Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar sërish një shkrim me atë se çfarë po ndodh me “Air Albania”-n dhe pse po hesht kompania “Turkish Airlines”. Për të 23-ën ditë me radhë Mero Baze dhe Erion Veliaj vijojnë të mos e nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e kryebashkiakut në lidhje me pretendimet dhe akuzat se prokurori po heton Veliajn për “hakmarrje”. Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin e masave për mbrojtjen e territorit, ku ka thënë se është e rëndësishme të bllokohet i gjithë zinxhiri i ndërtimeve pa leje. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli sot në konferencë edhe lidhur me Task-forcën e ngritur bashkë me SPAK-un dhe Prokurorinë e Përgjithshme për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë Soni Pepës, i ekstraduar dy ditë më parë nga Republika Domenikane. 40-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që vepronte në disa vende europiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve.
5 artikuj për këtë temë.

Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mos e nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e kryebashkiakut në lidhje me pretendimet dhe akuzat se prokurori po heton Veliajn për “hakmarrje”, pasi nuk i ka miratuar shtesën mbi lejen e ndërtimit.
Prej 23 ditësh jemi ende në pritje që Veliaj dhe Mero Baze të publikojnë dokumentin me firmën e Ols Dados kur kërkon shtesën mbi lejen dhe refuzimin me firmën e kryebashkiakut, i cili pretendon se Ols Dado po “hakmerret” dhe është në konflikt interesi.
Ashtu siç dhe e kemi raportuar më parë (Kërkesa nuk ekziston, as refuzimi, njësoj si inceneratori i Tiranës).
Për këtë po ju sjellim qëndrimet e Veliajt dhe Mero Bazes
Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Pretendimi i Mero Bazes
Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.
“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nëse është kështu, pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?/ CNA

“Turkish Airlines”, një nga kompanitë më të mëdha të fluturimeve dhe ndër më prestigjiozet në botë, ndodhet përballë disa skandaleve të njëpasnjëshme, që vijnë lidhur me “Air Albania”-n, “bijëzën” e saj në Shqipëri.
Themi skandale, sepse ne si CNA, pasi ndoqëm thjesht hapat që bënin disa medie kundër “Air Albania”-s, kuptuam se kush qëndronte pas sulmeve dhe a ishin të vërteta apo pseudoskandale ato që raportoheshin në disa portale periferike. Ishte kompania që po dëmtonte veten? Aksionerët e saj thjesht e falimentuan? Nuk kishte më fonde apo çfarë kishte ndodhur? Këto shkruheshin si sulme apo veprime për të mbuluar skandalet e vërteta.
Pas lajmit në lidhje me borxhet e mëdha të kompanisë dhe daljen e bilanceve, ne kërkuam në QKB, por aty nuk ishin bilancet dhe i dërguam një e-mail “Turkish Airlines”, por kompania heshti. Edhe audituesit, gjithashtu. Dhe nga aty nuk morëm përgjigje. Dy e-maile, asnjë përgjigje në lidhje me rrjedhjen e bilanceve të “Air Albania”, kur në QKB nuk ekzistonin. Pllakosi heshtja nga kompanitë, por reagimi erdhi.
Ne, jo pa qëllim, i drejtuam një e-email edhe “Big four Ernst & Young (EY)” në lidhje me bilancet e kompanisë dhe me auditimin e tyre. Dërguam një e-mail edhe atje, por sërish heshtje.
Ne nxorëm një vendim gjykate, që tregonte dhe zbulonte një abuzim, ndoshta një vjedhje të madhe me miliona euro, që lidhej me kateringun, ku sipas të dhënave, 120 persona në ditë udhëtonin me “business class” me “Air Albania”. Një avion i tërë në ditë “business class”. E pabesueshme! Sërish heshtën.
Pas një shkrimi në CNA, u hodhën të tjera shkrime kundër “Air Albania”-s. U tha se nuk kishte paguar qiratë e avionëve. Një “zbulim” që vinte nga Zvicra.
Ne i shkruam kompanisë ku “Air Albania” kishte marrë avionë me qira, por na thanë me e-mail “NO COMMENT”.
Çdo e-mail kishte pyetje që drejtoheshin në lidhje me çfarë shkruhej për të kuptuar të vërtetën, por të gjithë heshtën, morëm vetëm një koment.

A është heshtja miratim?! Pra miratim i së vërtetës që lindte nga pyetjet tona e jo nga shkrimet që dukeshin sikur qëllonin “Air Albania”-n me çifte për të bërë zhurmë e fshehur të vërtetën.
“Turkish Airlines” është një nga kompanitë e mëdha botërore që ka shumë “bija”, diku në ortakëri me Gjermaninë, diku në ortakëri me shtetin shqiptar, por ndryshe nga të tjerët, “Air Albania” po goditet e po goditet. U abuzua, u keqpërdor nga menaxherë, drejtues, ish-drejtues, të cilët janë nën strehën e “Turkish Airlines”. Pra, ishte vetë “Turkish Airlines” që e menaxhoi kompaninë në Shqipëri që prej themelimit të saj dhe bilancet sa vinin e rëndoheshin. Rëndoheshin bilancet e një kompanie që i kishin premtuar se do të kishte 7 avionë, por nuk i bëri dot të plotë as dy.
Dikush te “Turkish Airlines” ka qëllime të tjera dhe heshtja flet vetë.
Ndoshta për ta, “Air Albania” dhe humbjet e saj apo falimentimi janë një hiç, por ata avionë mbajnë në bisht flamurin shqiptar. Ata avionë, siç ne kemi shkruar dhe përsëritur, mbajnë në trup emrin “Air Albania”.
Dikush nuk e do bishtin e bukur me flamurin shqiptar.
Ndoshta duan ta falimentojnë, ndoshta duan ta blejnë, por një gjë është e vërtetë: për vite e vite me radhë, ne kemi zbuluar se tek “Air Albania” janë bërë vjedhje e abuzime, që dolën në pah nga një vendim gjykate. Ndoshta ka të tjera.
Drejtues që mund të kenë përfituar dhe abuzuar edhe kur nuk kanë qenë në detyrë. E kanë parë “Air Albania”-n si një lopë për ta mjelë. Dhe pasi e kanë mjelë mirë e mirë, duan që ta ngordhin, ta therin për mish, që ta hanë në tryezë.
Ky duket të jetë qëllimi. Asgjë më shumë se kaq.
Ndoshta ne nuk i interesojmë si media, por ne nuk do të ndalemi deri në ditën që do të marrim përgjigje mbi të vërtetën. Nuk na interesojnë fare fondet e “Turkish Airlines”. Aspak. As se kush janë aksionerët shqiptarë. Na intereson ajo që ne kemi theksuar: flamuri shqiptar në qiejt e Europës, pse jo edhe më tej. Sepse na u tha që do të ishin 7 avionë, me të cilët shqiptarët do të fluturonin nëpër Europë, në Londër, Frankfurt, Paris, Romë, Milano.
Tashmë fluturojnë vetëm te kjo e fundit dhe në Stamboll. Askund tjetër. Pse kompanitë “low cost” duhet të shfrytëzojnë patjetër qiellin shqiptar dhe aeroportet tona, kur ne kemi dhe duhet të kemi kompanitë tona të fluturimeve? Pse “Turkish Airlines” apo individë brenda saj nuk duan që të ekzistojë “Air Albania”? Pse duan ta shkatërrojnë, pasi e vodhën dhe e molën mirë e mirë? Mos ndoshta vallë “Turkish Airlines” hesht se e di që atje ka hajdutëri? Apo ndodhi që dikush gënjen, manipulon dhe fsheh informacionin e duhur, duke i shitur medias në Shqipëri lajme të pavërteta apo gjysmë të vërteta dhe duke ia faturuar kompanisë shqiptare, kur përgjegjësi në fakt është në Turqi te “Turkish Airlines”? Çfarë fshihet?

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, komentoi sot edhe lidhur me Task-forcën e ngritur bashkë me SPAK-un dhe Prokurorinë e Përgjithshme për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në fjalën e tij në një konferencë me gazetaret, Celibashi u shpreh se ishte një bashkëpunim i suksesshëm me një impakt shumë pozitiv.
Celibashi theksoi se rezultati i përfshirjes së këtyre aktorëve gjatë procesit ishte vendosja e një standardi për krimet zgjedhore.
“Ky proces zgjedhor dhe standardet ishin produkti. Mendoj se përtej kriticizmit dhe sarkazmës së ndonjë përfaqësuesi politik ka përdorur për këtë bashkëpunim, jam i bindur se ka qenë bashkëpunim i suksesshëm. Partitë politike kanë vlerësimet dhe interesat e tyre në notat dhe vlerësimet për KQZ-në, SPAK-un, organin e Prokurorisë së Përgjithshme. Mendoj se impakti ka qenë pozitiv. I bindur se ka ndikuar pozitivisht përtej komenteve që dikush tjetër ka për këtë bashkëpunim apo për rolin e këtyre aktorëve të përfshirë në këtë process. Por ka nevojë për ta ridimensionuar dhe vendosur mbi baza rregullatore më të qarta këtë bashkëpunim”, -tha Celibashi./CNA

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin e paketës së masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit.
Gjatë fjalës së mbajtur, Rama tha se kjo paketë nuk është e përkryer, por do t’i japë mundësi pushtetit të ketë në dorë instrumente të reja për mbrojtjen e territorit.
Kryeministri u shpreh se ofensiva për lirimin e hapësirave publike ndoshta mund të zgjasë dhe gjatë gjithë mandatit.
Më tej Rama deklaroi se që nga nisja e ndërtimeve nga ana e sipërmarrjes së lirë, projektet arkitektonike janë deformuar nga ndërhyrja e ndërtuesve.
“Siç nuk ka asgjë të përkryer, nuk është e tillë as kjo paketë, por është një tërësi masash që do të na japin mundësinë të kemi në dorë instrumente të reja për të mbrojtur territorin, duke nisur që nga suksesi përfundimtar i një ofensive që do të zgjasë mbase edhe gjatë të gjithë mandatit të ri për ndalimin pa kthim të çdo frymëzimi për të ndërtuar pa leje, deri te mbrojtja e autorësisë së projekteve arkitektonike që gjatë të gjithë kësaj kohe, që kur në Shqipëri ka nisur ndërtimi nga sipërmarrja e lirë, janë deformuar dhe përdhunuar në formën e tyre nga ndërhyrja e ndërtuesve.
Kjo i kthen në formale filtrat që vendosen për të garantuar që projekti plotëson standardet dhe një tjetër pasojë e konsiderueshme, mashtrimi që u bëhet blerësve duke u shitur objektin që ka marrë leje me pamjet specifike, ndërsa në fund pamja është si një kushëri i largët që sapo ka dalë i qethur e i rruar nga berberi dhe me trupin e deformuar”, tha Rama./ CNA

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë Soni Pepës, i ekstraduar dy ditë më parë nga Republika Domenikane.
GJKKO ka caktuar për Pepën masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Në 5 shtator të këtij viti, Interpol arrestoi shtetasin shqiptar Soni Pepa në Santo Domingo. 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në trafikun e drogës. Gjatë arrestimi iu gjetën një pasaportë shqiptare, dokumente italiane dhe 5 telefona celularë të koduar, si dhe para cash.
40-vjeçari lidhet me ngarkesën prej 11 tonësh kokainë, 600 kilogramë nga të cilat u sekuestruan në Roterdam të Holandës, midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.
40-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që vepronte në disa vende europiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve.
Pepa njihet dhe si pjesë e grupit të Çopjave./ CNA
Kontrata me DHL/ Celibashi: Nëse nuk do ta...
Klodiana Lala zbardh të tjera detaje për k...
Masakra në Shkodër/ Zbërthehet autori: Obj...
Firmoset dekreti/ Kuvendi i Shqipërisë mbl...
“Air Albania” si vrasje me paramendim, e m...
Mashtruesi Zeqo Pilafi, në pleqërinë e tij...
Mero Baze prishet me Ramën/ "Futi Veliajn ...
Zbulohet një tjetër pasuri e Mero Bazes (P...
Skandali/ Regon Baze, djali i Plakut Mere ...
Fakti/ DigitAlb i mbytur në borxhe, zbuloh...
Nga përfitimi i rreth 50 mijë paundëve te ...
Lori Hoxha llahtariset nga hetimet për inc...
SPAK-u, Dritan Prençi, inceneratorët dhe b...
“Tentakulat” e Ajola Xoxës deri te landfil...
Rivlerësimi i pronave/ Ja çmimet e referen...
Sa paguajnë shqiptarët për një deputet? 1...
Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, p...
Çfarë është prokurori i SPAK-ut, Dritan Pr...
Dorëhiqet Komandanti i Gardës së Republikë...
Dokumenti 60 milionë euro që akuzon prokur...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...