Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Një sondazh i kryer nga “Monitor” në faqen e internetit dhe në rrjetet sociale tregon se nga eksperienca e pjesëmarrësve, institucionet shtetërore, i respektojnë detyrimet ligjore për transparencën dhe dhënien e informacionit për publikun.
Pyetja e shtruar në sondazh për pjesëmarrësit ishte “Nga eksperienca juaj, a i respektojnë institucionet shtetërore detyrimet ligjore për transparencë dhe informim?”.
50% e pjesëmarrësve u përgjigjën se institucionet shqiptare e shpërfillin të drejtën ligjore të publikut për informacion. 42% e pjesëmarrësve që u përgjigjën janë selektivë në informacionet që japin, ndërsa vetëm 8% e votuesve u shprehën se institucionet janë korrekte në respektimin e detyrimit për informim.
Në Shqipëri, Ligji i parë për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet zyrtare u miratua në vitin 1999, ndërsa në vitin 2014 u miratua ligji që është aktualisht në fuqi, “Për të drejtën e informimit” (ndryshuar për herë të fundit në vitin 2023). Ligji përcakton se çdo institucion duhet të ketë një koordinator për të drejtën e informimit, si pikë kontakti ku publiku duhet të dërgojë kërkesat për informacion dhe të marrë përgjigje për to.
Megjithatë, shumica e qytetarëve dhe profesionistëve që kanë ushtruar të drejtën ligjore për të kërkuar informacion nga institucionet publike e dinë se në shumë raste ky detyrim nuk zbatohet.
Nga përvoja e gazetarëve, ndodh shumë shpesh që institucionet të mos u japin asnjë përgjigje kërkesave për informacion, madje pa u shqetësuar as të dërgojnë një përgjigje refuzuese. Në shumë raste të tjera dhënia e informacionit refuzohet, mbështetur në klasifikime arbitrare të informacionit konfidencial ose të klasifikuar.
Garanti ligjor për respektimin e ligjit për të drejtën e informimit është Komisioneri për Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Çdo qytetar apo subjekt që mendon se i është cenuar e drejta ligjore për të marrë informacion nga institucionet ka të drejtë të ankohet pranë këtij institucioni.
Vetëm për vitin e kaluar, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dha 52 vendime në të cilat janë pranuar plotësisht apo pjesërisht ankesat e qytetarëve dhe subjekteve për shkelje të të drejtës së informimit. Komisioneri ka urdhëruar institucionet të japin informacionin e kërkuar, ndërkohë që në disa raste ka ndëshkuar me gjobë personat përgjegjës për dhënien e informacionit ose titullarët e institucioneve.
Megjithatë, është e vështirë të thuhet se në ç’masë vendimet e Komisionerit janë zbatuar më tej nga institucionet. Ligji u jep palëve të drejtën e ankimit të vendimeve në Gykatën Administrative. Por, edhe në rastin kur vendimet nuk ankimohen, Komisioneri nuk ka ndonjë instrument të drejtpërdrejtë detyrues për zbatimin e vendimeve të veta, me përjashtim të vendosjes së gjobave për funksionarët publikë që shkelin detyrimet ligjore për dhënien e informacionit ose refuzojnë të zbatojnë vendimet e Komisionerit.
Ligji i rishikuar vitin e kaluar parashikon gjoba deri në vlerën e 300 mijë lekëve, megjithatë në praktikë deri më sot nuk janë aplikuar gjoba më të mëdha se 50 mijë lekë./Monitor
Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha, në...
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ‘Dhunë në Familj...
Ushtaraku i lartë, Dritan Demiraj, ka shprehur mbështetje ...
Një stuhi shumë e fortë ere, shiu dhe breshëri përfshiu në...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për masakrën e Peshkëpisë ku...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ngjarjen e bujshme që ka...
Sonte në Opinion po diskutohet mbi videon e bujshme të...
Demorkati i famshëm nga Korça, Ilir Vrenozi ka reaguar pas...
Agron Gjekmarkaj ka folur si ushtari i Lulzim Bashës pasi ...
Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro dhe kryeb...
Policia ka reaguar pas akuzës së Oborrit Mbretëror se vide...
Zëdhënësi i Princ Lekës, Erion Teliti ka deklaruar se e gj...
Elia Zaharia flet për herë të parë pas sherrit me Princ Le...
Zëdhënësi i Princ Lekës, Erion Telit ka komentuar sher...
Deputeti dhe Sekretari i Marrënieve Ndërkombëtare të Demok...
Partia Popullore Evropiane i ka dërguar një mesazh Shqipër...
Sot në Këshillin e Ministravve është marrë vendimi për emë...
Oborri Mbretëror ka reaguar në lidhje me videon e publikua...
Presidenti Bajram Begaj, në fund të vitit të kaluar, ka em...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...