në një urgjencë.

Përtej plehrave që hedhim rrugëve, apo pështymave mbi trotuar, në urgjencën që ka një kalim për familjarët, të cilët shkojnë te të afërmit e tyre për të parë gjendjen e tyre shëndetësore, por ajo që ndodh është më kriminalja.

Korridoret e mbushura plot me njerëz krijojnë zhurmë dhe përtej zhurmës shikon të çmendur, injorantë, budallenj, kafshë, nuk ka term të saktë t’i përkufizojë, që pinë cigare korridoreve të urgjencës. Janë të sëmurë me viroza dhe shkojnë vizitojnë pacientë që janë operuar. Ne po sjellim vetëm rastin e cigareve.

Një “landfill” brenda QSUT-së

Në foton më lart është streha e hyrjes ku duhet të kalojnë familjarët dhe në 6 katet e urgjencës së QSUT-së ku kalojnë reanimacionet e ndryshme, ku ndodhen me qindra pacientë, nëpër korridore ndizen cigare dhe hidhen nga dritarja.

Një “landfill” brenda QSUT-së

Shikoni fotot, janë te streha e hyrjes, janë atje mbetjet e cigareve dhe shumë mirë që nuk janë pastruar, t’i shohin, të fotografohen. T’i raportojnë mediet sjelljet banale të familjarëve të papërgjegjshëm që pinë cigare korridoreve të urgjencës, i hedhin nga dritaret bishtat e cigareve.

CNA ka bërë një vëzhgim në disa ambiente në urgjencën e  QSUT-së, te territoret përreth, kemi filmuar në hyrje, nëpër kate, ku përtej shërbimit dhe përkujdesjes që vjen nga mjekët, infermierët, sanitarët do të shikoni një sjellje banale, të pështirë, të neveritshme deri në kafshëri, të njerëzve, të qytetarëve, që mbase nuk duhen quajtur të tillë ata që shkojnë brenda në ambientet e QSUT-së, ku marrin ndihmë me mijëra e mijëra vetë çdo ditë dhe një investim që ndoshta është problematik pasi kërkon më shumë pajisje të reja, më shumë përkujdesje, më shumë staf etj.,ndodhet përballë luftës me njerëzit.

Jo me pacientët, me të afërmit e tyre, me ata që shkojnë dhe në vend që të ndhmojnë, shihni në fotot më poshtë se çfarë shkaktojnë.

Filmime të cilat CNA do të vijojë t'i publikojë në ditët në vijim, për të parë se çfarë gjendje kanë shkaktuar në urgjencën e QSUT-së, qytetarët shqiptarë që në keto raste, nuk po tregojnë aspak qytetari. /CNA





Lajmet e fundit nga