web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e IT-së dhe KPP

Në një investigim të radhës, CNA ka zbuluar se si prokurimet publike në sektorin e IT-së janë bllokuar prej më shumë se një viti, duke shkaktuar probleme në mirëmbajtjen e sistemeve shtetërore. CNA ka treguar se pas këtij bllokimi qëndron një skemë presioni përmes ankimimeve në KPP, ku aktorët kryesorë janë Gerond Meçe dhe Migena Schröder. Ankesat janë shtuar ndjeshëm vitin e fundit dhe kanë çuar në anulime ose pezullime të tenderëve, duke penguar procesin e prokurimit. Migena Schröder, së bashku me Gerond Meçen, u raportua se ka bllokuar prej kohësh prokurimet publike në sektorin e IT-së, shpesh në bashkëpunim me KPP-në. Bllokimi i prokurimeve në IT është një sirenë alarmi për institucionet ligjzbatuese dhe për shtetin se si gjenden hapësira dhe skema të caktuara për të bllokuar zhvillimin teknologjik në fushën e IT-së. Sipas të dhënave zyrtare siguruar nga CNA, 3 apo 4 persona kanë ndërtuar një mekanizëm abuziv për të favorizuar veten dhe rrethin e tyre të ngushtë. Më tej në investigimin e saj, CNA ka zbuluar skemat me festat private duke treguar se, në evente të organizuara nga Migena Schroder me bashkëshortin e saj Daniel Schröder, ftohen ambasadorë, konsuj, CEO dhe drejtues të rëndësishëm institucionesh, si të huaj ashtu edhe shqiptare, me qëllimin e vetëm për të penetruar në tenderët publikë dhe për të favorizuar kompanitë AESS dhe ABS. Nëse skema nuk funksionon nis presioni ndaj kompanive serioze të IT-së. Dy aktorët e kësaj skeme siç CNA e ka theksuar janë Migena Schröder e cila ndërton narrativat dhe krijon armiq dhe Gerond Meçe i cili përdor median, institucionet dhe mekanizmat e ankimit për t’i dëmtuar kundërshtarët. CNA e ka thelluar më tej investigimin në lidhje me këtë institucion dhe kapjen deri keqpërdorimin e tij nga segmente dhe individë të caktuar, duke sjellë dhe shembullin se si bëhen bllokimet e qëllimshme ankim pas ankimimi. CNA ka zbuluar se po përdoren skema që çojnë në një bllokim total të procedurave të IT, për arsye që të kontrollohen nga disa duar të caktuara. Situata me pengmarrjen e prokurimeve të IT-së ka marrë përmasa alarmante dhe ka sjellë jo pak pasoja. KPP merr vendime krejtësisht të pajustifikueshme në kundërshtim me ligjin dhe duke kryer edhe vepra penale, të cilat është SPAK që duhet t’i hetojë, pasi janë me pasoja të mëdha jo vetëm financiare, por deri te siguria e të dhënave të qytetarëve. KPP me shkeljet dhe abuzimet me ligjin ka hapur derën për abuzime flagrante dhe duke vënë në rrezik funksionimin e sistemeve kritike të shtetit. Një nga skandalet është vendimi për të hequr specialistët e mirëfilltë nga proceset teknike, ku me këtë vendim absurd të KPP, pretendohet se sistemet e ndërlikuara qeveritare mund t’i mirëmbajë kushdo edhe pa asnjë kualifikim. CNA ka zbuluar në shkrime e saj dhe skandalin e pranimit të kërkesës për të anashkaluar autorizimet zyrtare të prodhuesve. Me vendimet e saj KPP, po legjitimon furnizimin në treg të zi, duke e nxjerrë totalisht jashtë loje zinxhirin zyrtar të kompanive si Microsoft, Dell apo Panasonic. Kjo është një praktikë e paprecedentë që rrezikon seriozisht integritetin e pajisjeve dhe softëare-ve që përdor administrata publike. Në denoncimet e saj CNA ka ngritur alarmin se edhe më tronditës është fakti që po tolerohet heqja e kërkesave për certifikatat e sigurisë që duhet të kenë personat që punojnë me disa sisteme dhe të dhëna që kanë informacione të klasifikuara. Kjo nënkupton se informacioni i ndjeshëm dhe i klasifikuar i shtetit mund të përfundojë në duart e individëve apo kompanive pa asnjë garanci sigurie. Në shkrimet e mëposhtme do të mund të gjeni të gjitha detajet në lidhje me skemën abuzive të publikuara ditë pas dite nga CNA.

5 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

KPP po cenon sigurinë kombëtare/ Prokurimet e IT-së merren peng nga dy "skenaristë"

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e
Migena Schroder dhe Gerond Meçe

Marrja peng e prokurimeve të IT-së me skemat e ankimimeve nga Migena Schröder, një shtetase shqiptare me pasaportë të një vendi të BE-së dhe Gerond Meçe, i lidhur me kompaninë ABS, i njohur në treg prej më shumë se 10 vitesh si një figurë që kontrollon prokurimet publike në IT, tashmë është një fakt që CNA e zbërtheu me dokumentet përkatëse duke raportuar se si bëhet procesi i ankimimeve dhe persona brenda KPP, përdoren apo keqpërdoren duke sjellë gati një kolaps që po rëndon institucionet shtetërore për interesa krejtësisht klienteliste pse jo dhe korruptive.

CNA dje rapotoi se si ishte përfshirë KPP në procesin e bllokimit dhe si keqpërdorej minimalisht pa folur për korrupsionin e mundshëm.

Situata me pengmarrjen e prokurimeve të IT-së ka marrë përmasa alarmante dhe ka sjellë jo pak pasoja.

KPP merr vendime krejtësisht të pajustifikueshme në kundërshtim me ligjin dhe duke kryer edhe vepra penale, të cilat është SPAK që duhet t’i hetojë, pasi janë me pasoja të mëdha jo vetëm financiare, por deri te siguria e të dhënave të qytetarëve.

KPP me shkeljet dhe abuzimet me ligjin ka hapur derën për abuzime flagrante dhe duke vënë në rrezik funksionimin e sistemeve kritike të shtetit.

Një nga skandalet është vendimi për të hequr specialistët e mirëfilltë nga proceset teknike, kjo një goditje e drejtpërdrejtë ndaj profesionalizmit dhe sigurisë. Me vendimin absurd të KPP, pretendohet se sistemet e ndërlikuara qeveritare mund t’i mirëmbajë kushdo edhe pa asnjë kualifikim. Marrim një xhenerik të mirëmbajë sistemet IT, këtë ka bërë KPP, thënë me pak fjalë. Siguria në nivel zero, profesionalizmi fshihet me një të rënë të lapsit. Lind pyetja: PSE?

Përgjigjen duhet ta gjejnë hetuesit dhe prokurorët e SPAK-ut dhe ky është një rast shumë flagrant që cenon rëndë sistemet e IT-së dhe pastaj përfundojmë si vite më parë kur të dhënat e shqiptarëve dolën në pazar e përfunduan në Iran.

KPP përjashton prodhuesit zyrtarë

 

Po aq skandaloz është pranimi i kërkesës për të anashkaluar autorizimet zyrtare të prodhuesve. Pra, nuk ka rëndësi që gjithçka përdoret në fushën e IT-së të vijë nga kompani serioze ndërkombëtare, të cilat certifikojnë fushën e IT dhe sigurisë, këtë thotë KPP.

Me vendimet e saj KPP, po legjitimon furnizimin në treg të zi, duke e nxjerrë totalisht jashtë loje zinxhirin zyrtar të kompanive si Microsoft, Dell apo Panasonic. Kjo është një praktikë e paprecedentë që rrezikon seriozisht integritetin e pajisjeve dhe software-ve që përdor administrata publike.

 

Informacioni i klasifikuar në “rrugë të madhe”

Edhe më tronditës është fakti që po tolerohet heqja e kërkesave për certifikatat e sigurisë që duhet të kenë personat që punojnë me disa sisteme dhe të dhëna që kanë informacione të klasifikuara.

Kjo nënkupton se informacioni i ndjeshëm dhe i klasifikuar i shtetit mund të përfundojë në duart e individëve apo kompanive pa asnjë garanci sigurie, të dalë në pazar, pse jo, të shkojë në Iran sërish. E në rast se bëhet ky i ashtuquajtur tolerim, gjithçka do të ishte thjesht një goditje e drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare.

Ndërkohë, mbi 30 procedura tenderuese që prekin në mënyrë kritike funksionimin e sistemeve qeveritare janë bllokuar. Sistemet po mbeten të pambrojtura, pa mirëmbajtje dhe në rrezik të plotë operacional, një situatë e paprecedentë që çon drejt paralizës së institucioneve.

Nëse këto vendime vazhdojnë, dëmi ndaj shtetit, qytetarëve dhe sigurisë publike do të jetë i pamatshëm. Kjo është një krizë e krijuar me duar, nga vendimmarrje e papërgjegjshme dhe e rrezikshme, që po çon të gjithë tregun dhe funksionimin teknik të administratës drejt degradimit të plotë.

Dhe personat përgjegjës për bllokimin e tyre kanë emër tek ankimimet dhe për bllokimin e procedurave./CNA

7 MUAJ ME PARE

Si KPP është marrë peng nga dyshja e tenderëve të IT-së


Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni i cili shihet si hapi i fundit në piramidën shtetërore për t'u ankimuar në procesin e prokurimeve publike.

Kreu i këtij institucioni, Jonaid Myzyri, është marrë i pandehur nga SPAK dhe janë me qindra rastet e vendimeve absurde nga ky institucion që përfundojnë në gjykata duke sjellë dhe bllokime apo pasoja ekonomike për institucionet apo operatorët ekonomikë.

CNA po thellon më tej investigimin në lidhje me këtë institucion dhe kapjen deri keqpërdorimin e tij nga segmente dhe individë të caktuar.

Ne po sjellim një rast kur KPP është jo vetëm keqpërdorur, por me hapat e njëpasnjëshëm dhe bllokimet e ndodhura ku nga paaftësia, ku nga injoranca, duke mos përjashtuar dyshimet se mund të jetë edhe një aferë korruptive në themel të institucionit me pasoja të mëdha për institucionet e shtetit. Rastet flasin vetë.

Le ta sjellim shembullin se si bëhen bllokimet e qëllimshme ankim pas ankimimi, dhe kjo është tashmë e provuar.

Pas marrjes së vendimit nga KPP, Autoriteti Kontraktor është i detyruar të nxjerrë një shtojcë për zbatimin e vendimit të tij brenda 5 ditëve, dhe më pas KPP të shprehet nëse do të heqë apo jo pezullimin. Rastet kur KPP nuk i heq pezullimet janë kur nuk është zbatuar vendimi i KPP nga ana e Autoritetit Kontraktor.

Në shume ankesa të evidentuara së fundmi (lista më poshtë) përpara se KPP të dalë me një vendim për heqje apo jo pezullimi të Operatorit Ekonomik, bëjnë një ankesë të re dhe KPP merret me shqyrtimin e saj duke e pranuar.

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e

Këtu ka një parregullsi ligjore, sepse procesi duhet të mbyllej kur KPP të shprehej lejohet apo jo vazhdimi i procedurës dhe i hapave të mëtejshëm, jo të vazhdojë me ankesa pas ankesash. Këto manovrime bëjnë që “loja” e ankesave të mos ndalojë kurrë dhe procedura të mos realizohet fare.

Nga pas qëndrojnë në hije lidhjet e forta të ankimuesve të qëllimshëm, ku gjithçka duket e qartë, se duhet të kalojë nga duart e tyre ndryshe s’ka procedura, s’ka tenderë IT, vetëm ankesa dhe bllokime.

TENDENCA E KPP

KPP ka pranuar 100% të ankesave të operatorëve që drejtohen dhe menaxhohen nga Migena Schröder dhe shtetasi Gerond Meçe.

Fakt ky që konfirmon për të disatën herë atë që CNA ka zbuluar se po përdoren skema që çojnë në një bllokim total të procedurave të IT, për arsye që të kontrollohen nga disa duar të caktuara.

KPP duhet të ndjekë rregullin dhe ligjin për prokurimin publik duke u garantuar palëve se procesi është i drejtë dhe transparent.

Por KPP krijon edhe më shumë bllokadë apo favore tenderësh që kërkohen deri nga “ambasadorë” që u shkruajnë e-maile institucioneve, apo format e dyshimta të presionit me pasaportën e Znj. Schröder apo letra anonime të kaluara pranë ose nga dirigjenca e Gerond Meçes./ CNA

 

7 MUAJ ME PARE

Festat me ambasadorë dhe CEO, në skenarët e tenderëve të IT-së

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e
Gerond Meçe dhe Migena Schroder

Në dy materiale CNA ka sjellë një skemë të qartë ndërtuar nga dy persona dhe kompanitë e tyre, të cilat bëjnë ankimime duke bllokuar tenderët e IT-së për gati një vit.

CNA ka sjellë materiale të plota në lidhje me dy persona, znj.Migena Schröder, e cila së bashku me z. Gerond Meçe, duket qartazi se për interesat e tyre klienteliste kanë bllokuar prej kohësh prokurimet publike në sektorin e IT-së, shpesh në bashkëpunim me KPP.

Ky grup i vogël, i përbërë nga 3–4 persona të specializuar në skema të tilla, sipas burimeve dhe dokumenteve që ka siguruar CNA, kanë ndërtuar një mekanizëm abuziv për të favorizuar veten dhe rrethin e tyre të ngushtë.

Skema e festave private

Skema e festave private me ambasadorë dhe personazhe të njohur është një mënyrë mjaft efikase për të ndërtuar strategjinë bllokuese nëpërmjet ankimimeve.

Personat e përfshirë në këtë skenar organizojnë festa dhe evente, kjo duke përdorur edhe lidhjet që vijnë nga ambasada të ndryshme. Në festa ftohen ambasadorë, konsuj, CEO dhe drejtues të rëndësishëm institucionesh, si të huaja, ashtu edhe shqiptare.

Pjesëmarrësit, të ftuar “për nder” dhe pa e ditur qëllimin e vërtetë, shfaqen në këto festa. Por pas përfundimit të tyre, sipas burimeve të CNA-së, festa ka qëllim që të mblidhen apo përdoren fotografitë, komunikimet dhe çdo material tjetër për të kërkuar kthimin e nderit nga të ftuarit, të mos shkojmë më tej te një formë "presioni" miqësor ndaj të ftuarve.

Në këtë mënyrë krijohet lidhja me ambasadorë dhe drejtues të institucioneve, të cilët shndërrohen në “miq” për interesat e të njëjtit grup, duke u hapur kështu rrugë kërkesave për favore dhe ndërhyrje në proceset e prokurimeve.

Përdorimi i ambasadave si mburojë

Kjo metodë u shërben Schröder dhe Meçes për të penetruar në tenderët publikë dhe për të favorizuar kompanitë AESS dhe ABS (Advanced Business Solutions). Nëse “miqësitë” nuk funksionojnë, atëherë grupi kalon në një tjetër fazë: krijimin e historive fiktive dhe shpifjeve ndaj kompanive serioze të tregut të IT-së, disa prej të cilave kanë mbi 20 vite eksperiencë në Shqipëri.

CNA ka siguruar e-maile dhe dokumente të pakontestueshme se Migena Schröder i paraqet këto kompani si “armiq të popullit”, duke sajuar histori për lidhje me korrupsionin, krimin apo edhe me shtete “armiqësore”.

Kjo bëhet me qëllim që të dëmtohet imazhi i tyre, të përjashtohen nga tenderët dhe duke ndjekur gjurmët, qëllimi duket i qartë, tenderët dhe përfitimi të kalojnë nëpërmjet Meçes dhe Schröder-it.

Roli i Gerond Meçes

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e
Gerond Meçe

Në këtë skemë, Gerond Meçe vepron si plotësues i Schröder-it. Ndërsa ajo kujdeset të baltosë emrat e kompanive dhe të krijojë histori fiktive, Meçe shfrytëzon kanalet e tij: ankesa anonime në prokurori, gjykata dhe sulme të orkestruara në media online. Çdo kompani apo individ që nuk pranon “bashkëpunimin” e tyre përballet me denigrim, akuza të pabazuara dhe presione të vazhdueshme.

Dyshja që plotësojnë njëri-tjetrin

Është bërë e qartë, sipas burimeve: Migena Schröder ndërton narrativat dhe krijon armiq, ndërsa Gerond Meçe përdor median, institucionet dhe mekanizmat e ankimit për t’i dëmtuar kundërshtarët. Ky kombinim i bën të dy një dyshe me synime të qarta, por të rrezikshëm për tregun e IT-së dhe për prokurimet publike, të cilat prej më shumë se një viti vazhdojnë të mbeten të bllokuara./ CNA

8 MUAJ ME PARE

Prokurimet e IT-së/ Skenarët që kalojnë nga Migena Schröder dhe Gerond Meçe te dobësitë e ambasadorëve

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e

Bllokimi i prokurimeve në IT me një skemë, jo vetëm të dyshimtë, por që qartazi prej më shumë se një viti funksionon si mision këshillues, është jo vetëm një sirenë alarmi për institucionet ligjzbatuese, por edhe për vetë shtetin se si gjenden hapësira dhe skema të caktuara për të bllokuar zhvillimin teknologjik në fushën e IT-së.

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e

CNA raportoi dje një material, të cilin mund ta lexoni këtu, që tregon një skemë që shkon në dy persona dhe siç ne shkruam deri te keqpërdorimi i emrave të ambasadorëve.

Migena Schröder, së bashku me Gerond Meçen, u raportua se ka bllokuar prej kohësh prokurimet publike në sektorin e IT-së, shpesh në bashkëpunim me KPP-në. Ne do të sjellim dhjetëra fakte të siguruara zyrtarisht nga APP në lidhje me këtë skemë.

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e
Schroder-Meçe

Një grup i vogël, i përbërë nga 3-4 persona të specializuar, sipas të dhënave zyrtare siguruar nga CNA ka ndërtuar një mekanizëm abuziv për të favorizuar veten dhe rrethin e tyre të ngushtë.

 

Skema e festave private

Skema e festave private është një tjetër skenë e një filmi të mirorganizuar.

Në të gjithë skenarin përdoren edhe pjesë si organizimi i festave private. Në këto evente, të organizuara nga Migena me bashkëshortin e saj Daniel Schröder, ftohen ambasadorë, konsuj, CEO dhe drejtues të rëndësishëm institucionesh, si të huaj ashtu edhe shqiptare.

Pjesëmarrësit, të ftuar “për nder” dhe pa e ditur qëllimin e vërtetë, shfaqen në këto festa.

Por pas përfundimit të tyre, fotografitë, komunikimet dhe çdo material i mbledhur nga të ftuarit janë një burim i mirë informacioni.

Në këtë mënyrë, ambasadorë dhe drejtues të institucioneve shndërrohen në “bashkëpunëtorë mirënjohës” të grupit Meçe–Schröder, duke u hapur rrugë kërkesave dhe ndërhyrjeve në proceset e prokurimeve.

 

Përdorimi i ambasadave si mburojë

Kjo metodë u shërben Schröder-it dhe Meçes për të penetruar në tenderët publikë dhe për të favorizuar kompanitë AESS dhe ABS (Advanced Business Solutions). Nëse “mirënjohja” dhe “këshillimet” nuk funksionojnë, atëherë grupi kalon në një tjetër fazë, atë të krijimit të historive fiktive dhe shpifjeve ndaj kompanive serioze të tregut të IT-së, disa prej të cilave kanë mbi 20 vite eksperiencë në Shqipëri.

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e

Këto kompani anatemohen si “armiq të popullit”, duke sajuar histori për lidhje me korrupsionin, krimin apo edhe me shtete “armiqësore”. Kjo bëhet me qëllim që të dëmtohet imazhi i tyre, të përjashtohen nga tenderët, në përfundim gjithçka ngelet vetëm te skenaristët Meçe dhe Schröder. Përtej ankimimeve me “këshillim”, vijnë festat dhe skenarët me sulme dhe akuza.

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e
Gerond Meçe

Dikush kujdeset të baltosë emrat e kompanive dhe të krijojë histori fiktive, Meçe shfrytëzon kanalet e tij: ankesa anonime në prokurori, gjykata dhe sulme të orkestruara në media gjobaxhinjsh online. Çdo kompani apo individ që nuk pranon “këshillat” e tyre përballet me denigrim, akuza të pabazuara dhe presione të vazhdueshme.

 

 

Dyshja që plotësojnë njëri-tjetrin

 

Gjithçka po bëhet edhe më e qartë, sipas burimeve: Migena Schröder ndërton narrativat dhe krijon armiq, ndërsa Gerond Meçe përdor median, institucionet dhe mekanizmat e ankimit për t’i dëmtuar kundërshtarët.

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e
Migena Schroder

Ky kombinim i bën të dy një dyshe të rrezikshme për tregun e IT-së dhe për prokurimet publike, të cilat prej më shumë se një viti vazhdojnë të mbeten të bllokuara.

Pjesët e skenarit kanë këtë përfundim që vjen si pjesë e një filmi në të përditshmen që luhet nga këta dy aktorë ku rol kanë edhe institucionet si KPP, apo në mbulim shfaqen edhe ambasadat./CNA

 

8 MUAJ ME PARE

Investigimi/Si dhe kush i bllokon prokurimet në IT, nga KPP tek ambasadat

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara në APP, prej më shumë se një viti, pjesa më e madhe e prokurimeve publike në sektorin e IT-së janë futur në një pezullim total. Mungesë fondesh, mungesë konkurrence, mungesë projektesh apo skemë e qartë që fsheh të panjohura pazaresh dhe korrupsioni.

CNA ka kryer një vëzhgim dhe po investigon se ky bllokim ka shkaktuar pasoja serioze në funksionimin e sistemeve qeveritare, duke ndalur mirëmbajtjen dhe zhvillimet e reja teknologjike. Flasim për ministre Diellën që po bën namin në Europë dhe botë, por zhvillimi dhe mirëmbajtja, mirëfunksionimi i sistemeve qeveritare është në kolaps.

Por cila është arsyeja e këtij ngërçi, që vjen kur ka fonde, por nuk bëhen prokurimet?

Pikërisht ky ngërç ka shumë hapësirë që institucionet ligjzbatuese të fillojnë ta shohin seriozisht këtë problematikë që duke i hedhur dritë mund të na çojë në hetime serioze nga SPAK-u.

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e

Nuk kemi të bëjmë thjesht më një përballje në një prokurim ku kriteret paravendosen, por me një dirigjencë që vendos si do luajnë instrumentet për të përfituar muzikën, që në këtë rast janë miliona euro tenderë që janë bllokuar. S’ka muzike sepse dirigjenti mbyll veglat në dollap me çelës që muzikantët të kalojnë nga ai, ajo ose ata.

Dy duket të jenë figurat kryesore, ose personazhet që lëvizin fijet që sjellin bllokimin e asaj që përmendëm me lart.

Së pari, Gerond Meçe, i lidhur me kompaninë ABS, i njohur në treg prej më shumë se 10 vitesh si një figurë që kontrollon prokurimet publike në IT. Kjo, jo më fjalë, por me statistika. Direkt dhe indirekt ai është një dirigjent, shumë kompani nuk kanë pasur mundësi të fitojnë një tender pa kaluar nga “konsulenca” e tij.

 

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e
Gerond Meçe

 

Së dyti, Migena Schröder, një shtetase shqiptare me pasaportë të një vendi të BE-së, e cila për herë të parë publikohet si pjesë e këtyre lëvizjeve me shumë pasoja për institucionet shqiptare. Schröder dyshohet se ka përdorur statusin dhe pasaportën europiane për të krijuar akses në institucione ndërkombëtare, duke u mburrur se përmes “lidhjeve me ambasada” ka aftësinë të jetë pjesë e “dirigjencës”.

 

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e
Migena Schroder

 

 

Si funksionon skema

Mekanizmi i përdorur është i thjeshtë dhe i qartë, kompanitë që duan të marrin pjesë në tenderët e sipërpërmendur duhet të kalojnë nga “konsulenca” paraprake.

Në disa prokurime caktohet një çmim fiks ose një përqindje mbi fondin limit, ky është një “standard”.

Nëse kushtet nuk pranohen, atëherë grupi nis procedurat e ankimimit, duke bllokuar tenderin.

Paralelisht, tenderët baltosen në media online ose ushtrohen presione të tjera përmes lidhjeve të reja të krijuara me institucionin e KPP-së.

CNA do të sjellë më tej fakte dhe dokumente të pakontestueshme që zbërthejnë këtë zinxhir që shkon sa nga privati tek institucionet që duhet të ndjekin procedurat e prokurimet, por që në fakt në fund sjellin bllokime. Këto bllokime vijnë edhe si pasojë e një skemë me ankesa duke gjetur kështu një instrument “ligjor” që sjell pasojat e pengmarrjes së mirëmbajtjes, zhvillimit apo zhvillimeve teknologjike në fushën e IT-së.

 

Roli i KPP-së

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, shumica e ankesave të paraqitura nga kjo dyshe janë pranuar nga KPP-ja. Në do të sjellim dokumente që tregojnë se Komisioni i Prokurimit Publik, në vend që të mbrojë procesin, ka përfunduar duke anuluar ose ndryshuar tenderë sipas interesit të ankimuesve. Kjo tregon shumë në fakt. Një skemë dhe një lidhje e qartë që shkon tek KPP-ja, ku aktualisht është vënë nën akuzë nga SPAK-u, ish-kreu i Prokurimeve, Joanid Myzyri.

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e

 

 

Statistikat që zbulojnë lojën me tenderë

Të dhëna të siguruara nga CNA.al tregojnë qartë kontrastin midis viteve të fundit dhe periudhës më të hershme të aktivitetit të shtetasit Gerond Meçe në tregun e tenderëve të IT-së.

Sipas të dhënave zyrtare nga viti 2013 deri në vitin 2024, gjatë më shumë se një dekade aktivitet, rezulton se Gerond Meçe nuk ka paraqitur asnjë ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Por gjithçka ndryshon më pas nga viti 2024 deri tani në tetor 2025, vetëm brenda një viti, pas bashkëpunimit me Migena Schröder, rezulton se janë dorëzuar 20 ankesa në KPP.

Këto statistika janë marrë nga faqja zyrtare e kpp.al dhe app.gov.al

 

Çfarë ndodhi?

Ky ndryshim drastik tregon se diçka ndryshoi, që nga lidhja e çiftit Meçe–Schröder deri te lidhja me KPP. Duket se është ngritur në një nivel tjetër presionin dhe “konsultat” ndaj tregut të IT-së. Kërkesat për konsulta me përqindje mbi fondet limit janë rritur në një shkallë të tillë sa kompanitë serioze nuk mund t’i përballojnë më.

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e
Meçe-Schroder

 

Bllokim total

Për shkak se kompanitë refuzojnë të bashkëpunojnë me kushtet e imponuara, këtu fillon dhe një strategji e re: ankimime të vazhdueshme në KPP. Rezultati është i dukshëm, bllokim pothuajse total i projekteve dhe procedurave në Agjencinë e Prokurimit Publik (APP).

Skemat dhe skenaristët/ Si janë marrë peng prokurimet e

Kjo praktikë jo vetëm ka ngritur dyshime të forta se ankimet nuk janë mjete të ligjshme konkurruese, por thjesht një instrument presioni për të penguar tregun dhe për të detyruar aktorët e tjerë të dorëzohen përballë “konsultave” me përqindje mbi fondet limit.

 

Nga ambasadat në KPP

CNA do sjellë në vijim edhe përdorimin e ambasadave dhe figurat e ambasadorëve, ky si një element i veçantë në këtë skemë. Edhe pse është e pamundur që ambasadorët të jenë realisht të përfshirë në një skemë të tillë, përdorimi i emrit të tyre pa dijeni është i rrezikshëm, vepër penale dhe përbën skandal më vete. Këto institucione diplomatike nuk mund të bien pre e të tilla skemave që ne do t’i zbërthejmë dite pas dite me detaje.

Sot jemi përballë faktit se prokurimet publike të IT-së janë bllokuar për më shumë se një vit. Dyshja Meçe–Schröder është shndërruar në një faktor kyç që, përmes ankimimeve, apo presioneve mediatike dhe përdorimit të lidhjeve ndërkombëtare, ka arritur të vendosë nën kontroll funksionimin e prokurimeve në këtë fushë. Roli i KPP-së në këtë proces mbetet hije e rëndë që kërkon hetim edhe më të thellë./CNA





Lajmet e fundit nga