Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Emisioni "Fiks Fare" në dhjetor të vitit të shkuar solli në vëmendje këtë problem ku drejtuesit e disa shkollave në qytetin e Tiranës dhe ZVAP flisnin mbi këtë ngërç duke ia hedhur fajin ministrisë dhe kompanisë e cila ishte tenderuar.
Por sot vetëm pak kohë pas përfundimit të të gjithë vitit shkollor mësuesit ndodhen përpara një sfide tjetër në kalimin e vlerësimeve të nxënësve dhe të dhënat e tyre në sistemin online.
Alma Lama krye sindikaliste e Sindikatës së Mësuesve në qytetin e Tiranës thotë për kamerën e "Fiks Fare" se “Ministria duhet të marrë masa, pasi shumë mësues po punojnë pa pasur infrastrukturën e nevojshme, kompjuter dhe internet.
Në shumë shkolla mësuesit po punojnë me mjetet e tyre marrin kompjuterët personal dhe zhvendosen në ambiente të ndryshme ku u mundësohet internet për ta mbyllur në kohë vlerësimin për nxënësit përkatës.
Veç kësaj mësuesit janë të painformuar plotësisht, pasi ky aplikacion është ndryshuar disa herë, mësuesit kanë kaluar shumë të dhëna para disa kohësh dhe aplikacioni u fshi duke hedhur poshtë gjithë mundin e tyre.
Në sezonin e ri Ministria duhet të marrë masa që çdo mësues të ketë kompjuterin e tij, pasi në të kundërt i duhet të përdorë telefonin personal në orën e mësimit”.
Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Pararsimor ,aplikacioni SMIP, një risi e re e prezantuar nga Ministria e Arsimit që prej muajit janar 2022 me qëllimin e koordinimit të marrëdhënies mësues-prind-fëmijë dhe gjithashtu për të inkurajuar përdoruesit të përdorin teknologjitë e reja në arsim brenda këtij sistemi.
Por kamera e "Fiks Fare" për disa ditë me radhë në një vëzhgim të përgjithshëm në disa shkolla në qytetin e Tiranës dhe në periferi dhe në biseda me mësues, vërtetoi se shkollat nuk kishin infrastrukturën e nevojshme për të bërë të mundur punën në këtë aplikacion. Mësuesit pranojnë që marrin nga shtëpia kompjuterët e tyre i lidhin me internet nga telefoni për të mbyllur punën që u është kërkuar, pasi në shkollën e tyre kompjuterët nuk funksionojnë.
Gjithashtu tregojnë se puna e kryer pak kohë më parë në këtë aplikacion u ka shkuar dëm pasi u ndërtua për herë të dytë. Duke qenë se kamerat e "Fiks Fare" u interesua në disa shkolla të vendit rreth infrastrukturës dhe ecurisë së aplikacionit SMIP dhe vunë re se në shumë prej tyre mungonin kushtet minimale për funksionimin e këtij sistemi, redaksia e emisionit kërkoi informacion pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në lidhje me trajnimin e mësuesve dhe infrastrukturën në shkolla veçanërisht internet dhe kompjuter.
Nga ky institucion u tha se Ministria e Arsimit dhe Sporti ka pajisur me mjetet e nevojshme kompjuter dhe laptop të gjitha institucionet arsimore për të siguruar akses në program , por pyetja nëse janë këto institucione të pajisura dhe me internet nuk ju përgjigj asnjë.
Duke i krahasuar përgjigjet e kësaj Drejtorie me faktet që "Fiks"-i pa, duket se kjo drejtori nuk është mjaftueshëm e qartë se për funksionimin e këtij sistemi duhet dhe internet dhe kompjuter gjithashtu./ Tch
Lulzim Dibra, banor i qytetit të Shkodrës prej 26 vite...
Pseudodemokracia shqiptare ka prodhuar shumë personazhe, t...
Kompania "NOA", duket të jetë e preferuara e Rilindjes. Nj...
Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e një qytetari, i cili q...
"Fiks Fare" denoncoi dështimin e një projekti prej mil...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e nj...
Valentina Selimi, banore e fshatit Brasnik, Bashkia Gr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë sot...
Prokurorët e SPAK-ut, përtej kompanive të inceneratorëve, ...
Në mars 2021, emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan...
Ka mjaftuar një bllokim i rrugës, e cila edhe pse isht...
Sabrina Islamaj, një qytetare nga Saranda, ka denoncua...
Një firmë ndërtimi, e cila kishte fituar tenderin 6 mi...
“Stop” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut pas deno...
Në datën 06 korrik 2022, "Fiks Fare" transmetoi një in...
Kastriot Lesko një qytetar nga Vlora thotë se ka një s...
Një familje në gjak në Shkodër është strehuar në një p...
Shpresim Bajraktari, njeriu i cili lakohet si i dashur...
Në datën 7 korrik 2022, emisioni "Fiks Fare" në "Top Chann...
Emisioni “Stop” në "Tv Klan", investigoi rastin e vdekjes ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...