web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i kundërpërgjigjet Fidel Yllit / "Të financosh një plan tëndin duhet të kesh buxhetin e SHBA-së"

4 Shtator 2024, 10:53, Aktualitet CNA
Rama i kundërpërgjigjet Fidel Yllit / "Të financosh një
Edi Rama

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, kërkoi nga qeveria më shumë para, investime dhe rritjen e buxhetit për sportin.

Kësaj deklarate i është përgjigjur kryeministri Edi Rama në ceremoninë e ndarjes së medaljeve sportistëve që morën medalje në Paris.

Rama u shpreh se për të financuar një plan të kreut të Komitetit Olimpik, Fidel Yllit, duhet të kesh buxhetin e SHBA-së.

Sipas Ramës, nuk ka pasur një qeveri të tillë më parë që ka mbështetur në këtë mënyrë sportin dhe këtë nuk mund ta mohojë as kreu i Komitetit.

“Të financosh një plan të Fidelit duhet të kesh buxhetin e SHBA-së.

Nuk e mohon që një qeveri si kjo për sportin nuk e ka pasur sporti më parë dhe nuk ka si ta gjejë më parë, së pari duhet të kesh një vizion, një pasion.

Të gjitha këto besoj se i kemi për t’i vënë në dispozicion të sportistëve”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga