Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dita e sotme, e martë, 9 shtator 2025, ka pasur një sërë zhvillimesh nga politika, kronika apo aktualiteti. Njëri nga personat e plagosur në atentatin e ditës së djeshme në Shkodër ka reaguar ditën e sotme, ku ka thënë se distancohet nga çdo informacion që e lidh me grupe të ndryshme. Sa i përket atentatit të djeshëm ku dy persona humbën jetën, është publikuar fotoja e autorit në momentin që largohej nga vendngjarja me armë dhe skafandër në kokë. Zhvillimet rreth atentatit vijojnë të jenë të shumta. Policia ka shpallur në kërkim dy persona që dyshohet se e ndihmuan autorin me armë dhe mjetet të tjera si dhe u sekuestrua arsenal armësh. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit, ku u ndal te kontrata me kompaninë DHL dhe tha se nuk ka refuzim për të paguar nga KQZ. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka qenë i pranishëm në Postribë ku është përkujtuar 79-vjetori i kryengritjes së Postribës, nga ku deklaroi se Shqipëria po përjeton një diktaturë shumë më të egër se ajo bolshevike.
5 artikuj për këtë temë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët në lidhje me procesin e votimit të 11 majit.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Celibashi u pyet në lidhje me përgjigjen që KQZ i ka dërguar kompanisë postare DHL. Kryekomisioneri tha se KQZ i ka parashturuar DHL-së disa kërkesa, përmbushja e të cilave do të hapë procesin e pagesës nga ana e Komisionit Qendror.
Sa i përket pagesës, Celibashi deklaroi se nuk është refuzuar të bëhet pagesa nga KQZ-ja, por thjesht është kërkuar që të bëhet në bazë të parashikimeve kontraktuale.
Në lidhje me kërkesën e DHL-së për kamatëvonesa, Celibashi u shpreh se ajo kërkesë është e pambështetur në kontratë, pasi procesi me DHL-në nuk është mbyllur ende dhe KQZ nuk e ka marrë në dorëzim shërbimin.
Kryekomisioneri deklaroi se nëse KQZ nuk pajiset me procesverbalin e kërkuar, nuk do të bëhet pagesa ndaj DHL-së.
“Nuk janë kushte, por disa kërkesa që ne ia kemi prezantuar kompanisë me qëllim për të hapur procesin e pagesave nga ana e KQZ-së. Jam i sigurt që ato kërkesa do të plotësohen, në përputhje të plotë me parashikimet kontraktuale. Nuk kemi refuzuar të bëjmë pagesat, por kemi kërkuar t’i bëjmë në përputhje me parshikimet kontraktuale. Kërkesa e tyre për kamatëvonesa është komplet e pambështetur në përmbajtjen e kontratës. Ne akoma nuk e kemi përmbyllur me kompaninë procesin e vlerësimit dhe marrjes në dorëzim të shërbimit. Vetëm pas mbylljes lind detyrimi për të paguar. Nëse nuk do ta kemi procesverbalin nuk do të paguajmë”, tha Celibashi.
Kryekomisioneri u ndal edhe te procesi i votimit nga jashtë, që e quajti një ndër aspektet më pozitive të zgjedhjeve të 11 majit.
Sa u përket ankesave nga opozita për votimin nga jashtë, Celibashi tha se analizon çdo gjë që thuhet dhe problemet teknike duhen adresuar në mënyrë profesionale dhe pa ngjyrime politike.
“Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet më pozitive të zgjedhjeve të 11 majit. Jam i ndërgjegjshëm, nuk është se nuk analizoj gjithë çfarë flitet dhe thuhet ndryshe, veçanërisht nga opozita, e respektoj mendimin e tyre. Votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshëm për procesin zgjedhor dhe KQZ-në, ishte me integritet të plotë. Shembujt konkretë që kemi nga votues nga jashtë, në komunikimin direkt që kanë pasur me KQZ-në, e konfirmojnë këtë. Një proces historik, i realizuar ashtu siç duhet të realizohej. Problemet teknike kanë nevojë që të adresohen në mënyrë profesionale pa ngarkesa politike”, u shpreh kryekomisioneri./ CNA

Në vijim të veprimeve hetimore për atentatin e djeshëm në Shkodër, ku humbën jetën dy persona, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona, B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar.
Të shpallurit në kërkim dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda.
Gjithashtu është zbuluar nga blutë e Shkodrës një banesë që dyshohet se përdorej nga personat e shpallur në kërkim si bazë për aktivitetet kriminale.
Gjatë kontrolleve policia ka gjetur 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.
Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
U sekuestruan:
-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;
-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:
1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi sot se Shqipëria po përjeton një diktaturë shumë më të egër se ajo bolshevike.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së homazheve për Betejën e Postribës, Noka tha se Partia Demokratike ka si detyrë të prijë shqiptarët në këtë betejë me narkoshtetin, të mos tërhiqet nga beteja dhe ta fitojë.
“Mbrojtën Shqipërinë nga një diktaturë që do të vinte më pas.
Trimat e Postribës vendosën të grihen mbi gjithçka dhe të mos pranojnë diktaturë. Dhe me një kusht, ishin të lirë dhe nuk pranonin të nënshtroheshin. Nder, lavdi dhe mirënjohje të përjetshme për këta burra.
Jeni pasardhësit e tyre të denjë dhe e keni treguar. Ju nuk pranoni të keqen pavarësisht ngjyrës. Keni respektuar lirinë dhe demokracinë. Faleminderit që keni mbështetur Partinë Demokratike.
Sot jemi në një moment që kujtojmë këta burra dhe këtë kryengritje. Është më e pakta që ne mund të bëjmë.
Për fat të keq, jemi në një kohë që jetojmë një diktaturë më të egër se diktatura bolshevike.
Diktatura e narkos është më e egër sepse diktatura komuniste nuk e bëri të njëjtën gjë, nuk shpopulloi Shqipërinë, të largojë ajkën dhe po tenton çdo ditë.
Narkosi po u thotë shqiptarëve se duhet të jenë anëtarë të karteleve, të jesh patronazhist pa identitet, pa normë e pa moral.
Është detyra e Partisë Demorkatike që kësaj shoqërie t’i prijë në këtë betejë, të mos ketë tërheqje dhe ne do ta fitojmë”,-tha Noka./CNA

Kjo foto tregon momentin kur Ragip Gila, autori i atentatit në Shkodër me dy të vrarë dhe dy të plagosur, tenton të largohet nga vendngjarja.
Fotoja e marrë nga kamerat e sigurisë tregon Gilën të maskuar, me skafandër në kokë dhe armën e zjarrit në dorë.
Sipas policisë, pas kryerjes së atentatit, Gila u përpoq të largohej fillimisht me motor.
Më pas braktisi motorin dhe u përpoq të largohej me një makinë tip BMW, teksa u arrestua pak orë më vonë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, në ambientet e jashtme të një lokali./CNA

Njëri prej të plagosurve në atentatin e djeshëm në Shkodër ka bërë ditën e sotme një reagim.
Është pikërisht Erogen Vaso Brajoviç, i cili në reagimin e tij së pari u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.
Më pas, Vaso shprehet se distancohet plotësisht nga informacionet që e lidhin emrin e tij me grupe të caktuara në Shkodër.
Vaso thotë se ua ka lënë në dorë institucioneve të drejtësisë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shpreson që sa më shpejt të mësohet shkaku i këtij atentati.
Reagimi i plotë
Unë, Erogen Millan Vaso (Brajovic), bëj këtë reagim për mediat dhe opinionin publik. Në këto momente të vështira jo vetëm për mua, i shpreh ngushëllimet e ndjera familjarëve të dy miqve të mi, me të cilët ishim së bashku sot në mëngjes në një kafe në qendër të Shkodrës. Ata ishin qytetarë model të Shkodrës, familjarë të respektuar nga gjithë komuniteti. Dora e pabesë e një vrasësi i shkeputi sot nga jeta, ndërkohë që ishim bashkë, dhe për mua personalisht kjo është një dhimbje e rëndë dhe një plagë që nuk mbyllet! Qoftë paqja me Zotin për Armandon dhe Geridonin! Zoti u dhëntë forcë familjeve të tyre! Gjithashtu i uroj shërim të shpejtë vajzës së plagosur në këtë ngjarje. Distancohem plotësisht nga informacionet që lidhen me emrin tim dhe me grupe të caktuara në Shkodër.
Jam sipërmarrës në disa biznese, një pjesë të të cilave i kam trashëguar nga babai im, i cili gjithashtu ka qenë sipërmarrës deri në fund të jetës dhe ish-futbollist i Shkodrës dhe i Kombëtares Shqiptare.
Kam qenë, për shkak edhe të traditës familjare, ish-futbollist i ekipit të Vllaznisë dhe ish-president i klubit të futbollit Terbuni të Pukës. Familja ime ka pasur një histori persekutimi politik para viteve ’90, por edhe vite më pas, për shkak se ka përfaqësuar komunitetin malazez në Qarkun e Shkodrës. Për interesat e këtij komuniteti dhe të Shkodrës kam shërbyer me korrektësi disa vite si anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit tim, ashtu sikurse ka shërbyer një prej miqve të mi të afërt që humbi jetën sot. Jam informuar në spital se autori është ndaluar dhe shpresoj që të zbardhen sa më shpejt motivet e këtij akti të rëndë tragjik! Sa i përket lidhjeve të tjera që aludohen në media, sqaroj se duhet të lihen institucionet e ligjit të trajtojnë këto çështje.
Klodiana Lala zbardh të tjera detaje për k...
Masakra në Shkodër/ Zbërthehet autori: Obj...
Firmoset dekreti/ Kuvendi i Shqipërisë mbl...
“Air Albania” si vrasje me paramendim, e m...
Mashtruesi Zeqo Pilafi, në pleqërinë e tij...
Mero Baze prishet me Ramën/ "Futi Veliajn ...
Zbulohet një tjetër pasuri e Mero Bazes (P...
Skandali/ Regon Baze, djali i Plakut Mere ...
Fakti/ DigitAlb i mbytur në borxhe, zbuloh...
Nga përfitimi i rreth 50 mijë paundëve te ...
Lori Hoxha llahtariset nga hetimet për inc...
SPAK-u, Dritan Prençi, inceneratorët dhe b...
“Tentakulat” e Ajola Xoxës deri te landfil...
Rivlerësimi i pronave/ Ja çmimet e referen...
Sa paguajnë shqiptarët për një deputet? 1...
Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, p...
Çfarë është prokurori i SPAK-ut, Dritan Pr...
Dorëhiqet Komandanti i Gardës së Republikë...
Dokumenti 60 milionë euro që akuzon prokur...
Mashtrimi me pronat vakëf – Si Mirlinda He...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...