Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka hapur një kompani, por nuk e ka deklaruar paranë ILDKPI-së.
Skemë e qartë përfitimi milionash kur PD digjte mandatet, apo protestonte Lefteri fitonte tendera, me kompaninë e tij, së cilës ka tentuar t'ia zhdukë gjurmët.
Ish-drejtori skandaloz i rrugëve ka deklaruar pasuri marramendëse, por jo kompaninë me të cilën ka përfituar qindra-miliona lekë.
Gjatë një investigimi, të nisur para disa ditësh dhe që do të vijojë më tej CNA.al, ka konstatuar se Gështenja, deputeti i Lulzim Bashës , ka qenë pronar i një kompanisë “ CIVIL CONS” në ortakëri me një tjetër person K.A. edhe ky një ish-punonjës i Drejtorisë të Rrugëve në kohën e Gështenjës.
Është fakt se Gështenja ka pasur një kompani private që ka marrë mbi 1 miliard lekë tendera në institucione, por që i ka zhdukur gjurmët në mënyrë të dyshimtë.
Kompania “Civil Cons” u themelua me 05/01/2018. Sipas statutit të shoqërisë, ortakët themelues janë, K.A. dhe Lefter Gështenja me 50% të kapitalit secili.

Pas një viti, kokretisht me datë 05.07.2019, me anë të kontratës së dhurimit të aksioneve, kompania ka kaluar në duar të familjareve të ortakëve, K.A dhe Lefter Gështenjës.
K. A. dhe Lefter Gështenja largohen nga shoqëria duke dhuruar kuotat e tyre prej 50% të kapitalit secili, në favor të ortakëve të rinj, D.A. dhe Sadete Gështenjës.

Më tej kompania që kishte vetëm dy vite e themeluar dhe që kishte hyrë fuqishëm në treg duke marrë tendera qindra miliona lekë nga institucionet shtetërore i shitet për vetëm 100 mijë lekë të vjetër.
Sipas të dhënave të QKB–së, me datë 25.09.2020, me anë të kontratës së shitjes se kuotave të kapitalit, ortaket Sadete Geshtenja dhe D. A. shesin kuotat e tyre prej 50% te kapitalit secila në favor te ortakëve të rinj: D.D. (50%) dhe K.Ç.i (50%), kundrejt çmimit total prej 100.000 (njeqind mijë) lekë.

Kjo shitje ka ndodhur në momentet kur Gështenja deklaronte në takime se kishte të sigurtë vendin e mandatit të deputetit, pasi kishte zgjidhur gjithçka me Bashën dhe familjarët e tij.
Për të mos pasur më gjurmë dhe problematika gati 8 muaj nga fushata ai zhduk dhe familjarët e tij nga kompania.
Shitja dhe lëvizjet duken të jenë fiktive për të mos pasur problem si kandidat për deputet e më pas me mandat.
Lefter Gështenja, i cili shfaqej në krah të Lulzim Bashës në protestat e unazës së re, ndërkohë që demokratët digjnin mandatet merrte qindra miliona lekë tendera nga pushteti i Rilindjes.

Ndërsa dyshohet se ka zhdukur gjurmët e kompanisë, pasi ka marrë konfirmimin për deputet, tenderat janë fituar kur Shqipëria do digjej sipas Lulit dhe Lefterit që i qëndronte pas.
Deputeti i Lulzim Bashës rezulton një person me një listë skandalesh dhe pasuri të çmendur të keqdeklaruar dhe të fshehur, por edhe me biznese që kanë siguruar të ardhura qindra milionëshe nga Rilindja.
CNA.al ka siguruar informacione edhe për aksione në emër të personave të tretë me biznese të tjera, gjurmët e të cilave fshihen mirë dhe janë të vështira për t’u zbuluar.
Gjithashtu CNA.al ka marrë informacione për deputetin Gështenja nga një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë dhe nesër do të sjellim një investigim mbi paratë që deputeti i Bashës ka fituar nga pushteti i Rilindjes dhe ka qarkulluar si biznesmen.
Dikur drejtor te rrugët, më pas bëhet biznesmen e miliarder, më pas deputet i Lulzim Bashës që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Ky është Lefteri me gjeneralitete të ndryshuara, që ka fshehur kompani e pasuri./CNA.al
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari, ka ...
Bashkia e Himarës ka futur në konflikt banorët e lagjes “S...
Emisioni "Fiks Fare" në dhjetor të vitit të shkuar sol...
Lulzim Dibra, banor i qytetit të Shkodrës prej 26 vite...
Pseudodemokracia shqiptare ka prodhuar shumë personazhe, t...
Kompania "NOA", duket të jetë e preferuara e Rilindjes. Nj...
Emisioni "Fiks Fare" solli rastin e një qytetari, i cili q...
"Fiks Fare" denoncoi dështimin e një projekti prej mil...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e nj...
Valentina Selimi, banore e fshatit Brasnik, Bashkia Gr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë sot...
Prokurorët e SPAK-ut, përtej kompanive të inceneratorëve, ...
Në mars 2021, emisioni investigativ “Stop” në "Tv Klan...
Ka mjaftuar një bllokim i rrugës, e cila edhe pse isht...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...