FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet një hajdute. Ka arritur deri aty problematika, saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës të cilat kishin mësuar sekretin e saj, atë të një historie që vajza pati me një të ri.
Gazetasi.al mëson ekskluzivisht nga burime të policisë se ngjarja e rëndë, është raportuar në policinë e Kamzës nga prindërit e një vajze nën moshë, të cilës kushërira e saj i prezantoi një djalë.
Në takimin e parë siç tregon nxënësja e shkollës nëntëvjeçare ajo doli për kafe me kushërirën dhe një shoqe. I riu u prezantua asaj si një 16-vjeçar që ndiqte shkollën. Fëmija u takua me 16-vjeçarin me inicialet O.O disa ditë me radhë, pasi ai shfaqej me një automjet tip Audi. Në një nga këto ditë ajo doli vetëm për vetëm me O.
"Ai kreu marrëdhënie me mua dhe në fillim kundërshtova, pasi ishte pak më i madh se unë në moshë. Ndërsa herët e tjera kryem marrëdhënie edhe me dëshirën time”, deklaron e mitura në polici.
Burimet policore bëjnë me dije për Gazetasi.al se fëmija i ndërpreu kontaktet me 16-vjeçarin befasisht. Kanë qenë shoqet e saj që e kanë vënë në dijeni se O. ishte larguar jashtë Shqipërisë. Por pas kësaj ndarjeje, vajza i thotë policisë së Kamzës se nisën problemet reale.
“Më dolën para dy shoqet dhe më thanë se dispononin një video timen intime, ku thoshin se shfaqesha duke kryer marrëdhënie me O. Megjithëse isha e bindur se nuk e kishte filmuar aktin u tremba se shtuan që do ta bënin virale në internet këtë çështje. Dy shoqet e mia të cilat gjithashtu kanë të dashur dhe familja e tyre nuk e di, më kërkuan para që mos ta shpërndanin çështjen. Nisën me 50 deri në 60 mijë lekë secila”, dëshmon e mitura në polici.
Sipas këtij kallëzimi rezulton se dy të miturat gjobëvënësve, kanë përfituar shuma të herëpashershme nga nxënësja që si fillim grabiti prindërit.
“Ne nuk kemi kushte të mira, prindërit mezi na ushqejnë. Jam munduar që më pas të vjedh tek dyqani i ushqimeve në lagje, në një rast më pa shitësja dhe nuk munda dot t’i bëj paratë. Ato më frikësonin dhe kërkonin paratë dhe në rastin tjetër kur erdhi D. më tha se i duheshin shpejt 50 mijë lekë të vjetra, ndryshe do nxirrte sekretin. Duke u ndjerë e terrorizuar shkova në njërën nga klasat, pashë çantën e mësueses dhe mora kuletën”, tregon e mitura.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo sekreti i fëmijës ka dalë. Një tjetër nxënëse e një tjetër shkolle i është afruar fëmijës në orën e fizkulturës.
Siç thotë policia ajo i tha: “Videon e kam unë, t’i shfaqesh duke bërë seks dhe do ua tregoj të gjithëve. Dua 70 mijë lekë e urdhëroi edhe E.SH”.
Serish fëmija ka hedhur sytë nga çantat e mësuesve, njëra prej të cilave e kapi në flagrancë.
“Sapo më pa, fillova të qaj dhe mësuesja më pyeti a kisha ndonjë hall dhe se do më ndihmonte dhe do mi jepte paratë. I tregova të vërtetën dhe ajo telefonoj prindërit. Më tha se do më ndihmonte”, denoncon vajza.
Kur policia nisi marrjen në pyetje të nxënësve, këqyri gjithashtu edhe rrjetet sociale si “Snapchat”, përmes të cilit ajo caktonte takimet me 16-vjeçarin. Sipas saj sekreti i doli nga shoqja e ngushtë.
“Ajo ishte në kafen e parë midis meje dhe kushërirës dhe aty e mori vesh. I tregoja çdo gjë dhe ajo ishte e para që më kërkoi para”, akuzon fëmija.
Shoqet e të miturës kanë mohuar kategorikisht të kenë vendosur gjobë.
“Nuk kam asnjë dijeni që shoqja ime ka lidhje me ndonjë djalë. Nuk kam të dashur. Bisedat për djemtë që ajo bën e ka fjalën për shokët e mi të klasës. Në asnjë rast nuk e kam shantazhuar dhe nuk disponoj video të tillë në telefonin tim”, justifkohet shoqja e ngushtë që është nën moshë dhe që për këtë arsye ajo dhe të tjerat shpëtuan nga arrestimi.
Policia thotë sakaq se ka nisur hetim në mungesë për 16-vjeçarin për marrëdhënie seksuale me të mitura. Ai përshkruhet se është nga zona e Laçit dhe se është zhvendosur jashtë Shqipërisë, së bashku me familjen./ GazetaSi
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Ilia dhe Marko Koka kohë më parë denoncuan në “Stop”, ...
Ashensorët e pallateve çdo ditë e më tepër po kthehen në n...
Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante pr...
Edhe pse ju zgjidh kontrata, reagoi Drejtoria Vendore ...
Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Jasht...
Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshim...
“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në mars 20...
Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidenti...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, pas vitit 2014, Qever...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur ...
Rreziku nga rrjetet sociale që u kanoset fëmijëve dhe ...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në li...
Mirel Mërtiri është njeriu “hije”, i cili dyshohet se qënd...
Me 6.06.2022, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar...
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifi...
Kur vrasësi më pagesë ishte arrestuar dhe po fliste para p...
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-llo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...