Polici dhunoi të moshuarit! Gjyqtarja çon deri në fund misionin, mban anën e tij
Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante pr...

Ashensorët e pallateve çdo ditë e më tepër po kthehen në një problematikë shqetësuese për banorët si pasojë e defekteve të njëpasnjëshme dhe nga më të ndryshmet.
Thuajse çdo ditë të frikësuar qytetarët përdorin ashensorë pa e ditur nëse janë të certifikuar apo të kolauduar brenda të gjitha kushteve teknike. Gjatë muajit maj, 3 raste të ndryshme defektesh në ashensor kanë ndodhur vetëm brenda pak orësh!
Më 15 maj 2022 një ashensor në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" u shkëput dhe për pasojë mbetën të lënduar një paciente dhe infermierja që e shoqëronte.
E ndërsa një ditë më vonë, me 16 maj, në një kompleks pallatesh pranë rrugës së Kavajës, një ashensor u përfshi nga flakët me pasojë vetëm në dëme materiale. Dhe vetëm brenda pak orësh në të njëjtën ditë një tjetër ashensor u përfshi nga flakët në lagjen "1 Maji" të qytetit të Vlorës.
Kamera e "Fiks Fare", në një vëzhgim disa ditor ka vënë re se shumë komplekse banimi nuk kanë një ashensor që mund t'i ketë të gjithë elementët e sigurisë. Dhe për më tepër banorë të këtyre komplekseve tregojnë eksperiencat e tyre të incidenteve që u kanë ndodhur në ashensor.
Një e moshuar tregon se kur ndodhet në situatat e ngecjes në ashensor kërcen disa herë në të dhe më pas duhet ta hapë me forcë nga brenda, pasi administratorët jo gjithmonë janë në ato momente.
Për të kuptuar më mirë se si duhet të jetë një ashensor i mirëfilltë dhe për t’u njohur më nga afër me situatën, gazetarët e "Fiks Fare" në bashkëpunim me një teknik të licencuar për ashensorët, Renaldo Staka kanë kryer një vëzhgim në një zonë të kryeqytetit.
Ku nga ky vëzhgim rezultoi se ky ashensor duhej të bllokohej nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, sepse ishte jashtë çdo standardi teknik. Me litarë të pasigurt, gropa të mbushura me letra dhe bishta cigaresh.
Arben Dervishaj, sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve në Shqipëri thotë se në lidhje me problemet e ashensorëve ndahen 2 gjëra. Pjesa që duhet të plotësojë kompania e ndërtimit dhe pjesa tjetër që u takon banorëve ose atyre që do ta shfrytëzojnë.
“Kur flasim për kompanitë e ndërtimit ata e bëjnë të gjithë procedurën sepse nuk mund të kolaudohet. Ka disa protokolle të sakta për përcaktimin e tyre. Duhet bërë kontroll teknik, të gjitha provat teknike, për të parë si funksionojnë sistemet dhe përshkruhen në librin e ashensorëve. Ashensorët kanë nevojë për një mirëmbajtje rutinë, të cilat duhet t’i bëjnë kompanitë e specializuara”, thotë ai.
Më pas ai shpjegon se një herë në 20-25 vite motori duhet të ndërrohet ka kohën e vjetërsisë. Nëse ashensorët do te mirëmbaheshin sipas protokollit dhe siç i kërkon inspektorati teknik nuk kishim për t’i pasur këto probleme. Ashensori duhet patjetër të kontrollohet 1 herë në vit. Këta ashensorë i merr në dorëzim inspektorati ai ka për detyrë t’i marrë.
“Duhet rritur roli i inspektoriatit ndoshta burimet njerëzore të inspektoriatit janë të vogla për të gjithë këtë sasi ashensorësh. Të drejtat e plota i ka në letër, por ne nuk po shohim asgjë”, përfundon z. Dervishaj.
Për sa i përket një përgjigjeje që vetë Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dërgoi për redaksinë e "Fiks Fare" në lidhje me numrin e ashensorëve të regjistruar pranë këtij institucioni, numrit të inspektorëve, strukturave të licencimit për këto pajisje, si dhe kontrollet që janë bërë përgjatë një viti.
Ky institucion na tha se gjithsej janë të regjistruar 1429 ashensorë, ndërkohë që për periudhën prill 2021-2022 janë kryer vetëm 336 inspektime. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka gjithsej 4 Drejtori me 80 punonjës në total.
Për sa i përket strukturës së licencimit të ashensorëve në vendin tonë, këto kompani janë private, ISHMT nuk ka një strukturë të tillë./tch
Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante pr...
Edhe pse ju zgjidh kontrata, reagoi Drejtoria Vendore ...
Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Jasht...
Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshim...
“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në mars 20...
Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidenti...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, pas vitit 2014, Qever...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur ...
Rreziku nga rrjetet sociale që u kanoset fëmijëve dhe ...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në li...
Mirel Mërtiri është njeriu “hije”, i cili dyshohet se qënd...
Me 6.06.2022, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar...
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifi...
Kur vrasësi më pagesë ishte arrestuar dhe po fliste para p...
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-llo...
Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit rez...
Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 a...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për ...
Kreu i PAA-së, Agron Duka ka denoncuar një krim mjedis...
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...