Superiorja dhe Kupa/ Vendosen datat dhe oraret e sfidave të ardhshme
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalend...

Për herë të parë që prej 24 vitesh, shqiptarët do të mund të ndjekin ndeshjet e kombëtares kuqezi si dhe të gjithë skuadrave të tjera pjesëmarrëse në Europianin e Gjermanisë pa asnjë pagesë, në një ekran të vetëm.
Televizioni Kombëtar Klan do të transmetojë këtë vit ekskluzivisht 51 sfidat që do të luhen në stadiumet më të mëdhenj të Gjermanisë, që nga ndeshja hapëse deri tek ngritja e trofeut më të rëndësishëm të futbollit europian.
Do të nisë me ndeshjet e orës 15:00 për të vijuar me ato të orës 18:00 dhe ato të mbrëmjes, në orën 21:00.
Veç transmetimit të të gjitha sfidave, Tv Klan do t’i kushtojë Europianit hapësira të dedikuara me programe të posaçme gjatë gjithë ditës para dhe pas çdo ndeshjeje. Një show të madh çdo mbrëmje. Shikuesve do t’u ofrohet mundësia që të përjetojnë të gjitha emocionet e këtij eventi të madh sportiv, me fokus të veçantë tek kombëtarja shqiptare.
Përgatitjet në seancat stërvitore, intervista ekskluzive si dhe momente të ndryshme nga grumbullimi në Gjermani do të jenë pjesë e programeve të posaçme të Euro 2024, ku Shqipëria, ndonëse në një grup të vështirë, shpreson shumë, në rezultat dhe në lojën spektakolare plot emocione. Shpresat rriten teksa grupi i djemve vlerësohen si më të mirët që kombëtarja ka pasur në radhët e veta.
“Këta të sotmit janë nivel shumë i lartë. Mund të them që këta janë më të mirët e të gjithë historisë së Shqipërisë sepse edhe klubet ku luajnë e tregojnë vetë. Stafi është shumë i mirë dhe bashkë me lojtarët bënë të mundur që të kualifikohen në europian. Kushtet janë më të mira se atëherë, kemi stadiume, kemi komplekse për t’u stërvitur. Është gjithçka e duhura për të performuar sa më mirë në Europian”, tha Alban Bushi, team menaxher, 2016.
Si asnjëherë më parë tifozët do të shohin në ekranin e Tv Klan kombëtaren kuqezi të përballet me tre prej skuadrave më të mira në botë, fituese të kampionatit europian dhe të Botërorit apo finalistë të këtyre kompeticioneve.
“Duke marrë futbollistë për futbollistë mendoj që ne i kemi më të fortë se Italia. Kroacia ka pasur futboll shumë cilësor, por mund të themi që është një kohë perëndimi sa i përket lojtarëve kyç që ata kanë patur. Me Spanjën është tjetër gjë. Me Spanjën mendoj se është shumë e vështirë. Kështu që shanset janë për të kapur vendin e dytë e dytë ose të tretë. Shanset janë për t’u përballur me ata të barabartë dhe për të fituar”, tha ai.
Nëpërmjet transmetimeve të drejtpërdrejta dhe pa pagesë në ekranin e Tv Klan, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të shohin ecurinë e kombëtares në çdo fazë që do të arrijnë të kalojnë.
Vëmendje do t’u kushtohet edhe tifozëve që do të mbështesin kombëtaren, atyre që do të nisen nga Shqipëria, apo bashkëkombasve që jetojnë e banojnë nëpër botë të cilët do të jenë të pranishëm në Gjermani, për të mbështetur kombëtaren dhe për të na dhuruar si gjithmonë një atmosferë të mrekullueshme festive.
“Kemi pasur gjithmonë tifozët, por tani i kemi më të zjarrtë, janë më të organizuar, vijnë nga të gjithë vendet e botës. Pa tifozë nuk luhet futboll, jo më t’i kesh kaq të zjarrtë saç i kemi ne sepse është një farë motivimi për ata. Mund të jetë kyç në lojë sepse motivimi është i jashtëzakonshëm”, tha Bushi.
Një fluks i jashtëzakonshëm shqiptarësh pritet të jenë të pranishëm në Gjermani, në qytetet ku do të zhvillohen tre ndeshjet e para. Dortmund, Duseldorfi dhe Hamburgu do të skuqen nga flamujt e Shqipërisë.
Kombëtarja shqiptare e do të instalohet në zonën e Duseldorfit.
“Jemi me fat sepse kemi gjetur një kamp stërvitor shumë të mirë mes Dortmundit dhe Duseldorfit. Dy ndeshjet janë edhe në Dortmund dhe në Duseldorf, stadiumet janë shumë afër, vetëm ai i Hamburgut që është pak larg. Gjermania është nga të parët për pjesën e organizimit. Stadiumi i Dortmundit e dimë të gjithë që është një stadium shumë i fortë, shumë tundues, aty brenda. Do të jetë një motivim akoma më shumë për ne”, tha Bushi.
Europiani do të jetë si një udhëtim në të gjithë Gjermaninë dhe Tv Klan do të sjellë çdo detaj të magjisë së kësaj feste të madhe, që do të përfshijë 10 qytetet kryesore gjermane, duke nisur në Alianz Arena të Mynihut me sfidën e parë për të përfunduar në Berlin, në Olympiastadion për sfidën finale. Gjermania kishte një përzgjedhje të gjerë të stadiumeve që plotësonin kërkesat minimale të UEFA-s për kapacitet prej 30 mijë vendesh për ndeshjet e kampionatit Europian. Nga qytetet e përzgjedhura në Euro 2024, 9 u përdorën në Kupën e Botës 2006. Berlini, Dortmundi, Mynihu, Këlni, Shtutgarti, Hamburgu, Lajpcig, Frankfurti dhe Gelsenkirshen. Dyseldorfi do të shërbejë si qyteti i 10. Qershori do të jetë një muaj i mbushur me entuziazëm, shpresë, ankthe dhe gëzim, siç vetëm futbolli mund të dhurojë. Sytë e të gjithë Europës do të jenë tek 51 ndeshjet e këtij kampionati të magjishëm që për shqiptarët do të vijë në një transmetim ekskluziv dhe pa pagesë vetëm nëpërmjet ekrantit të televizionit kombëtar Klan./ Tv Klan
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalend...
Liverpool ka fituar për herë të 10-të trofeun e EFL Cup "Car...
Sulmuesi Rey Manaj është në qendër të vëmendjes për shkak ...
Ernest Muçi gjen golin e parë me Besiktas. Ish-sulmuesi i Ti...
Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa...
Pak më parë është regjistruar një përplasje në ndeshjen që...
Ndeshja e sotme në Korçë mes Skënderbeut dhe Partizanit ës...
Skënderbeu ka kaluar në avantazh ndaj Partizanit. Në minutë...
Flamurtari nui gaboi në transfertë ndaj Tomorit në Berat. Ku...
Ndeshja e sotme në Korçë mes Skënderbeut dhe Partizanit sh...
Mbyllet sfida në “Kukës Arena”, me Erzenin që largohet me ...
Nuk prodhoi fitues sfida mes Egnatias dhe Teutës, e vlefshme...
Futja e tifozëve në fushë shkaktoi një kaos të madh në ndesh...
Një situatë aspak e këndshme u krijua gjatë ndeshjes Kukësi-...
Rey Manaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë dhe ësht...
Juventus-i rikthehet te fitorja në kampionat pas katër javëv...
Lëvizje e papritur te Besa, para ndeshjes me Kastriotin. CN...
Rey Manaj nuk ndalet së shënuari. Sulmuesi shqiptar, gjeti g...
Shqipëria do të luajë më 25 mars ndaj Suedisë në stadiumin “...
Julian Ahmataj do të rikthehet sërish te Tirana. Pak ditë më...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...