web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Zhvillimet kryesore nga politika, kronika, rajoni dhe bota deri në orën 18:00: Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të takohen në Nju Jork gjatë javës së ardhshme. Në kuadër të garës “Triathlon”, që zhvillohet në fundjavë në kryeqytet, janë publikuar rrugët në të cilat do të bllokohet qarkullimi. Në seancën e pasdites së sotme, Parlamenti ka miratuar kryesitë e komisioneve parlamentare nga mazhoranca, ndërkohë që opozita nuk ka dorëzuar emrat e saj dhe pse i miratoi në mbledhjen e grupit parlamentar. Kryeministri Edi Rama do të takojë ditën e nesërme Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, sipas një njoftimi nga vetë NATO. Partia e Lirisë ka arritur të krijojë grup parlamentar pasi ka siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve, duke “huazuar” 3 emra nga Partia Demokratike.

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

PL bëhet me grup parlamentar/ Partia Demokratike i “fal” deputetë

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Partia e Lirisë ka njoftur ditën e sotme se ka krijuar grup parlamentar.

Në njoftimin e bërë për mediat, vihet re se pjesë e grupit parlamentar të PL janë dhe deputetë nga radhët e Partisë Demokratike. Krahas 4 deputetëve të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto, Erisa Xhixho dhe Brunilda Haxhiu, janë dhe 3 deputetë të PD. Emrat nga PD janë Ina Zhupa, Ledina Alolli dhe Klodiana Çapja.

PD i ka "dhuruar" deputetë aleates së saj, për të plotësuar numrin minimal për krijimin e grupit parlamentar.

 

Deklarata e PL

 

Ne pergjigje te interesimit te medias, ju bejme me dije se grupi parlamentar i Partise se Lirise eshte zyrtarizuar me perberjen si me poshte:

 

Tedi Blushi - Kryetar

Edmond Haxhinasto - Zv/Kryetar

Erisa Xhixho - Zedhenese

Brunilda Haxhiu - Sekretare

Ina Zhupa

Ledina Alolli

Klodiana Çapja

9 MUAJ ME PARE

Seanca plenare/ Miratohen kryesitë e komisioneve parlamentare

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Pasditen e sotme është zhvilluar seanca plenare për miratimin e projektvendimit për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Projektvendimi për 11 komisionet e përhershme parlamentare u miratua me 77 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

Opozita nuk dorëzoi emrat e saj për kryetarët e komisioneve, ndërkohë që miratoi në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar emrat e kryetrëve dhe nënkryetarëve.

 

Kryetarët, nënkryetarët dhe sekretarët e komisioneve, të miratuar në seancë

Komisioni për Ekonominë Punësimet dhe Financat – kryetare Milva Ekonomi, nënkryetar Erion Braçe, sekretare Zamira Sinaj.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – kryetar Ulsi Manja, nënkryetar Damian Gjiknuri, sekretare Aurora Mara.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – kryetar Bledar Çuçi, nënkryetare olta Xhaçka, sekretar Ilirjan Pendavinji.

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – kryetari nga opozita, nënkryetare Evis Kushi, sekretare Hatixhe Konomi.

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – kryetari i takon opozitës, nënkryetar Eduard Shalsi, sekretare Enriketa Jaho.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- kryetare Anila Denaj, nënkryetar Ceno Klosi, sekretare Ilva Gjuzi

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – kryetari i takon opozitës, nënkryetare Iris Luarasi, sekretar Ardit Bido.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – kryetar Blendi Klosi, nënkryetar Fadil Nasufi, sekretar Saimir Hasalla.

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – kryetari i takon opozitës, nënkryetar Erion Malaj, sekretar Arkend Balla.

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – kryetar Igli Hasani, nënkryetare Bora Muzhaqi, sekretare Marjana Koçeku.

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – kryetar Fatmir Xhafaj, nënkryetar Ermal Elezi, sekretare Aulona Bylykbashi.

 

9 MUAJ ME PARE

Rama takon nesër Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Ditën e nesërme, 17 shtator, në Bruksel do të zhvillohet një takim mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Takim i cili do të zhvillohet në selinë e NATO-s.

Agjenda e takimit është botuar në faqen zyrtare të NATO-s.

Referuar agjendës, në orën 09:00 të mëngjesit të nesërm do të zhvillohet konferenca e përbashkët e Ramës dhe Rutte.

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

9 MUAJ ME PARE

Gara “Triathlon” në Tiranë/ Ja rrugët që bllokohen gjatë fundjavës në kryeqytet

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Këtë fundjavë në Tiranë do të mbahet gara “Triathlon”, që bashkon tre disiplinat sportive në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv është hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Janë një pjesë e rrugëve të kryeqytetit, ku do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, teksa do të devijohet edhe qarkullimi i disa linjave urbane, më konkretisht:

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Triathlon”, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës, në datë 21.09.2025 nga ora 08:00 deri në orën 13:00 (montimet fillojnë më datë 19-20 Shtator 2025 dhe çmontimet do të bëhen direkt mbas përfundimit të aktivitetit), sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

– Rruga e “Tuneleve”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Daxhir deri te kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit),

– Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Shaqir Palushi”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”),

– Rruga -Diga e Liqenit”,(duke filluar nga kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Diga e Liqienit”),

– Rruga “Panorama e Liqenit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri tek kryqëzimi rruga “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”).

– Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë) • Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë-pallati me shigjeta).

2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

– Linja Nr. 1/A “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe 1/13 “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon në njërin drejtim në “Sheshin Ëillson” tjetri në qendër.

– Linja Nr. 2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit”devijon te sheshi “Ëillson”.

– Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium-Teg” devijon te rrethrotullimi “Ekonomikut”.

– Linja Nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në qendër. – Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së bukës” dhe në qendër.

– Linja Nr. 14 “Unaza” pezullollet përkohësisht.

3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë intenerarët e mësipërm./CNA 

 

 

9 MUAJ ME PARE

Trump dhe Zelensky mund të takohen javën e ardhshme në Nju Jork

Lajmet kryesore deri në orën 18:00

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mund të takohen në Nju Jork gjatë javës së ardhshme. Takimi pritet të mbahet gjatë mbledhjes së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që fillon më 22 shtator. 

Njoftimi për një takim të mundshëm u bë të martën nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

Rubio tha se presidenti i SHBA-së po përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për t'i dhënë fund luftës, ndërsa lufta e përgjithshme e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon, tani në vitin e saj të katërt.

"Presidenti pati disa telefonata me presidentin rus Vladimir Putin, disa takime me Zelensky-n, përfshirë ndoshta një takim javën e ardhshme përsëri në Nju Jork"-tha Rubio.

Trump dhe Zelensky u takuan për herë të fundit në Uashington më 18 gusht, në prani të udhëheqësve europianë.

Pas negociatave, presidenti i SHBA-së tha se faza tjetër e përpjekjes diplomatike të iniciuar nga Shtëpia e Bardhë duhet të jenë bisedimet e drejtpërdrejta midis Zelensky-t dhe Putin-in në një format dypalësh ose së bashku me Donald Trump./CNA





Lajmet e fundit nga