Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences për kreun e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinajn. Në mes të muajit gusht, CNA publikoi lajmin e parë për kryebashkiakun socialist, ku u shpalos një pjesë e dosjes hetimore.
Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike.
Më 2 korrik, Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)
Sipas PD-së, Prokuroria e Firences e akuzon Marinajn si drejtues të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe këto hetime kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe i ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit. (lexo këtu)
Në lidhje me këtë kërkesë nuk mungoi edhe një reagim nga vetë Marinaj, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)
Kështu, ai i mohon akuzat e PD-së.
CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare.
Por, Marinaj nuk është ndalur me kaq. Ai ka mashtruar dy herë KQZ-në në formularët e vetëdeklarimit, për zgjedhjet vendore të 2019-ës dhe ato të 2023-shit. Kryebashkiaku socialist është shprehur se nuk ka qenë asnjëherë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale, edhe pse dosja e Prokurorisë së Firences tregon të kundërtën.
Deri në momentin e publikimit të dosjes hetimore CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona.
Më 15 gusht, CNA publikoi lajmin e parë për hetimet ndaj Tonin Marinajt. (lexo këtu)
Në dosjen voluminoze me dhjetëra faqe, të siguruar nga CNA, prokurori Giulio Monferini gjatë hetimeve të kryera, më 29 mars të 2016, ka ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës.

Mes personave në hetim është Tonin Marinaj, ndërsa të tjerët janë: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni.
Gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences ka dërguar në gjykatë çështjen për Tonin Marinajn, ku kryebashkiaku socialist akuzohet se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës.

Një seancë gjyqësore për 8 të pandehurit është zhvilluar në 12 maj të 2016, ky gjyqtari Angelo Antonio Pezzuti caktoi që seanca e radhës të zhvillohej më 13 tetor të 2016-ës. Tonin Marinaj nuk ishte kapur nga autoritetet italine dhe do të gjykohej në mungesë.
Më 25 gusht, CNA publikoi lajmin e dytë nga dosja hetimore ku u nxorën detaje nga dosja për akuzat e ngritura për Tonin Marinajn dhe personat e tjerë të përfshirë sipas Prokurorisë së Firences për trafik të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë. (lexo këtu)
Nga hetimet e prokurorisë italiane, në dokumentin e datës 22 janar 2016, e cila është një përmbledhje prej 18 faqesh, rezultoi se në 6 qershor të vitit 2010 kjo bandë ka trafikuar 11 kilogramë marijuanë. Sipas prokurorëve, droga pasi ka mbërritur në Itali i është dorëzuar Frederik Markut, i cili më pas do t'ua shiste palëve të treta.

Ndërkohë gjatë hetimeve disavjeçare Tonin Marinaj akuzohet se ka siguruar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen e drogës te bashkëpunëtorët Fredinand Paja, Rini Marku, Frederik Marku dhe Ingrit Livadhi, të rreth 50 kilogramëve marijuanë. Dyshohet se sasia e drogës është transportuar në 29 maj të 2010.
Sipas Prokurorisë së Firences sasitë e drogës nuk kanë qenë të pakta. Ky grup kriminal me në krye Tonin Marinajn akuzohet se ka trafikuar në 14 qershor të 2010, 75 kilogramë marijuanë drejt Italisë.

Më 26 gusht, CNA publikoi lajmin e radhës nga dosja hetimore, ku sipas prokurorëve të Firences, kryebashkiaku socialist u fotografua në Firence me anëtarë të tjerë të bandës.(lexo këtu)
Sipas prokurorisë italiane, më 17 korrik të vitit 2010, Marinaj shkoi në Firence për të kërkuar mbështetje logjistike nga Lodovick Gjokaj, menaxher i një lokali në tregun "San Lorenzo". Autoritetet e akuzojnë Marinajn se shkoi në Firence edhe për shkak të menaxhimit të një ngarkese marijuane, si dhe për të grumbulluar paratë nga shitja e disa sasive drogë.

Në dosjen hetimore nënvizohet gjithashtu se më 17 korrik 2010, një person shkoi në Firence për të marrë Tonin Marinajn në dalje të autostradës "Firenze Nord". Sipas organit të akuzës, këto detaje kanë dalë nga përgjimet e numrit të telefonit të Eduard Gjokës.

Më 27 gusht, CNA zbardhi përgjimet nga dosja hetimore, ku sipas hetuesve përfshihet edhe Tonin Marinaj. (lexo këtu)
Në dosjen që Prokuroria e Firences ka dorëzuar në gjykatë, në një fashikull me 33 faqe, sipas hetuesve, Tonin Marinaj është kapur në përgjime me një tjetër bashkëpuntor për trafikun e drogës, Fred Hysajn. Përgjimet i përkasin muajit korrik të vitit 2010. Gjatë përgjimeve përmendet edhe Ferdinad Paja. Ky i fundit, sipas Prokurorisë së Firences në grupin kriminal që drejtonte Marinaj, kishte rolin e shpërndarësit të drogës me shumicë dhe pakicë.

Prokurorët kanë arritur në përfundimin se Hysaj ka vepruar si ndërmjetës mes Fredinand Pajës me Tonin Marinajn. Biseda mes tyre është zhvilluar për një ngarkesë droge, që gjatë komunikimeve është përdorur fjala "ndërtesë" në vend të fjalës "drogë". Bisedat mes tyre zhvillohen për pagesat që duhet të kryhen.

Më 29 gusht, CNA publikoi shkrimin e radhës, ku në një fashikull të dosjes hetimore, specifikohet me detaje trafikimi i një sasie prej 50 kilogramësh marijuanë nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarja në treg, që sipas hetuesve italianë është kryer gjatë periudhës qershor-korrik 2010. (lexo këtu)
Përveç personave të përmendur më sipër, sipas prokurorisë së Firences, në trafikun e lëndës narkotike (50 kilogramë marijuanë) janë përfshirë edhe personat e tjerë, Danjel Cardaku, Indrit Livadhi, Silvia Piemonte, Arenco Pogu, Alban Giuseppe, Stefania Gamuzza.
Prokuroria thekson se transportimi i lëndës narkotike është kryer paraprakisht në Shqipëri nga treshja Tonin Marinaj, Danjel Vardeku dhe Rini Marku, të cilët mbanin veçmas kontakte ndërmjet palëve që blinin dhe shisnin marijuanën.
Në dosje është edhe fotografia, edhe një sasi droge e sekuestruar, e vendosur në disa çanta. Ndërkohë autoritetet italiane bëjnë me dije se arrestuan 4 persona mes të cilëve dhe Rini Markun.

Më 30 gusht, CNA risolli formularët e vetëdeklarimit të kryebashkiakut socialist për zgjedhjet vendore të 2019 dhe atë të 2023. Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, ka mashtruar dy herë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sa i përket formularit të vetëdeklarimit. (lexo këtu)
Prokuroria e Firences ka ngritur akuzë ndaj Marinajt në mars të 2016 dhe dosjen hetimore e ka dorëzuar në Gjykatën e Firences. 3 vite më vonë, Marinaj për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të 2019, nuk ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit që ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale.
Po kështu, në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. Duke mohuar kështu hetimet e prokurorisë italiane.
Më 31 gusht, CNA duke iu referuar dosjes hetimore, zbardhi se si funsiononte banda kriminale. (lexo këtu)
Sipas Prokurorisë së Firences, Tonin Marinaj ka qenë kreu dhe themeluesi i organizatës kriminale, i cili kishte në terren nëngrupet e bandës që drejtoheshin nga Bruno Nika, Arenco Pogu, Silvia Piemonte. Këta të fundit kishin si detyrë ruajtjen e lëndës narkotike dhe shpërdarjen te korrierët.
Tre personat e fundit kujdeseshin edhe për familjarët e anëtarëve të grupit, në rast se këta të fundit do të arrestoheshin nga policia. Ata siguronin edhe armët e zjarrit, komunikimet midis grupit, si dhe kodet që përdornin gjatë bisedave.
Rolet sipas Prokurorisë së Firences
Rini Marku, së bashku me vëllain e tij, Frederik Marku, dhe Ferdinand Pajën, drejtonin shpërndarjen e drogës me shumicë dhe pakicë në shtetin italian.
Bruno Nika, në rolin e korrierit, transportonte lëndën narkotike nga Firence në Venecia. Ai drejtonte gjithë rrjetin deri te nëngrupet që e blinin atë.
Stefania Gamuzza - bashkë me një tjetër person, Danjel Cardakun, kishin për të ruajtur lëndën narkotike dhe detyrën për shpërndarjen e lëndës narkotike te blerës të ndryshëm.

Fred Hysaj - Nga hetimet e prokurorisë italiane ka rezultuar se Frederik Marku ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen e drogës te Ferdinand Paja, Rini Marku dhe Fred Hysaj, të sasisë prej 75 kilogramë marijuane. Droga ishte pjesë e një sasie të madhe të depozituar në Firence nëpërmjet çiftit Cardaku-Gamuzza.
Ardian Paja - Sipas hetuesve, Frederik Marku ka drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen te Rini Marku, Ardian Paja të 42 kilogramëve marijuanë, pjesë e një sasie të madhe të depozituar në Firence, jo më pak se 338 kilogramë, 100 kilogramë u gjetën në rrugën "Benini" në Firence.
Spartak Hamzai dhe Slawomir Wlas - Këta të dy përmenden në dosjen hetimore si korrierë të lëndës narkotike.
Danjel Cardaku, Indrit Livadhi, Silvia Piemonte, Arenco Pagu, Alban Giuseppe dhe Stefania Gamuzza - Në një fashikull të dosjes hetimore, këta persona së bashku me Tonin Marinajn akuzohen për trafikimin e 50 kilogramëve marijuanë.
Lodovick Gjokaj - Sipas prokurorisë italiane, më 17 korrik të vitit 2010, Tonin Marinaj shkoi në Firence për të kërkuar mbështetje logjistike nga Lodovick Gjokaj, menaxher i një lokali në tregun "San Lorenzo". Autoritetet e akuzojnë Marinajn se shkoi në Firence edhe për shkak të menaxhimit të një ngarkese marijuane si dhe për të grumbulluar paratë nga shitja e sasive të drogës.
Eduard Gjokaj - Sipas prokurorëve është vëllai i Lodovick Gjokajt. Ai është kapur në foto bashkë me Tonin Marinajn në "Piazza Salvemini", Firence, ku kanë zhvilluar me persona të tjera biseda për drogën.
Astrit Likaj - Përmendet në dosjen hetimore për trafik kokaine, së bashku me Rini Markun dhe Gjin Ndrejajn.
Dritan Vreto dhe Flobenc Gega - Përmenden në dosjen hetimore si korrierë për trafikim droge, kryesisht kokainë./CNA
Gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve në vend ë...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka publikuar një vide...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ...
Kemi shkuar në Korçë, për të takuar Spiro Naumin, 86 vjeç ...
Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Baselit, Jim Puckett, ka t...
Në Shqipëri disa ndryshime në “Ligjin për urdhrin e mjekëv...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ngrit...
Sot në mesditë, CNA ka publikuar një lajm në lidhje me...
Komisioni Europian do të emërojë një komisioner të pos...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leye...
Jamarbër Malltezi ka publikuar hartën e pronësive të tokës...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se edhe në muajin gusht...
Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur për mediat pasi ka ...
Gjykata e Fierit pranon kërkesën e eurodeputetit Fredi...
Në një mesazh drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me rasti...
Disa mesazhe private midis një anëtari të Gjykatës Kushtet...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastiriu, ka njoftuar në...
Ndotja e ajrit në disa qytete edhe për vitin 2023 u sh...
Eurodeputeti Fredi Beleri është paraqitur sot në Gjyka...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...