web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pamja e vërtetë e zdromsit të Tiranës

28 Gusht 2024, 19:29, Aktualitet CNA
Pamja e vërtetë e zdromsit të Tiranës
Foto ilustruese

Gushti ka qenë një muaj tragjik për kryeqytetin, i cili është mbuluar nga plehrat dhe nga ndotja e ajrit, ku çdo ditë po denoncohet si nga drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi po ashtu dhe nga mediat veçanërisht CNA, mali i plehrave në zonat e ndryshme të Tiranës.

CNA ka raportuar raste ku plehrat nuk janë hequr dhe për ditë të tëra kanë qëndruar pirg të përhapura në rrugët dhe lagjet e qytetit.

Qytetarët e Tiranës paguajnë 20 milioën euro në vit për evadimin e mbetjeve, paguajnë dhe 10 milionë euro të tjera për incenerimin ndërkohë që inceneratori nuk ekziston.

Nuk dihen nga janë zhdukur dhjetëra miliona euro të tjera të dhëna nga Bashkia e Tiranës për inceneratorët apo lekët e paguara nga qytetarët dhe taksapaguesit për dherat, për kontratën famoze të drejtorëve të kryebashkiakut të Tiranës, organizatës së hajdutëve të Erion Veliajt që drejtohet nga zdromsi i Tiranës.

Dhe tani ja ku jemi përballë faktit. Fotot flasin vetë. Male me plehra në mes të Tiranës ndërkohë që Tirana ka qenë më bosh se kurrë në këtë gusht.

Është një muaj që qyteti ka qenë thuajse i zbrazur pavarësisht turistëve por i ngarkuar dhe i mbuluar me plehra ndërkohë që paguhen 20 milionë euro.

Një tjetër fakt që tregon fytyrën e vërtetë të skandaleve, aferave dhe korrupsionit në Bashkinë e Tiranës ku paguhen milionat e eurove dhe shërbimet nuk jepen.

Pamja e vërtetë e zdromsit të Tiranës
Rruga "Osman Jonuzi", Njësia nr.9
Pamja e vërtetë e zdromsit të Tiranës
Rruga "Demir Progni"
Pamja e vërtetë e zdromsit të Tiranës
Zona e "Don Boskos"
Pamja e vërtetë e zdromsit të Tiranës
Zona e "Astirit"
Pamja e vërtetë e zdromsit të Tiranës
Lagjja "5 Maj"


(Video nga njesia numer 8 e publikuar nga Belind Këlliçi)

Por beteja dhe misioni kundër korrupsionit, kundër hajdutëve në Bashkinë e Tiranës, kundër Erion Veliajt nuk do të ndalet.

Për të frenuar të gjithë korrupsionit që ka kapur Bashkinë e Tiranës po zhvillohen protesta nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, po ashtu dhe qytetarët.

Ditën e enjte në orën 11:00 para Bashkisë së Tiranës do të zhvillohet protesta e 23 kundër Veliajt.

Përgjatë gjithë kësaj periudhe janë denoncuar raste korrupsioni, si dhe i është bërë thirrje drejtësisë që Erion Veliaj të vendoset përpara ligjit./ CNA





Lajmet e fundit nga