Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Dita e sotme ka pasur një sërë zhvillimesh, duke nisur nga politika, kronika apo dhe ngjarje të aktualitetit. Që në orët e para të mëngjesit, një atentat ndodhi në qytetin e Shkodrës, nga i cili dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Autori i ngjarjes u vu në pranga nga Policia e Shkodrës. Në qytetin e Elbasanit u zhvillua gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit një operacion antidrogë, ku u vunë në pranga 40 persona, si dhe u sekuestruan lëndë narkotike e armë zjarri. CNA ka sjellë ditën e sotme një tjetër shkrim në lidhje me investigimin që po bën prej disa ditësh, për të hedhur dritë mbi atë se çfarë po ndodh vërtet me “Air Albania”-n. Gjithashtu viti i ri shkollor 2025-2026 ngriti siparin ditën e sotme, ku rreth 345 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollave. Po ashtu në Tiranë u çel sot Konferenca e Ambasadorëve Diplo2025 “Shqipëria 2030: në Europë, e ndërlidhur me botën”, e cila do të zgjasë për tri ditë me radhë.
5 artikuj për këtë temë.

Në një investigim të plotë, CNA ka sjellë në disa shkrime rastin të kompanisë së fluturimeve, që në bishtin e saj mban flamurin shqiptar, në trupin e saj shkruhet: “Air Albania”.
Jo pa qëllim investiguam për disa javë se çfarë po ndodhte me “Air Albania”-n, atë që duhet të bënte krenar çdo shqiptar dhe duhet të fluturonte e lirë në qiell, por mesa duket, nuk u la kurrë e tillë, nga sulmet mediatike, nga akuzat, paragjykimet, gjykimet, gjysmë të vërtetat, të vërtetat. Investiguam pas sulmeve dhe lajmeve të pavërteta që shpërndaheshin në mënyrë kriminale.
Kompania rezultoi me borxhe, ndryshe nga sa ishte premtuar, nuk mundi të shkëlqejë ashtu siç duhej. Një fillim i bukur, por i shkurtër, tani një vazhdimësi në mbijetesë.
CNA tregoi në disa shkrime se sulmet që vinin ndaj “Air Albania”-s, një pjesë ishin gjysmë të vërteta apo lajme të rreme. Dikush po shpërndante mesazhe. Ne treguam me fakte e dokumente, shumë detaje tronditëse, shkuam deri te vendimet e gjykatës, shifrat e fryra të kateringut të kompanisë.
Treguam se si “Air Albania” gjatë të gjithë kohës kishte pasur dy avionë, ndoshta edhe 1 në momente të caktuara, nga 7 avionë të premtuar në momentin e krijimit të saj. Flota e “Air Albania”-s duhet të ishte me 7 avionë, por nuk u bë kurrë e tillë. Dikush nga “Turkish Airlines” nuk e donte kaq të madhe dhe krenare, por kishte të tjera qëllime.
Më pas, dikush tjetër që administroi kompaninë për shumë vite në Shqipëri si Sinan Bilek, firmosi dhe rëndoi gjendjen ekonomike dhe borxhet e kompanisë. Bilancet e saj shfaqeshin në media, ndërkohë që në QKB nuk i gjente askush. Shifra që lëviznin e që aksionerët nuk i dinin, por sulmet vazhdonin.
A ishte qëllimi të sulmohej Sinan Idrizi? Askush nuk e beson këtë. Ai është minorancë në kompani, dikush tjetër është aksioneri kryesor dhe ai është “Turkish Airlines”.
Duket si një vrasje me paramendim e ngelur në tentativë, të paktën deri në këto momente. Sepse pasioni për ta ekzekutuar nuk ndalet. “Air Albania”-s iu premtuan 7 avionë, nuk i pati kurrë kaq. Për më tepër, aksioneri kryesor, “Turkish Airlines”, nuk i dha fondet, përveç 2 avionëve që tani nuk janë.
Si mund të shkëlqente “Air Albania” pa financimin dhe mbështetjen e “Turkish Airlines”, pa një flotë të plotë, që ta bënte atë konkurrente, përballë “low cost”-eve të pretenduara që fluturojnë nga Rinasi?
Mund të jenë të gjithë bashkë, mund të jenë disa, por “Turkish Airlines” deri tani duket faktori kryesor i dëshirës për të “vrarë” “Air Albania”-n, që nga fakti që nuk financoi siç duhet, që nga fakti që kurrë nuk dha të gjithë flotën, që nga fakti se CEO i emëruar prej saj, Sinan Dilek, firmosi dhe pranoi fatura të firmosura me kosto të fryra, duke rënduar borxhin e kompanisë, kjo u provua edhe në Gjykatën e Lartë në Shqipëri. Që nga fakti që “Air Albania” nuk i ka bilancet, por ato dalin në publik. Që nga fakti që dalin gjyqe dhe procese, që lidhen direkt me “Turkish Airlines”, për të cilat akuzohet “Air Albania”.
Kjo kompani duhet të ishte krenari për shqiptarët, mban flamurin e tyre dhe e çon atë në çdo portë ajrore europiane, pse jo dhe përtej. Aksionerët shqiptarë duhet të marrin në dorë fatet e kësaj kompanie sepse nuk është thjesht një nga të shumtat kompani të fluturimeve që del me humbje, me dhjetëra apo me qindra milionë, nuk është as e para e as e fundit që ka vështirësi financiare, që anulon udhëtimin apo që i vonohet udhëtimi. Gjithçka mund të kalohet kur ka vullnet dhe jo thika pas shpine.
Këtu duhet të ndërhyjë edhe qeveria shqiptare dhe ajo turke që kompania “Air Albania”, e cila ka flamurin e Shqipërisë në bisht dhe “AIR ALBANIA” në trupin e saj, të fluturojë e lirë, krenare dhe konkurrente në treg. Dhe jo t’i krijohen të tilla pusi, për ta “vrarë” në kurth./CNA

Policia ka dhënë një informacion paraprak në lidhje me atentatin e ndodhur në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë, R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë të plagosur.
Një nga viktimat, Armando Pali, ka ndëruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër, L. K.(L) ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.
Të plagosur kanë mbetur 43-vjeçari Erogen Vaso Brajoviç dhe një 25-vjeçare, M. K.
Gjithashtu policia njofton se është sekuestruar një armë zjarri automatike gjatë arrestimit të autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Një mega operacion u zhvillua në orët e para të mëngjesit në Qarkun e Elbasanit.
Mësohet se operacioni nuk u zhvillua vetëm në zonat pranë qytetit, por u shtri në disa qytete të këtij qarku, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin, Gramshin, Peqinin, Cërrikun, Belshin dhe Elbasanin.
Aksioni rezultoi në arrestimin e 40 personave të dyshuar për përfshirje në aktivitet kriminal.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga forcat e Policisë së Shtetit, u sekuestruan tre armë zjarri të tipit kallashnikov, disa pistoleta, si dhe sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike./CNA

Këtë të hënë, në Tiranë nis Konferenca e Ambasadorëve Diplo2025, “Shqipëria 2030: në Europë, e ndërlidhur me botën”.
Në këtë konferencë, që zhvillohet nga 8-10 shtator, do të mirëpriten ambasadorë nga e gjithë bota dhe ekspertë vendas e ndërkombëtarë.
Fokusi i diksutimeve është rrugëtimi europian i Shqipërisë, diplomacia ekonomike dhe siguria rajonale e globale.
Konferenca do të jetë e ndarë në tri panele. Pjesë e konferencës do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, si edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Agjenda e plotë e konferencës përmban detajet mbi të pranishmit, tematikat e diskutimit dhe të tjera informacione mbi aktivitetin, si më poshtë./CNA





Ditën e sotme, 8 shtator, nis viti i ri shkollor 2025-2026.
Në bankat e të gjitha shkollave në vend do të ulen rreth 345 mijë nxënës, prej të cilëve 26.500 ulen për herë të parë.
Në procesin mësimor të këtij viti shkollor do të përfshihen rreth 31 mijë mësues.
Disa ditë më parë, Ministria e Arsimit publikoi Kodin e Etikës që duhet të ndjekin mësuesit, si dhe rregullat e reja për nxënësit.
Këtë vit të ri shkollor, sipas Ministrisë së Arsimit, janë shpërndarë tekste falas për 236 mijë nxënës./ CNA
Mashtruesi Zeqo Pilafi, në pleqërinë e tij...
Mero Baze prishet me Ramën/ "Futi Veliajn ...
Zbulohet një tjetër pasuri e Mero Bazes (P...
Skandali/ Regon Baze, djali i Plakut Mere ...
Fakti/ DigitAlb i mbytur në borxhe, zbuloh...
Nga përfitimi i rreth 50 mijë paundëve te ...
Lori Hoxha llahtariset nga hetimet për inc...
SPAK-u, Dritan Prençi, inceneratorët dhe b...
“Tentakulat” e Ajola Xoxës deri te landfil...
Rivlerësimi i pronave/ Ja çmimet e referen...
Sa paguajnë shqiptarët për një deputet? 1...
Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, p...
Çfarë është prokurori i SPAK-ut, Dritan Pr...
Dorëhiqet Komandanti i Gardës së Republikë...
Dokumenti 60 milionë euro që akuzon prokur...
Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda He...
Përgjimet/ “Kemi vetëm 1 ditë kohë”, inske...
CNA nesër të tjera përgjime për Bollinon d...
Përgjimet, “më kanë thënë miq nga PD-ja”/ ...
Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...