Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e pronarit të një toke në Kamzë, të cilin i kanë zaptuar pronën dhe atë që ia kanë lënë të lirë, nuk e lejojnë që as ta rrethojë.
Bëhet fjalë për qytetarin Selim Mcini, i cili tregon se ka përfituar një pronë me ligjin 7501, për të cilën ka nxjerrë certifikatë pronësie. Selimi u largua në Shqipëria në vitin 1997 dhe kur kthehet në 2014 e gjen pronën të zaptuar nga 4 persona.
Një zotëri me emrin Petrit Cumrraku ka bërë një akt-shitblerje, sikur Selimi ia ka shitur pronën, gjë që nuk është e vërtetë. Për të zotin, zaptuesit kishin lënë të lirë vetëm 1600 m2. Selimi bën kallëzim dhe nga hetimet që bëri prokuroria rezultoi se dokumenti i noterizuar tek noterja Myrvete Përmeti ishte i falsifikuar.
“Kam qenë banor nga viti 1950, kam përfituar një pronë me ligjin 7501. Jam larguar nga Shqipëria në vitin 1997 për nevojat e mia ekonomike jashtë vendit. Sipërfaqia e pronës ka qenë 5600 m2. Unë kam nxjerrë një certifikatë për 5600 m2. Jam kthyer në 2014. Në 2010 kam marrë vesh që prona më ishte pushtuar nga 4 persona; Mhill Meta, Simon Prendi, Isa Kabashi dhe Qamil Kabashi. Është një person, Petrit Cumrraku, i cili ka bërë një kontratë akt-marrëveshje shitje prone në emrin tim, sikur ma ka blerë mua pronën, kur unë nuk kam dijeni fare dhe nuk e njoh fare këtë person. Shkoj te noterja Myrvete Përmeti, më tha që nuk je ti personi që ke ardhur për këtë problem, janë dy burra dhe një femër. E gjej pronën të pushtuar. Më kishin ngelur vetëm 1600 m2 bosh. Dhe si përfundim bëj kallëzim në polici. Policia kallëzimin e dërgon në Prokurori. Prokuroria ia çon gjykatës së rrethit, ku gjykata e rrethit e nxjerr të falsifikuar dokumentin e akt-marrëveshjes së shitjes së pronës. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi që prona të shkojë tek i zoti. Se çfarë do bëjë Apeli unë nuk di gjë fare. Çështja ka shkuar në Apel në 25.5.2017 edhe prej asaj kohe deri më sot unë nuk kam marrë asnjëlloj përgjigje”, thotë denoncuesi Selim Mcini.
Gjykata e Shkallës së parë vendos që prona të kthehet tek i zoti dhe çështja është tashmë në Apel. Problemi i dytë është se Selim Mcini kërkon të rrethojë tokën e mbetur, por njëri prej zaptuesve ka bërë një rrugë kalimi e për pasojë, njësia nuk i jep të drejtën për rrethim.
“Problemi i dytë është që unë kam 1600 m2 bosh. Këtë pronën bosh unë dua t’i bëj rrethim. Disa herë unë nuk shkuar në bashki dhe nuk ma ka aprovuar këtë vendim. Njëherë në 2016 ma dha vendimin rrethim nga Xhelal Mziu. Inspektori i zonës që quhet Ladovik Hysa ma hoqi rrethimin sepse pretendonte se një person aty ka bërë rrugë që ai rrugën e kishte në krahun e kundërt. Sipas njësisë thotë që nuk duhet të bllokohet rruga, kurse bashkia më ka dhënë lejen që në atë pronë nuk ka projekt rruge. Unë nuk po mundem dot që të rrethoj pronën time, nuk di ku të gjej zgjidhje. Ç’e dua pronën kur tjetri më kalon aty në rrugë mes pronës time, ka hapur rrugë 3 metra të gjerë, 100 metër gjatësi. Ai ngado që do kalojë prapë toka ime është ajo se është 200 metra linearë e gjatë. Andej e ka pas rrugën, këtu s’ka pasur rrugë fare, këtu ka qenë parcelë. Pres gjykatën që të japë vendimin e caktuar, por në pronën e lirë ku e kam dua që të bëj rrethimin se aty nuk ka projekt rruge”, shprehet Selimi.
Denoncuesi i është drejtuar Bashkisë së Kamzës, që thotë se aty nuk ka projekt për rrugë. Por njësia administrative numër 1 nuk e zbaton, megjithëse i kërkuan certifikatën e pronësisë dhe Selimi e paraqiti.
Administratori: Të kam thënë, në qoftë se e shkruan në deklaratë, që nuk ia bllokon rrugën atij tjetrit dhe të mbyllet procesi gjyqësor…Drejtohu gjykatës, se unë nuk mund ta gjej atë punë! Ma sill vendimin e gjykatës edhe të kalojnë andej! Pa sjellë një vendim gjykate, nuk mund ta lëshoj. Ti do me i blloku rrugën burrit të huaj dhe me hy në konflikt. Jo, s’të çoj unë në konflikt me dëshirën teme. Nga do kalojë ai? Ik tek bashkia, ankohu! Unë nuk mund ta nxjerr atë leje.
Por Bashkia Kamzë i ka kthyer përgjigje Selimit ku e informon se në atë zonë nuk ka patur projekt për rrugë, e mëgjithatë sërish administratori edhe pse ka dokumentin nga bashkia që kërkonte, refuzon të bëjë detyrën. /tvklan.al
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...
“Neritan Nallbati do të emërohet zëvendës-drejtor i Pë...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Ilia dhe Marko Koka kohë më parë denoncuan në “Stop”, ...
Ashensorët e pallateve çdo ditë e më tepër po kthehen në n...
Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante pr...
Edhe pse ju zgjidh kontrata, reagoi Drejtoria Vendore ...
Një tjetër skandal është zbuluar në Ministrinë e Jasht...
Sorollatjet po bëhen në kulmin e debateve për ndryshim...
“Stop” siguroi dosjen e aksidentit në Borsh në mars 20...
Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimin e aksidenti...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, pas vitit 2014, Qever...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...