VIDEO EKSKLUZIVE/ Muhamet Rrumbullaku ia merr këngës me stafin e AMP-së
CNA ka siguruar videon ekskluzive ku kreu i Policisë s...

Ndryshimet e fundit ligjore që u publikuan në Fletoren Zyrtare për ligjin e prokurimeve publike janë sjellë në vëmendje edhe nga Agjencia e Prokurimit Publik, e cila u ka bërë një rikujtesë institucioneve mbi atë që duhet të kenë parasysh. Këto ndryshime që marrin fuqi nga data 20 mars duhet të respektohen për çdo procedurë që do të çelet nga kjo datë.
“Ligji hyn në fuqi në datë 20 Mars 2024, me përjashtim të neneve të përcaktuara në pikën 2, të nenit 54 të këtij ligji. Qëllimi i këtij ligji është të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurimit publik në Shqipëri, duke synuar përafrimin e mëtejshëm të Ligjit Nr.162/2020 me Direktivat e BE, si dhe adresimin e disa problematikave të dala gjatë zbatimit të këtij ligji në praktikë nga autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë, me qëllim lehtësimin e procesit të prokurimit për të gjitha palët e përfshira në të.
Ju bëjmë me dije se, procedurat e prokurimit të nisura përpara datës 20 Mars 2024 do të vijojnë të realizohen sipas parashikimeve të ligjit në fuqi në momentin e fillimit/nisjes së tyre. Ndërsa, procedurat e prokurimit, që do të nisin (me nxjerrjen e urdhrit të prokurimit) në datë 20 Mars e në vijim, do t’i nënshtrohen parashikimeve të reja ligjore”, thuhet në njoftimin e APP-së.
I njëjti nënvizon se aktet nënligjore të nxjerra deri në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 16/2024, të cilat nuk bien në kundërshtim me këtë të fundit, do të zbatohen deri në nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të tij.
Ndryshimet kryesore, që sjell Ligji Nr. 16/2024, dhe që hyjnë në fuqi nga data 20 mars, janë si më poshtë:
-Parashikimi për herë të parë i konceptit të veprimtarive ndihmëse dhe ofruesit të shërbimit të prokurimit;
-Shfuqizimi i llojit të procedurës së prokurimit “Shërbim Konsulence”, si një procedurë, që nuk përcaktohet nga Direktivat e BE-së;
-Përcaktimi i konceptit të Urdhrit të Prokurimit në përkufizimet e ligjit, si moment procedural për nisjen e një procedure prokurimi;
-Rishikimi i nenit të Konfliktit të Interesave, duke parashikuar edhe rastin e marrjes së masave në rast të evidentimit të tij gjatë zbatimit të kontratës;
-Rishikimi i kompetencave të Agjencisë së Prokurimit Publik të parashikuara në nenin 23 të ligjit, lidhur me monitorimin e kontratave, administrimin e bazës së të dhënave, si dhe rasteve të përjashtimit të operatorëve ekonomikë nga e drejta për të fituar kontrata publike;
-Riformulim i dispozitës lidhur me blerjen e përqendruar;
-Rishikim i nenit të Formularit Përmbledhës të Vetëdeklarimit;
-Saktësimi i rasteve se kur një autoritet ose ent kontraktor raporton pranë APP lidhur me tërheqjen e operatorëve ekonomikë;
-Parashikimin si kriter detyrues për skualifikim i rastit kur operatorët ekonomikë nuk kanë të regjistruar pronarët përfitues në regjistrin e pronarëve përfitues, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi; kur operatori ekonomik nuk përmbush detyrimet që rrjedhin nga legjislacionin për pagat; detyrimin për skualifikimin e një operatori ekonomik edhe kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë për shkelje të rëndë profesionale është anëtar i një organi administrimi, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak, i operatorit ekonomik, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda tij;
-Në procedurat e prokurimit me vlerë nën kufijtë e lartë monetarë, autoritetet ose entet kontraktore refuzojnë pa kërkuar shpjegime një ofertë, e cila është konstatuar anomalisht e ulët;
-Paraqitja e ankesave dhe e argumenteve nga operatorët ekonomikë bëhet në Sistemin Elektronik të Ankesave;
-Është parashikuar detyrimi për hartimin e planit të zbatimit të kontratës, brenda 10 ditëve nga lidhja e kontratës, vetëm për kontratat, që lidhen në përfundim të procedurave me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlerë të vogël, të cilat kanë kohëzgjatje jo më pak se 6 muaj.
-Rishikim i detyrimeve të autoriteteve ose enteve kontraktore ndaj APP, për raportimin lidhur me zbatimin e kontratave, duke hequr detyrimin për raportim mbi hartimin e planit të zbatimit të kontratës, si dhe raportimet e ndërmjetme për ecurinë e zbatimit të kontratës.
Me ndryshimet ligjore parashikohet një raportim i vetëm në përfundim të kontratës, në të cilin autoritetet kontraktore do të pasqyrojnë të gjitha të dhënat mbi ecurinë e zbatimit të kontratës, modifikimi/et e kryera, problematikat e hasura gjatë zbatimit të kontratës dhe masat e marra për zgjidhjen e tyre (pra, edhe të dhënat që dërgoheshin nga raportimi i ndërmjetëm)./Monitor
CNA ka siguruar videon ekskluzive ku kreu i Policisë s...
Mikesha e Elia Zaharias, aktorja Luli Bitri, zbulon de...
Në Ditën e Mësuesit një tjetër shkollë e re hap dyert ...
Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej mbrëm...
Një sondazh i kryer nga “Monitor” në faqen e internetit dh...
Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha, në...
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ‘Dhunë në Familj...
Ushtaraku i lartë, Dritan Demiraj, ka shprehur mbështetje ...
Një stuhi shumë e fortë ere, shiu dhe breshëri përfshiu në...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për masakrën e Peshkëpisë ku...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ngjarjen e bujshme që ka...
Sonte në Opinion po diskutohet mbi videon e bujshme të...
Demorkati i famshëm nga Korça, Ilir Vrenozi ka reaguar pas...
Agron Gjekmarkaj ka folur si ushtari i Lulzim Bashës pasi ...
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro dhe kryeb...
Policia ka reaguar pas akuzës së Oborrit Mbretëror se vide...
Zëdhënësi i Princ Lekës, Erion Teliti ka deklaruar se e gj...
Elia Zaharia flet për herë të parë pas sherrit me Princ Le...
Zëdhënësi i Princ Lekës, Erion Telit ka komentuar sher...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...