Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Emisioni “Stop” ka trajtuar sot çështjen e një peshkatari, i cili punonte me dy peshkatarë të tjerë për të mbajtur familjen. Elis Bushi është ndaluar nga policia pasi është akuzuar për një grabitje dhe për vrasje në tentativë, mirëpo në kohën kur ka ndodhur grabitja ai ka qenë në një fshat larg zonës së Roskovecit për të takuar një vajzë.
Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij policia kishte gjetur atje një çifte dhe një thikë, të cilën djali e mbante gjithmonë me vete pasi e ndihmonte në punën e tij si peshkatar, kjo ka mjaftuar që djali të arrestohej dhe prej 15 muajsh ai ndodhet në paraburgim.
Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Vlorës, në lagjen e njohur si lagjja e Çoles, për të mësuar më tepër mbi ngjarjen. Gazetarja ka takuar atje nënën e Elis Bushit.
Merjeme Bushi, nënë e dy fëmijëve, ka treguar më tepër për aktivitetin e djalit të saj si peshkatar. Sipas saj ai kishte dy punëtorë me të cilët punonte dhe se në 10 shkurt Elisi do të takonte një vajzë në Verbas të Fierit.
Në orën 12:00 të së njëjtës datë, i shkoi policia në shtëpi dhe i kontrolloi shtëpinë, duke i marrë çiften, të cilën e kishte pasur i shoqi dhe thikën e punës, që e përdorte në rrjetat e peshkimit.
Merjemja tregoi se vetëm mëngjesin e ditës së nesërme ka mësuar se djali akuzohej për një vjedhje në Roskovec. Ajo shprehet se djalin nuk e lidh asgjë me zonën e Roskovecit dhe vajza me të cilën ai është takuar, ka dëshmuar, se Elisi ka qenë me të.
Megjithëse ekzistojnë pamje filmike të cilat vërtetojnë se Elisi pasi është ndarë me nënën është nisur në fshatin Verbas, larg Roskovecit për të takuar një vajzë, në kohën kur ka ndodhur grabitja ato nuk kanë mjaftuar.
Emisioni “Stop” ka kontaktuar me të pandehurin, i cili ka treguar për takimin e tij me vajzën dhe versionin e tij të ngjarjes.
Elis Bushi: Atë shtetase unë e kam takuar fiks në orën 8 e 5 minuta. Atje te lagjja e saj, afër shtëpisë së saj, diku nja 20 metra nga shtëpia.
Elis Bushi: Kemi qëndruar mbi një orë, një orë e gjysmë.
Prova që do të shërbente për të ndihmuar zbardhjen do të ishin qelizat telefonike për të kuptuar se ku ka qenë djali gjatë kohës që ka ndodhur grabitja, por një ekspertim i tillë nuk është bërë.
Elis Bushi: As prova s’kanë, asgjë. Nuk e kuptoj. E kanë marrë në pyetje atë gocën të nesërmen, e kanë marrë në pyetje dhe i ka thënë “po ka qenë të mua diku pas orës tetë”. Unë kam qenë me atë në orën 8.05, me atë gocën. Sot e asaj dite, unë nuk e kuptoj, pse jam në burg akoma.
Më datë 20 janar 2022, Erind Reovica tashmë ish-prokurori i Fierit, ka dorëzuar përfundimin e hetimeve në Gjykaten e Fierit ku i ka ngarkuar Elis Bushit katër çështje penale:
1. vjedhje me armë në bashkëpunim e mbetur në tentativë,
2. plagosje e rëndë me dashje,
3. prodhim, mbajtje, blerje dhe shitje pa leje e armëve të ftohta,
4. mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sporteve.
Emisioni “Stop” ka biseduar me avokatin Arben Llangozi, i cili pasi u njoh me dosjen, është shprehur se nuk ka prova, që të mbajnë të riun në paraburgim. Sipas tij nuk ka asnjë provë që ta implikojë atë në një vrasje apo në një vjedhje./ tvklan.al
Në 2 muaj importuan miliona vezë nga Serbia e Turqia nën h...
Në emisionin investigativ “Stop” sot është trajtuar rasti ...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", ka trajtuar sot një çështje,...
"Fiks Fare" denoncoi një ngacmim seksual që ka ndodhur bre...
Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e një tjetër pedofil...
Hemangioma që ai ka po i merr të gjithë trupin! Për kurimi...
Pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, u firmosën tre kontra...
Raste të ngjashme, shumë detaje që lidheshin me korrupsion...
Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa nga plazhet më të freku...
CNA.al ka bërë një vëzhgim në urbanët e Tiranës gjatë ...
Një qytetarë u ankua në "Fiks Fare" sepse pas daljes s...
Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë l...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" transmetoi dëshminë e të ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes një mashtrim...
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit "F...
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...