Rrezikuan pushuesit/ Bllokohen dy gomone në Vlorë, ndëshkohen drejtuesit
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...

Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, në një deklaratë për media denoncoi se godina e Agjencisë së Trajtimit të Pronave do të bëhet kurban për të ngritur një grataçelë.
Sipas tij, në një proces jotransparent, pa garë, me fitues të paracaktuar, një mik apo klient i kryeministrit, do ta ketë shansin të bëjë një biznes me fitim të paktën 40 milionë euro.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të protestojnë më 11 korrik në orën 20.00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për larguar Ramën nga pushteti.
Deklarata e plotë:
Ndodhemi në njësinë 7, në qytetin e Tiranës. Kjo godina shtetërore këtu pas meje, Agjencia e Trajtimit të Pronave, në një nga zonat emblematike të Tiranës këtu pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, është një tjetër "kurban" në planet e Edi Ramës, që do të flijohet për t’u bërë një grataçelë. Në një proces jotransparent, pa garë, me fitues të paracaktuar, një mik apo klient i kryeministrit, do ta ketë shansin të bëjë një biznes me fitim të paktën 40 milionë euro.
Por kjo godinë, ashtu si dhe të tjerat që janë pjesë e këtij pazari të ri, që ne ua kemi bërë të ditur këto kohë, nuk është pronë e Edi Ramës.
Është pronë e pasuri e qytetarëve të Tiranës e të Shqipërisë që kanë punuar e kontribuar në këtë vend prej vitesh.
Banorët e kësaj zone, dhe qytetarët në përgjithësi, nuk përfitojnë asgjë nga kjo skemë. Kjo sepse çmimet në këtë grataçelë do të jenë shumë të larta, të paprekshme nga njerëzit e zakonshëm, nga një çift të rinjsh që duan të krijojnë familje, apo nga shumë veta që janë në nevojë strehimi.
E gjitha, është thjeshtë një mundësi e re pasurimi për një grusht njerëzish, dhe një gropë e re për pastrimin e parave të pista.
Grataçelat e Ramës dhe miqve të tij, nuk e ndihmojnë Tiranën në shtimin e gjelbërimit, as të hapësirave, as në pastrimin e ajrit.
Përkundrazi, dëmtojnë edhe më shumë qytetin, cilësinë e jetës dhe oksigjenin që thithim çdo ditë.
Qytetarët e Tiranës nuk duhet ta lejojnë Edi Ramën të sillet si pronar i vendit, i pronave dhe trojeve shtetërore e publike. Ne duhet ta ndalim këtë aferë të re të kryeministrit, në fund të mandatit të tij.
Të bashkohemi e të ngremë zërin, të tregojmë vendosmëri në luftën ndaj korrupsionit. Me 11 korrik, në orën 20.00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’./CNA
Të enjten, KQZ do të vendosë për mandatin e Fredi Bele...
Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të TIMS, ...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mb...
Lulzim Basha ka vijuar sulmet nddaj ish-kryeministrit ...
CNA zbuloi skemat e Lulzim Bashës për të hyrë në zgjed...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzua...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar lajthitj...
Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Europës q...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësi...
Debate të shumta ka pasur sot në Komisionin e Shëndetë...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Edi ...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtuesit e QSUT-s...
Në një takim me drejtuesit e QSUT-së, ministrja e Shëndetë...
Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Evropës q...
Në daljen e tij të radhës, kryetari PD-së Sali Beri...
Ministrja e Shtetit për mardhëniet me Kuvendin, Elisa ...
Të enjten e 11 korrikut do të zhvillohet një protestë komb...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ...
Kryetari PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij, mbajtur ...
Këshilltari për ekonominë në PD, njëkohësisht nënkryet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...