Rrezikuan pushuesit/ Bllokohen dy gomone në Vlorë, ndëshkohen drejtuesit
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, për verifikimin e kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj.
PD deklaron se Marinaj është akuzuar nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Për këtë arsye, demokratët kërkojnë verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të Marinajt.
“Në datën 5 qershor 2015, Drejtoria Rajonale Antimafia, e Prokurorisë së Republikës, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori Dr. Giulio Monferini ka njoftuar mbylljen e hetimeve paraprake ndaj personave të hetuar, ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri, më 05.12.1966, është në rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizatë kriminale e përbërë prej më shumë se dhjetë anëtarësh, me tipare ndërshtetërore, me baza vepruese në Shqipëri dhe Itali, e angazhuar sistematikisht, profesionalisht dhe në vazhdimësi në eksportimin në territorin italian të sasive të mëdha të mariuanës për t’u shpërndarë me pakicë nga anëtarët e organizatës kriminale. Hetimet janë kryer në kuadër të procedimeve penale nr. 1615/2010, nr. 14109/2010 dhe nr. 15892/2011 të Prokurorisë Antimafia në Firence.
Sipas informacioneve përshkruhen në detaje episodet e trafikimit të lëndës narkotike të llojit mariuanë, si dhe bashkëpunëtorët për kryerjen e këtij aktiviteti, përkatësisht: (i) Episodi i parë: Kreu i organizatës kriminale Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve mariuanë në Firence, në datën 29.05.2010; (ii) Episodi i dytë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarje tek anëtarët për shitje të jo më pak se 75 kilogramëve mariuanë, në Firence, në datën 14.06.2010; (iii) Episodi i tretë: Kreu i organizatës Tonin Marinaj ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët e 42 kilogramëve mariuanë, pjesë e një sasie prej 388 kilogramësh mariuanë të magazinuar në Firence, në Firence, në datën 23.07.2010. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në këtë magazinë është gjendur edhe një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 100 gramë kokainë”, thekson ndër të tjera PD.
Shkresa, drejtuar Çelës, është firmosur nga 16 deputetët Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Ramadan Likaj, Sorina Koti, Albana Vokshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Edmond Spaho, Emilja Koliqi, Flamur Hoxha, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani./ CNA
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, në një de...
Të enjten, KQZ do të vendosë për mandatin e Fredi Bele...
Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të TIMS, ...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mb...
Lulzim Basha ka vijuar sulmet nddaj ish-kryeministrit ...
CNA zbuloi skemat e Lulzim Bashës për të hyrë në zgjed...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzua...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar lajthitj...
Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Europës q...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësi...
Debate të shumta ka pasur sot në Komisionin e Shëndetë...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Edi ...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtuesit e QSUT-s...
Në një takim me drejtuesit e QSUT-së, ministrja e Shëndetë...
Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Evropës q...
Në daljen e tij të radhës, kryetari PD-së Sali Beri...
Ministrja e Shtetit për mardhëniet me Kuvendin, Elisa ...
Të enjten e 11 korrikut do të zhvillohet një protestë komb...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ...
Kryetari PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij, mbajtur ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...