Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 16 janë shuar dhe 7 janë akoma aktive.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 336 forca operacionale dhe 27 automjete. Në mbështetje të forcave në terren u aktivizuan 119 trupa ushtarake me 3 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri “Cougar” i FA.
Zjarri është mundur të neutralizohet në disa fshatra në bashkitë: Durrës, Kavajë Lushnjë, Fier, Berat, Vlorë, Himarë, Delvinë, Selenicë, Has dhe Malësi e Madhe.
Aktualisht po punohet në:
Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, Bashkia Kukës. Zjarri vazhdon aktiv prej ditësh në një sipërfaqe pyjore. Në terren u angazhuan 17 forca nga strukturat vendore të bashkisë dhe 17 efektivë nga Forcat e Armatosura, të cilët kanë vënë plotësisht nën kontroll vatrën e zjarrit. Aktualisht punonjësit e ADZM po e monitorojnë deri në shuarjen përfundimtare; në fshatin Tetaj, njësia administrative Lekbibaj, Bashkia Tropojë, u izolua zjarri nga forcat e strukturave vendore të Bashkisë Tropojë. Aktualisht situata është nën monitorim.
Qarkun e Shkodrës: në fshatin Mnelë e Vogël, njësia administrative Vig-Mnelë, Bashkia Vau-Dejës, është riaktivizuar vatra e zjarrit. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në një zonë pyjore. Në vendngjarje janë angazhuar 4 automjete me 30 forca nga MZSH Bashkia Vau-Dejës, Pukë, Malësi e Madhe, 2 mjete zjarrfikëse, 50 forca vullnetare, 5 forca policia bashkiake dhe 24 forca nga shërbimi pyjor.
Qarkun e Lezhës: në fshatin Lajthizë, njësia administrative Orosh, Bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një zonë malore me pisha dhe të paaksesueshme nga mjetet zjarrfikëse. Zjarri ka ardhur nga shtrirja e vatrës nga fshati Arrën, Bashkia Kukës po zbret në anën e fshatit Shëngjin, njësia administrative Fan me intensitet të ulet, në zonë shkëmbore pa bimësi. Ndërhyrja ka qenë e pamundur për shkak të terrenit; në malin Kreshtë në afërsi të fshatit Krajnë, njësia administrative Blinisht, Bashkia Lezhë, po afrohet zjarri i ardhur nga zona Vig - Mnelë. Nga strukturat vendore janë marrë masa për parandalimin e situatave në zonat e banuara; në fshatin Kallmet, njësia administrative Kallmet, Bashkia Lezhë, rreth orës 21:10 të datës 27 ka rënë zjarr në një terren të vështirë në afërsi të kishës së Shën Eufemisë. Në terren shkuan forcat nga Bashkia Lezhë, por nuk kanë arritur ta vendosin nën kontroll vatrën e zjarrit. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, era ka ndërruar drejtim dhe zjarri që ka marrë përmasa të mëdha rrezikon seriozisht djegien e banesave. Me forca dhe mjetet e disponueshme në terren, situata është e papërballueshme dhe u kërkua mbështetje urgjente me mjete zjarrfikëse dhe ndërhyrje nga ajri. Që në orët e para të mëngjesit në ndihmë të autoriteteve po punojne 50 efektivë të FA me 3 mjete zjarrfikëse dhe helikopteri "Cougar" i Faj.
Qarkun e Dibrës: në fshatin Pejkë, njësia administrative Melan, Bashkia Dibër. Vatër zjarri e zhvilluar në sipërfaqe me dushqe e lajthi, por që ka shtrirje territori të ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta. Në terren janë angazhuar 8 forca me 2 mjete nga MZSH Bashkia Dibër, 5 forca të njësisë administrative, të cilat po vendosin zjarrin nën kontroll./CNA
Të enjten e 29 gushtit pritet të zhvillohet protesta e 23-...
Zoti ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, vendosa...
Gati një vit pas përfundimit të Censit 2023, INSTAT nuk po...
"Daily Mail" ka publikuar një shkrim për vrasjen e Ard...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Situatë e vështirë nga zjarret në malin e Velës në Lezhë. ...
Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka folur për hetimet ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbr...
Në Tiranë, këshilli për legjislacionin vendosi sot të kërk...
Sezoni i ri nis me ndryshime në emisionin investigativ "Fi...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka p...
Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga ...
Konfindustria Shqiptare ka reaguar në lidhje me skanda...
CEO i “MESSE Berlin”, Mario Tobias, së bashku me drejt...
CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Fire...
Në mbrëmjen dy ditëve më parë ne Palasë sipas policisë...
Detaje të reja kanë dalë nga sherri masiv që ndodhi mb...
Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit ...
25-vjeçari Darmen Keli, i cili dyshohet si autor i vrasjes...
Pazari i Vjetër i Korçës është një nga zonat më të frekuen...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...