SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Firences e siguruar nga CNA për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Ky i fundit është akuzuar nga Prokuroria e Firences se ka themeluar dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës.
Prokuroria e Firences ka përfunduar hetimet në pranverën e vitit 2016 dhe dosjen qindra faqesh që ka referuar në gjykatë, Marinaj akuzohet se drejtonte një grup që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. (lexo këtu)
Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se kryebashkiaku socialist ndiqte gjithë itinerarin e drogës nga prodhimi deri te shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisin shpërndarjen në terren. (lexo këtu)
Prokuroria e Firences ka mundur të sigurojë foto, takime, si dhe biseda telefonike të kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, i cili akuzohet se ka komunikuar me anëtarët e bandës kriminale për trafik të lëndës narkotike. Madje theksohet në dosje se është fotografuar gjatë takimeve dhe përgjuar në bisedat telefonike.
Sipas prokurorisë italiane, më 17 korrik të vitit 2010, Marinaj shkoi në Firence për të kërkuar mbështetje logjistike nga Lodovick Gjokaj, menaxher i një lokali në tregun "San Lorenzo". Autoritetet e akuzojnë Marinajn se shkoi në Firence edhe për shkak të menaxhimit të një ngarkese marijuane si dhe për të grumbulluar paratë nga shitja e disa sasive droge.
"Siç përshkruhet më mirë në dosjen e tij personale, Tonin Marinaj, pak ditë pas telefonatës së lartpërmendur, pikërisht më 17 korrik 2010, shkoi në Firence, duke kërkuar mbështetje logjistike nga Lodovick Gjokaj, menaxher i një lokali në tregun San Lorenzo, zona e quajtur 'Kapela Medici'. Mbërritja e Marinajt në Firence u bë për shkak të menaxhimit të drejtpërdrejtë të ngarkesës së marijuanës së depozituar në zonën e 'Via Fratelli Benini' në numrin 8 dhe për të menaxhuar grumbullimin e parave. Atë ditë Tonini, së bashku me një nga bashkëpunëtorët e tij, ndoshta kushërirën e gruas së tij Linditës, shkuan në lokalin e Lodovick Gjokajt ku kaloi kohë me vëllain e këtij të fundit, Eduard Gjokajn, dhe më pas shkuan së bashku me këtë të fundit dhe shoqëruesin e tij në Piazza Salvemini, ku ka kryer dy biseda telefonike. Në foto: Burri me këmishë me vija është Eduard Gjokaj, burri me këmishë blu është Tonin Marinaj, burri me këmishë në ngjyrën e bimës së jargavanit është shoqëruesi i Tonin Marinajt", thuhet në dosjen hetimore të prokurorisë italiane, e cila është mbi 200 faqe.

Në dosjen hetimore nënvizohet gjithashtu se më 17 korrik 2010, një person shkoi në Firence për të marrë Tonin Marinajn në dalje të autostradës Firenze Nord. Sipas organit të akuzës, këto detaje kanë dalë nga përgjimet e numrit të telefonit të Eduard Gjokës.
"Pasi ka marrë Tonin Marinajn, e ka shoqëruar drejt zonës së Lombardisë ku do të pritej nga personi i njohur nga hetimi si Artur, i cili ishte paguar nga Tonin Marinaj për t'i dhënë udhëzime Fredinand Pajës në lidhje me dorëzimin e parave në lidhje me një grup të mëparshëm droge, dërgesë e cila pritej të realizohej më 19 korrik 2010 në territorin fiorentin", thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Theksojmë se CNA do të vijojë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteve që disponon në lidhje me këto hetime. Deri në momentin e publikimit të dosjes hetimore të autoriteteve italiane, CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona.
Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. (lexo këtu)
Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje, CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare.
Pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.
Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. /CNA
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...