
Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike për hetimin e tij, duke e akuzuar si drejtues të një organizate kriminale.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Marinaj mohon akuzat e ngritura ndaj tij.
Sipas tij, akuzat e PD-së janë një "skenar" i dobët, i shkruar apo i frymëzuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai deklaron se është i hapur përballë çdo institucioni si KQZ-ja, prokuroria, KLSH-ja apo SPAK-u që të shqyrtojnë çdo pretendim të ngritur.
Deklarata e plotë:
Të dashur banorë të Malësisë së Madhe!
Sot, si shumica nga ju, edhe unë jam surprizuar nga një deklaratë nga zyrat e njërës prej PD-ve të shumta në qarkullim.
Nuk u habita shumë për vazhdimin e valsit të turpit të shpifjeve as ndaj meje, as institucionit që synojnë të ndotin dhe as Malësisë së Madhe që, bashkëmalësorë të mi, po japin prova prej vitesh që nuk e duan. Ose që interesat e tyre, i vendosin para interesit të malësorëve e Malësisë sonë.
U habita nga "skenari" i dobët, i shkruar apo i frymëzuar nga ndonjë pasdritare, "skenar" që nxjerr zbuluar edhe qëllimin për të cilin u sajua. Vitin që vjen, ka zgjedhje dhe Malësia e Madhe e malësorët do të votojnë për qeverinë e tyre, sigurisht për të rikonfirmuar këtë mazhorancë dhe kryeministrin Edi Rama.
Kjo, bazuar në ato që janë bërë, bëhen e do të bëhen për trevën tonë, që nuk janë realizuar asnjëherë nga 1990 deri në 2015-ën.
Në nivel vendor të Malësisë së Madhe, armiku i njërës prej këtyre PD-ve është Tonin Marinaj, i votëbesuar tri herë radhazi nga malësorët me votë të palëkundur.
Të dashur malësorë,
Ju jam mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme këto vite, të cilën me mundësitë e aftësitë e mia, me mbështetjen e jashtëzakonshme të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, jam përpjekur dhe do të vazhdoj të përpiqem t'ua kthej me punë të mira, në shërbim të komunitetit dhe me përkushtimin tim maksimal.
Nuk do të kisha marrë mundimin t'u përgjigjesha "non grata"-ve që po përpiqen të krijojnë një "skenar" shpifjesh në Malësi të Madhe. Por e ndiej detyrim për të gjithë banorët e Malësisë së Madhe, votues ose jo të mitë, detyrim për Partinë Socialiste, kryetarin dhe kryeministri Edi Rama, për bashkëpunëtorët e mi, për të afërmit, miqtë e të njohurit dhe sigurisht për familjen time të deklaroj:
Me neverinë dhe përbuzjen më të madhe hedh poshtë jo vetëm këtë "skenar" të turpshëm, të pabesueshëm e qesharak, por çdo sulm e akuzë të fabrikuar ndaj personit tim, Bashkisë Malësi e Madhe dhe malësorëve të mi.
Jam i hapur përballë çdo institucioni si KQZ-ja, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj, që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim. Ofroj bashkëpunimin tim maksimal për t'i lehtësuar punën me një synim të vetëm: Të gjitha të vërtetat të dalin në shesh dhe t'i mbyllet goja e shthurur e shpifjes çdo personi, qoftë ose jo anëtar apo drejtues i njërës prej PD-ve.
Në mbyllje, garantoj të gjithë shpikësit, shkruesit e materializuesit e këtij "skenari" të turpshëm, njëkohësisht siguroj të gjithë banorët e Malësisë së Madhe se vitin që vjen, të gjithë këtyre gojështhururve, do t'u japim përgjigjen e merituar, me votën tonë, si edhe herët e tjera.
Me respektin dhe përkushtimin maksimal për ju, si deri më sot dhe gjtihmonë./ CNA
Lulzim Basha ka marrë peng faqet zyrtare të rrjeteve s...
Këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur No...
Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë Prokurorit...
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, në një de...
Të enjten, KQZ do të vendosë për mandatin e Fredi Bele...
Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të TIMS, ...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mb...
Lulzim Basha ka vijuar sulmet nddaj ish-kryeministrit ...
CNA zbuloi skemat e Lulzim Bashës për të hyrë në zgjed...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzua...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar lajthitj...
Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Europës q...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësi...
Debate të shumta ka pasur sot në Komisionin e Shëndetë...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Edi ...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtuesit e QSUT-s...
Në një takim me drejtuesit e QSUT-së, ministrja e Shëndetë...
Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Evropës q...
Në daljen e tij të radhës, kryetari PD-së Sali Beri...
Ministrja e Shtetit për mardhëniet me Kuvendin, Elisa ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...