Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën, që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjeç nga një bashkëfshatar i tyre, Bukurosh Zagrati, polic në Peshkopi. Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muça treguan për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit. Duke qenë se ishin në shtëpi vetëm me nusen e djalit dhe fëmijët e vegjël, të moshuarit lajmëruan djalin dhe vajzën në Itali, të cilët u nisën me urgjencë për të asistuar prindërit në fshatin Steravec në Peshkopi.
Të nesërmen u drejtuan për të bërë kallëzim në polici për Bukuroshin. Në ambientet e komisariatit të Peshkopisë, të moshuarit qëndruan 14 orë para se t’u merrej kallëzimi. Në të njëjtën kohë, Bukuroshi montonte çështjen, duke sajuar histori, sikur dy pleqtë mbanin armë në shtëpi. "Stop” komunikoi me Bukurosh Zagratin, i cili mohoi dhunën ndaj dy të moshuarve. Prokurori i çështjes, Rifat Kojku, nuk bëri asgjë për të zbardhur ngjarjen.
Një vit e gjysmë nga konflikti me të moshuarit djali i të moshuarve konfliktohet me Bukuroshin dhe ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa djali përfundoi në burg. I pyetur për këtë pasojë të moszbardhjes së dosjes prokurori Rifat Kojku tha se kjo është Shqipëria që nuk ka për t’u bërë kurrë, ndaj të mos lodhemi kot.
“Ishte shumë arrogante, shumë bullizuese. Jo në konform të etikës së gjyqtarit”, tha avokati Arben Llangozi.
Dy çështjet me Bukuroshin u ndanë dhe gjyqtarja Nertila Kape, e cila haptazi procesin e dhunës ndaj të moshuarve e zvarriti, ndërsa procesin e Ardian Muçës e gjykoi më shpejt. Gjyqtarja nuk ka pranuar bërjen e akt-ekspertimit të ri, pasi aktet e përdorura në proces ishin bazuar në fotografi mbi trupin e fashuar, jo mbi plagë.
Gjyqtarja, Nertila Kape: Ti kërkon kohë për t'u njohur me aktin, atëherë gjykata vlerëson që meqë janë dhe mjekët prezentë, mos të pranojë kërkesën për t’ju vënë në dispozicion. A ka mundësi të ulesh se s’po më lë të mbaroj. Unë po shprehem me një vendim, e bëre kërkesën?! Kërkon kohë për aktin, gjykata vendos të mos e pranojë këtë kërkesë meqë mjekët janë prezentë.
Avokatja: Unë doja të njihesha me aktin, që dhe d.m.th ta studioj dosjen.
Gjyqtarja, Nertila Kape: Po pra, me këtë do të merremi!
Avokatja: Po pra po, po unë s’është se e njoh dosjen.
Gjyqtarja, Nertila Kape: E do me vete në shtëpi? Tani për aktin u shpreh gjykata dhe tani a ka mundësi të mos e diskutosh më. U shpreha me vendim të ndërmjetëm, pra që do ta relatojnë doktorë, ke të drejtën e ankimit të vendimit të ndërmjetëm bashkë me vendimin përfundimtar në Apelin Tiranë.
Bukurosh Zagrati pretendon që plagët kanë qenë vdekjeprurëse. Ai pretendon se ka qenë në gjendje kome si pasojë e një goditjeje me thikë. Por si ka mundësi që Zagrati ka lëvizur me makinë drejt policisë dhe nuk ka qenë në spital?
Megjithatë çuditë e gjyqtares nuk përfundojnë. Për procesin e dhunës së të moshuarve ajo pranon kërkesën e Bukurosh Zagratit për bërjen e një akt-ekspertimi të ri.
“Në bazë të K.P.P, fakti që po paraqet një kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues, nuk e pengon trupin gjykues ose pjesëmarrësit e tjerë në gjykimin, që të vazhdojë gjykim, nuk mund të merret vendim deri në momentin që do të gjykohet kërkesa juaj, por gjykimi do të vazhdojë”, u shpreh gjykatësja.
Avokati tha se misioni që kishte marrë gjyqtarja u arrit. Pasi dënoi djalin e të dhunuarve nga polici, dha dorëheqjen nga procesi i parë dhe kjo dorëheqje është pranuar.
Gjyqtarja Nertila Kape: Ashtu siç e relatuam edhe më përpara trupi gjykues është tërhequr në dhomë këshillimi për të shpallur vendimin pavarësisht kësaj kërkese të paraqitur për përjashtim.
Avokatja: N.q.s kërkesa për përjashtim pranohet, si i bie me vendimin?
Gjyqtarja Nertila Kape: Pavarësisht paraqitjes së kërkesës për përjashtim, kemi vendosur që të shpallim, pasi jemi tërhequr dhe jemi kthyer në seancë dhe relatuam, shkakun e shtyrjes deklarimin fajtor të të pandehurit Adrian (Muça) Shaji, për kryerjen e veprës penale vrasje e mbetur në tentativë, dënimin e tij me 11 vite burgim.
“Gjykata ka marrë vendim pa pritur të gjykohej kërkesa për përjashtim sepse mesa duket kishin frikë se do të përjashtohej gjyqtari dhe kishin frikë se nuk do çonin në fund rezultatin e premtuar. U dënua pa u parë procesi i përjashtimit. Vendimi është i pavlefshëm sepse bie ndesh me një sërë nenesh të kodit të procedurës penale”, tha avokati./tvklan.al
Edhe pse ju zgjidh kontrata, reagoi Drejtoria Vendore ...
Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Jasht...
Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshim...
“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në mars 20...
Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidenti...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, pas vitit 2014, Qever...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur ...
Rreziku nga rrjetet sociale që u kanoset fëmijëve dhe ...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në li...
Mirel Mërtiri është njeriu “hije”, i cili dyshohet se qënd...
Me 6.06.2022, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar...
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifi...
Kur vrasësi më pagesë ishte arrestuar dhe po fliste para p...
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-llo...
Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit rez...
Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 a...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për ...
Kreu i PAA-së, Agron Duka ka denoncuar një krim mjedis...
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazh...
Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ank...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...