web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jep dorëheqjen drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza

6 Shtator 2024, 10:39, Aktualitet CNA
Jep dorëheqjen drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza
Alfred Peza

Dorëhiqet nga detyra drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Alfred Peza.

Mësohet se Peza ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo detyrë. 

Ai u zgjodh unanimisht nga Këshilli Drejtues i RTSH-së në qershor të 2023 dhe pritej që të drejtonte këtë institucion për 5 vite. 

Që nga emërimi në krye të RTSH-së, Alfred Peza kreu një sërë shkarkimesh.

CNA ka raportuar herëpashere se Peza bëri shkarkime kolektive të punonjësve të RTSH-së, të cilët kanë mbi 20 vite eksperiencë pune.

Nuk kanë munguar edhe kallëzime në SPAK nga punonjësit./CNA 





Lajmet e fundit nga