Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut po kryhen punimet e fundit për instalimin e sistemeve kompjuterike, përmes së cilave do të kryhet monitorimi 24 orë në 7 ditë të javës i disa prej akseve rrugore kryesore të vendit. Do të nisë fillimisht monitorimi i 200 kilometrave të para ku përfshihet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, i gjithë aksi nga Tirana deri në Vlorë, si dhe segmenti Vorë - aeroporti “Nënë Tereza”, për të vijuar më tej edhe me segmentet e tjera rrugore.
Kjo qendër do të ketë pjesë të saj punonjës nga ARRSH, DPSHTRR, Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, AKSHI dhe Urgjenca Kombëtare, të cilët do të përpunojnë në kohë reale të gjitha të dhënat që do të vijnë përmes kamerave, që do të instalohen në disa nga pikat kyçe të akseve rrugore.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, ndoqën nga afër punimet e realizuara në këtë qendër.
Balluku e cilësoi QKMT si një prej projekteve më të rëndësishëm dhe inovatore, ku pjesë e së cilës do të jenë disa agjenci të shtetit shqiptar, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Afro 200 punonjës do të jenë pjesë e kësaj qendre të cilët do të mbikëqyrin në kohë reale akset rrugore të vendit.
“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut do të përfshijë brenda saj 4 nga ministritë kryesore me agjencitë përkatëse që ndikojnë në trafikun rrugor shqiptar, por edhe në disa komponentë të tjerë që sigurisht kanë të bëjnë me sigurinë rrugore. Bëhet fjalë për një qendër model, një qendër moderne e cila do të kontrollojë trafikun në akset kombëtare. E kemi nisur me 200 kilometrat e para dhe bëhet fjalë për akset më të rëndësishme”, u shpreh Balluku.
Të dhënat që kjo qendër do të administrojë, shtoi më tej zëvendëskryeministrja, do të shërbejnë edhe si një udhërrëfyes për projektet e ardhshme në infrastrukturën rrugore, si dhe do të evidentojë edhe pikat ku duhet ndërhyrë për të përmirësuar parametrat e sigurisë.
“I gjithë procesi që do të ndodhë këtu do të shërbejë edhe si një udhërrëfyes i bazuar në raporte, në data dhe në fakte, për të përmirësuar cilësinë e sistemit tonë rrugor dhe nga ana tjetër për të përmirësuar edhe të gjithë punën e njësive operacionale, qofshin këto të Policisë Rrugore apo të Drejtorive Rajonale të ARRSH-së. Kështu që këtu kemi disa komponentë të rëndësishëm që do të na ndihmojnë në punën tonë për të rritur sigurinë rrugore, por nga ana tjetër për të bërë investime në mënyrën e duhur dhe për të eliminuar të gjitha ato problematika që sot mund të ketë sistemi rrugor”, vijoi më tej Balluku.
Drejtori i ARRSH bëri të ditur se me përfundimin e instalimit të sistemeve kompjuterike do të nisë faza e testimit të QKMT, por edhe kamerave që do të instalohen në akset rrugore, numri i të cilave do të jetë rreth 150.
“Kemi përfunduar punimet për ndërtimin e godinës. Aktualisht jemi në terren në 200 kilometrat e para për instalimin e kamerave apo tabelave VMS që do të shërbejnë për të njoftuar qytetarët në lidhje me trafikun. 3-mujorshin e parë të vitit që vjen do të jemi në fazën e testimit të të gjithë pajisjeve, si dhe Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut”, tha Gjyli.
Krahas punimeve në godinën e QKMT-së po punohet edhe në akset rrugore ku do të vendosen kamerat dhe monitorët./CNA
Të premten, më 6 shtator, do të zhvillohet protesta e ...
Për zjarrin që ra të mërkurën në fabrikën e plastmasit, në...
Sot, më 5 shtator, është Dita e Shenjtërimit të Nënë T...
Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 62-vjeçarit E...
8 vite më parë, në vitin 2016, kreu i Bashkisë së Malë...
Rreth 30 milionë euro në vit janë pagesat që Bashkia e Tir...
Të ardhurat në buxhet nga Doganat për muajin gusht 202...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
80 fëmijë të Njësisë Administrative Thumanë përgjatë një m...
Protesta e 24-t kundër kryebashkiakut Erion Veliaj do ...
Në listën e dëshmitarëve është vendosur ish-ministri i Shë...
Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin në lidhje me pers...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në një konferencë për ...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, dhe një ...
Kryetarja e Këshillit të Mandateve, Elisa Spiropali, ka sh...
Dashnor Nure, prokurori i Korçës, është shkarkuar këtë të ...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kritikët të cilët u shp...
Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, kërkoi ...
KPK ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Ornela R...
Kryeministri Edi Rama ka marrë meritat e sportistëve, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...