Audioregjistrimi i dytë “bombë”/ Si gënjeu Evi Kokalari Angelakis për lobimet dhe financimet
CNA publikoi një audioregjistrim ku zonja Evi Kokalari Angelakis flet me gazetarin William Bredderman të “The Daily Beast”, intervistë, e cila është bërë gjatë kohës së një shkrimi në vitin 2023.
Ky audioregjistrim përmbante delirim dhe fshehje të së vërtetës nga ana e Evi Kokalari Angelakis.
Bredderman e ka telefonuar për ta pyetur zonjën Kokalari se me çfarë parash vinte në Tiranë dhe kush e financonte, pyetje të cilat ende sot nuk kanë marrë përgjigje.
Në pjesën e parë të audioregjistrimit dëgjuat dhe kuptuat delirin e këtij individi, që kalon çdo lloj pritshmërie ku thotë se është më e famshme në Shqipëri dhe se ka mbështetje më shumë se Rama dhe Berisha.
Një deklaratë kjo, siç e theksuam, delirante, nga një person si Evi Kokalari Angelakis, që e konsideron veten si shumë të famshme në Shqipëri, ndërkohë që është e kundërta.
Por përtej kësaj, sot do të sjellim audioregjistrimin e dytë të Evi Kokalari Angelakis, e cila thotë gënjeshtra njëra pas tjetrës.
View this post on Instagram
Ajo thotë se nuk ka marrë dhe nuk ka lobuar, por kjo është një gënjeshtër e madhe, pasi ne kemi publikuar me fakte ku Evi Kokalari Angelakis ka pranuar lobimet.
Rastet do të mund t’i lexoni në linqet e mëposhtme.
Sa u përket shpenzimeve dhe udhëtimeve të saj, CNA i është drejtuar me pyetje publike, të cilat edhe sot pasi kanë kaluar disa vite ende nuk kanë marrë përgjigje.
Në këtë audioregjistrim nuk mungojnë as akuzat ndaj CNA-së nga Evi Kokalari Angelakis, e cila gënjen kur thotë se është sulmuar pasi nuk mbështeste zotin Këlliçi.
CNA nuk ka sulmuar, por ka investiguar për të zbuluar të vërtetën dhe i ka qëndruar deri në fund misionit të saj, kauzës me të cilën nisi investigimin, duke kërkuar përgjigje për lobimet dhe shpenzimet e udhëtimeve dhe qëndrimeve të Evi Kokalari Angelakis në Shqipëri.
Cili është burimi i financimit për dhjetëra mijëra dollarë fluturime dhe qëndrime në Tiranë? Cili është burimi i të ardhurave të tyre?
A e financuan njerëzit e Sali Berishës, pra të "non grata"-s, Evi Kokalarin?
Kjo është pyetja që Evi s’i ka dhënë përgjigje. Këtë informacion ka dashur të nxjerrë dhe gazetari amerikan William Bredderman, për të zbuluar kush e ka paguar Evi Kokalarin. Ku i ka gjetur paratë?
Ashtu siç e kemi paralajmëruar edhe më parë, CNA nuk do të ndalet, do të vazhdojmë të publikojmë çdo lloj materiali investigativ që do të sigurojmë duke përfshirë edhe audioregjistrimin e dytë.
Ndiqni audioregjistrimin e dytë të publikuar nga CNA...



