web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trafiku i 50 kilogramëve marijuanë/ Prokuroria e Firences: Si e drejtonte grupin kriminal Tonin Marinaj

29 Gusht 2024, 09:33, Aktualitet CNA
Trafiku i 50 kilogramëve marijuanë/ Prokuroria e Firences: Si e
Tonin Marinaj, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe

Dosja voluminoze hetimore e Prokurorisë së Firences për kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe, Tonin Marinajn, përmban përgjime telefonike si dhe foto të personave që akuzohen dhe të sasive të drogës.(lexo këtu)

Prokurori Giulio Monferini hetoi për të paktën 6 vite dhe më 29 mars të 2016 ngriti akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës. (lexo këtu)

Mes personave në hetim ka qenë edhe Tonin Marinaj, ndërsa të tjerët janë: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. Në dosjen hetimore përfshihen edhe dhjetëra persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, në role të caktuara që sipas Prokurorisë së Firences janë bërë pjesë e trafikut të drogës.

Në vitin 2016, gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences e akuzon kryebashkiakun socialist se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. Pra, sipas Prokurorisë së Firences, Marinaj ka qenë koka e bandës kriminale, që prodhonte marijuanën në Shqipëri dhe më pas e dërgonte atë drejt Italisë, nga ku shpërndahej me shumicë dhe pakicë. (lexo këtu)

Në një fashikull të dosjes hetimore, specifikohet me detaje trafikimi i një sasie prej 50 kilogramësh marijuanë nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarja në treg, që sipas hetuesve italianë është kryer gjatë periudhës qershor-korrik 2010. 

Trafiku i 50 kilogramëve marijuanë/ Prokuroria e Firences: Si e
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Përveç personave të përmendur më sipër, sipas prokurorisë së Firences, në trafikun e lëndës narkotike (50 kilogramë marijuanë) janë përfshirë edhe personat e tjerë, Danjel Cardaku, Indrit Livadhi, Silvia Piemonte, Arenco Pogu, Alban Giuseppe, Stefania Gamuzza. 

Prokuroria thekson se transportimi i lëndës narkotike është kryer paraprakisht në Shqipëri nga treshja Tonin Marinaj, Danjel Vardeku dhe Rini Marku, të cilët mbanin veçmas kontakte ndërmjet palëve që blinin dhe shisnin marijuanën.

Trafiku i 50 kilogramëve marijuanë/ Prokuroria e Firences: Si e
Hetimet e Prokurorisë së Firences

"Në thelb, rezulton nga njëra anë, se negocimi për transportimin e lëndëve narkotike është kryer paraprakisht në Shqipëri nga treshja Tonin Marinaj, Danjel Vardeku dhe Rini Marku, të cilët mbanin veçmas kontakte ndërmjet palëve që blinin dhe shisnin marijuanën. Në veçanti, çifti Marinaj-Marku, përfaqësues të grupit venecian, mbajtën kontakte me Indrit Livadhin, Silvia Piemonte, Frederik Markun, Fredinand Pajën dhe Arenco Pagun, të cilët janë ata që në fuksione të ndryshme janë kujdesur për lëndën narkotike me qëllim për ta shitur. Lënda narkotike prej 50 kilogramësh ndodhej në shtëpinë e çiftit Pagu-Piemonte. Ndërsa Cardaku dhe Alban Giuseppe ishin përgjegjës për mbajtjen e kontakteve me Stefania Gamuzza, kujdestare e dërgesës së marijuanës në Firence, për të drejtuar shitjet që i njëjti kryente për llogari të tij", thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences.

Trafiku i 50 kilogramëve marijuanë/ Prokuroria e Firences: Si e

Në dosje është edhe fotografia, edhe një sasi droge e sekuestruar, e vendosur në disa çanta. Ndërkohë autoritetet italiane bëjnë me dije se arrestuan 4 persona mes të cilëve dhe Rini Markun. 

Trafiku i 50 kilogramëve marijuanë/ Prokuroria e Firences: Si e
Droga e sekuestruar nga autoritetet italiane

Nënvizohet se Tonin Marinaj përveç grupit që drejtonte për trafikimin e lëndëve narkotike merrej edhe me grumbullimin e parave të sasive të drogës që shiteshin. 

"Më 11 qershor 2010, Tonin Marinaj, me banim të përhershëm në territorin shqiptar, ndodhej në Itali, veçanërisht në Firence, me qëllim menaxhimin e drejtpërdrejtë të grumbullimit të parave në lidhje me grupet e mëparshme të lëndëve narkotike dhe planifikimin e sasive të drogës për të gjithë klientët e mëdhenj, duke përfshirë Fredinand Pajën të vendosur në një pozicion të lartë në të ashtuquajturin grupi venecian. Siç mësohet, gjatë veprimtarisë hetimore, në 23 korrik 2010 rezultoi me arrestimin e 4 personave mes të cilëve Rini Marku dhe në identifikimin e depove të marijuanës të Tonin Marinajt. Ky i fundit kishte zgjedhur territorin toskan si bazë logjistike për magazinimin dhe klasifikimin e marijuanës së importuar nga Shqipëria", thuhet në dosjen hetimore. 

Trafiku i 50 kilogramëve marijuanë/ Prokuroria e Firences: Si e

CNA do të vijojë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteve që disponon në lidhje me këto hetime. Deri në momentin e publikimit të dosjes hetimore të autoriteteve italiane, CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona. Në postimet në rrjetet sociale ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. (lexo këtu)

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare.

Pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.(lexo këtu)

Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale./CNA





Lajmet e fundit nga