Dosja "Toyota Yaris"/ GJKKO dërgon për gjykim me themel ish-oficeren e BKH
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
CNA ka kryer një investigim pas sulmeve dhe goditjeve të njëpasnjëshme që i janë bërë kompanisë ajrore “Air Albania”. Pas disa shkrimeve që qarkullonin në medie, duke sulmuar Air Albanian, CNA shkoi përtej për të mësuar të vërtetën e kësaj, kush po i orkestronte këto sulme dhe nga vinin. CNA e nisi investigimin duke kërkuar bilancet në QKB, të cilat nuk ishin. Pas këtij rezultati, i dërguam një e-mail “Turkish Airlines”, kompanisë mëmë të “Air Albania”, e cila është dhe aksionerja më përqindjen më të lartë, por kompania heshti. Më pas e-mailet i dërguam radhë, tek audituesi, te “Big four Ernst & Young (EY)” në lidhje me bilancet e kompanisë dhe me auditimin e tyre. Por prapë heshtje. Gjithashtu nxorëm një vendim gjykate, që tregonte dhe zbulonte një abuzim, ndoshta një vjedhje të madhe me miliona euro, që lidhej me kateringun, ku sipas të dhënave, 120 persona në ditë udhëtonin me “business class” me “Air Albania”. Një avion i tërë në ditë “business class”. Sërish heshtje. Pas një shkrimi në CNA, u hodhën të tjera shkrime kundër “Air Albania”-s. U tha se nuk kishte paguar qiratë e avionëve. Një “zbulim” që vinte nga Zvicra. Ne i shkruam kompanisë ku “Air Albania” kishte marrë avionë me qira, por na thanë me e-mail “NO COMMENT”. Çdo e-mail kishte pyetje që drejtoheshin në lidhje me çfarë shkruhej për të kuptuar të vërtetën, por të gjithë heshtën, morëm vetëm një koment. “Turkish Airlines”, që siç e theksuam është dhe aksionerja më e lartë, kompania mëmë e Air Albania , është një nga kompanitë e mëdha botërore që ka shumë “bija”, diku në ortakëri me Gjermaninë, diku në ortakëri me shtetin shqiptar, por ndryshe nga të tjerët, “Air Albania” po goditet e po goditet. U abuzua, u keqpërdor nga menaxherë, drejtues, ish-drejtues, të cilët janë nën strehën e “Turkish Airlines”. Pra, ishte vetë “Turkish Airlines” që e menaxhoi kompaninë në Shqipëri që prej themelimit të saj dhe bilancet sa vinin e rëndoheshin. Rëndoheshin bilancet e një kompanie që i kishin premtuar se do të kishte 7 avionë, por nuk i bëri dot të plotë as dy. Dikush te “Turkish Airlines” ka qëllime të tjera dhe heshtja flet vetë. Nga të gjitha këto të dhëna, ne kemi zbuluar se tek “Air Albania” janë bërë vjedhje e abuzime, që dolën në pah nga një vendim gjykate. E gjitha tregon se kemi të bëjmë me një sulm të dirigjuar dhe të mirëorkestruar me qëllimin final për ta rrjepur, për ta falimentuar dhe për ta sakatuar Air Albanian. Ne nuk do ndalemi deri sa e vërteta të dalë në dritë se kush e rrënoi “AirAlbania”-n dhe pse.
5 artikuj për këtë temë.

“Turkish Airlines”, një nga kompanitë më të mëdha të fluturimeve dhe ndër më prestigjiozet në botë, ndodhet përballë disa skandaleve të njëpasnjëshme, që vijnë lidhur me “Air Albania”-n, “bijëzën” e saj në Shqipëri.
Themi skandale, sepse ne si CNA, pasi ndoqëm thjesht hapat që bënin disa medie kundër “Air Albania”-s, kuptuam se kush qëndronte pas sulmeve dhe a ishin të vërteta apo pseudoskandale ato që raportoheshin në disa portale periferike. Ishte kompania që po dëmtonte veten? Aksionerët e saj thjesht e falimentuan? Nuk kishte më fonde apo çfarë kishte ndodhur? Këto shkruheshin si sulme apo veprime për të mbuluar skandalet e vërteta.
Pas lajmit në lidhje me borxhet e mëdha të kompanisë dhe daljen e bilanceve, ne kërkuam në QKB, por aty nuk ishin bilancet dhe i dërguam një e-mail “Turkish Airlines”, por kompania heshti. Edhe audituesit, gjithashtu. Dhe nga aty nuk morëm përgjigje. Dy e-maile, asnjë përgjigje në lidhje me rrjedhjen e bilanceve të “Air Albania”, kur në QKB nuk ekzistonin. Pllakosi heshtja nga kompanitë, por reagimi erdhi.
Ne, jo pa qëllim, i drejtuam një e-email edhe “Big four Ernst & Young (EY)” në lidhje me bilancet e kompanisë dhe me auditimin e tyre. Dërguam një e-mail edhe atje, por sërish heshtje.
Ne nxorëm një vendim gjykate, që tregonte dhe zbulonte një abuzim, ndoshta një vjedhje të madhe me miliona euro, që lidhej me kateringun, ku sipas të dhënave, 120 persona në ditë udhëtonin me “business class” me “Air Albania”. Një avion i tërë në ditë “business class”. E pabesueshme! Sërish heshtën.
Pas një shkrimi në CNA, u hodhën të tjera shkrime kundër “Air Albania”-s. U tha se nuk kishte paguar qiratë e avionëve. Një “zbulim” që vinte nga Zvicra.
Ne i shkruam kompanisë ku “Air Albania” kishte marrë avionë me qira, por na thanë me e-mail “NO COMMENT”.
Çdo e-mail kishte pyetje që drejtoheshin në lidhje me çfarë shkruhej për të kuptuar të vërtetën, por të gjithë heshtën, morëm vetëm një koment.

A është heshtja miratim?! Pra miratim i së vërtetës që lindte nga pyetjet tona e jo nga shkrimet që dukeshin sikur qëllonin “Air Albania”-n me çifte për të bërë zhurmë e fshehur të vërtetën.
“Turkish Airlines” është një nga kompanitë e mëdha botërore që ka shumë “bija”, diku në ortakëri me Gjermaninë, diku në ortakëri me shtetin shqiptar, por ndryshe nga të tjerët, “Air Albania” po goditet e po goditet. U abuzua, u keqpërdor nga menaxherë, drejtues, ish-drejtues, të cilët janë nën strehën e “Turkish Airlines”. Pra, ishte vetë “Turkish Airlines” që e menaxhoi kompaninë në Shqipëri që prej themelimit të saj dhe bilancet sa vinin e rëndoheshin. Rëndoheshin bilancet e një kompanie që i kishin premtuar se do të kishte 7 avionë, por nuk i bëri dot të plotë as dy.
Dikush te “Turkish Airlines” ka qëllime të tjera dhe heshtja flet vetë.
Ndoshta për ta, “Air Albania” dhe humbjet e saj apo falimentimi janë një hiç, por ata avionë mbajnë në bisht flamurin shqiptar. Ata avionë, siç ne kemi shkruar dhe përsëritur, mbajnë në trup emrin “Air Albania”.
Dikush nuk e do bishtin e bukur me flamurin shqiptar.
Ndoshta duan ta falimentojnë, ndoshta duan ta blejnë, por një gjë është e vërtetë: për vite e vite me radhë, ne kemi zbuluar se tek “Air Albania” janë bërë vjedhje e abuzime, që dolën në pah nga një vendim gjykate. Ndoshta ka të tjera.
Drejtues që mund të kenë përfituar dhe abuzuar edhe kur nuk kanë qenë në detyrë. E kanë parë “Air Albania”-n si një lopë për ta mjelë. Dhe pasi e kanë mjelë mirë e mirë, duan që ta ngordhin, ta therin për mish, që ta hanë në tryezë.
Ky duket të jetë qëllimi. Asgjë më shumë se kaq.
Ndoshta ne nuk i interesojmë si media, por ne nuk do të ndalemi deri në ditën që do të marrim përgjigje mbi të vërtetën. Nuk na interesojnë fare fondet e “Turkish Airlines”. Aspak. As se kush janë aksionerët shqiptarë. Na intereson ajo që ne kemi theksuar: flamuri shqiptar në qiejt e Europës, pse jo edhe më tej. Sepse na u tha që do të ishin 7 avionë, me të cilët shqiptarët do të fluturonin nëpër Europë, në Londër, Frankfurt, Paris, Romë, Milano.
Tashmë fluturojnë vetëm te kjo e fundit dhe në Stamboll. Askund tjetër. Pse kompanitë “low cost” duhet të shfrytëzojnë patjetër qiellin shqiptar dhe aeroportet tona, kur ne kemi dhe duhet të kemi kompanitë tona të fluturimeve? Pse “Turkish Airlines” apo individë brenda saj nuk duan që të ekzistojë “Air Albania”? Pse duan ta shkatërrojnë, pasi e vodhën dhe e molën mirë e mirë? Mos ndoshta vallë “Turkish Airlines” hesht se e di që atje ka hajdutëri? Apo ndodhi që dikush gënjen, manipulon dhe fsheh informacionin e duhur, duke i shitur medias në Shqipëri lajme të pavërteta apo gjysmë të vërteta dhe duke ia faturuar kompanisë shqiptare, kur përgjegjësi në fakt është në Turqi te “Turkish Airlines”? Çfarë fshihet?
Tiranë/Stamboll-Historia e zgjerimit të flotës së ?Air Albania? duhej të ishte një tregim krenarie dhe pavarësie.
Por në vend të kësaj, është kthyer në një manual tipik se si një partner gjigant arrin të mbysë një kompani më të vogël duke e futur në varësi të plotë.
Dhe në këtë rast, gishti tregon vetëm në një drejtim: ?Turkish Airlines? është arkitekti i krizës së ?Air Albania?.
Në vitin 2023, ?Air Albania? shpalli me bujë mbërritjen e dy Airbus A320 të marrë me qira nga GA Telesis në Majami. Tirana festoi, duke e parë këtë si hapin e parë të vërtetë për të dalë nga hija e ?Turkish Airlines?.
Por, pas kuintave, kompania turke luajti ndryshe: në të njëjtën kohë, i riktheu për vete dy avionët punëtorë, ZABEL dhe ZABBC, që fluturonin me ngjyrat e ?Air Albania?-s.
Madje njëri prej tyre tashmë mban krenarisht regjistrimin TC-JPZ nën flamurin e ?Turkish Airlines?. Zgjerim? Jo, ishte thjesht një ndërrim i llogaritur për ta mbajtur ?Air Albania?-n të varur dhe të dobët.
Vetëm pak muaj më vonë, një nga Airbus-ët e rinj ? ZA-MMK ? u mbajt në tokë në Stamboll për shkak të problemeve me motorin. Ishte korriku 2024, në kulmin e sezonit veror. Dhe sot, më shumë se një vit pas kësaj, avioni vazhdon të qëndrojë i parkuar ? një monument i paaftësisë dhe, sipas shumëkujt, i sabotimit.
Pyetja është: kush e pranoi një avion me probleme të tilla? Kush nënshkroi dokumentet?
Përgjigjja është e qartë ? ?Turkish Airlines?. Ajo e mbikëqyri, ajo e lejoi, dhe ajo ka fuqinë teknike për ta kthyer në shërbim. Por ka zgjedhur të mos e bëjë.
Ndërkohë, burime të sigurta thonë se ?Air Albania? vazhdon të paguajë qira për avionin e bllokuar. Pra, kompania shqiptare po derdh para për një avion që qëndron ?i vdekur? në pistë, ndërkohë që ?Turkish Airlines?, me një flotë prej qindra avionësh dhe qendrën e saj të rimontimit të motorëve, qëndron spektatore.
Arsyeja? Kontrolli.
Të mbysë financiarisht ?Air Albania?-n, ta mbajë të pafuqishme dhe të sigurohet që ajo të mos dalë kurrë nga kapja e Stambollit.

Loja shtrihet edhe në sallat e gjyqit. Në Londër, proceset gjyqësore kanë nxjerrë në pah se ?Turkish Airlines? është e lidhur drejtpërdrejt me kontratat e qirasë së GA Telesis, madje ndoshta edhe si garantues. Nëse kjo vërtetohet, konfirmon dyshimet e hershme: ?Air Albania? nuk është një kompani e pavarur, por një marionetë e komanduar nga Stambolli. Për këtë ne iu drejtuam kompanisë paditëse me këto pyetje:
1. Kush i gjeti avionët tuaj të propozuar për ?Air Albania??
2. Kush bëri pranimin teknik?
3. A është ?Turkish Airlines? garant për kontratën e qirasë?
4. Pse ZA-MMK nuk po fluturon që nga vera e kaluar?
5. A po i mban ?Air Albania? avionët tuaj me forcë? Nëse jo, pse e thonë lajmet?
6. A i dërguat njoftimin ?Turkish Airlines? për situatën dhe a reaguan ata si garantues?

Aksionarët shqiptarë, që duhej të mbronin flamurin kombëtar, atë që dje ishte krenaria jonë, zgjodhën heshtjen. Një heshtje që ngjan frikshëm me rastin e ?Air Bosnja?, ku borxhet e fryra nën petkun e një ?partneriteti? e çuan kompaninë në kolaps. Historia duket gati të përsëritet, këtë herë në Tiranë.
Kjo nuk është rastësi. Nuk është as një seri incidentesh fatkeqe.
Faktet ? avionët e rikthyer, avionët e bllokuar, heshtja e aksionarëve, gjurmët në gjykata ? të gjitha tregojnë një strategji të paramenduar të ?Turkish Airlines?.
Qëllimi është i thjeshtë: ta mbajë kompaninë me flamurin shqiptar të vogël, të varur dhe të pafuqishme.
Pyetjet që mbeten nuk kanë më të bëjnë as me motorë e as me fatura. Ato kanë të bëjnë me përgjegjësinë.
Deri kur Shqipëria do ta lejojë që kompania e saj ajrore që mban flamurin e saj kombëtar të përdoret në këtë lojë?
Dhe kush do të ketë guximin të thotë hapur atë që faktet tashmë e tregojnë: fajtori i vërtetë është..../ CNA
Në disa shkrime të njëpasnjëshme CNA ka sjellë materiale investigative që po përpiqen të ndriçojnë fatin e ?Air Albania?-s dhe kush e çoi kompaninë në një gjendje të vështirë financiare. (Lexo Ketu)
Gjithçka ka dalë nga lajmet në media ku është raportuar sekuestrimi nga kompania IBN kundër ?Air Albania? (sipas vendimit të Apelit Nr. 643 (30-2025-3979), datë 13.05.2025 ? Juridiksioni i Përgjithshëm, dhe vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi këtë sekuestrim).
Ky vendim i fundit i Gjykatës së Lartë tregon ankesën e "Air Albania" për faturim të tepruar, e pranuar nga CEO, Sinan Dilek.
Ky mbifaturim është pjesë e humbjes së paraqitur në bilancin e deklaruar nga "Turkish Airlines" për ?Air Albania?, material që u publikua edhe në media.
Mbifaturimi, i cili kap vlera miliona euro, përfaqëson pjesë të humbjes që kompania e kateringut IBN e kishte raportuar më parë.
Vendimi i Gjykatës së Lartë:
? Pezullimi i ekzekutimit të vendimit të Apelit deri në shqyrtimin e ankimit.
? Heqja e masës së sekuestrimit të vendosur mbi llogaritë bankare dhe kuotat e ?Air Albania? sh.p.k. nga Zyra e Ekzekutorit Privat ?QEVA? sh.p.k. (letrat 591/10, 591/11, 592/9, 592/10, 593/9, 597/6, datë 19.05.2025).
Por nga dokumentet e Gjykatës së Lartë rezulton se në vetëm një vit, 44,000 pasagjerë janë faturuar vetëm për biznes klas, pjesa e parë e avionit ku jepet edhe shërbim ekstra.
Këto shifra që gjenden te dokumentet e vendimit të gjykatës flasin për një të vërtetë të dhimbshme që mund të shkojë në kufijtë e një skandali të madh.
Mjafton të bëjmë një llogari të thjeshtë. Një avion ka vetëm 8 ulëse klasë biznesi mesatarisht dhe që shpesh janë gjysmë bosh? (Jo të gjithë mund të udhëtojnë në klasën e biznesit).
44 mijë pasagjerë biznes për një vit, i pjesëtojmë me 365 ditë, (me maksimum 2 avionë të ?Air Albania? në flotë), del shifra 120 pasagjerë biznesi në ditë.
Duke marrë numrin e fluturimeve zyrtare që është gjatë një dite maksimumi del shifra se për çdo fluturim të ?Air Albania? të kishte 20 pasagjerë VIP.
Çdo fluturim 20 pasagjerë biznesi, kjo shifër është dy herë e gjysmë më e madhe se kapaciteti i avionit prej 8 personash maksimalisht për çdo fluturim.
A mund të ketë një arsye tjetër që Sinan Dilek, ish-CEO i ?Air Albania?, nuk ka parë faktet, por mund të ketë falsifikuar shifrat në bashkëpunim me kompaninë që jepte shërbimin?
CNA do të thellojë më tej investigimin e saj me publikimin e pagesave të paligjshme jashtë autorizimit të CEO-s, mospërputhjen e llogarive të agjencive dhe përfitime të tjera.
Këto të gjitha janë një sirenë alarmi për aksionarët shqiptarë që duhet të kërkojnë të drejtat e tyre menjëherë.
Pas daljes së të vërtetës për mbifaturimet që kanë thelluar humbjet, të cilat i zbuloi njëherë e mirë Gjykata e Lartë./ CNA

Nëpërmjet një investigimi që lindi menjëherë pas publikimit të disa lajmeve spekulative, apo abuzimeve mediatike kryer ndaj "Air Albania"-s, CNA mundi të siguronte të dhëna, të cilat zbardhnin të vërtetën mbi bilancet e kompanisë.
Këto bilance nuk deklaroheshin në QKB, por ato kishin rrjedhur në media.


CNA iu drejtua me e-mail menaxhimit të "Air Albania"-s në Tiranë, por edhe aksionerit kryesor siç është "Turkish Airlines".
Ne publikuam një material të plotë, edhe pse ende pyetjet tona drejtuar "Turkish Airlines" nuk kanë marrë përgjigje.
Ndërkohë çështja ngelet ende e hapur pa sqarim të plotë dhe me plot tymnajë.
Duke vijuar hetimin tonë lidhur me mosdeklarimin e bilanceve nga "Air Albania" dhe deklarimin e tyre nga "Turkish Airlines", i cili ende mbetet pa përgjigje, vazhdojnë të lindin të tjera pyetje thelbësore.
Së pari, pse "Turkish Airlines" po qëndron në heshtje?
Çfarë po fshihet pak kësaj heshtjeje?
Si është e mundur që një kompani kaq prestigjioze të mos japë një përgjigje të qartë dhe të saktë për këtë çështje?


CNA, duke thelluar investigimin, ka mundur të sigurojë të dhëna të tjera se kush qëndron pas përgatitjes së bilanceve në Shqipëri, që nuk janë zyrtarisht, por rrjedhin në media.
Sipas burimeve të CNA-së, gjatë këtyre viteve kompania "Air Albania" ka kontraktuar, siç e quajnë tregu, një nga ?Big4? ("Ernst & Young").
Kjo kompani ka marrë përsipër që me shërbimet e saj t?i ofrojë "Air Albania"-s, kthimin e TVSH-së, i cili duhet dorëzuar tek autoritetet tatimore deri më datë 14 të çdo muaji.
-Librin e Blerjeve & Shitjeve të TVSH-së, i cili duhet dorëzuar tek autoritetet tatimore deri më datë 10 të çdo muaji.
-Kthimin e tatimit të mbajtur, i cili duhet dorëzuar deri më datë 20 të çdo muaji.
-Kthimet e tatimit mbi pagat, të cilat duhen dorëzuar deri më datë 20 të çdo muaji.
-Deklaratën vjetore të tatimit mbi të ardhurat e korporatës dhe bilancet financiare, të cilat duhen dorëzuar elektronikisht dhe në kopje të printuar deri më 31 mars të vitit pasardhës.
CNA i është drejtuar më një e-mail zyrtar kompanisë për të marrë përgjigje në lidhje me pyetjet që lindin për pjesën e termave kontraktualë dhe shërbimet që duhet të ofronte "Ernst & Young", e cila përfshin në finale edhe bilancin vjetor të kompanisë, bilance që përfunduan në media, por në fakt ato nuk janë dorëzuar prej vitesh në QKB.
Në e-mailin, të cilin ne i kemi nisur kompanisë që duhet të përgatisë e dorëzojë bilancet, ne i kemi drejtuar këto pyetje:
-Së pari, a i ka përmbushur "Ernst & Young" termat kontraktualë?
-Së dyti, nëse po, cilët janë plotësuar dhe cilët jo?
-Ku janë bilancet e kompanisë, për të cilat ju jeni kontraktuar për t'i përpiluar dhe dorëzuar?
-Cila është marrveshja e "Ernst & Young" dhe Sinan BILEK, CEO-s të emëruar nga "Turkish Airlines", Sinan Dilek, në lidhje me këtë çështje?
-Si është e mundur që "Turkish Airlines" i ka këto bilance (që i deklarojnë në KAP), i ka dhe media, por në Shqiperi nuk janë deklaruar në QKB?

Këto pyetje iu drejtuan zyrtarisht "Ernst & Young", por nuk morëm asnjë përgjigje deri në publikimin e lajmit. CNA do të thellojë më tej investigimin në lidhje me "Air Albania" dhe gjithçka që fshihet pas mosdeklarimit të bilanceve në Shqipëri.
CNA do të vazhdojë me investigimin dhe pyetja që i përmbledh të gjitha është: Si ka mundësi që bilancet publikohen në Turqi, i kanë dhe mediat, por kompania e auditimit nuk kthen përgjigje e nuk i jep dhe nuk i ka QKB apo shteti shqiptar?
Këto bilance publikohen me qëllim të caktuar nga individë që mund të kenë pranuar mbifaturime dhe kanë abuzuar, fakte këto të gjitha që kanë çuar në gjendjen e rënduar financiare të "Air Albania"-s.
Rëndimi i gjendjes financiare të "Air Albania"-s nuk i përket një periudhe disamujore, por është afatgjatë dhe sekreti i tyre janë bilancet, ku brenda tyre ndodhen dhe mbifaturimet e pranuara nga persona, të cilët i kanë pranuar ato duke abuzuar dhe duke e dëmtuar "Air Albania"-n dhe duke i sjellë asaj pasoja të rënda financiare.
CNA do të sjellë më tej të tjera të dhëna, të cilat ne i kemi investiguar dhe i kemi zbërthyer deri në fund./ CNA
“Air Albania” erdhi si një diamant për Shqipërinë, emri i saj do të ishte krenaria jonë. Do të fluturonte në qiejt e Europës, pse jo dhe përtej, do të ishte “Air Albania” në të gjitha aeroportet. Por rrugës gjithçka u kompleksua, u politizua, u akuzua, diku kritika vlente, diku akuza gënjente. Kjo është një panoramë e shkurtër e atyre që kanë ndodhur këtë verë më “Air Albania”-n.
Kohët e fundit ka pasur dhe shumë raportime që në thelb kishin një qëllim, dëmtimin e kësaj kompanie, por edhe emrit që ajo mbante në veçanti.
Gjysmë të vërteta, skenarë dhe intriga mediatike, të cilat turbullonin ujërat, që ne menduam t’i kthjellonim pak për të kuptuar cila ishte e vërteta dhe çfarë po ndodhte.
Pasi përmblodhëm rëndësinë e “Air Albania”-s për shqiptarët, që mund ta lexoni këtu, filluam të gërmojmë më shumë për të kuptuar më tepër rreth së kaluarës dhe së ardhmes së kompanisë.
Për t’u përballur me gjithçka që hidhej në media periferike ose jo, kërkuam bilancet, pra pasqyrat me të dhëna financiare të deklaruara në QKB, dhe çuditërisht nuk kishte asgjë. Kompania nuk i deklaron që prej themelimit.
Të dhëna financiare për “Air Albania”-n në QKB nuk ka. Nga ekstrakti që lexoni më poshtë, kompania “Turkish Airlines” ka 49% të aksioneve, MDN Investment (në pronësi të shtetasit Sinan Idrizi) ka 41 % dhe ALBcontrol ka 10% të aksioneve, megjithëse në ekstrakt dhe sistemin e QKB-së del me 1%.
Aksionerët dhe veprimet e tjera janë të publikuara, por bilance të kompanisë nuk ka. Për të sqaruar gjithë situatën, me qëllim iu drejtuam “Air Albania”-s zyrtarisht, por deri në momentin e këtij shkrimi nuk morëm përgjigje nga asnjë prej personave që kontaktuam. I vetmi që u përgjigj në telefon tha dërgoni pyetjet me e-mail dhe, kuptohet, përgjigje nuk morëm kurrë.
Nga gjithçka që hulumtuam dhe lexuam edhe nga mediat dhe publikimet e kolegëve është fakti se informacione për bilance dhe dokumente kishte në media, por në QKB jo, nuk ekzistonin.
Ajo që zbuluam më tej është se një nga aksionarët, “Turkish Airlines”, për vite me radhë deklaronte informacionin financiar në lidhje me kompaninë “Air Albania”, në dokumente zyrtare të publikuara për investitorët e tyre.
“Turkish Airlines” është një emër dhe kompani e madhe, e cila kuotohet në bursë dhe deklaron në institucionet ligjore në Turqi. Pra, edhe pse “Air Albania” nuk deklaron që nga fillimi i aktivitetit në Shqipëri, në Turqi “Turkish Airlines” raporton aktivitetin e saj financiar, ku përfshihet edhe aktiviteti i “Air Albania”-s. Pra, me pak fjalë, materialet që publikohen në media për “Air Albania”-n kanë bazë deklarimet e “Turkish Airlines”.
Duke parë këtë fakt dhe duke siguruar edhe ne këto të dhëna, pra deklarimet e “Turkish Airlines”, redaksia e CNA-së shkoi më tej, duke u dërguar me e-mail disa pyetje drejtuesve të “Turkish Airlines”. E-maili është dërguar ditën e martë dhe mund ta lexoni këtu, pyetjet janë si më poshtë:
"Meqenëse po përgatisim një artikull investigimi në lidhje me ‘Air Albania’-n, linjën ajrore kombëtare të Shqipërisë, e cila ka qenë në qendër të shumë spekulimeve që nga data e themelimit të saj, do të na duhej mbështetja juaj si aksioneri i kësaj kompanie për t'iu përgjigjur disa pyetjeve që do të hedhin dritë mbi këtë investigim. Sipas Marrëdhënieve me Investitorët dhe raporteve të KAP:
1. Në raportet tuaja financiare për periudhën që nga themelimi i kompanisë, vumë re fjalinë ‘Që nga 31 dhjetori 2019, humbja e Air Albania, e cila tejkalon pjesën totale të Grupit në kapitalin aksionar të sipërmarrjes së përbashkët, nuk është llogaritur në pasqyrat financiare të konsoliduara.
Që nga 30 qershori 2025, humbja është 3 dollarë amerikanë. (Humbja që nga 31 dhjetori 2024: 3 dollarë amerikanë), duke iu referuar 3 milionë dollarëve amerikanë dhe në versionin turk 98 milionë TL’. Meqenëse ‘Air Albania’ nuk ka dorëzuar asnjë pasqyrë financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri (QKB), në rast se keni ndonjë kopje të kësaj Pasqyre Financiare të ‘Air Albania’-s, ne do të donim të kishim një kopje të saj.
2. Duke iu referuar temës së mësipërme, ne do të donim gjithashtu të kërkonim informacion për të gjithë periudhën për çdo Raport Auditimi, shitjeje, të ardhurash, numër pasagjerësh, raporte shpenzimesh, etj., mbi të cilat bazohet deklarata juaj?”
Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, e premte, 29 gusht, ora 10:15, redaksia e CNA-së nuk ka marrë asnjë përgjigje nga “Turkish Airlines”.
Siç kuptohet nga situata, ka disa shqetësime që lidhen me kompaninë dhe deklarimet e “Turkish Airlines”. Por heshtja shton edhe më shumë dyshimet.
Duke qenë se nuk morëm përgjigje nga kompania, por edhe audituesi zyrtar, të cilit ia çuam të njëjtat pyetje, mjegulla që mbulon gjithçka nga heshtja çon në shumë paqartësi, të cilat kërkojnë një përgjigje.
Së pari, a mund të jenë të falsifikuara dokumentet e publikuara të audituara dhe a po i manipulon “Turkish Airlines” investitorët? Kjo është një pyetje themelore për të kuptuar të vërtetën e bilanceve në lidhje me “Air Albania”-n.
Që nga viti 2018, siç e konstatuam edhe ne, kompania “Air Albania” menaxhohet nga personeli i saj. Lind pyetja, që nga themelimi i “Air Albania”-s, a ka manipuluar të dhënat CEO, Sinan Dilek, (i cili është ende një drejtues i “Turkish Airlines”, SVP Catering & In-Flights Products), apo i ka ndarë ato vetëm me kompaninë e tij, apo nuk i ka përmbushur detyrimet? Sepse mosdeklarimet në Shqipëri nisin në 2018, që në ditën e fillimit.
Një tjetër pyetje mjaft e thjeshtë është: Pse kompania ende nuk i deklaron Pasqyrat Financiare, madje as ndryshimin e menaxhimit, siç kuptohet nga ekstrakti? Pse CEO i ri i “Air Albania”, Sinan Isik, nuk po i publikon Pasqyrat Financiare të “Air Albania”-s?
Një tjetër pyetje që ende nuk gjen përgjigje është fakti se si dy aksionerët e tjerë të kompanisë, që së bashku shkojnë 51%, lejojnë publikime të tilla të njëanshme?
Dhe pyetja e fundit, por edhe shumë e rëndësishme është: Pse dokumentet e publikuara kanë vlera të ndryshme midis versioneve në anglisht dhe turqisht? Në momentin që morëm dokumentet konstatuam edhe këtë gjë, diferenca në bilance (turqisht, anglisht) është gati sa 25% e totalit të tij.


(Diferenca në bilance, turqisht dhe anglisht)
Ky investigim yni në lidhje me “Air Albania”-n bëhet për të qartësuar dhe kuptuar të vërtetën e emrit që përfaqëson Shqipërinë tonë në qiejt e Europës e përtej. Nuk gjetëm përgjigjet e plota, por misioni ynë vazhdon.
Ne, më shumë sesa përgjigje zyrtare, gjetëm heshtje, dhe nga verifikimi i të dhënave gjetëm materiale apo informacione që na shtuan më shumë dyshimet se gjithçka që po ndodhte ishte përtej “Air Albania”-s.
Shkon tek aksioneri me 49% që është “Turkish Airlines”, aksioneri më i madh që nuk u përgjigj kurrë për pyetjet tona, por thjesht na i shtoi më tej dyshimet që ne parashtruam më sipër./ CNA
https://www.cna.al/aktualitet/dita-e-24-t-ende-ne-pritje-v...
Historike! Shqipëria mirëpret për herë të ...
Qeveria në “WhatsApp” dhe çfarë pritet nga...
Dita e 23-të/ Ende në pritje, Veliaj dh...
Kontrata me DHL/ Celibashi: Nëse nuk do ta...
Klodiana Lala zbardh të tjera detaje për k...
Masakra në Shkodër/ Zbërthehet autori: Obj...
Firmoset dekreti/ Kuvendi i Shqipërisë mbl...
“Air Albania” si vrasje me paramendim, e m...
Mashtruesi Zeqo Pilafi, në pleqërinë e tij...
Mero Baze prishet me Ramën/ "Futi Veliajn ...
Zbulohet një tjetër pasuri e Mero Bazes (P...
Skandali/ Regon Baze, djali i Plakut Mere ...
Fakti/ DigitAlb i mbytur në borxhe, zbuloh...
Nga përfitimi i rreth 50 mijë paundëve te ...
Lori Hoxha llahtariset nga hetimet për inc...
SPAK-u, Dritan Prençi, inceneratorët dhe b...
“Tentakulat” e Ajola Xoxës deri te landfil...
Rivlerësimi i pronave/ Ja çmimet e referen...
Sa paguajnë shqiptarët për një deputet? 1...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...