web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erzeni fiton finalen e mbijetesës, triumf mes kaosit në Kukës

25 Shkurt 2024, 15:53, Sport CNA

Erzeni fiton finalen e mbijetesës, triumf mes kaosit në Kukës

Mbyllet sfida në “Kukës Arena”, me Erzenin që largohet me 3 pikët pas 90 minutave të luajtura. Shijakasit triumfojnë 2-1 ndaj verilindorëve me përmbysje, duke siguruar kështu një 3-pikësh shumë të rëndësishëm për mbijetesën, me Skerdi Bejzaden që merr edhe fitoren e parë në krye të Erzenit.

Në Kukës fillimisht do të shënonin verilindorët me anë të Salamit. Ky i fundit në minutën e 30-të çoi peshë gjithë stadiumin me supergolin e tij në ‘stilin’ Jasir Asani. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e verilindorëve, teksa në të dytën do të kishte një tablo tjetër.


Erzeni do të barazonte shifrat me Kahrimanovic në minutën e 60-të me anë të një penalltie. Por jo vetëm kaq, pasi vetëm 3 minuta më pas shijakasit shënojnë edhe golin e dytë me anë të Agim Zekës. Kaq mjaftoi dhe në Kukës “plasi’ skandali.

Tifozët fyten në fushë dhe sulmojnë forcat e sigurisë, me skuadrat dhe arbitrat që hyjnë në dhomat e zhveshjes. Urdhërohet boshatisja e stadiumit dhe sfida rinis pas 20 minutave. Në minutat e mbetura nuk do të kishte më gola, pavarësisht këmbënguljes së verilindorëve për të barazuar shifrat.

Një humbje që “dhemb” për verilindorët, të cilët humbasin një “finale” ndaj një rivali direkt për mbijetesën. Pas kësaj sfide ndodhen në vendin e fundit në klasifikim me 19 pikë, ndërsa Erzeni ngjitet në vendin e 8-të me 26 pikë.





Lajmet e fundit nga