web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Lajmet kryesore nga aktualiteti, politika, kronika, rajoni dhe bota deri në orën 15:00

5 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Të 40-at e Mero Bazes dhe Erion Veliajt

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Sot shënohen të 40-at e Mero Bazes dhe Erion Veliajt. 40 ditë që shqiptarët përballen me mashtrimet publike të Erion Veliajt dhe mbetjes së tij mediatike Mero Baze.

Teksa kanë kaluar 40 ditë, Veliaj dhe Mero Baze vijojnë dy mashtrimet e tyre. Ende nuk kanë publikuar as kërkesën e prokurorit Ols Dado për shtesë për leje dhe as refuzimin nga Erion Veliaj.

Pretendimi i Erion Veliajt

Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Pse nuk e nxjerr Veliaj, dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?

 

Pretendimi i Mero Bazes

 

Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Pse nuk e vërteton Mero Baze? Pse nuk e publikon dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?

Sot në të 40-at, Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin e tyre publik, thjesht dhe vetëm për të sulmuar drejtësinë për faktin se ka çuar prapa hekurave një kryebashkiak të arrestuar për disa vepra të rënda penale dhe me 13 akuza, i cili sot ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit dhe dirigjon Mero Bazen, mbetjen e tij mediatike./CNA

8 MUAJ ME PARE

Pretendonte se i kishte siguruar nga puna si kamerier/ Sekuestrohen në Pogradec pasuritë e përfituara nga trafiku i drogës

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Prokuroria e Korçës ka sekuestruar hotel “Rich” në Pogradec dhe një sërë pasursh të tjera në pronësi të E. B. Pasuri të cilat ky i fundit ka pretenduar se i ka vënë nga paga si kamarier në një subjekt në fshatin Udënisht të Pogradecit.

Nga hetimet ka rezultuar se E. B, nuk rezulton fare i regjisturuar si punonjë në këtë subjekt.

Nga hetimet rezultoi se paratë, E. B. i ka përfituar nga aktiviteti kriminal në trafikun e narkotikëve në Itali dhe Spanjë.

Përveç hotelit, prokuroria ka sekuestruar 2 apartamente, 2 sipërfaqe tokë trruall, 2 subjekte tregtare dhe 6 automjete të markave të ndryshme.

E përfshirë është dhe nëna e E. B., e cila ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit dhjetor 2021 e në vazhdim.

Njoftimi i prokurorisë

Hotel, prona e automjete të pretenduara se ishin siguruar nga paga si ‘kamerier’, Prokuroria Korçë sekuestron pasuritë e shtetasit E.B., i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe familjarëve të tij.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë sekuestroi pasuritë e shtetasit E.B. dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.

Pas një hetimi të thelluar disavjeçar mbi procedimin penal nr.208, të vitit 2022, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, arriti në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar në prova se shtetasi E.B. të ardhurat e realizuara nga aktiviteti kriminal në trafikun e narkotikëve në Itali dhe Spanjë i ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajshme në emër të tij dhe familjarëve të tij në vlera të konsiderueshme parash.

Gjithashtu, nga informacionet e administruara, rezulton se shtetasi E.B. deklaron se është i punësuar si kamarier në fshatin Udënisht, Pogradec por nga verifikimet e kryera ky shtetas nuk është i punësuar fare në këtë subjekt, dhe regjistrimi është fiktiv.

Po kështu, nëna e tij, shtetasja E.B. ka regjistruar një aktivitet tregtar “Shitje online”, që prej muajit Dhjetor 2021 e në vazhdim. Nga të dhënat e këtij subjekti, vihet re se adresë e ushtrimit të aktivitetit është adresa e shtëpisë.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se këta shtetas nuk justifikojnë pasuritë e krijuara me të ardhura të ligjshme dhe se ky shtetas pretendonte se kishte të ardhura nga puna si kamarier, por në të vërtetë referuar edhe raporteve të shërbimit nuk rezulton të ketë qenë ndonjë herë i punësuar. Transaksionetbankare të kryera prej tij ndër vite paraqiten në vlera të konsiderueshme shumash monetare në lek dhe valutë të huaj, për të cilat nuk justifikohet burimi i krijimit.
Për sa më sipër, si dhe bazuar në nenin 274, pika 1 dhe 2 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

- Pasuria me nr.1/516, ZK 8581 në emër të E.B dhe E. B., me një sipërfaqe 152.5 m2, objekti RICH HOTEL në qytetin e Pogradecit.
- Pasuria me nr.12/311, ZK 8581 e llojit truall, me sipërfaqe 965m2, blerë nga shtetasi E. B;
- Pasuria me nr.8/88, ZK 8581, e llojit truall, në pronësi të shtetasve E.B dhe E.B;
- Pasuria me nr.4/82+3-11, ZK 3664 e llojit apartament në pronësi të shtetases E. B; dhe
- Pasuria me nr.1/374+2-19, ZK 8581 e llojit apartament, në pronësi të shtetasit E. S. dhe E. B.;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi subjektet tregtare, si më poshtë vijon:
• Subjekti tregtar “Rich Hotel” sh.p.k, me NIPT M54128601F, me objekt veprimtarie Bar Hotel, ortak dhe administrator E. B.,.
• Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34312602G, me objekt aktivitet shitblerjes së automjeteve rrugore të përdorura me motor apo rimorkiot e tyre, import-export autovetura dhe mallra të ndryshme dhe shërbim parkingu;
• Subjekti tregtar “E. B.”, Person Fizik, me NIPT M34324601M, me objekt aktiviteti servis makina dhe dhënie me qira, me status aktiv;

Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi pasuritë e luajtshme, si më poshtë vijon:
• Automjeti i markës Mini Cooper, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “Ford”, tipi “DYB”, me numër shasie ËF05XXGÇ5HM76692, me targë AB001CA, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, tipi S320CDI, me numër shasie ËDB2200251A449184, me targa AB001IZ (AB643HZ), në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “Mercedes Benz”, tip L608D, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “DAIMLER BENZ”, tip 611, lloji kamion, në pronësi të shtetasit E.B;
• Automjeti i markës “Audi”, tipi 8R në pronësi të shtetasit D.D.

 

8 MUAJ ME PARE

Jetëndërrimi i Apostullit dhe Ungjillorit Joan/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij: Të meditojmë rreth dashurisë që ka Zoti për ne

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Ditën e sotme, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kremtoi me solemnitet Jetëndërrimin e Apostullit dhe Ungjillorit Joan.

Ky kremtim përkon me ditën e emrit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit.

Fortlumturia e Tij, Joani, dha mesazhin për besimtarët orthodhkosë. Kryepiskopi Joan u shpreh se dashuria e vërtetë është të mos e lësh tjetrin të bjerë në greminë. Më tej, Fortlumturia e Tij tha se edhe shenjtorët e mëdhenj i qortonin të tjerët që të ktheheshin në rrugën e drejtë. Kryepsikopi u shpreh se Zoti na qorton sepse na do dhe na thotë që duhet të duam dhe armiqtë.

Shenjti tha: doni njëri-tjetrin dhe është mjaft. Dashuria është shtrembëruar pak, duke përkëdhelur i çojmë në gabim.

Dashuria e vërtetë është të flasësh e mos ta lësh të bjerë në greminë. S’ka dashuri më të madhe se Perëndia. Shenjtorët e mëdhenj i qortonin të tjerët që të ktheheshin në rrugën e drejtë. Sot duhet të meditojmë rreth dashurisë që ka Zoti për ne. Na qorton sepse na do. I mençuri e kupton se ti e ke qortuar sepse e do. Mëria e shkatërron njeriun. Duhet t’i duam të gjithë njerëzit. Zoti na thotë që duhet të duam dhe armiqtë”, u shpreh Fortlumturia e Tij.

8 MUAJ ME PARE

Kontrolle intensive antidrogë në Korçë/ Arrestohen 2 persona, sekuestrohet sasi e konsiderueshme kanabisi

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

Vijojnë kontrollet intensive të drejtorisë vendore të Policisë Korçë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve të inteligjencës policore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, vazhdojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe parandalimin këtij aktiviteti kriminal.

Nga informacionet e marra bëhet me dije se gjatë kontrolleve intensive ditore, mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar një grup personash prej rreth 8 vetash, ku në përfundim të veprimeve hetimore është bërë e mundur arrestimi i dy personave, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kryer kontrolle në mjete dhe banesa, është sekuestruar lënda narkotike e dyshuar kanabis, vlera monetare të konsiderueshme dhe automjete në përdorim të personave të arrestuar.

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë vijon puna për kapjen e personave që kryejnë veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

8 MUAJ ME PARE

U vra dhe më pas u gropos në Kurbin/ Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit

Lajmet kryesore deri në orën 15:00

SPAK ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2020. Trupi i pajetë i Lleshit u gjet në vitin 2023 në Kurbin.

Sipas informacioneve, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 4 urdhër-arreste, një prej të cilëve është ekzekutuar. Ndërsa tre të tjerët janë në kërkim.

Mësohet se janë ushtruar kontrolle në Kamëz, Fresk dhe Mamurras.





Lajmet e fundit nga